Këshilla ekstreme e virologut australian: Lani me sapun frutat e perimet siç lani dhe duart

Një virolog nga Sidnej ka thënë se “çdo sipërfaqe përbën rrezik të madh” kur vjen puna te COVID-19 dhe çdo njeri duhet të lajë me kujdes frutat dhe perimet që blen.

Profesori i Universitetit të Sidnejt, Timothy Newsome, i specializuar për infeksione dhe në virologji tha për “Daily Mail” se duke qenë se COVID-19 mund të jetojë në shumicën e sipërfaqeve, njerëzit duhet të bëjnë kujdes me frutat dhe perimet. Kjo për vetë faktin se ato preken nga shumica e njerëzve me dorë dhe lihen sërish në vend.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që të lajmë ato që blejmë me sapun sapo t’i sjellim në shtëpi. Nuk duhet të mendojmë se nxehtësia e gatimit do ta vrasë virusin. Duhet t’i lajmë me ujë të nxehtë dhe me sapun, njësoj siç bëjmë me duart”, ka thënë Newsome.

“Nuk mund të testojmë çdo avokado për koronavirus dhe prekja e frutave e perimeve nga njerëzit përbën një rrezik të madhe”, vazhdon më tej virologu.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Këshilla ekstreme e virologut australian: Lani me sapun frutat e perimet siç lani dhe duart”

  1. 1962 says:

    Biles trongujve duhet me i von maske.

  2. E verteta says:

    Kjo nuk ka asgje te re. Qysh kur kam lindur, me eshte thene ne shtepi qe te gjitha frutat e perimet duhen lare me sapun dhe shpelare mire me uji. Por meqe doli Koronavirus, o burra te gjithe mesojne diçka te re dhe e nxjerrin si ndonje gjetje shkencore. Uroj qe higjena edhe per ata qe deri dje nuk e vrisnin mendjen, te behet diçka mese normale, si mbrojtje e vetvetes dhe e familjareve ne vijim. E kalofshim sa me mire kete pandemi. Zoti e ruajte Shqiperine.

  3. E verteta says:

    Pse e keni penguar komentin tim?Pse nuk e vendosni?Me censure ju?Nuk eshte e hera e pare qe e beni. Ju erdhi inat se binte ndesh me titullin qe eshte vene pa lidhje?Une prape po e them mendimin tim, doni ju, s`doni ju. Se pastaj flisni per lirine mediatike, e te shprehurit, shisni dengla.
    Nuk eshte dhe nuk ka qene kurre çudi qe ne kete vend higjenen e kane pasur shume familje shqiptare. Kjo larja me sapun nuk eshte gje e re. Nese dikujt i ben çudi, mua jo, pasi larja e perimeve dhe frutave me sapun ka qene e hershme ne kete vend. Qysh kur isha i vogel ne shtepine time laheshin perimet dhe frutat me sapun dhe shpelaheshin mire me uje. Nuk ka ndonje gjetje te re shkencore. Nuk aspak ekstrem. Kjo higjene duhet te funskionoje per çdo njeri edhe pa qene Koronavirusi, pasi mbrojme veten, te afermit dhe njerezit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *