Epidemiologu: Ka filluar rritja, por piku i koronavirusit në Shqipëri do të jetë diku në muajin maj

Epidemiologu Alban Ylli thote per ABC News se ka filluar rritja e rasteve të reja me koronavirus ne Shqiperi, por ende nuk është arritur piku. Sipas tij piku pritet të jetë në maj, dhe nëse nuk do të ishin marrë masa, do të ishte në prill. I pyetur se kur mund të dalin qytetarët nga shtëpia, Ylli solli në vëmendje modelet e ndjekura nga vendet e tjera të prekura.

“Ekzistojnë modele edhe për këtë, por në fakt nuk është kaq e thjeshtë. Ekziston modeli i propozuar nga disa anglezë, nuk e di nëse qeveria angleze po e ndjek atë. Mund të futemi më atë modelin e karantinës, pra e frenojmë e lëmë pastaj ti japë pak frymë ekonomisë.

Është një model që nuk më pëlqen shumë ta diskutoj në publik. Në Kinë ata kur kanë ulur vlerën e R-së me masat e para, ata kanë marrë masa të tjera dhe kanë krijuar spitalet fushore dhe kanë shmangur edhe qarkullimin në familje. Ata i kanë marrë të gjitha rastet e dyshuara dhe të smëurë, i kanë çuar në spitalet fushorë dhe e kanë çuar vlerën e R-së 1.2 apo 1.1”, tha ai.

Pjesë nga intervista:

Ç’po ndodh me epideminë?

Ne kemi çdo ditë më shumë seç kishim më parë. Kjo është një kurbë që nuk vjen ndryshe vetëm duke u rritur. Kurba e rasteve të reja çdo ditë është më e fortë se kjo. Nuk ka dyshim që rritja është e shpejtë, qarkullim intensiv i virusit në popullatën shqiptare. Deri para 4 ditësh kishim një qarkullim të qëndrueshme. Unë sugjeroj se ritmi duhet të jetë më i kontrolluar. Kjo është arsyeja që ne nuk mund të parashikojmë dot se çfarë mund të ndodhë. Do ketë një kurbë, por sa do jetë dhe kur do arrijë nuk e dimë.

Është qarkullimi i virusit, apo janë të infektuar të fjetur?

Unë besoj se në Shqipëri që masat janë marrë herët. Autoritetet patën kurajon të ndërhyjmë në kohë.

Ne kemi edhe sistemin e shëndetësisë të dobët?

Hyrja e virusit në Shqipëri ishte më e vonshme. Në Evropën Perëndimore u mbollën rastet e para. Filluan të merrnin masa të pa shoqëruar me masa drastike. U pa që këto ishin të pamjaftueshme, Italia e para e verifikoi. Ne patëm mundësi ta shohnin dhe nxorrëm mësime

Kush na e mbolli këtë?

Është një zgjatim i Italisë. Ata që erdhën në gjysmën e dytë të shkurtit mbollën epideminë. Rastet e para kishin lidhje me Italinë.

Po të mos ishin marrë këto masa do ishte më keq. Kanë frenuar, por fara këtu ka qenë?

Po këtu ka qenë.

Ju nuk dini të më thoni nëse ky është piku?

Ka filluar rritja.

Ju nuk parashikoni momentin tuaj kur u mbyllën fluturimet në Itali?

Ne marrim shfaqjen e shenjave dhe infektimin e supozuar dhe kjo kurbë është ndryshe, ka një kulm në datën 10. Unë besoj se ka pasur një frenim disa ditor dhe po shikojmë një rritje që ka filluar të ndodhë para një jave.

Kur mund të përfundojë ose të shohim rënie?

Ky padyshim nuk është piku, por fillimi i rritjes. Piku me gjasë do të ndodhë diku në maj. Nëse nuk do kishim këto masa piku do të ndodhte në prill

Do kisim kolaps të sistemit?

Po do i shihnim nëpër korridore. Tani do të infektohen njerëzit në një kohë më të gjatë. Epidemia do të ketë zbutjen e vet, nga fundi i majit, ai sërish do të fillojë të qarkullojë, deri sa të arrijë qëllimin për të infektuar 60% të popullatës.

Në Kinë u zgjat 3 muaj, e 4 javë, ju kur i filloni llogaritë në shkurt? Për te llogaria kineze dalim atje?

Edhe modelet e tjera janë një kurbë të ngjashme. Kinezët vazhdojnë të përgatiten për virusin që mund të qarkullojë dhe mund të rikthehet.

Kur do dalin njerëzit nga shtëpitë?

Ekzistojnë modele edhe për këtë, por në fakt nuk është kaq e thjeshtë. Ekziston modeli i propozuar nga disa anglezë, nuk e di nëse qeveria angleze po e ndjek atë. Mund të futemi më atë modelin e karantinës, pra e frenojmë e lëmë pastaj ti japë pak frymë ekonomisë. Është një model që nuk më pëlqen shumë ta diskutoj në publik. Në Kinë ata kur kanë ulur vlerën e R-së me masat e para, ata kanë marrë masa të tjera dhe kanë krijuar spitalet fushore dhe kanë shmangur edhe qarkullimin në familje. Ata i kanë marrë të gjitha rastet e dyshuara dhe të smëurë, i kanë çuar në spitalet fushorë dhe e kanë çuar vlerën e R-së 1.2 apo 1.1.

A do kishte qenë kjo karantina që u tha në fillim dhe nuk u bë? Po ti kishim karantinuar ne njerëzit

Shqipëria po ndjek të njëjtat modele në Evropë, sipas këshillave të OBSH. Në Londër kanë caktuar qendra të mëdha tregtare për ti mbyllur dhe për ti kthyer në karantinë dhe më pas janë tërhequr. Kanë ecur hap pas hapi. Ky lajm është paraqitur nga një studiuese.

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Epidemiologu: Ka filluar rritja, por piku i koronavirusit në Shqipëri do të jetë diku në muajin maj”

  1. Detari says:

    kush eshte ky piku?

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Te gjithe qe e kane kaluar Sars 1, koronavirusin e kane kaluar,ose po e kalojne lehte !
    Shqiperia e ka te veshtire t’ju referohet statistikave,sepse te tilla nuk ekzistojne te sakta.
    Vetizolimi ka dhene rezultatet e saja pozitive.
    Ne cdo rast kerkohet fajtori,italian ose kinez,por emigrant shqiptar,nga gjermania ne lombardi,dhe qendrim ne Shqiperi,rikthim,gezon shendet te plote.
    Brezi i trete,nuk eshte rritur si ne Itali,tek ne te privilegjuarit mbi 80 vjec jane ne numer te vogel.

  3. Tim says:

    SI ORE DO NDODHTE PIKU NE MAJ MEQE JANE MARRE MASA DHE JO NE PRRILL???? ESHTE E KUNDERTA, MEQE JANE MARRE MASA PIKU DO JETE NE PRRILL OOOOO,,,,, SE U BE GATI DY JAVE KATANTINE EDHE DY JAVE TE TJERA BEHET MUAJI QE I BIE PANDEMIA FUTET NEN KTHETRAT E KONTROLLIT PER NJE MUAJ,, CA LESH PIKU NE MAJ OOOO,,, PO SHIKONI SE Ç’SHKRUANI

    1. Shpjegim says:

      E ka mirë ai.
      E ka fjalen : po mos merreshin masa, piku do ndodhte në prill, por do ishte SHUME SHUME i larte (pra numri i te infektuarve do ishte shume shume i larte). Dhe spitalet do ishin PLOT E PERPLOT (korridoret do pushtoheshin nga të semuret).
      Meqe janë marrë masa, piku do ndodhe në maj, por do të jete MË I ULET. Dhe spitalet do e perballojne fluksin

  4. Hahahahahaha says:

    Kape Detare kete Pikun se te iku..

  5. Alb says:

    Llogari per njerzit qe sdo jen me ne kete bot shijojini keto 20 dit me nje fjal

  6. Lapi says:

    Ky me duket i ben llogarite nga Gjiri i Kurvave (me falni i Lalezit). Ik ore shpifarak, vetem te ndjellesh panik e ke hallin, epidemiolog partie.

  7. Arifi says:

    Po qe po na cani trapin me lloj lloj mjekesh pa lidhje . Ku kush eshte? Apo e gjeti dhe ky anen te dali ne tv?

  8. Tim Newton says:

    Thuaj doktoreve te perdorin Vitamin C5000mlg) ne dite duke dhene 3 here nga 1500-700 ne dite. Ndihmon shume.

  9. D... says:

    Jo po vitin tjeter.. statistkat e vetme qe njihen, Kina, Italia, e arriten pas tre-kater javesh…. Italia e pret kete weekend

  10. Jimmy says:

    C’thote ky mo, shqiperia do e kete pikun diku tek 2 jave nga dita e sotme. 03/26/2020.
    Uroj ta kalojne sa me lehte, pa viktima.
    Masat e mara ne Shqiperi jane model qe duhet ti kene parasysh shume vende ne bote.
    Proud of Albania.

Lini një Përgjigje te Alb Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *