A e ka në dorë partinë Lulzim Basha?

25 Mars 2020, 15:19Blog TEMA

Nga Endri Kajsiu

Ka një gjë që nuk ndryshuar për asnjë moment tek Lulzim Basha dhe partia e tij, qysh nga fillimi i shkurtit kur nisi kriza botërore e coronavirusit: mungesa e koordinimit mes deklaratave të udhëheqësve të ndryshëm që ka partia e Bashës, dhe shpesh herë, mungesa e koordinimit mes deklaratave edhe të vetë Bashës.

Rasti më i fundit ndodhi sot. Ndërkohë që Lulzim Basha vazhdonte të merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga presidenti Ilir Meta, ku po diskutohej mbi situatën, Albana Vokshi, nuk ka duruar dot dhe ka dalë të flasë për testimet. Vokshi ka shkëputur nga konteksti deklaratën e keut të OBSH-së, ku ai kërkon testime, testime, testime (vazhdimi është: i rasteve të dyshuara dhe kontakteve), dhe pa pritur daljen e Lulit nga mbledhja, ka bërë shpejt e shpejt llogaritë e saj dhe ka arritur në konkluzionin që në Shqipëri nuk po bëhen teste sa duhet.

Se sa teste nevojiten që të bëhen, këtë zakonisht e thonë ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, epidemiologët e të cilit janë ata që vendosin për numrin e testeve të nevojshëm për ndërprerjen e zinxhirit epidemiologjik. Për këtë temë, ka qenë madje interesant dhe këndvështrimi i një mjeku shqiptar me banim në Austri, i cili i pyetur në Opinion e tha qartë se është e kotë t’u bëhen teste të gjithëve, e sidomos asimptomatikëve, për shkak se ti mund ta bësh testin sot, të rezultosh negativ, dhe të infektohesh pas dy-tre ditësh…
Por nuk është kjo çështja. Në fund të fundit, opozita dhe Vokshi është në të drejtën e vet që, së pari të mendojë, dhe së dyti të kërkojë me forcë shtimin e testeve si një mënyrë për të ndalur epideminë e koronavirusit. Ajo që të habit janë ulje-ngritjet e Lulzim Bashës gjatë kësaj krize.

Disa herë udhëheqësi i PD dhe udhëheqësit e tjerë të PD janë parë t’i bien njëri gozhdës dhe tjetri patkoit. Kështu, ndërkohë që Sali Berisha shfryn përse u lejuan 100 000 shqiptarë të vijnë në shtëpitë e tyre, Tritan Shehu ia pret, duke thënë pse nuk lejohen të vijnë 1000 shqiptarë.

Sapo Lulzim Basha del dhe mbështet mjekët dhe autoritetet e shëndetësisë, Bardh Spahia, i cili i ka zënë vendin Salianjit të dënuar në sektorin e video filmimeve, prodhon shpejt e shpejt video “skandaloze”, të cilave e ke të vështirë t’u dallosh edhe “aktorët”, edhe “kontekstin”, por që gjithmonë shërbejnë për konkluzionin e tij që, qeveria nuk ka bërë sa duhet në këtë krizë. Konkluzion që në pjesën dërrmuese të rasteve bie ndesh me atë që mendojnë 90 përqind e shqiptarëve, që sipas sondazheve thonë se qeveria ka marrë gjithë masa e duhura.

Nuk ka zhgënjyer Lulzim Basha as edhe në këtë krizë botërore, që pashmangshmërisht do të kapte dhe Shqipërinë. Çorodia që ka ngërthyer opozitën e tij, qysh kur nisi revolucionin një vit e kusur më parë, duket se, ashtu si edhe koronavirusi, do të vazhdojë edhe për ca kohë.

5 komente në “A e ka në dorë partinë Lulzim Basha?”

  1. Timi says:

    Jane komplet kot! Te paafte, truthare e pa ide. I mblodhi partia babale sepse kujtoi se vjedhja dhe krimi do sundonin gjithmone ne Shqiperi dhe krimineli Berisha mall te tille donte be partine babale.

  2. PD says:

    Ne dore ka vetem loqet e rryshkura te Saliut, se partia ka ikur per dhjam qeni. E mbyten vete.
    Historia, shqiptaret me vote dhe gjithe aleatet tane perendimore i kerkuan PDse forcen per te ndryshuar, kurajon per te luftuar kulturen tribaloorientale qe kishte mbjelle berishizmi, kurajon per te shporrur kufomen e vdekur te Berishes dhe kurajon per te mbeshtetur reformen ne drejtesi dhe luften ndaj mafjes gjingjoniste qe Berisha kishte marre peng drejtesine, por PD reagoi me nje leshko per lider, kukull ne duart e familjes Berisha, vazhdoni me kulturen e saj destabilizuese tribale dhe me kufomen e Sali kermes si te vetmen oferte politike per brezat e shek 21.
    Perfundimi duket sheshit. Kur te therret era e ndryshimit dhe vazhdon po me qenin e ngordhur, shkon ne varr bashke me te.

  3. Shqip says:

    Ju po pyesni a e ka ne dore Basha? Pergjigja, si è pyetjes A e morì provimin motra?

  4. Haberi says:

    Si eshte me shendet krimineli
    “DOKTOR VDEKJA” SALI RAM BERISHA.
    SAPO MORA VESH QE ESHTE INFEKTUAR ME KORONAVIRUSIN.
    O ZOT SA ME SHPEJT TA SHOHIM NEN DHE SE DO TE QELBE DYNJANE.

  5. Lavdi liderit legjendar SB (Sude-Babale)! says:

    Partine e ka pasur dhe e ka ne dore SB (Sude-Babalja).
    Lule-shtydhja e tij fatkeqe nuk ka asgje ne dore por ka dicka ne bythe nga gjithe ai llum qe duhet te shfaroste dhe qe donin nje kukull te rradhes te SB per kryetar. Rezultoi kukulla dhe teveqeli i duhur. Bravo SB per zgjedhjen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje