Forbes: Si të rindërtojmë ekonominë e post-koronavirusit

25 Mars 2020, 19:33Ekonomia TEMA

Vërtetë që pandemia e COVID-19 paraqet shumë vështirësi, dhe mbi të gjitha na rrezikon të na fusë në një rrugë të gjatë recesioni, por pikërisht për këto të këqija, nuk është ky momenti i duhur që të ankohemi, përkundrazi, na duhet që sot të jemi më të fortë se kurrë në mendim.

Këtë periudhë duhet të jemi optimistë, dhe ekspertët së bashku me politik-bërësit të tregohen të zotë për të filluar të ndërtojnë një ekonomi të re, më të fortë dhe më rezistuese ndaj faktorëve të jashtëm të paparashikueshëm.

Hapi i parë është ‘riatdhesimi’ i prodhimit Amerikan. Gjatë 20 viteve të fundit, ndërmarrjet amerikane të etura për të gjetur krahë të lirë pune u zhvendosën në Kinë.

Në Kinë, subvencionet masive qeveritare, rregulloret e dobëta mjedisore, pagat e ulëta dhe manipulimi i monedhës janë atraktive për secilën kompani. Disa vjet më parë Kina zëvendësoi SHBA si prodhuesi më i madh në botë.

Tani ne jemi të varur nga Kina për një shumicë të antibiotikëve tanë, dhe produkteve të teknologjisë së lartë.

Ne e kuptojmë tani cënueshmërinë e zinxhirit tonë të furnizimit me varësinë nga prodhimi i huaj. Edhe bota do të përfitonte nëse bipolarizohet prodhimi botëror.

Hapi i dytë është ruajtja e naftës gazit natyror në SHBA. Reduktimet në këto produkte do t’i kushtonin qindra miliarda dollarë ekonomisë tonë.

Industria e naftës dhe gazit mbështet 9.8 milion vende pune në SHBA, dhe gazi natyror kontribuon me 2.08 trilion dollarë në prodhim.

Më tej, pavarësia e energjisë do të thotë që as SHBA. dhe as aleatët strategjikë nuk duhet të blejnë më energji nga vende që financojnë terrorizmin. Lëreni këtë sektor të rritet, duke mbështetur gjithashtu rritjen e energjisë së rinovueshme.

Hapi i tretë është që Amerika por dhe çdo vend tjetër i botës duhet të ndërtojë sa më shumë dhe sa më shpejt një infrastrukturë të re.

Ura, rrugë, fusha bujqësore, zona industriale, linja interneti, gjithçka!

Në këtë mënyrë rriten lehtësirat për transportin dhe për prodhimin, të dyja këto, që nëse bëhen mirë dhe bëhen shumë, ndihmojnë në krijimin dhe ruajtjen e një ekonomie të shëndetshme.(Forbes, Scan)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje