Pepe Reina: Kam pasur simptomat e Koronavirusit, ishte sikur një kamion më kaloi përsipër

Koronavirusi nuk ka kursyer një numër të madh futbollistësh të cilët gjithashtu i ka infektuar. Disa prej tyre kanë pasur simptoma e disa të tjerë e kanë kaluar pa probleme.

Së fundmi, edhe ish-portieri i Napolit, Pepe Reina, e që tashmë aktivizohet me Aston Vilën, ka treguar se ka qenë i infektuar nga COVID-19, ndërsa thekson se nuk e bëri testin, por i dukej sikur një kamion i kishte kaluar përsipër.

“Javën e kaluar kam pasur simptona të Koronavirusit. Ishin ditë të vështira dhe kam marrë të gjitha masat që të mos infektoja të tjerët rreth meje.

Këtu nuk mund të bëjne testin dhe ky është një problem, por tani jam mirë. Është e vështirë, ishte sikur një kamion më kaloi përsipër.

Tani, duhet të respektojmë të gjithë rregullat dhe vetëm kështu mund t’ia dalim.

Futbolli në këtë moment është sekondar dhe nuk e mendoj fare datën se kur mund të rikthehemi.

Do ta bëjmë këtë vetëm kur të gjithë të jemi të sigurt”, u shpreh Reina.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *