Mamaja e Rita Orës, në vijën e parë për luftën kundër COVID-19 në Britaninë e Madhe

Nëna e Rita Orës, Vera po rikthehet në vijën e parë të frontit, në luftën ndaj pandemisë së koronavirusit.

Profesionistja e kujdesit shëndetësor është një psikiatre dhe një ish-mjeke e përgjithshëm, por zbuloi se do të rikthehet dhe do të jetë e pranishme në qendrat shëndetësore për të përballuar fluksin e pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Doktoresha 55-vjeçare postoi një video ku shpjegonte vendimin e saj për t’u rikthyer, ndërsa u kërkoi ndjekësve të saj të rrinin në shtëpi për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit.

“Unë do të kthehem në punë nesër. Unë punoj me pacientë të shëndetit mendor, megjithatë, për shkak të presionit ndaj SHKSH do të shkoj në vijën e parë për të ndihmuar me departamentet e tjera,”– u shpreh e ëma e Rita Orës, Vera Ora.

Ajo shtoi: “Ju lutemi qëndroni në shtëpi dhe ndiqni udhëzimet që të mund t’ju ndihmojnë, që të jeni të sigurt. Ju dua të gjithëve .”

Njoftimi i Verës vjen pasi kryeministri Boris Johnson nxiti çdo mjek ose infermier që u largua ose u tërhoq në pension në tre vitet e fundit të kthehen për të ndihmuar në trajtimin e COVID-19.

6 komente në “Mamaja e Rita Orës, në vijën e parë për luftën kundër COVID-19 në Britaninë e Madhe”

  1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    haneme me kryq ne qafe: PAFYTYRESI sunite!

    1. Loni pe Kolkondasi says:

      Nuk mendoni, i dashur, se njeriu ka të drejtë të zgjedhi fenë që dëshiron dhe që është më pranë shpirtit të tij? Sepse, besoj, feja nuk është diçka e trashëgueshme. Ndaj, them, me më shumë arsye dhe me shumë më pak urrejtje në šhpirt, ju mund të futeni në udhën e zotit. Pasi duhet thënë, që, aq urrejtje sa shprehni ju për të ngjashmit tuaj në këtë botë, domethënë për njerzit e kam fjalën, kjo tregon distancën tuaj të pamatë me të madhin Zot!

      1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

        arapi mou,une nuk urrej askend tjesht i kujtoi atij[ne baze te fese qe i perket] ti permbahet identitetit dhe kjo eshte mese e drejte dhe e mirepritur nga te gjithe!
        as qe me rruhet se ku beson dikush dhe se nuk perben krim qofte ky araboshqipfoles,tourkoshqipfoles,katolik, ortho/x etj.
        ajo qe me irriton eshte shtirja ose tjetrsimi i identitetit kjo jo cuditerisht ka vec myslimonet shqipfoles: ne qafe kryq dhe ne zemer gjysme hene turke!

  2. bujari says:

    Nene, shqiptare e mrekullueshme ! Nuk eshte lehte kur kamerat e gazetaret te rrethojne ….! Jetome 2020-ten !

  3. Loni pe Kolkondasi says:

    Zonja Vera, e cila ka shkuar në maternitet dhe ka dalë prej andej me një ëngjëll të vërtetë, meriton fjalët më të mira për këtë akt të mrkullueshëm që ndërmerr. Po ju të Temas gaboni rëndë dhe i ulni vlerat aktit të saj duke zgjedhur të paraqesni foto nga jeta e saj jo të përshtatshme në lidhje me misionin që ajo i ngarkon vehtes në këtë rast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *