146 të prekur, zv.ministrja e Shëndetësisë: Ishte e pritshme, kishim 100 mijë të ardhur nga Italia

Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë, foli në A2 mbi situatën aktuale nga koronavirusi në vendin tonë, duke u shprehur se aktualisht janë konfirmuar 146 të prekur dhe për të kjo ishte një situatë e parashikuar.

“Tashmë, me shtimin e rasteve, është zgjeruar edhe harta. Kemi raste në Krujë, Lezhë, Berat. Situata është e pritshme, pasi është e lidhur me lëvizshmërinë. Rreth 100 mijë shqiptarë, që kanë ardhur nga Italia, janë shpërndarë në të gjithë vendin. Nuk ka ndonjë shpërthim që të jetë jashtë kontrollit. Nëse vazhdojmë me këto ritme, situata është nën kontroll”, u shpreh Rakacolli.

Zëvendësministrja përmendi edhe 17 rastet e shëruara tashmë. “Një lajm i mirë është se deri tani kemi edhe 17 të shëruar, të cilëve u janë marrë 2 tamponë dhe kanë rezultuar negativë. Tashmë, këta persona duhet të qëndrojnë edhe 2 javë në karantinë”.

Rakacolli foli edhe për testet te mjekët, pas rastit pozitiv të një dite më parë të drejtorit të Urgjencës, Brataj. Rakacolli u shpreh se janë ekspertët, ata të cilët vendosin nëse do të kryhen testet apo jo. Ajo theksoi se mbrëmjen e së martës kanë ardhur edhe ndihma me mjete mbrojtëse për mjekët nga Turqia.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *