Mjeku Tritan Kalo përsërit thirrjen ndaj qytetarëve: Mos na shtyni përtej kufijve tona, ja si po rrezikoni jetën tuaj

Mjeku Tritan Kalo ka lëshuar një apel të fort ndaj shqiptarëve, të cilët nuk i binden urdhrit për mos dalë nga shtëpia, apo për të ruajtuar distancën nga njëri-tjetri, prej një deri në 2 metra.

Kalo që është pjesë e ekipit të Infektivitit në QSUT për të shëruar jetët e njerëzve të prekur nga koronavirusi ka publikuar disa foto në Tiranë që mund të cilësohen si alarm në këto kohë pandemia.

“Njësia Administrative nr. 2 e nr. 3, Tiranë, 25 Mars 2020, ora 12:45.

Në vijë ajrore vetëm 70-80 metra e ndajnë këtë grumbullim njerzish, nga dhjetra vëllezër e motra të tyre të hospitalizuar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, për Covid-1.

.Ju lutem, më shumë respekt, më shumë dashuri e më shumë vlerësim për jetët tuaja.

Me këtë mënyrë të papërgjegjëshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19”, shkruan Kalo në rrjetet sociale.

Më tej ai shprehet se  kapacitetet në burime njerzore dhe në infrastrukturën e shtrimeve spitalore kanë një kufi, ato nuk janë të pakufijshme kudo në botë, përfshirë edhe Shqipërinë.

“Ndërgjegjësohuni sa ende jemi larg kësaj sprove.Në të kundërt do të mbërrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet tju vijë në ndihm.Së paku dëgjoni e shihni se çfarë po ndodh aktualisht në Itali, në Spanjë e gjetkë. A ka Polici Bashkiake të pranishme në këto Njësi vendore? Jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo moment, por mos i shtyni kufijtë e mundësive të ndihmesës ndaj jush në honet e pamundësisë. Ju lutem!”, shprehet Kalo.

1 komente në “Mjeku Tritan Kalo përsërit thirrjen ndaj qytetarëve: Mos na shtyni përtej kufijve tona, ja si po rrezikoni jetën tuaj”

  1. Ylli says:

    Perpara se te besh postime zoteri mjeku ,a ke pyetur valle pse rrine keta njerez aty ne te ftohte ??
    A ke pyetur se cfare nevoje i shtyn qe te sfidojne infektimin apo dhe te ftohtin ??
    Apo perdite nga nje postim zoteri mjek ne facebook se mos keni frike mos ja u kalon Enca apo Noizy ??
    Po te pyesni ,sdo te postonit keto thirrje patetike ketu e 15 dite qe jane bere bajate e qesharake !
    Ata njerez aty ,jane shumica pjesetar te komuniteteve te nderuara rom dhe egjiptian .Presin per ndihmen ekonomike zoteri doktor ,qe per fat ju nuk e dini cfare eshte .I shtyn nevoja doktor ,ajo nevoje qe eshte permbi cdo frike e cdo Zot….nevoja e mbijeteses .
    E lerini heroizmat e kufijte e leshit e te karit se me 60 veta ne Spital te shtruar po na cani karin lufte ,lufte ,lufte .!!!
    Po larg qofte o Zot ( 1 miliard here jo) te jete si ne Itali ,cfare do postosh….Betejen e Guernikes apo Apokalipsin sipas Gjonit.
    Beni punen aty se prandaj eshte mjeku ,per nje dite te vetme te pergjigjet me gjithe diturine dhe profesonializmin e tij .Prandaj keni zgjedhur kete profesion te nderuar ,te shpetoni jete njerezish e jo te qurraviteni ne facebook ,nje here me trahana e heren tjeter me thirrje !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *