Koronavirusi, si një ëndërr opozitare

23 Mars 2020, 21:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Mu në mes të krizës më të rëndë shëndetësore të kësaj epoke, debati politik në Shqipëri dhe Kosovë, duket se e shikon koronavirusin si një projekt të mundshëm politik, dhe jo si krizë epidemiologjike.

Qeveria e Kosovës rrezikon të humbasë mbështetjen në Kuvend, pasi kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar në mënyrë të njëanshme, një ministër, të cilin e konsideron “bashkëpuntor” të opozitës, kundër tij.

Shkarkimi me sa duket ka qenë llogaria e Albin Kurtit, për t’i detyruar partnerët në koalicion të ulnin kokën para tij për shkak të krizës së koronavirusit, ose të akuzoheshin se po shkatërronin Qeverinë në mes të krizës.

Tani që LDK me sa duket nuk po tërhiqet, rezultati do jetë i njëjtë, edhe sikur të ketë qenë e vërtetë paranoja e Albin Kurtit, që ministri i tij po flirtonte me kundërshtarët për ta rrëzuar, duke vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në Parlament.

Në të vërtetë, shpallja e gjëndjes së jashtëzakonshme, është një vendim që duhet ta marrë Qeveria nëse ka nevojë, por në rastin e pandemisë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme shëndetësore, që është një plan veprimi nën drejtimin e Qeverisë.

Ideja se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, ja jep kompetencat Presidentit, ka kuptim kur vendi humbet kontrollin dhe zhytet në kaos, apo luftë civile, dhe jo kur duhet të respektojë oraret e karantinës.

Në këtë aspekt, Albin Kurti ka të drejtë të mbrojë idenë që nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme, por jo të shkarkojë një ministër për këtë shkak, pasi paranoja e tij ndaj gjendjes së mundshme të jashtëzakonshme, ka krijuar një krizë dhe më të madhe, se sa mund të ishte tentimi për ta zhvlerësuar rolin e tij si kryeministër në këtë krizë. Ai praktikisht mund të ikë si kryeministër, mu në mes të krizës, nëse nuk tërhiqet nga vendimi i tij dhe nuk gjen gjuhën me LDK.

Në Shqipëri, kundërshtarët e Qeverisë po ashtu janë përfshirë në rekomandime bajate për krizën, dhe sillen sikur Qeveria ka një plan kundër popullit dhe ata po e zbulojnë, me idenë se kjo krizë zhduket, vetëm nëse bashkëqeverisin, ose siç thoshte ajo “sms” e Enit “të ulet Luli në vend të Ramës”.

Nuk di pse u është fiksuar që masat e Qeverisë, karantina e ashpër, apo dhe dalja e policisë dhe ushtrisë në rrugë, janë masa që nuk luftojnë koronavirusin, por opozitën. Në fakt, opozitën nuk ke ku ta gjesh më, dhe nëse vendos ta luftosh, pasi Lulzim Basha e Sali Berisha, e kanë zhdukur nga Parlamenti dhe Bashkitë. Dhe Voltanën që kanë lënë në Shkodër, e shikoni se çfarë po bën, duke nxitur qytetarët të shetisin rrugëve, si shenjë opozite ndaj Qeverisë, duke i bërë gjëmën qytetit.

Por ajo që është interesante, është se kundërshtarët e Qeverisë në Shqipëri, njësoj si në Kosovë, flasin për gjendje të jashtëzakonshme, por të njëjtët e kundërshtojnë idenë se në Kosovë duhet të ketë gjendje të jashtëzakonshme. Pra, Berisha, Basha apo kritikë të pavarur si Lubonja etj, mendojnë se Kurti në Kosovë bëri mirë që kundërshtoi gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa Rama bën gabim që nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

Arsyeja është e thjeshtë. Atje janë me Kurtin, këtu janë me Berishën.

Mjafton ky banalitet, për të kuptuar sa bajate është përfshirja e tyre në debatin për krizën e epidemisë së koronavirusit.

Si në Kosovë, ashtu dhe në Shqipëri, epidemia është një operacion që përballohet nga Qeveria, ashtu si në gjithë botën. Aktorët e tjerë politikë, përfshi Presidentin apo opozitarët e thjeshtë, duhet të mbështesin planin e Qeverisë, që diktohet nga autoritet shendetësore.

Mungesat që kemi dhe pafuqinë e sistemit, nuk e ndryshojmë dot, as këto muaj, as në vitet që vijnë. Ndaj është banale dhe e lodhshme dhe për qytetarët, që të dëgjojnë çdo ditë dy plane, një plan veprimi nga Qeveria, dhe një plan opozitar, që në raste qesharake, përsërit të vërteta të njohura, ose në raste malinje, flet për miliona e miliarda, në një vend ku njerëzit shpresojnë të kenë bukë deri për dy muaj.

Bindja e tyre se koronavirusi mund të shkatërrojë botën e bashkë me të dhe qeveritë, për të ardhur ata në pushtet, është një makth që ua bën më të vështirë karantinën. Duhet ta marrin më lehtë, se mund të zgjasë ca dhe nuk dihet kë lë gjallë.

22 komente në “Koronavirusi, si një ëndërr opozitare”

  1. Bela 0 says:

    Ja foli edhe opozitologu !!
    Injoroje o njeri, meru me dicka pozitive!! Po të ikën jeta kot!

    1. Dritan Shkaba says:

      E ne kete mori telashesh, na dalin edhe ca antare te Akademise se Shkencave qe kerkojne shperblimin ekstra prej 500 000 leke te vjetra ne muaj mbi pagen. Si nuk kane turp emra te tille si Beqir Meta, Apollon Bace, Shaban Sinani, Kosta Barjaba e ca te tjere qe nuk po I permend qe pretendojne ne keto kohe kolere rroga plus, kur te tjeret rrezikojne te mos marrin as pagat. Keta ne fakt se meritojne kete page shtese normalisht, se nuk e meritojne as titullin akademik. Me te zgjuar ca te tjere si Anastas Angjeli, Rexhep Mejdani, Skender Gjinushi, Luan Omari, Aurela Anastasi dhe ndonje tjeter, qe nuk ndihen, me shpresen se dikur do ju jepen keto shperblime, dhe koha do u’a shpetoje kete “pension plus”.

      1. Vodafone says:

        Lajm i brendshem: vodafoni fallsifikoi te verteten ne lidhje me mesazhin e Bashes ne emisionin e Eni Vasilit. Lajmi vjen nga nje person qe ka qene i pranishem kur eshte diskutuar te publikojne tabulatet e verteta apo te japin vetem nje deklarate qe mesazhi nuk vinte nga nr. I Lulezim Bashes. Eshte e rende e nje operator celular behet vegel politike….

  2. skelari says:

    O Mero, po ça sikleti ke me Albin Kurtin, se më ke bërë kurioz me këtë insistimin tënd për ta nxjerrë sa më shpesh si tip të keq? Besoj se ke bërë pas vetes ca idiotë, që mendojnë me fjalët e tua, por ka edhe që e shohin Kurtin për atë që është – një person i kultivuar (fatmirësisht në shkencat e sakta) dhe me një formim të përgjithshëm shumë të plotë, me moral që për momentin nuk tregon pisllëk e me elokuencë që konkurron edhe me këtë të gjatin tonë. Mbase ky është problemi, ky i gjati e sheh si kërcënim në krahasim figurash, dhe ti leh sipas kërkesës.
    Një këshillë: boll se bëhesh qesharak.

    1. Adeci says:

      Ore, ti je skenar apo shpellar?

    2. ppa says:

      Hajde ore skelar, cke me A.Kurtin , merru me D. Lelin …Merua ate pune ka si analist, ti po behesh qesharak, sepse mund te shikosh deri ne Ujin e Ftohte, e shumta.

  3. Lanabregesi says:

    Opozita pret si laraska koqet e demit,mbasi deshtoj me Babalen tani shqyr qe erdhi coronavirusi qe te na hapet rruga e pushtetit.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Dua te garantoj qytetaret per kete propozim e ate propozim thote Lulka sikur eshte ne qeverri.. Skam pare opozite te hiqet sikur ka gje ne dore dhe flet si qeverri paralele.. Tako Ramen si shenje solidariteti o qyp neqoftese do te perfitosh popullaritet ne bazen tende.. Jo se po takon pikerisht Ramen si person, por si kryetarin rival.. Sa I papjekur qe je mor katran me boje.. Piqu e rritu shpejt o kamarjer neqoftese do te behesh lider.. Del me propozime kot ne ekran. Hapi ne tavoline me liderin e PS-se qe ta transmetoj media qe po piqesh ne negocijime..

  5. Zeni says:

    Opozita eshte dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete.Del Lulush Bibilushi per dite dhe i tregon Qeverise se c far duhet te beje,pastaj krekoset ja fut gjumit i lumtur per te shikuar edhe njehere ate enderen kur ishte Kryeministrit.

  6. MË SHUMË RESPEKT PËR GOMARIN

    “Kush bën politikë dhe beson që, po dështuam
    do të bjerë Rama është një gomar”.
    Rudina Xhunga
    Pohimi i mësipërm i njërës prej figurave më dinjitoze të medias shqiptare, znj. Xhunga më solli sërish në mendje bindjen time se njerëzimi vazhdimisht i ka rënë në qafë gomarit, me të cilin “bashkëjeton” prej 5-6 mijë vitesh. Në fjalorin e përditshëm, në shumicën e librave, përrallave apo filmave ata përçmohen, tallen dhe thuajse nëpërkëmben. Në vetëdijen e shumicës së njerëzve ata simbolizojnë një qënie të trashë dhe inferiore, krahasuar edhe me kafshët e tjera.
    Megjithëse kanë kaluar gati 6 mijë vjet që njeriu e afroi dhe e bëri atë kafshë shtëpiake dhe që, si pak kush i ka shërbyer njeriut me urtësi e sakrificë, njeriu i sotëm modern, në vend që t’i jetë mirënjohës, e përqesh dhe, jo rrallë, me emrin e tij etiketon pjesëtarët e racës njerëzore që s’i pëlqejnë.
    E vërteta është që gomari i ka shërbyer njeriut si asnjë kafshë tjetër duke mbartur ngarkesa të rënda në shtigje të ngushta. Shpenzimet e njeriut për ushqimin e tij janë fare modeste, pasi i ngrati gomar ushqehet më shumë me kashtë sesa me bar, më shumë me gjemba, ferra e shkurre sesa me ato që duhen për kalin. Nuk bëjnë shaka inxhinjerët kur thonë se gomari është gjemoetri i parë. Është e vërtetë se gjurmën e rrugës së re që do hapte në kodra e male, njeriu ia besonte pikërisht gomarit. Vëzhgimet shkencore kanë provuar se gomari, jo vetëm nuk është më i trashë mendërisht se të gjitha kafshët e tjera, por ai thellë-thellë është po aq inteligjent sa qeni dhe delfinët, është i dëgjueshëm, i bindur dhe i aftë të mësojë shpejt dhe të mbaj mend, gjë që dëshmon kujtesë të mirë.
    Gomari është vlerësuar si kokëfortë. Prandaj në shqip kemi edhe thënien “Ngul këmbë si gomari”. Studiuesit kanë vënë re se kokëfortësia e gomarit është maturi për të vlerësuar rreziqet para se të kalojë mbi urën e improvizuar, të futet në lumë a kënetë. Kujdesi përballë rreziqeve dhe mungesa e agresivitetit janë tipare që e dallojnë nga kafshët e tjera. Shumë rrallë inatoset gomari dhe gjithmonë e ka një arësye të fortë për ato që bën.
    Rreziku që paraqet gomari për njeriun, racën e vet dhe gjithë qëniet e tjera të gjalla nuk mund të ketë të krahasuar me rreziqet që i ka sjellë dhe do t’i sjellë vetë njeriu botës së gjallë dhe, në radhë të parë, racës së vet. Dy armët kryesore të gomarit janë goditjet me shkelm dhe kafshimi që iu bën qënieve të tjera të gjalla që, për çastin ndjen se po e rrezikojnë. Merret lehtë me mend se përballë gomarit njeriu ngjan si një djall i vërtetë, i cili ka shpikur dhe përdorur gjithfarë lloj mjetesh dhe armësh, nga guri dhe heshta deri tek arma bërthamore, me të cilët ka asgjësuar miliona, në mos miliarda njerëz, pa përmenduar vrasjen dhe ngrënien e miliona kafshëve në ditë, duke përfshirë edhe vetë gomarin.
    Njeriu, madje i ashtuquajturi njeri VIP, e tradhëton bashkëshorten/tin herë pas here dhe numri i pasardhësve ilegjitimë apo që s’iu dihet atësia, arrin në miliona ndërsa gomari i gjorë vete shumë rrallë me gomaricën dhe fare rrallë ndodh që “e tradhëton” atë duke shkuar me gruan e kushëririt të tij, kalit, me të cilën lindin pasardhës sterilë që nuk e trashëgojnë përzierjen e racës.
    Gomarit i pëlqen të jetojë në tufë dhe rrallë i dëmton pjesëtarët e tjerë të tufës që i përket ndërsa njeriu, gjithnjë e më shumë, po i largohet “tufës” së vet dhe, madje, edhe familjes duke besuar se i mjafton vetja dhe vetmia.
    Gomari pëllet shumë rrallë dhe vetëm kur ka nevojë për diçka apo ndien ndonjë rrezik. Ndërsa këto pëllitje të rralla e bezdisin njeriun, ai vetë s’pushon kurrë së llomotituri. A ju kujtohen llomotitjet, britmat dhe pëllitjet pa fund të elitës tonë politike dhe sidomos të një kryeelitari që ka tridhjetë vjet që pëllet përditë dhe aq fort sa një politikane, ithtare e tij, pohoi se i paskësh lëvizur fëmija në bark ndërsa idhulli i saj bubullinte për të njëmijtën herë të njëjtat broçkulla me të cilat vazhdon të kënaqë të gjitha qëniet njerëzore që qëndrojnë dukshëm poshtë gomarit?!
    Megjithëse ka qënë dhe vazhdon të jetë shërbëtori i palodhur dhe skllavi i pafjalë i njeriut, njeriu vazhdon ta përçmojë gomarin në vend që ta lavdërojë apo t’i ngrejë monument siç kanë bërë në Madrid. Atje i kanë ngritur monumentin Sanço Panços të hipur në gomar. Duket se kanë dashur të ndreqin padrejtësinë që shkrimtari i madh Servantes i bëri këtij gomari duke mos i vënë emër. Ndërkohë që kalin e Don Kishotit nuk e la pa emër. Edhe sot me buzën në gaz e quajmë Rosinant.
    Njeriu, fatkeqësisht dhe vazhdimisht, e ka keqkuptuar dhe keqtrajtuar gomarin, prandaj edhe ndihet i fyer dhe të hidhet në fyt po ta krahasojnë me gomarin, viktmën e tij që e ndih të bëjë punët. Ndërsa kur e krahasojnë me ujkun që i shqyen tufën, duke i thënë “je ujk i vjetër”, njeriu krenohet. Dhelpra i shfaros pulat dhe shpendët e tjera, por njeriu ndihet mirë kur e krahasojnë me të. Ngjashmërinë më të gjetur dhe më të çmuar se me ujkun, njeriu e gjen tek luani, megjithëse kjo kafshë shqyen kafshët e tjera dhe shpesh edhe vetë njeriun. E vetmja gjë për të cilën meriton të kritikohet gomari është fakti se, ndryshe nga kali, kur ndodhet në tufë dhe iu afrohet ujku, nuk mblidhen kokë më kokë dhe të formojnë rrethin me perimetër shkelmues për t’ia bërë të pamundur ujkut cënimin e tufës.
    Me gjithë sa thamë mendësia e padrejtë ka hedhur rrënjë dhe nuk e zhbëjnë dot argumentet e arsyeshëm. Ne do vazhdojmë ti quajmë gomarë anëtarët mendjetrashë të species tonë. Do vazhdojmë sepse e shohim që ata pezmatohen dhe kështu na rritet shpresa se mund t’i kthejmë në rrugën e arsyes. Shkrimtari turk Mehmet Ildan, thoshte se “Të gjithë gomerët që kam njohur, i kishin veshët të vegjël”. Vlerësimi i drejtë i shkrimtarit, na jep të drejtën të krahasojmë disa sjellje të fundit tonat me ato të gomarit për të parë sa poshtë racës së gomarëve gjenden disa nga të racës tonë.
    Megjithëse të gjitha vendet e prekura nga koronavirusi kanë marrë masa drastike lidhur me qarkullimin e njerëzve dhe vendosjen e tyre në karantinë të detyruar, jo pak mendje elitare shqiptare e shpallën ndalimin e qarkullimit të qytetarëve në Shqipëri nga Qeveria, si një “shkelje e të drejtave të njeriut” apo “realizim i dëshirës së vjetër të Edi Ramës për ta sunduar dhe vënë popullin nën këmbë”. Madje, një politikan i cili nuk ndihet mirë nëse nuk pëllet çdo ditë, pohoi se Rama do të kallëzohet për gjenocid dhe krime ndaj njerëzimit. Cili gomar do të reagonte kaq pa mend, nëse do ta detyronin të rrinte në kasolle për të mos e ngrënë ujku?!
    Ne kemi parë që gomerët luajnë edhe role në cirk pranë njeriut dhe i binden atij ndërsa një kloun i humorit të ekraneve shqiptare, nga ata që vetë flasin dhe vetë qeshin, pohoi se kishte vendosur të sfidonte vendimet e qeverisë për t’u mbyllur në karantinë dhe do të dilte shëtitje e, pastaj, le të shkonte Kryeministri ta ndalonte po të donte. Ishte padrejtësi ajo që dikush e krahasoi këtë kloun me gomarin. Palaçove u mjafton ky emërtim.
    Një personazh i medias, i bërë milioner duke punuar për popullin dhe duke i qarë atij hallet, tha se Edi Rama po i merr këto masa që të shpëtojë veten dhe jo ne, popullin (!!), ndërsa një kolegu i tij karagjoz plotësisht i zvetnuar që drejton një emision gjysëm pornografik dhe që ka studiuar dikur për frëngjisht, e quajti ndalimin e qarkullimit të qytetarëve në rrugë dhe vende publike si degueulasse (e neveritëshme). Nuk besoj se ka gomar që do të pranonte në shoqërinë e vet ndonjërin nga këta që ne të tjerët u themi: çfarë gomarësh! Më e drejtë do ishte të thoshim: çfarë gomarë veshvegjël! Duke ua njohur inteligjencën, ka arsye të besojmë se, megjithëse duan të shesin dhelpëri, as dhelpëra nuk do t’i pranonte në shoqërin e saj.
    Një grua shakllabane shkodrane pohoi në TV se “Ne shkodranët nuk na gjen gja se jena gurça. Karavirusi iu bjen atyne që janë të ligj prandaj e kanë ba gugule, i kanë myllë njerëzit mrëna sot…”. Nëse keqshqiptimin e emrit të virusit mund ta përligj shprehja popullore “Ku dhëmb dhëmbi, vete gjuha”, arësyetimin tjetër do t’ia përçmonin edhe gomerët e Barbullushit dhe të Peqinit së bashku.
    Cili Kryegomar do t’i kërkonte Kryekalit t’i lëshonte drejtimin e vathës kur të dy tufat rrezikohen seriozisht nga virusi ujk që po bën kërdinë tek fqinjët e, madje, ka hyrë edhe në vathë, ashtu siç veproi kryeopozitari shqiptar para pak ditësh në TV dhe pastaj, pas tre minutash, pohoi se nuk e kishte drejtuar ai atë kërkesë dhe se, madje, nuk po e ndiqte fare emisionin?! Gomari i Sanço Panços është në bronx se po ta dëgjonte do të tallej me të dhe do ta pyeste se si e mori vesh arritjen e mesazhit në telefonin e gazetares kur nuk po e ndiqte fare emisionin.
    Cila elitë gomerësh do ta prishte brenda një muaji qeverinë e vet, për krijimin e të cilës iu nevojiten katër muaj, siç po bëjnë kosovarët, fara jonë e dashur, në një moment delikat dhe të rrezikshëm ekonomik, politik dhe virusoik?!
    Me shembuj të tillë, të afërt e të largët, do të vazhdonim pafund prandaj na lind e drejta ta pyesim veten: Në fund të fundit, çfarë jemi ne që të përçmojmë dhe tallim gomarin kur jo pak nga raca jonë nuk vlejnë sa ai? Nëse gomari është kaq i trashë dhe i padobishëm, pse “bashkëjetojmë” me të prej kaq shumë shekujsh dhe nuk e zhdukim siç kemi zhdukur shumë kombe që kanë qenë përmbi dhe?!

    1. E èma e Zeqos says:

      Gjatè i pake rènè. Èshtè kohè epidemie, more ekspert pèllitjesh dhe njerèzia nuk kanè kohè shumè tè tè dègjojnè sepse u duhet tè vrapojnè dyqan mè dyqan, pèr tè gjetur mbase ndonjè qè nuk i ka ngritur çmimet dyfish.
      Mè e rèndè se pèllitja 30 vjeçare e atij tè vjetrit, na èshtè bèrè gjakèshkeluri i 21 janarit, mjeshtri i lugès bosh, i paafti nè çdo fushè qè e sollèm nè zyrè me 1 milion vota.
      Lèri gomerèt, tè kam rixha. Ata, nuk vjedhin tè sotmen tonè dhe tè ardhmen e fèmijève tanè.
      Kètè e bèjnè kèta qè bèrtasin kaq shumè sot NA MBYTI KORONA dhe nuk kanè asnjè shtrat nè dispozicion tè spitaleve sepse vjedhin fondet.
      E kupton, ekspert?

      1. bujari says:

        Ty o ‘nena e zeqos…..’ nuk te hy ne bithe…shkaterrimi,pervetesimi i prones shqiptareve, shperthimi e shkaterrimi i fshatit vdekjet, ekzekutimet ne mes te bulevardit apo ‘aksidentet…. shitja e vendit………………………… ! o poshtersia vete,! Keto nuk jane 1 apo 2 kg patate a limone ….! Yu nu mund te krahasoheni me gomarin…E fyejm gomarin me ju… kriminel te shqiptareve .Drejtesi.

  7. Boltana e karantinuar says:

    Edhe ajo karavirusja e Shkodres qe nxit qytetaret te dalin shetitje duhet shkarkuar nga kryeministri.Boll me nuk ua kane borxh qytetaret e Shkodres edhe virusin Molotovit,jane kamikaze keto

  8. ???????????????????? says:

    RASTET. E TË INFEKTUARVE PO SHTOHEN .
    SA DO TJA DALIN PREJ TYRE, ZOTI E DI .
    ÇNA THONË TANI KRERËT OPOZITAR QË NXORRËN POPULLIN NË MITING, PËR TË INFEKTUARIT NGA GRUMBULLIMI NË SHESH ????
    KUSH E MBAN PËRGJEGJËSINË PËR ATË MUND TË KETË ÇUAR INFEKSIONIN NË ÇDO QYTET TË SHQIPËRISË??!?!?

  9. Arber iliri says:

    Ne kete periudheKosoves i duhet te jete me e bashkuar dhe vigjilente se kurre.Bota me kete katastrofe semundje eshte shume vunerabel dhe e pafuqishme nga marrezi qe mund te ndodhin nga vende nacional agresive.
    Kosove beju e mencur dhe bashke per te kaluar kete periudhe te paqarte boterisht.ndihmo veten.

  10. Mero çka ke me Albinin më të mirë për momentin nuk kemi

  11. Melhemi says:

    Foli dhe tyryfyli skelkari si e ema e zeqos ne maje te thanes. Jepi o tyryfylo jepi se i dhenke mire vagonit.

    1. skelari says:

      U çfryve o kar? Po unë nuk jam as femër e as i bukur.
      Nëse do që ndonjëri të të marrë seriozisht, jep ndonjë mendim, qoftë edhe modest.

  12. Laku says:

    KOMENTI I SKELARIT ESHTE EKSELENT.BRAVO E MADHE.

  13. pyeteni nje here te vetme, ekspertin e shendetesise, ish-in Ilir Beqja, says:

    Karantina mund te jete enderr opozitare, por me shume eshte deshire qeveritare!
    Karantina eshte vetem nje deshire e kahershme pushtetare e qeverise Rama. Kjo qeveri e deshtuar totalisht ne aspektin baze te qeverisjes, ne Ekonomi, ka si kamerdare shpetimi vetem nje mbyllje brenda te popullsise! Kjo Karantine pra, mbetet e vetmja zgjidhje e nje qeverie qe per 7 vite ka shkaterruar Ekonomine dhe ka rrenuar Shendetesine me ato te famshmit ‘Koncesione’! Duke qene i ndergjegjshem ky Rama se ka nje Shendetesi mjerimi, uleret per Karantine, kur nuk ka mundesi te beje ate qe duhet, Testimin e popullsise prej Covid19.
    Keni harru ate gallofin ish-ministrin daum te Rames, ate Ilir Beqen qe dha Shendetesine mbare me Koncesione mafioze e sot kjo Shendetesi eshte ne gjendjen me skandaloze te pas-1990.

  14. Driti says:

    O re, po di gje njeri çfare ka fole Ambasadorja me liken?

  15. lisi says:

    Meruc boll se e injorove veten duke sulmuar Albinin.Thuaj dhe KM e klanit tuaj se ate qe po ben Albini ju nuk mund ta beni kurre sepse ju jeni mesuar me b//lepirje.Sorrat si ju vetem po na cajne trapin e po permjerin veten . Albini eshte e ardhmja e kombit mbare shqipetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje