Koronavirus/ Në fushë me maska e doreza: në Nicaragua luhet akoma!

Luhet ende, ka nga ata që janë të detyruar ta bëjnë. Në Nicaragua, për shembull, kampionati i vetëm në Amerikë ende i papezulluar, pavarësisht së pandemia koronavirus ka mbërritur edhe aty.

E atëherë impenjimi për tu mbrojtur është si të mundësh: maskat në fytyrë, dorezat kirurgjike në duar e dil në fushë.

Imazhi i fotos është ai i lojtarëve të Cacique Diriangén përpara ndeshjes kundër Deportivo Ocotal. Situatë surreale, ashtu si është denoncuar në një intervistë të dhënë për Mundo Deportivo, nga Bernardo Laureiro, sulmuesi uruguajan i Cacique, autor i një goli në fitoren 2-0 të të tijve:

“Duhet të luajmë dhe e bëmë – tregoi ai – duke tentuar të marrim të gjitha masat e rastit, por të mbash një maskë në fytyrë është e pamundur. Këtu në Nicaragua për momentin ka pak raste, Qeveria ka thënë se janë të gjitha kushtet për të luajtur. E do ta bëjmë deri kur të na thonë të kundërtën.

Me gjithë masat e mundshme: ndërrohemi në shtëpi, lahemi në shtëpi, qendrojmë larg në stërvitje, por pastaj në fushë nuk mund të jetë kështu, futbolli është lojë kontakti”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *