Në garë për të qenë viktima!

25 Mars 2020, 21:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Qeveria e Kosovës mund të humbasë sot votëbesimin në Parlament, pas një mocioni nga partneri i saj kryesor, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila u ndje e papërfillur nga kryeministri Albin Kurti, pas shkarkimit pa konsultim të ministrit të Brendshëm. Pas kësaj, kryeministri Kurti e thelloi krizën, duke mbajtur dhe mbledhjet e Qeverisë pa prezencën e LDK, siç ishte rasti i heqjes së taksës me Serbinë, çka nënkuptonte një akt ndarje de-facto të Qeverisë.

Por pavarësisht kësaj, LDK ka pasur një propozim paqeje, që fillimisht u deklarua nga Isa Mustafa, para mocionit, dhe sot gjatë mbledhjes së Kuvendit, nga ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni. Ai kërkoi tërheqjen e vendimit për shkarkimin e Agim Veliut dhe rikthim të normalitetit në qeverisje.

Vetëvendosja nuk e pranoi ofertën, duke u kërkuar që nëse ka vullnet, të shprehet me votë, duke tentuar t’i poshtërojë përsëri, pa marrëveshje.

Kjo nënkupton fundin e Qeverisë, të cilën me sa duket e duan të gjithë.

I pari e do Albin Kurti. Ai jo vetëm që e do, por e prodhoi me gjakftohtësi këtë skenar, kur i vuri partnerët në Qeveri para zgjedhjes: O të ulin kokën e ti binden atij, ose të marrin përgjegjësinë e prishjes së Qeverisë në mes të epidimesë. Një veprim tipik populist, një kalkulim mizor, i papërgjegjshëm dhe i lig, i ngjashëm me ato që kanë bërë nacionalisto-socialistët gjermanë në vitet ‘20 të shekullit të kaluar dhe shokët e tyre në Itali, në rrugëtimin drejt pushtetit të plotë, me “metoda demokratike”.

Albin Kurti provoi që shkarkimi i Veliut ishte një mekanizëm i menduar krize, dhe jo ndonjë problem personal i shkaktuar nga keqkomunikimi me të, ao nga përdorimi i tij prej kundërshtarëve. Nëse do ishte kështu, ai do ta kishte tejkaluar dhe do ta rikthente, pas ofertës së LDK për paqe. Por për Albin Kurtin, mustaqet e Agim Veliut vlejnë më shumë se kriza e epidemisë dhe shkatërrimi i Kosovës. D.m.th, ai vdekjen e Kosovës e pranon e Agim Veliun nuk e ripranon në Qeveri. Kjo është mizore.

Dhe e keqja nuk ndalet këtu. E keqja është se pas kësaj mizorie, Albin Kurti kërkon të marrë dhe rolin e viktimës në këtë histori. Duke tentuar të viktimizohet, ai shpreson se shpëton nga përgjegjësia e përballjes me epideminë e koronavirusit dhe është i shlodhur deri në zgjedhjet e radhës, të presë përsëri postin e kryeministrit me “marshimin mbi Romë”.

Lidhja Demokratike e Kosovës, po ashtu po kërkon pa mundim, si gjithmonë, rolin e viktimës. Është e vërtetë që ajo u fye dhe u tentua të poshtërohet nga Albin Kurti, duke e trajtuar si parti që ka gjithësej një deputet, e jo si partner, që ka veç një deputet më pak se Albin Kurti, por dhe ajo dukej sikur mezi e kishte pritur këtë histori.

Ky zhvillim duket se do prodhojë një ndarje të re të lehtë brenda saj, duke humbur mbretershën e fushatës elektorale, Vjosa Osmanin, e cila tani po sillet më shumë si nënkryetare e VV-së, se sa e LDK-së.

Por LDK kishte shans të shmangte viktimizimin që i bëri Kurti, duke tentuar ta detyronte atë të gëlltiste vendimin që kishte marrë.

Por duket se LDK di ta bëjë më mirë se kushdo tjetër rolin e viktimës, dhe e bëri. Kurti lutej që ajo mos t’i bënte presion, ajo lutej që Kurti të mos pranonte pazar. Kjo shihej qartë sot dhe në Kuvend, në përpjekjet e sinqerta, por vetmitare të Anton Çunit.  Tani ngelet të shihet, sa zotësi do të ketë ta përdorë këtë rol.

Presidenti Hashim Thaçi, edhe pse është në qendër të teorive konspirative për këto zhvillime, po bën kujdes të paraqitet si viktimë e një problemi të brendshëm të koalicionit. Partia e tij është jashtë këtij debati, por ai personalisht po viktimizohet nga Albin Kurti, si ideator i këtij zhvillimi, për shkak të marrëveshjes Serbi- Kosovë, nën presionin e SHBA.

Qesharake është se Albin Kurti nuk është kundër marrëveshjes, por është kundër Hashim Thaçit si mbartës i përgjegjësive të presidentit në këto bisedime. Thjesht do të jetë në vend të atij. Dhe për këtë, po përpiqet të provokojë një ndarje mes SHBA e Europës në këtë histori, me qëllim që bisedimet të dështojnë, çka do të jetë gjëja më e pasigurtë për të ardhmen e Kosovës.

E vërteta është që Hashim Thaçi është partneri kryesor në bisedimet e drejtura nga SHBA, ndërsa Kurti po kërkon relativizimin e rolit të tij. Këtë po e bën dhe me metoda të ulëta, duke bërë akuza të rënda pa asnjë fakt, për ndarje të Kosovës apo shkëmbime territoresh, që fyejnë rëndë SHBA, ndërkohë që ai është kryeministër dhe nëse ka gjëra të tilla, ai mund t’i bëjë publike. Nëse nuk ka, ai thjesht po e viktimizon dhe Hashim Thaçin, duke ja hequr dhe atij ndonjë kusur që ka në këtë histori, vetëm se do të largohet nga kryeministër si “viktimë” e një komploti amerikan kundër Kosovës. Kurrë se ka thënë këtë gjë për Rusinë.

Debati i sotëm në Kosovë, ku të gjithë kanë qëllim të dalin nga salla e Kuvendit si viktima, është shenjë e fortë e paburrërisë për t’i dalë zot vendit në ditët e tij më të vështira dhe për të qarë para shqiptarëve për hallet e tyre, dhe jo për hallet e qytetarëve.

Ideja se duke dalë si viktima nga ky debat, qytetarët do t’i mëshirojnë, është një naivitet që do prodhojë më shumë urrejtje, se sa mëshirë.

E vetmja viktimë në këtë histori është Kosova, dhe të vetmit përgjegjës janë aty në atë sallë.

I pari është Albin Kurti, që e provokoi këtë krizë me vetëdije dhe mezi pret të iki. Pas tij  dhe të tjerët, që u kujdesën secili për pjesën e vet të viktimës.

Kjo është e vetmja gjë që do mbahet mend në historinë e re të Kosoës. 23 marsi i 1989 iu hoqi autonominë, 24 marsi i 1999 iu ktheu lirinë, ndërsa 25 marsi i 2020 iu vulosi papërgjegjësinë që ata kanë për Kosovën.

Ata që kanë qejf të dalin si viktima nga kjo histori, viktima do të jenë. Por viktima të egos së tyre për pushtet. Jo viktima për Kosovën. Heronj kurrën e kurrës!

42 komente në “Në garë për të qenë viktima!”

  1. Arber iliri says:

    Thjesht primitive.

    1. Dyrrahu says:

      Shume e sakte ajo qe thote zoti Mero.

    2. Gudar Gjinushi says:

      O Mero, nuk me plas bytha fare per ata koqet ne Kosove, po fare, fare ama. Une dua te me japesh nje pergjigje: a do I marrim rrogat dhe kur? Se kur degjoj qe behen mbledhje bordesh per te marre honorare dhe akademiket te shqetesuar se mos nuk u japing paret qe marrin qyl per titullin akademi, ne qe mbajme shpirtin me rroge, pyesim: cfare behet keshtu???

  2. Tosi says:

    Keta maskarenjte te hane kokat mes tyre,por c far faji ka populli te vuaje nga keta karrieriste te papergjegjshem.

  3. Blero says:

    O Mero, po shiko ore punet e tua atje ku je , ti e d‘itke nga atje se kushe eshte perpjekur ta shpetojë koalicionin e kushe ta provokoj. Shume je i vogel te analizoshe zhvillimet politike ne kosove. Deri sa nuk e din thelbin e problemit mos ja fut koti. Je i verber ti apo te paguajne ta shkruash ate që te thonë. Albini ka kauz ta luftojë korrupsionin dhe per fat te keq eshte i vetem ne nje ane per ball kater partive tjera qe e kan prapanicen te zhytur me korupsion . Nuk eshte servil Albini ,as nuk shantazhohet se eshte i paster.

    1. bujari says:

      Me vjen keq……per kohen kur ndodhin keto gjera. Ujku i vjeter(ujku plak)! nuk eshte lehte te punosh me ta ..Nuk di por levizja VV me duket aspirat prej shekujsh ..deri ne realizimin e aspirates te nje Populli!

    2. vang says:

      BLERO: Ben gabime ortografike. p.sh. ”kushe”-shkruhet pa;;e”;2provokoje(ai ose ata) me ‘e;3.kane-duhet me” e”;4korrupsion do 2rr. Sa per Meron ajo eshte puna e tij: te shkruaj,te japi opinion.Kjo gjendje tregon papjekuri edhe nga ALBINI i cili duhet te shohe interesat e KOSEVES .

    3. @ says:

      O Blero,sa i zgjuar qe je i di te gjitha,po ske faj se foshnjeraku Albin duhet ti jepej Biberoni dhe jo posti i Kryeministrit

    4. Marie says:

      Albin Kurti,duhet te nderroj pamjen arrogante qe ka dhe te heqi masken e populistit…mos harroni se ka plot burra dhe akademik te zote Kosova!…nuk eshte nevoja per cilimij qe nje kembe e kane ne Suedi dhe tjetren ne Kosove!

  4. Shqiptar says:

    Kryeministri i Kosovès shqiptare, tregoi sot pèr ata shqiptarè qè kanè veshè tè dègjojnè dhe sy pèr tè parè, se çdo tè thotè tè bèsh politikè shqiptare dhe tè mos bèhesh bashkèpunètor nè vjedhje.
    Ne nè Shqipèri, nuk kemi njè tè tillè, fatkeqèsisht.
    Sa mirè do ishte tè kishim njè kryeministèr qè mbron interesat shqiptare dhe nuk shitet pèr dy aspra.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Po gomar po. Provoje te blesh Ramen.. Nuk behesh bashkpuntor per asgje po se pranove.. Ishte manover e poshter politike ne kohe kolere. Te gjithe ne Kosove duan ta drejtojne ne kohe mjalti dhe ta zhvasin..

  5. Shqiptari Ilirise says:

    Jo z.Mero!
    E ke gabim!
    Deklarata kundërvenëse e ministrit të brendëshëm të LDK-së ishte e qëllimëshme dhe provokative!
    Asnjë K/ministër në Botë nuk do ta pranonte!
    Albini tregoi se Qeveria ose duhet të jetë unike pamvarësisht koalicioneve,ose më mirë mos egzistojë.
    Njëri gozhdës e tjetrit patkoit!
    Mos bëj sikur e harron qenin plak të Sërbisë Isa Mustafa!
    Mustafa dhe Thaçi nuk e duan Albinin se i kanë bërë pazaret me Sërbinë për ndarjen e Kosovës ashtu siç i falën 82 km2 tokë Malit të zi!
    Koha do tregojë drejtësinë e qëndrimit të Kurtit.

  6. PEPJA says:

    ALBIN AJO KARIGE DO BYTH TE FORTA SE ESHTE SHUME E NXEHTE O TE KEQEN PEPJA.

  7. Timi says:

    Ja pra dhe “heroi” Alpin 25%…Kosova duhet te veproje sa me shpejt me nje qeberi emergjence. Te luftoje coronavirusin e pastaj te denoje ne burg desertim nga lufta kundra corones Alpin leshin.

  8. Tiranasi2020 says:

    Kjo eshte loje e Rames ai se do kosoven dhe Ramush Haradinajn.Rama do me shit kosoven po akoma ska gjete bleres.

    1. Timi says:

      Il mor rrote jari

  9. Gjorku says:

    Kurrè mè parè nuk kam kaluar ditèn e tèrè tè lidhur me atè çka po ndodh nè foltoren e Kosovès. Nga tè gjitha fjalimet e mbajtura si pèrfaqèsues tè shumicès dhe opozitès mè kanè lènè njè pèrshtypje tè mirè, si shenjè e njè pjekurie dhe kulture. Atje ka elementè tè denjè qè janè tè njè shkalle mè tè lartè se niveli i folèsve tè Kuvendit tè Shqipèrisè. Kurrè nuk do tè dèshiroja rènjen e njè qeverie nè kushte tè tilla….. Nga shkrimi i zotit Mero natyrisht Ai èshtè shumè ekspert, por kur AI pohon tre ditèt e muajit Mars nè vite tè ndryshme ku kjo datè vulos ” Papèrgjegjshmèrinè e tyre qè kanè pèr Kosovèn ” Jo ATA deputetè nuk munden dhe nuk duhet tè jenè tè Papèrgjegjshèm !

  10. ndue says:

    Mjere Kosova per keta politikane qe ka. U duk sikur shpetuan kur iku idjoti Ramush qe eshte nje gomar i vertete dhe erdhi Albin Kurti si shetimtar por qysh ne fillim deshtoi dhe kjo ish e sigurte sepse beri kualicjon me hajdutin Isa Mustafa qe me manovrat e tije kerkon te dale i lare dhe shpetimtare.Dhe tani qe gjith bota eshte e rezikuar nga flama qe ka rene qeveritaret kurva te Kosoves krihen. Keta jo vetem qe nuk dine te bejne shtet por jane percares te kombit dhe sjane te vetem se nga krahu tjeter kane kriminelin komunist Sali Berisha plus UDB qe ka gjurme te vjetra dhe nuk flen. Ke medja dhe analist ne Kosove qe jane UDBash por nuk ndihet njeri tnu cjerri maskat.

  11. ndue says:

    Mjere Kosova per keta politikane qe ka. U duk sikur shpetuan kur iku idjoti Ramush qe eshte nje gomar i vertete dhe erdhi Albin Kurti si shetimtar por qysh ne fillim deshtoi dhe kjo ish e sigurte sepse beri kualicjon me hajdutin Isa Mustafa qe me manovrat e tije kerkon te dale i lare dhe shpetimtare.Dhe tani qe gjith bota eshte e rezikuar nga flama qe ka rene qeveritaret kurva te Kosoves krihen. Keta jo vetem qe nuk dine te bejne shtet por jane percares te kombit dhe sjane te vetem se nga krahu tjeter kane kriminelin komunist Sali Berisha plus UDB qe ka gjurme te vjetra dhe nuk flen. Ke medja dhe analist ne Kosove qe jane UDBash por nuk ndihet njeri tju cjerri maskat. Mjere populli.

  12. balozi i tmerrshem says:

    …dhe ata u rrahën mirë e mirë me njëri tjetrin, pastaj e lanë sherrin se ishin të lodhur. Po kur po rënkonin nga lodhja, se nga doli një baloz i zi, i kapi të gjithë si dele, i vuri në tufë dhe i …… Se ça i bëri nuk thuhet me gojë, se balozi kishte gjithë atë pallë, le që kishte edhe shokë. Pasi balozi i …., ata ndenjën ca kohë të hardallosur, erdhën më vete, pastaj filluan të ziheshin përsëri, “ty të …. më shumë, mua s’më … fare. Ik o gënjeshtar, edhe ty të … mos bëj kot. Ata ende ziheshin teksa balozi po vinte prapë për t’i … se i kishte pëlqyer shumë dhe ata nuk bënin zë fare kur balozi i …

  13. Pa doreza says:

    Do ishte mire sikur vertete kjo rrumpalle qe po ndodh ne Kosove, te ishte gare per te qene viktime. Kjo do presupozonte se lojtaret e kane kuptuar gabimin qe po bejne.
    Ky skenario as me shume dhe as me pak bje ere dyshimi. As me shume dhe as me pak ky skenar eshte I ngjashem me skenarin e Sali Berishes qe e ketheu Shqiperine ne rrumpalle shtet. As me shume dhe as me pak skenari i rrupalles ne Shqiperi ishte skenar I Millosheviqit, per te arritur ate qe donte, kunder Kosoves, por qe Amerika i tregoi vendin.
    Ky skenar rrumpalle, qe po ndodh ne Kosove, duket si dy pika uji me rrumpallen e Sali Berishes.
    Eshte e dyshimte qe Kurti qe ne fillim nuk eci ne rrugen qe duhej. Ai ne menyre artificiale shpalli armike Shqiperine. Ne menyre artificiale shpalli armike Ameriken. Filloi lufen e dyshimte me Evropen. U zgjerua ne luften kunder Thacit. Vazhdoi me luften ndaj Ises. Ne fund u dha dhe nje goditje ministrave te tij. Duke pare se ata e pranuan shkurtimin e rrogave, ai u thellua me tej dhe veproi si bajraktar duke shkarkuar ministra te caktuar, vetem e vetem se kishin vizion ndryshe per koronavirusin!!!! Lufta me LDK shenon dhe kulmin e skenarios per te bere Kosoven rrumpalle. Edhe kur i dhane opcione per tu zbutur kontradita, ai nuk pranoi. Ne telb, ashtu dhe si Sali Berisha qe nuk eshte budalle, por person me mission, kunder Shqiperise, qe e coi Shqiperine ne prag te luftes civile edhe Kurti nuk eshte budalle dhe po e con Kosoven ne rrumpalle, ne kohen me te keqe te mundshme per Kosoven. Kjo nuk eshte thjeshte nje thike mbas shpine por nje bombe atomike kunder Kosoves.
    Qeveria u duhej me shume se kurre, sot Kosoves per te luftuar koronavirusin. Kurti ne menyre artificiale shkaktoi renien e qeverise.
    Ketu, ashtu si dhe ne rastin e rrumpalles se Sali Berishes, qe nuk kishte llogjike njerezore, edhe rrumalla e Kurtit nuk ka llogjike njerezore. Ashtu si dhe Sala edhe Kurti nuk kane se nga ta levizin bythen. Ata jane persona me mision kunder shiptarizmes dhe veprojne sipas urdherave te marra nga padrinot. Truri i tyre eshte shume i zgjuar por punon me telekomande. Veprimet e tyre nuk jane thjeshte justifikime, apo gare per tu paraqitur si viktime. Ato jo vetem jane te dyshimta por dhe te rrezikshme. Praktikisht berja e Kosoves rrumpalle ne kohen e koronavirusit eshte skenario serb,per te realizuar ate qe nuk beri dot Milloshevici, spastrimin e Kosoves nga shqiptaret.

  14. Zigur Qarri says:

    Albin Kurti na doli Albin Shkurti, vetem 51 dite.

  15. ILYRIA says:

    Corona-Virusi eshte shume me i rendesishem nga pikpamja e vazhdimesise, Jetes sesa ajo qe ndodhi sot ne Kuvendin e Kosoves.
    Megjithate une mendoj se Albin Kurti nuk ka shans tjeter qe duhet te provoje edhe nje here se eshte Qytetar i paster i Kosoves dhe Politikan i llojit tjeter…..pra shkurt, Punon per Interesat e Shqipetareve………..si rrjedhoje duhet te binde edhe njehere shqipetaret e Kosoves se eshte Alternativa me e mire per ta……..do shume pune e kurajo…sigurisht qe po….une mendoj se eshte akoma Djale i ri dhe ka forcen e kurajon te perballet edhe njehere ne Zgjedhjet e reja…….por kryesorja ESHTE JETA….pra ti japin prioritet si fillim vetem Problemit te Virusit…..aty le te tregoje me Video e Fakte qe punon mencur e drejte per shqipetaret e Kosoves…….ne veshtiresi tregohet karakteri i Njeriut.

  16. Gipa says:

    Mero ketu nuk ia ke qelluar si analist i mire pasi ketu jam me Albinin i cili eshte i vetmi qe mundet te rikthej besimin e popullit te kosoves. Keta te gardes se vjeter te Ldk jane bashkpjesmarres ne grabitjen e kosoves me partite tjera. Partia ne krye me Albinin jane te pa perlyer dhe nuk jan te shantazhuar si te tjeret qe kan grabitur dhe Thaqi dihet se asht i shantazhuar sepse amerikanet i kan dosjet e tyre dhe Albini per ketu asht ne rruge te drejte dhe te gjithe le te bahen bashke por ne zgjedhjet e reja mundet vete ta bej qeverin sepse ma ne fund Ldk e vjeter u pa qe po mbronte interesat e tyre dhe jo te popullit.

  17. Miri says:

    Mero, je i pasaktekur thua qe Kurti refuzoi oferten e LDK. Pas perpjekjes se Anton Qunit per tenegociuar me deputete te grupit te LDK, reagoi ministri i shkarkuar nepermjet mediave se Kurti eshte me i rrezikshem se Coronavirusi. Dmth duhet patjeter rrezimi i Qeverise Kurti.

  18. Visi says:

    Një shkrim krejtësisht i njëanshëm me plot të pavërteta.
    1.Albini e shkarkoi Agim Veliun pas ultimatumit që i kishte dërguar Isa Mustafa se në rast se nuk hiqet taksa pa reciprocitet koalicioni do të merrte fund dhe pas kërcënimeve të përditshme të Agim Veliut, zëvendkryeministrit Avdulla Hoti e Skënder Hysenit se koalicinit së shpejti do ti jepej goditja, prandaj Albini duke ditur këtë
    goditi i pari.
    2.Është e vërtetë se Anton Çuni kërkoi të mereshin vesh por ndërkohë Agim Veliu deklaroi se Çuni nuk ishte i autorizuar.
    Çuni bëri një përpjekje të dytë në Sallën e kuvendit por kësaj here Arben Gashi ia preu shkurt se ai ishte personi që fliste në emër të LDK së.duke poshtëruar kështu Çunin në prani tëë gjithëve.
    3.Shpifja e radhës :Albini nuk ishte kundër marrëveshjes.
    Albini tha se nuk mund të shkonte në Vashington e të sillej para aktit të kryer duke mos e ditur përmbajtjen e marrëveshjes të cilën e kishte gatuar Thaqi sepse po të shkonte
    e të mos e pranonte do të vinte në pozitë të ngjashme adhtu me marrëveshjen për hekurudhat kur iu ftua në Munih kur Albini nuk pranoi të nënshkruante me çrast delegacioni Amerikan që nga ai moment e bojkotuan Albinin biles me urgjencë u ftua
    Zv.kryeminisrtri Avdulla Hoti të shkonte në Gjermani e të takohej.
    Pra Albini kërkonte dialog për marrëveshje
    e jo të nënshkruante marrëveshje të gatuar nga Hashim Thaqi.
    Albini tha se Grenell i kishte kërkuar ta hiqte taksën pa asnjë kusht duke mos ia vënë asnjë kusht Serbisë bile kishte shkuar aq larg sa i kërkonte Kurtit që Serbisë të mos i përmendeshin krimet e kryera në Kosovë.

  19. Star says:

    Isa Mustafa eshte KURVA ne kete mesele. Po luan me zjarrin ne kete mes,por eshte i detyruar si karakurve serbe. Po luan me vete fatin e LDK-se. Por eshte i detyruar ta vazhdoje lojen sipas dirigjimit serb. Kjo doli me ne pah nga qendrimi i Vjosa Osmanit. Isa si kurve qe eshte po mundohet ta vecoje Vjosen por tymi kesaj pune do ti dale ne zgjedhjet e ardhshme,ku LDK-ja do perfundoje me keq se Ramushi. E sigurte qe ne zgjedhjet e ardhshme Isa do kete paksim te frigshem,kurse Kurti do fuqizohet shume.
    Sa per shkrimin ne fjale Mero Baze po perdoret tejskajshem ne kete histori. Dhe duket se kete rol po e ben me shperblim. Duke e njohur Meron si gazetar pak ben cudi ky roli i tij patologjik kunder cdo gjeje pozitive te Kurtit. Duket i ngazellyer nga renia e Kurtit. Shume jane te angazhuar kunder Kurtit,por e gjitha kjo do tu kthehet ne bumerang, dhe me keto veprime nuk po bejne gje tjeter vetem po fuqizojne Kurtin. Korupsioni dhe krimi e ka pushtuar frigshem hapesiren kosovare. Shume po mundohen ta fshehin per te dhene llogari,por ky krim dhe korupsion shpejt do dale sheshit dhe kriminelet do japin llogari per te gjitha qe kane bere.

  20. elton says:

    Mero e ka humbur fare. Ne fillim ca nuk na the per Albinin. Tani qe ja rrezuan qeverine,prape Albini e paska bere vete. Car do mer vlla? Do qe te iki Albini te emigroje ne Amerike qe te jesh rehat?
    Dhe kishte shume te drejte me Agim Kurtin. Qeveria flet me 1 ze. Ca ke per te thene thuaje ne mbledhje. Jo ne mendja pjese e qeverise te kesh mendim ndrushe nga qeveria. Albinit bravo i qofte se paska qene politikani me parimor ne gjithe historine e politikes hale te Shqiperise pas 1990. Do vije 1 dite qe gjithe pushtwtin do e kete ai.

  21. Dash says:

    Sa keq… Ska me keq,,, cilado qofte aresyeja politike e kesaj krize, Albini ka pergjegjsine me te madhe sepse kur merr mbi supe fatet e nje vendi kaq te brishte duhet ti besh levizjet dhe veprimet me shume kujdes, pergjegjshmeri, dhe atdhedashuri mbi te gjitha,,, duket qe Albini nuk i ka keto cilesi,, dhe aq me keq klasa politike kosovare e pa afte te udheheqe ate vend…. V. K…. Pune shqiposh, te gjithe hiqen patriote dhe nje mut jane nga te dyja anet e kufirit….. Cdo dite qe kalon me bind me shume qe Rama eshte “muti” me i mire (me ka thene nje plak nga Vlora)

  22. NjeQytetarOptimist says:

    O Thaci, rri aty ku je dhe leri hajnat te shqyejn njeri-tjetrin.. Vendos Osmanin Kryeministre. Do pak kaish ai shtet..

  23. Olimpia says:

    Mero,perse futesh ne fusha ku nuk ia ke idene ,sepese te mungon kultura thelbesore historike politike…Ti nuk ke as idene me te vogel perse fituan fashistet apo nazistet ne viter 20….30. …te shekullit te kaluarKrahasimet m Kosoven Jan thesht injorance..Nuk eshte vendi ta spjegojme me shume.Por edhe lemshin kosovar nga zyra nuk je ne gjendje ta kuptosh.Qe rrezimi i qeverise ne keto momente eshte nje akt tradhetie ,kjo eshte e qarte.Por ku jane shkaqet,eshte e nderlikur Mero….Shiko pak diferencimet midis Brukselit dhe Uashingtonit ne qendrimin ndaj Kurtit dhe mund te kuptosh dicka.

  24. leo says:

    Shoke proletare te te gjithe vendeve bashkohuni
    Duhet te kujdesemi fort qe ne kete situate mos te na cenohet dinjeteti i treshes Rama Thaci Vucic edhe i madhi Mero po jep boll kontribut per kete pune pa u lodhur duhet te pergezohet

  25. astrit says:

    Mero nuk ke mbaruar shkolle per histori keshtu qe e di historine si ta kane mesuar mesuesit e tuj tepelenas e komunista. Musolini marshoi mbi Romen me fashistat e tij sepse Italia e klasa politike Italiane ishin ne degjenerim te plote. Si ne Kosove sot. E marshimi i Musolinit ne vitin 1922 u prit e u perkrah nga Italianet. Fashizmi ne bote pati jehone te jashtezakonshme. Eshte lufta qe fashistat u bene me te drejte te urryer. Uroj qe Kurti te marshoje mbi Prishtinen me shqiptaret e talluar keq nga politikanet e tij e nga gazetar shkerllata si ty.

  26. Millosh Gjergji says:

    Ore Mero, imagjino Ti që mistri i brendshëm shqiptar të vendos për gjëndje lufte pa u konsultuar fare me Edi Ramën. S’të vie turp të krahasosh Albin Kurtin me pushtetin e Hitlerit!? Ore po ty nga kush jeton, nga leku i shqiptarëve apo ai i vuçiqit? Për hir të Trump Luciferit nuk flijohet territor shqiptar. Tani më në fund ra edhe ti në pozitën e “kazanit mediatik”. Turp për propagandën anti-Kurti. Hashimi dhe Iso Karkaleci janë të gatshëm për ruajtjen e kolltukut të falin territore, siq fali Sali Pisi me Ilir Gomarin detin grekut dhe ia dhan shtetësin Janullës, personi që edhe pas tridhjet vite në shqipëri nuk e flet as edhe një fjalë shqipe, ngase misioni i tijë është përhapja e gjuhës çifuto-helene. Ehu ç’po përsëritet historia e Haxhi Qamilit dhe kolonës së pestë shqiptare.

  27. Lil Toronto says:

    Shkrim b… shit. Ti ben gazetarin e pavarur ne pergjithesi, por per rastin e Kosoves ti gjithmone je i njeanshem. Jo se nuk je i pa informuar se c’ndodh atje por se keshtu t’a do puna. Duhet te jesh shume i lumtur tani qe ra Kurti, ne krah te Thacit e Mustafes. Kosova do te dije te ngrihet. Por deri atehere do zoti te mos e ndajne Kosoven. Hidheruese.

  28. USA says:

    Versioni i Saliut ne Kosove eshte Albin Kurti, te dy kane te njejten gjuhe, denigrim te kundershtarit me cpifje nga me te ndyrat.Po jap nje shembul, shikoni deklarata e Saliut dhe Albinit per Thacin dhe Baton Haxhiun, nuk do gjeni asnje ndryshim.

  29. Trotski says:

    Albin Kurti eshte neje enverist Mjeran ,i Mbrujtur Anti-Amerikan.
    Nuk eshte rastesi qe perkrahet nga analiste -pinjolle Blloku.

  30. Elba says:

    Shkrimi mjaft I goditur nga Z.Baze.Kurti I pa afte te drejtoje Qeverine.Per hir te kohes,qe po kalojme,duheshin hequr barrierat me Serbine.Ate qe keshillon Amerika.Pa hezitim.Cberi Kurti?Pjeserisht do te heqim taksen e tjere dhe te tjera.Bisedo me mua ,do te shtonte ai.Me keto fjale I drejtohet SH.B.A.seNga ana tjeter akuzonThacin,ne shkembimin e territoreve me Serbine.Erdhi si nje shpetimtare,po iken,si nje karierist pa lene Gjurme.Dikur dikush tregonte,opinionin e nje Cifuti te ditur per Shqiptaret ne vecanti.Jane te zgjuar,por harxhojne energji shume midis tyre.Te jete valle e vertete? Duke vrare shoket e Luftes,Ministra me pervoje te gjate pune.Enveri e dobesonte Shqiperine realisht.E keqja ishte sistemi,mbase ai e kuptonte,por mund te kete Thene;C’i qi Te Emen!

    1. Niku says:

      E pse duheshin hequr barrierat me serbine moje zonje se serbia na ka coptuar shkatruar vrare perdhunuar masakruar vjedhur pasuri e minerale per qindra vjete… Po pse amerika per interesat e vendita te vete ve taksa e embargo e kercenime kosova duhet ti heqi vrasesve perdhunusve te saje se deshirone keshtu amerika a je normale…. Beje si them une e mos beje si beje une… Pse pake te duken ty ti japesh 500 milion euro ne vite ati qe te ka coptuar te la vjedhur te vrare ti japesh akoma dhe leke sepse thone kosova eshte serbi…. Po Enver Hoxha ca do bente ne ks kure historia po tregone qe ka tradhetare mes kosovarve kushe e beri projektin e ngriti adem jasharin e krijoj rezistencen kushe financoje enveri apo sali Berisha …? Enveri ne 1000 te keqiat qe mundet te ket pase sipase jushe nje gje e ka pasur e thene komshinjve tane tani te dashur rini ku jeni mos u kruani se ju q… Familjet e goxha guxom per ate kohe qe shume thone pyeste njeri per shqiprine e Enver Hoxhen… Kurse tani i Marin me pellemba ambasadoret keta legena politikane

  31. Niku says:

    Ti mero bene ndonje artikull te mire po sa here permend Albinin gjithnje je negative kundrejte tije sdihet kushe ta jep busta pagen ty kundra albinit… Po mundet tna thuash ne baze te kushtetutes se te kosoves kujt i takone te udheqe bisedimet kryeministri apo presidenti??? Pluse na trego shembuj qe nje minister flete kundra linjes se qeveria kryeministrit dhe ne amerik ata qe kane thene nje fjale kundra ca mendon Trampi jua kemi pare fundin se ketu te ne e di ti skane shans te hapin gojen fare… Sa per rolin e viktimes e ke lidhur bukur se ti e ke kaluar kete eksperience e te la pelqyer te beje rolin e viktimes… Se deri dje ishe Mik i mire i sherbetorit te udbs…. Nje deputet me shume qe kishe VV do te thote shumice ne demokraci dhe e kuptone mire ti kete gje… E po hedh dhe shigjeta per Osmanin ajo seshte idjote e leve mustafes e udbs… Kujdes mero se historia ka treguar qe dalin te palarat e sidomos per busta paga…..

  32. Nik says:

    Shkrimi i Z. Baze si edhe ne shume raste eshte ne funksion te sherbeses, por mos harroni se njerezit kane sy e veshe dhe mendojne me koken e tyre. Respekt per Z. Kurti dhe Znj. Osmani dhe mbeshtetesit e tyre! Keta jane perseri nje shprese per Kosoven. Me vjen keq qe Shqiperia akoma nuk ka nje alternative por ka mbetur ne ate bajate dhe te neveritur: Rama-Sali, Sali-Rama.

  33. t says:

    Mero. Albini eshte under marreveshjes (qe ne fakt vete ai thote nuk e di sakte se si eshte por 99% ka shkembim territori) e jo pse e ka bere Thaci, prandaj kujdes …ndalo pak ketu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje