Këshilltari Henz publikon planin Nr. 2 të Lulit

Pas publikimit të planit Nr. 1 të Lulit kundër koronavirusit, këshilltari Henz vendosi të bëjë publik planin Nr. 2 të Lulit, i cili thellon masat e para.

Në situatën e krijuar në ditën e 12 të karantinës, Luli propozon masat e reja për mposhtjen e epidemisë:

“1.Duhet të shtyhet larja e duarve deri në një minutë. Asnjë qytetar të mos lëvizë nga lavamani pa u mbushur 1 minutë.

2.Bashkia të llogarisë koston shtesë të larjeve të duarve, që shtyhet nga 40 sekonda në 60 sekonda, dhe të përballojë shpenzimet për këtë shtesë uji.

3.Bashkia po ashtu të heqë tarifat fikse që vendos në faturat e ujit për shtesën prej 20 sekonda të larjes së duarve.

4.Qëndrimi brenda duhet të forcohet në 18 orë, nga 17 orë që është aktualisht. Ora shtesë që është e detyrueshme të jetë e kompensuar, duke mos paguar dritat, ujin dhe internetin për një orë dhe duke e marrë këtë faturë qeveria.

5.Daljet në rrugë të jenë në distancë 2.8 metra, nga 2 metra që thotë qeveria. Natyrisht kjo krijon më shumë vonesa në ecje dhe në radhë, por qeveria duhet të kompensojë qytetarët për stresin që u krijon kjo shtesë prej 80 cm.

6.Pensionistët që kanë për të marrë pensionin nga posta shqiptare të mos dalin tek dera kur troket zilja, por të hapin derën, ta lënë hapur dhe postieri të hyje pas 5 minutash dhe ta lërë zarfin mbi një karrike, që pensionisti të mos përkulet. Qeveria të kompensoj pensionistin për kohën që i duhet të marrë pensionin tek dera, pasi normalisht këtë duhet ta kryente shteti.

7.Zonja Eni të bëje kujdes që kur pyet qytetarët që shkelin karantinën, të mos i pyese vetëm për pyetjet shabllon të tipit: “A nuk duket që janë rritur çmimet? A nuk ju duket e tepëruar dhuna policore? A  nuk është tepërim dalja e ushtrisë?”, dhe pyetje të tjera të këtij tii. Ajo duhet të pyese: “A ndjeheni më të sigurte tani që ka një plan Lul Basha?.” Kjo bën diferencën në këtë situatë.

8.Blerja e 54 respiratorëve të rinj nga Kina duhet të zgjerohet deri në 70. 16 respiratorët e rinjë, duhet të jenë në dispozicion të task forcës së opozitës, pasi është verejtur që spitalet po hetojnë nga janë viktimat dhe nuk i trajtojnë mirë demokratët.

9.Për të shmangur sherret brenda familjeve, qeveria duhet të stimuloje nxjerrjen në ekran të Doktorit, Tit Vasilit, Tit Vargut, Albanës etj, pasi kjo ul ndjeshëm tensionin në familje. Njerëzit njëzëri shajnë nga nëna këta dhe nuk kanë kohë të zihen me njëri- tjetrin.

10.Në rast se qeveria nuk i merr parasysh këto pika, atëhere Neritan Liçaj dhe Jul Deda do thyejnë karantinën në shenjë proteste.”

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Këshilltari Henz publikon planin Nr. 2 të Lulit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *