Këshilltari Henz shpjegon si Meta po mbron Kushtetutën dhe familjen me metodën online

25 Mars 2020, 19:28Antena TEMA

Sot presidenti Meta ka mbushur faqet e portaleve me pamje nga jeta e tij në karantinë, duke shtuar këtu dhe pamjet e Monikës.

Nga një vëzhgim i thjeshtë që bëri këshilltari Henz, i rezultoi se ndërsa Monika fliste për ditëlindjen e 51 të Ilir Metës, kishte postuar foto nga ditëlindja e 15 e djalit, që të dukeshin të gjithë bashkë.

Në fakt, djali tani është 20 vjeç dhe fëmijët  nuk janë aty në karantinë.

Po ashtu, është interesant se dhe videot që paraqet Meta, nuk janë të sotmet, por arkiv.

Këshilltari Henz, në një shpjegim për Jarin, e ka gjetur arsyen:

“I dashur Jari!

Sot pas mbledhjes online të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, kanë vërshuar fotot e Metës dhe Monikës për jetën në karantinë.

Në fakt, të gjitha janë të vjetra dhe nuk kanë të bëjnë me karantinën.

Arsyeja që e ka shtyrë presidentin ta bëjë këtë, është shembulli që i dha sot mbledhja online.

Kur je online, ke një komoditet të madh, pasi paraqet atë pjesë që dëshiron nga tavolina dhe nga zyra jote, ndërkohë të tjerët mendojnë se jeni bashkë.

Duke mos i pasur kundërshtarët në zyrë, ai në një farë mënyre shpëtoi dhe nga grushti i shtetit.

Se po të kishte hy Rama, Ruçi e Ahmetaj bashkë, aty ishte bërë grusht shteti.

Por duke i mbajtur larg përmes metodës online, ai ka shpëtuar me këtë rast dhe Kushtetutën.

Ky moment besoj i ka zgjuar idenë se duhet të publikojë dhe pamje të vjetra nga jeta familjare, që të duket si jetë në karatinë, meqë familja takohet vetëm online.

Fëmijët që i ka të shpërndarë u ka gjetur një video të para pesë viteve, dhe e ka postuar.

Mirë që nuk është kujtuar të postojë fotot e ditëlindjes  së tij para 7 viteve, se kush dëgjonte prapë shqiptarët.

Ideja që tani e tutje gjërat mund të zgjidhen duke i paraqitur gjërat online në rregull, është një ide që ja dha mbledhja online e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Kjo gjë e pati një të mirë. Vërtet dështoi përpjekja e Tit Vasilit për të infektuar Ramën, por ama presidenti fitoi një armë të re për të mbrojtur Kushtetutën dhe familjen e tij nga sulmet.

Mbledhjet online, familjen online dhe gjithçka është në rregull. Armiku nuk të mund dot.”

3 komente në “Këshilltari Henz shpjegon si Meta po mbron Kushtetutën dhe familjen me metodën online”

  1. Ta Futi America says:

    Edhe per tu Q…r !!!
    Q…hen Online
    Ec aty

  2. Roland says:

    Te qifte qeni garen e ndyre ..hajdut…. pusht …monikqir

  3. Roland says:

    Te qifte qeni faren e ndyre ..hajdut…. pusht …monikqir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje