Edi Rama, si Kryeministër i paqes dhe i luftës!

25 Mars 2020, 20:58Blog TEMA

Nga Alfred Peza 

“Si Kryeministër i kohës së paqes, është luftarak. Si Kryeministër i kohës luftës, është paqësor.” Kjo mund të jetë diçitura që e përkufizon më mirë se çdo tjetër, portretin politik të Edi Ramës, të “pikturuar” prej tij në këto 6-7 vitet e fundit. Ky portret ka marë fizionominë e plotë, pikërisht në këto orë të ethëshme të një lufte të re kundër Covid-19, për shqiptarët dhe mbarë njerëzimin.

Gjithkush mund të rikthejë në vëmendje, qasjen publike të Kryeministrit të Shqipërisë, pas 2013 e deri më sot në të dyja versione. Për të dalluar më qartë, të gjitha veçoritë e tipareve, të portretit të tij.

E mbani mend besoj në ato vite të paqes sesi nuk ia përtoi kurrë që ti qëndronte ballë për ballë e dhëmb për dhëmb, gjithë opozitarëve në Parlament, publikisht dhe në media. Jo duke u mbrojtur, aq më pak duke i bishtnuar modelit të luftës së egër “alla Berisha” të opozitës, por duke i qëndruar gjithmonë ballë për përballë. Sa duke kundërsulmuar, e sa duke sulmuar edhe vetë i pari, kur e si ka qenë nevoja.

Kjo betejë nuk ka qenë qëllim në vetvete për diskursin publik të Edi Ramës. Ajo ka qenë pjesë thelbësore e një lufte me të vjetrën, për modelin dhe filozofinë e re, të qeverisjes së Shqipërisë. Përmes roformave me të thella të shtetformimit modern të 30 vite të fundit, përmes aksioneve, nismave dhe projekteve të mëdha të zhvillimit, të cilat ndryshojnë jo vetëm nga forma, por edhe nga përmbajtja në raport me kulturën e mëparshme të drejtimit të vendit.

Ndryshe nga stili i qeverisjes së liderëve të së majtës pas 1990, Edi Rama nuk ka ngurruar që të përdorë edhe më me mjeshtëri se ata vetë, armët e kundërshtarëve të tij politikë të së djathtës. Duke ua premtuar që në fillim se duhet të prisnin e të bënin durim, se nuk kishin parë asgjë akoma. E pas kësaj, ai nuk i zhgënjeu për asnjë çast si armiqtë, ashtu edhe mbështetësit e tij.

Kryereforma e Drejtësisë, reforma e ndarjes administrativo- territoriale të vendit, e arsimit, shëndetësisë, por edhe masat e jashtëzakonshme në energjitikë, kontrollin mbi territorin, në fushën e lojërave të fatit, ndaj informalitetit në ekonomi, krimit të organizuar dhe aseteve të ekonomisë së tij të zezë, i dha frutet e veta. Duke na hapur dyert e Europës, përkundër këngës së fundit të mjelmës, të kënduar pa u ndalur në kor, nga të gjithë opozitarët tanë.

Kjo pjesë luftarake e portretit të Edi Ramës, si një mënyrë e të ushtruarit të lidershipit në kohë “paqeje” me opozitën, qëndron në simetri të përsosur me pjesën paqësore të kësaj tabloje, në kohërat e “luftës”.

A nuk i çuditi të gjithë Kryeministri socialist, kur u ngujua për disa orë me radhë me Kryetarin e opozitës Lulzim Basha, në mesnatën mes 17 e 18 majit 2017? Ajo që i çoroditi më shumë se sa vetë shtërngimi live i duarve që i dha fund ngujimit disamujor në çadrën e bulevardit, ishte marrëveshja që kishte ofruar. Duke i dhënë kundërshtarëve të tij gjysmën e portofoleve ministrore dhe drejtimin e agjensive më të rëndësishme të vendit.

A nuk i çuditi të gjithë Edi Rama “me qetësinë dhe vendosmërinë” e tij, kur opozita dogji mandatet e deputetëve, doli nga sistemi parlamentar dhe politik i vendit dhe përmes “revolucionit të molotovëve” bojkotoi procesin e votimeve për pushtetin lokal? Kryeministri socialist e fitoi pothuajse i vetëm bastin e cilësuar si të pamundur, për zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke e shpëtuar vendin nga një precedent që mund ta shndërronte Shqipërinë në një demokraci të dështuar dhe në një shtet të pamenaxhueshëm për shumë e shumë vite të ardhshme.

A nuk i la të gjithë pa fjalë Edi Rama, në momentin që përfundoi Konferenca e Donatorëve për tërmetin e 26 nëntorit 2019, kurr rreth 100 shtete të botës dhe organizma ndërkombëtarë grumbulluan shumën e pabesueshme prej 1.15 miliardë eurosh për Shqipërinë? Besoj se askush nuk e ka harruar sesi Kryeministri menaxhonte 24 orë në 24, të gjithë situatën në perimtetrin e katastrofës në terren, duke i dhënë njerëzve ndihmë, kurajo, shpresë, lidership dhe në fund një projekt ambicioz rindërtimi për të ardhmen e tyre.

A nuk i la të gjithë pa fjalë Edi Rama, me vendimin e Brukselit për të hapur në kulmin e luftës me koronavirusin, negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë me BE? E ta mendosh që të gjitha luftrat e deritanishme opozitare janë bëtë për ta penguar ardhjen e këtij momenti. Ndaj opozita dhe Presidenti u detyruan që të nxitonin për ta përshëndetur, në mos për të mos fituar dot, për të mos humbur akoma edhe më shumë pikë me qëndrimet e tyre sistematikisht kundër procesit të integrimit.

Edhe luftën e re, kryeministri socialist, po e menaxhon sërisht me stilin e tij “paqësor”. Duke ndërmarë të gjitha vendimet, për ta përballuar pandeminë globale, me sa më pak kosto njerëzore në Shqipëri. E njësoj si me tërmetin, e keni parë Edi Ramën sa në mbledhje qeverie, konferenca shtypi live, ë rrjetet sociale e mediat tradicionale, në shtëpi si i vetkarantinuar. E sa në terren, duke i folur përballë “tradhëtarëve” të luftës sonë të përbashkët, ndaj Covid-19.

E atëherë kur nuk e priste kërkush, sot Edi Rama, u ul në një tryezë me Lulzim Bashën e Ilir Metën. Duke u bërë pas kaq shumë vitesh bashkë, jo vetëm thjeshtë në një mbledhje virtuale të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Por, edhe në vendime e qëndrimet e përbashkëta, përballë të njëjtit armik të të gjithë shqiptarëve dhe mbarë njerëzimit.

31 komente në “Edi Rama, si Kryeministër i paqes dhe i luftës!”

  1. flutura says:

    Bravo! Analize brilante.

    1. 555 says:

      Si peqinas tere jeten ka qene sahanlepires!

  2. g says:

    Sakte.
    Ka ditur ti menaxhoj shkelqyer te gjitha situatat
    Mendoni si do ishim sot nese ne krye do kishimi LULIN

  3. edi says:

    Prandaj zgjidhet nje kryeminister…kriteret e dikujt qe zgjedh populli eshte te jete i afte edhe ne lufte edhe ne paqe..

  4. eg says:

    Bravo Peza
    Ky shkrim eshte mese i vertete…rama ecen i sigurt drejt mandatit te trete…

  5. mondi says:

    Kushdo qe thote ndryshe eshte militanti qorr i saliut
    Menaxhim me te mire te situates se kjo qe po ben edi rama nuk ka per te pare me shqiperia. Masat shtrenguese jane madje duhen dhe akoma e teper se populli jone e do pas qafe..

  6. A says:

    Shume analize e mire ?
    Ne fund te fundit ajo qe cdo popull do eshte nje kryeminister qe ti sherbej ne paqe e ne lufte..

  7. lefteriiiiiii says:

    Te dyja i qan !!!

  8. komentuesi says:

    Edi rama arriti sot te ulej me meten dhe bashen duke treguar vlera te nje lideri
    Me njerin qe mblodhi miting kundra tij para 1 muaji dhe me tjetrin qe dite per dite gjen nga nje kalluf te ri..
    Ky po eshte lider dhe kryeminister qe shqiperia ka nevoje ndonese ka ende gjera per te rregulluar!

  9. fani says:

    Te lumte per penen dhe shkrimin!
    Gjithmone i sakte zoti ALFRED PEZA

    1. N. Martını Shkoder says:

      Rama, njerı ı vertete, nuk aktron, ta thot gjene troc. Per kete ka nevoje ky popull. Te gjıth e duan pervec gazetareve qe jane qente e rrugges te cıleve Rama nuk u jep tendera. Kjo eshte e gjıtha. Ndersa me medıat dhe gazetaret serıoze Rama eshte korrekt.
      Rama na duhet edhe 8 vjet te tjera.
      Basha do emerohet sı “Drejtor ı SHQUP-ıt” . Rroge te mıre, ndonje tender e merr, ndonje gjobe e mjel, donje corbe ja jep Rama, ja u lame.
      Mona te beje opozıten.
      Presıdentın e kemı gadı, te madhın, gjıgandın, te nderuarın Prof. Dr. Ingjınjer dhe ısh mınıstrın Emın Muslıu, qe eshte nderı ı Kombıt.
      Nje Rame Kryemınıster, nje Emın Muslıu Presıdent, Gramozın Kryetar Kuvendı, Ilır mona Kryemadhın kryetar opozıte, Lulın Drejtor te SHQUP-IT, SHQIPERIA rregullohet.

  10. shqiperia ime says:

    Edhe me termetin te njejten gje beri,,,e mori situaten ne kontroll dhe atehere kur te gjithe mendua se sdo ia dilte dot
    Ndofta edhe ai vete ka dyshuar te vetja si atehere si tani ku situata eshte shume e rrezikshme dhe nuk i dihet fundi po kam shprese se do ia dalim se ia kemi hedh gjithmone gjerave qe nga 97 e sot

  11. M'hill Lèpusha says:

    Vlersime tè tilla pèr K / M Rama mund tè quhen normale, pèr tè gjithè anètarèt e PS, apo dhe simpatizanèt e sajè. Kètijè vlersimi pa dyshim u shtohet edhe njè numèr i konsidrueshèm atdhetarèsh. Megjithatè zhvlersimi i tijè erdhi nè momentin e parè kur mbèshteti njè aktivitet politik nè favor tè ish satrapit Zogolli. E dyta dhe mè bajate ishte dhe reabilitimi i kolaboratorit tè fashizmit Mithat F. E fundit qè taktika e ‘minishengenit’ Kèto veprime sollèn njè dush tè akullt mbi ata pro qè shkrova nè fillim. çdo qèndrim tjetèr i sig. Rama qoftè ‘arrogant’, egoist, propagandist etj epitete nuk na prishin punè, pasi pak a shumè gjithè shqipètarèt gèzojmè vese tè tilla. Nuk mund tè zhvlersojnè pozitivitetin e tijè si K/m mè komplet dhe i merituari. Mos tè harojmè qè Shqipèria jonè ka patur k/m banditè, kriminelè dhe urryes tè popullit tonè, qè pèr disa herè na kanè çuar nè buzè tè greminès ! Zoti Rama ka mandatin nga shqipètarèt dhe uroj qè ti çojè deri nè fund èndèrrat dhe dèshirat tona !

    1. doktor vdekja says:

      Jo vetem kaq. Kur thua urryes te popullit me vjen ne mend vetem nje emer: Sali Berisha. Qeverisi vendin me urrejtje per vendin na shiti e na futi ne pazare dhe sot ne kete kohe horrori prap nuk ndalet
      Me te drejt e quajen dhe doktor vdekja… jo pa arsye

  12. shkodrani says:

    Ta lumsha per shkrimi!!

  13. km says:

    Te dyja i ben ai, eshte qen i ksaj pune
    Prandaj dhe do e shofim dhe do e shifni gjate aty ku eshte se njeri si ai qe ju del 24 ore non stop dhe ju merzit per mire skeni per te gjet me.

  14. Loni says:

    Ne paqe eshte katastrofe…..ne krize eshte ok…..

  15. anonim says:

    Edi rama sot duket….i pandalshem.

  16. koronavirusi lufte says:

    Super shkrim i vertete. Rama si komandanti yne ne kete lufte te madhe me nje armik qe nuk i dime as fytyren!!

  17. ... says:

    Lum si rama qe te ka ty Fredo…

  18. Per edin says:

    Eshte mjeshter per kete pune edi ? i stervitur per lufte

  19. luli says:

    Politika nuk ka shume rendesi ne keto dite… por ajo qe duhet thene e pranuar eshte se nese sot do kishim bashen ne krye bashke me albana vokshin e oriola pampurin dy llapaqene te deleguara per kete pune, do kishim ngel akoma te ura tares

  20. jatagani says:

    I ke thene te gjith,te vertetat!

  21. LECKA says:

    Viva L’Rama!

  22. Timi says:

    Sakte! Thjesht! Bukur!
    Edi eshte fati i Shqiperise!

  23. EDI RAMA KRYEMINISTER says:

    TE LUMTE PEZA

  24. I gjati says:

    I shkelqyer
    Levizje te zgjuara dhe te duhura per momentin kritik ku ndodhemi ne.. i mori masat qe diten e pare dhe duhet falenderu e jo kritiku..

  25. Zigur Qarri says:

    Ed Rama eshte yll bote.

  26. Florida says:

    Editorial fantastik i bazuar ne prova dhe ngjarje reale.

  27. Kerkushi says:

    Ke harruar nja dy gjera te vogla fare qe nuk prishin pune. Eshte qire ne bythe sa ka mundur dhe ka akuzuar baben e vet se i ka qi gruan. Per te tjerat ke te drejte ne kohe paqe ka fut ne burg njerez qe nuk kishin paguar elektrikun, tashti ne kohe lufte doli nga bunkeri i vet me shpernda lule neper rruge. E paçit hallall derisa ju pelqen kaq shume.

    PS. Shof qe bodrumi paska fillu pune me tre turne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje