Mjekja 34 vjeçare e prekur nga COVID-19 vetëvritet pasi kishte frikë mos infektonte të tjerët

Një mjeke 34 vjeçare e cila ishte e infektuar me COVID-19 vrau veten ditën e sotme në Itali pasi kishte frikë mos kishte infektuar persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në spitalin e San Gerardo në Monza.

Autoritetet njoftojnë se prej kohësh ajo ishte në gjendje jo të mirë, dhe e vuante shumë faktin se mund të kishte infektuar të tjerë.

Ndërkohë, bilanci tragjik në Itali vijon ende teksa ditën e sotme janë regjistruar 743 viktima duke e çuar numrin total të tyre në 6820.

Numri i personave të infektuar ka arritur në 69 176, dhe janë regjistruar 5259 raste më shumë.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Mjekja 34 vjeçare e prekur nga COVID-19 vetëvritet pasi kishte frikë mos infektonte të tjerët”

  1. pjeter says:

    Edhe kesaj radhe duhet tju korrigjojme.Nuk e kuptoj çfare redaksie keni ju te temes.Tituj bombastike,lajme ne kufijte e lajmeve te rreme,shipe vari lesht,numra,informacioni te ngjarjes me te vemendeshme boterore,me njetrajtim aq te pa vemendeshem sa,te ben te mendosh qe i shkruani ne kohen kur shkoni ne hale,i nje fare “smart working”te stilit tipik shqiptar.Te na falni shume qe ju kritikojme shpesh,por ju redeksia e temes nuk perpiqeni fare tu ngjani ndopak,asaj bazes gazetarie qe jeton e e punon jashte asaj kullotes suaj ne shqiperi.Sot ne daten 24 mars 2020,te infektuarit e rinj ne Itali me covid-19,jane 3612 ne 24 oret e fundit qe e cojne ne 54030,nr e te semureve aktualisht,nga keta21937 mije jane te shtruar neper spitale me simptoma,dhe 28 697 mije jane ne izolim shtepiak me simptoma te lehta ose pa ato.743 persona qe kane humbur jen ne 24 h e fundit,dhe e cojne nr e pergjitheshem ne 6820,jane894 personat e sheruar ne 24h e fundit,qe e cojne ne 8326 ne numrin e pergjitheshem.Nr i pergjithshem i te infektuarve ne Itali eshte 69176 persona.

  2. Jimi says:

    Fatkeqsi per kete heroine. U prefte ne paqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *