Këshilltari Henz shpjegon kush e dështoi planin për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në zyrën e Metës

Siç u njoftua nga presidenti Meta, nesër do të mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar, për të diskutuar masat kundër koronavirusit.

Këshilltari Henz shpjegon optimizmin në zyrat e SHQUP për këtë dhe pse Rama ndryshoi plan:

“I dashur Jari.

Sot paradite isha nga zyrat e SHQUP, mbizotëronte një atmosferë festive.

Doktori kishte sjellë lajm se ishte përgatitur infektimi i Ramës në mbledhjen e Këshilit të Sigurimit.

Kur të dilte nga mbledhja, një roje nga Presidenca do bënte sikur do t’i hidhej në qafë nga gëzimi dhe do ta infektonte.

Pastaj gjithçka dihet si vazhdon, pasi Rama vuan nga një bronshit azmatik dhe mund të komplikohej situata shumë shpejt.

Por dikush nga radhët tona ka tradhëtuar dhe i ka çuar fjalë Ramës.

Dyshimi kryesor është se mund të jetë dikush nga grupi i Gridës.

Ajo është e pakënaqur kohët e fundit dhe ka çuar fjalë tek Rama.

Për këtë kemi kërkuar tabulatet e saj.

Një tjetër dyshim është dhe tek disa gazetarë që së fundi janë mërzitur me Lulin, por janë me PD.

Dhe ata mund të kenë çuar fjalë, pasi nuk durojnë dot që pasi Rama të sëmurej, Luli të merrte pushtetin.

Por dyshimi më i fortë qëndron tek presidenti Meta.

Ai ishte i shqetësuar se para se të hynte në mbledhje, Rama mund t’i hidhte dorën në sup Lulit dhe t’i thoshte eja pak, se kam një muhabet, dhe mbylleshin në ndonjë dhomë aty.

Pastaj Ilir Metës do t’i duhej të priste tre orë sa të mbaronin ata të dy dhe të vazhdonte mbledhjen e Këshllit të Sigurimit. Kjo do ta shkatërronte fare.

I trembur se një takim i tyre mund të bënte një shkëndijë të re dashurie, Meta ra dakord menjëherë me Ramën që mbledhja të bëhet me videokonferencë.

Luli rezistoi në fillim, por meqë Meta ja ofroi që lidhjen ta bëjë kompania e Kunatit, ra dakord.

Ndaj jemi paksa të zhgënjyer nga gjithë ky zhvillim.

Ishim shumë të gëzuar pardite kur menduam se kishte ardhur ora që koronavirusi të na sillte në pushtet.

Por përsëri kemi shpresë.”

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Këshilltari Henz shpjegon kush e dështoi planin për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në zyrën e Metës”

  1. Tashti qe Marku , emeroi Lulin kryeminister , u revoltua Meta, se po i mer kopetencat presidentit dhe kjo eshte shkelje e rende e kushtetutes .

  2. Examineri says:

    Kemi vertet nevoje per humor te tille ne kete situate.Idiotetet e opozites te japin vazhdimisht material per humor, psh nje mendje e ndritur sot i quajtur Mark Hajvani emeroi Kryeministrin e ri te Shqiperise.

  3. Agimi Diber says:

    Mori fund edhe likja e vjedhjes se floririt. Likja thirri ne keshillin e sigurimit edhe lulin qe nuk ka asnje lidhje ligjore me keshillin e sigurimit. Edhe qeveria moniste ne vitet e fundit kur bente mbledhje organizata e partise na therriste edhe ne punonjesve pa parti. Ne fund te mbledhjes sekretsri i partise na thoshte ne pa parti qe te na falin ato pa parti dhe te dalin se organizat baze e partise do shqyryoi disa ceshtje te rendesishme. Dhe e dini si u katandis qeveria moniste duke dorezuar detyren.

  4. Nari nga Spitalla says:

    Nuk ka nevoje per nje plan te tille infektimi te Edvinit me Koronavirus. Rama tashme eshte i infektuar me virusin ne fjale.
    Para tri ditesh, Z.Keci nga Shijaku ambalazhoi per Edvinin nje sasi mjelli te bardhe pa perdoruru doreza plastike. Sot ne mengjes z.Keci rezultoi pozitiv, dmth i semure me Koronavirus, por nuk ka shfaqur ende shenja klinike.
    Kjo qe po shkruaj eshte fakt jo humor!
    Z. Mero urgjentisht nderro padron!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *