Dështon përpjekja e Anton Qunit për të mbijetuar qevera Kurti

25 Mars 2020, 17:25Rajoni TEMA

Lëvizja Vetëvendosje, nuk do ta pranojë ofertën publike të ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni, që kryeministri Kurti ta kthejë në ministri Agim Veliun dhe LDK ta tërheq mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Brenda Lëvizjes Vetëvendosje, kanë konfirmuar se kjo gjë nuk do të pranohet nga ana e tyre.

“Jo Lëvizja Vetëvendosje nuk e pranon këtë ofertë, është e papranueshme për neve”, ka thënē ky burim i lartë brenda VV-së.

Me heret Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se ai ende nuk ka biseduar me deputetët e LDK-së për ofertën që ai i dha Kurtin, për rikthimin e Veliut ministër, që pastaj LDK-ja ta tërheqe mocionin.

Quni tha se për këtë çështje ai shumë shpejtë do të bisedojë me deputetët e LDK-së.

“Nuk kam fol me LDK-në, po nëse Kurti tërhiqet unë do të flas me deputët e LDK-së për tërheqje të nënshkrimeve”, tha Quni.

Por nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, ka thënë se Anton Quni s’ka kurrfar autorizimi për të ofruar negociata të tilla me Albin Kuritn.

Nënkryetari i LDK’së ka thënë se pret rrëzimin e Qeverisë Kurti, që sipas tij është më e rrezikshme se koronavirusi.

7 komente në “Dështon përpjekja e Anton Qunit për të mbijetuar qevera Kurti”

  1. mik says:

    Cfar asht ky Anton Quni, bajraktar ? Minister i mbrojtjes dhe kaq torollak ?!!
    Albin Kurti duhet ta pastroje qeverine e tij nga keto njerez qe kujtojne se jetojne ne kohen e bajraktareve.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Albin Kurti me sjelljet e tij e pastroj vehten.

  2. Kelmend says:

    Jemi nè prag tè rènjes sè Qeverisè Kurti. Ajo edhe mund tè bjerè. Dotè bjerè e nuk do tè vrite mè e fortè do tè ngrihet. Mè e dhimbèshme do tè jetè pèr LDK : – Do tè thèrmohet e kurrè mè nuk do tè çohet !

  3. Shkodra loce says:

    Agim Veliu ku i gjet tan ato prona qe disponon?Me siguri qe i ka bo me korrupsion tu vjedh.

  4. ben says:

    A e ka kete mundesi Kosova sot qe te mbetet pa qeveri ne nje situate emergjente.
    LDK-po tregon se per to me e rendesishme eshte karrikja e nje ministri te tyre se sa populli i Kosoves. Vetem njerez te papergjegjshme ndermarrin veprime te tilla. Kurti, mire apo keq, brenda kopetencave te veta, e shkarkoi nje minister. Le te ndaloje kjo kontradikte ketu dhe LDK te caktoje nje minister tjeter nga rradhet e veta. Perse u be qameti per nje individ te caktuar? O ai o bjere e vdis.

  5. Studio1 says:

    Ks deshtuar dhe perpjekja juaj per te mesuar te dhruani shqip pa gabime!

  6. shkurt2014 says:

    Duket ky eshte momenti I duhur I fjales qe ka thene populli,vjen momenti e te munde zollumi,pra hajdutin,spiunin e ndytsiren isa mustafen se bashku me banditet e tije I ka mujtur zollumi.Po ra qeveria e Z Albin Kurtit,celula e hajdutit mustafa shperbehet perfundimisht.kosova shkon ne zgjedhje te parakohshme,ne kto zgjedhje populli do te votoje partine e Z kurti,q do te fitoje zgjedhjet e vetme.Mbas ktyre zgjedhjeve Kosova fiton te drejten e qeverisjes,dhe ecjen perpara te drejtimit kosoves.Per nji Kosove te pa varur,me reforma te ngjashme me direktivat e SHBA e Be kyt e garanton vetem qeverisja e me Z Alin kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje