Koha për të mbështetur Ramën

Nga Edmond Arizaj

Ka nje kohe per sulm, por ka dhe nje kohe per mbeshtetje. E sot, eshte koha per mbeshtetje ndaj kryeministrit Edi Rama.

Mos valle hoqa dore nga mendimi se eshte PR-isti me i madh ne vend? Jo. Mos valle hoqa dore nga mendimi se eshte i afte te te beje te mendosh me trute e tij?

Jo. Vazhdoj te mendoj se eshte po aq propagandist, po aq manipulator, po aq egoist, arrogant, e narcizist.

Por ajo qe ka nisur pika pika ne harten e Shqiperise, duke skuqur dite pas dite qytetet dhe zgjeruar shtrirjen e Sars-Cov-2, te njohur si koronavirus, rrezikon te na ktheje si Italia.

Rreth dy muaj me pare, keshtu nisi dhe Italia, pika pika te kuqe ne harten e saj. E sot…

Ndersa sot, pikerisht sot ne vendin tone, te vetmin qe pashe te merrte ne sy rrezikun e infektimit per te dhene mesazhin jo nepermjet kameres, se DUHET NDENJUR NE SHPI, ishte kryeministri Rama.

Mund ta etiketojme si te duam, mund te kemi urrejtje patologjike e qejmbetje historike, por po ben realisht ate qe duhet, ate qe pritet nga nje kryeminister. Te udheheqe.

Nuk po shkon si koleget evropiane a boterore te vizitoje te semuret ne spitale, i veshur si Lui Amstrong, sepse i ka lene ne dore te atyre qe jane me te afte, mjekeve, por doli ne rruge, ne treg, te beje ate qe di te beje me mire, te mbushe mendjet. Ndaj duhet mbeshtetur.

Ne nuk jemi te paprekshem. Nuk na mbron as hudhra e as rakia. Nuk na mbron as arratisja ne fshatra e ne male. Duhet te ndihmojme veten. Duhet te ndihmojme njeri tjetrin.

E ne kete rast duhet te ndihmojme edhe perpjekjet e Rames. Nje njeriu qe nuk trembet nga infeksioni, pavaresisht distances, nje njeriu qe e merr rrezikun ne sy, qofte edhe per nje foto sensibilizuese, nuk i thua dot se po luan teater. Sepse i bie te jete aktor kumarxhi me jeten e vet.

E kete nuk e besoj per Ramen. Por ama besoj shume se po ben mbimaximumin qe Shqiperia te dale sa me pak e prekur.

A, nese disa duan me domosdo rrezimin e Rames. Nese jane te afte, te luajne si opozita ne Angline e pas Luftes se Dyte Boterore. Curcilli fitoi mbi nazizmin, mbrojti Angline, doli triumfator ne bote, por ama humbi zgjedhjet ne vend ne 1945, perballe opozites qe ishte krah tij ne kohen e luftes, sepse ishin ne krah te njerezve, sepse popullin e kishin te perbashket.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Koha për të mbështetur Ramën”

    1. Studio1 says:

      Tamam! Nga kryeminister eshte kthyer ne xhandar te thjeshte!
      Une te isha si ajo plaka do i thosha: “mire ube po ti çfare ben mes rruges”. Pse nuk mbyllet ne zyre e te kontaktoje gjithe boten qe te na vije ne ndihne e pastaj t i kontaktoje prape e prape. E te nerret me pune qeverie e jo xhandamerie se per to pahuhet theterkush!
      Na eshte bere si ata komandantet partizane neper filma qe hidheshin ne sulm te paret. Po ky vetem llafe ka, dhe ato i ka te shemtuara

      1. Zamiri1 says:

        Nga pergjigja dukesh sa nivel ke

  1. Kerma says:

    Po ti budalla nuk je. Normal qe do te mbeshtetes perpjekjet e Rames. Edhe luli tashme kete po ben, po therret me te madhe rrini te veteizoluar. Dhe e di pse? Edhe luli eshte si puna jote, e kuptoi, pak me vonese, se ata/ato qe neglizhonin regullat e vendosuara, pra budallenjte, ishin kontigjent i votueseve te PD-se. Dhe nese do vazhdonin ta sfidonin virusin me hudhra e raki e muhabet, as 10 % nuk do marrin ne votimet e ardhshme.

  2. Arbeni says:

    Flet per sulm ndaj Rames? Kush ti, Harizaj? Ahahaha…ti mor i shkrete dhe ta enderrosh ate sulm ke frike. Sa per mbeshtetje ate po, e ben ti prej kaq kohesh. E ke kthyer kurrizin samar per gomaret e qeverise qe mban siper.

  3. Niazi says:

    Sot Rama eshte supernjeriu qe do me cdo kusht te mbroje dhe shpetoje popullin shqiptar nga kjo e keqe e.madhe ! Sot , me shume se kurre duhet mbeshtetur per ato qe thote dhe ben ! Por meraku I ca njerezve , I ca politikaneve , ca aktoreve eshte se ai do t’ja dali dhe kete here dhe kjo ,mendojne ata perkthehet ne vota neser ! Po! Sepse eshte I duhuri , eshte njeriu I aksionit jo I gjumit , eshte politikani qe Amerika dhe Europa do dhe mbeshtet !

  4. aleko says:

    lereni politiken per nje moment o shqipetre te marrosur, ndihmoni te kalohet kejo kolere se nje grusht njerzesh jemi dhe mund te na perpije.Pastaj se kush do jete ne krye te vendit e lini me amanete…keshtu behuni nje here njerez, beni hall kokes suaj,duke qendruar ne shtepi .Mos prisni ndihma nga te tjeret se sot gjithkush ka hallin e shtetaseve te vet…o derdimene!..

  5. Ikmt says:

    Ky gazetaruc i Rames merr rroge tek Rama pa shkuar asnje dite ne pune , vemje” gazetare”
    Si ka turp monster .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *