Italia dhe Spanja po vuajnë pasojat e një ndeshjeje futbolli, kryebashkiaku: Ajo ndeshje ishte një “bombë biologjike”

Provinca e Bergamos është më e “sakatuara” në Itali, dhe ndoshta e dyta në botë pas Wuhanit për koronavirusin. Kryetari i Bashkisë së Bergamos, Gori, ka drejtuar gishtin futbollit si shkaktare për atë që po përjeton jo vetëm qyteti i tij por gjithë veriu i Italisë.

Në përballjen Atalanta-Valencia, luajtur në “San Siro” të Milanos ishin të pranishëm 45.000 tifozë dhe mendohet se kjo ndeshje shkaktoi shpërthimin e pandemisë, kryetari Gori e konsideroi si një “bombë biologjike”.

Ajo ndeshje ishte një “bombë biologjike”, në atë kohë ne nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Nëse virusi po qarkullonte, imagjinoni 45.000 tifozë në “San Siro” që padyshim janë infektuar. Shumë e ndoqën ndeshjen në grupe, pati shumë kontakte të afërta atë mbrëmje”.

Në 19 shkurt, u luajt Atalanta-Valencia për Championsin, në 20 shkurt, një njeri në Milano doli pozitiv pasi la spitalin pa bërë test. Në 22 shkurt lajmërohen vdekjet e para në Itali, ndërsa më e keqja përshkallëzohet derisa në 9 mars, Italia shpall karantinën.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *