“Nuk dua të ulem në nivelin tënd”, Mimoza Kusari-Lila e VV reagon ndaj Haradinajt: Keni humbur arsyen, s’jam monedhë e kurkujt

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka replikuar ndaj deputetit të AAK-së Daut Haradinaj, i cili në seancën e sotme për mocionin e rrëzimit të qeverisë Kurti, hodhi akuza ndaj saj dhe e kritikoi për angazhimet që kishte në raport me shtetin.

Ajo i tha Haradinajt se po flet pa argumente, prandaj dhe kaloi debatin në fyerje dhe ofendime.

“Për patriotizëm personal, shkollë iu maj tanve. S’iu vallëzoj Gadafëve. Sen s’i kam dhanë , cka jam në gjendje me i dhanë këtij vendi. Z. kryeministër, mos më fyej se jam ma i zoti se tij 1000 herë.

Munesh me iu zgërdhi Brnabiqit. Munesh me e pas edhe mashtrues brenda partisë që se kanë bërë asnjë lëvizje për kufijtë. Jam ushtar i Albin Kurtit në mborjtje të cdo milimetri të Kosovës. Pallavra dikush që ka vallëzu poshtë e naltë s’ka nevojë mem kallëzu”, ka thënë Haradinaj.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kusari-Lilës.

“Kur humbin argumentet, nisin fyerjet dhe ofendimet. Unë personale me ty s’dua ta zbres nivelin e debatit. Kjo që ka vallëzu lart e poshtë, është ajo që keni lutur me ardhë se iu është dashtë vota’, i tha Kusari-Lila.

Ndërkohë më tej ish ministrja dhe deputetja e VV-së ka shtuar: ‘Atëherë iu duhesha juve. Nuk jam monedhë e kërkujt për me e pas këtë element.

Unë edhe pse jam deputete si në pozitë si në opozitë jam e njëjta. Kur e humbisni arsyen e ktheni në nivel personal, më lehtë e keni me gratë në politikë’, u shpreh Kusari-Lila.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në ““Nuk dua të ulem në nivelin tënd”, Mimoza Kusari-Lila e VV reagon ndaj Haradinajt: Keni humbur arsyen, s’jam monedhë e kurkujt”

  1. mamadu prej afriket says:

    Ore ka ndonje problem ketu …. se per ate zot nuk mora vesh asgje ..more asgje, asnje fjale , biles biles as kush po bente debat dhe kujt i referoheshin, (nqs do ti quajme fjali te formuluara ne shqipe) ligjeratat e pakuptueshme teper enigmatike megjithese perdora tere arsenalin tim te codeve per ti deshifruar…. por e kote , pa asnje lidhje apo kuptimi !!!!!! O gazetari nuk eshte ne terezi ( se mos keni punesuar ndonje emigrant Sirian me page me te ulet) …..o ..keni ngatarru parlamentin …megjithe kontinentin !!!! Gjuha e oerdirur i afrohet pakez gjuhes qe oerdorim ne si fis atje nga vije une por prap e pa deshifrueshme .

    1. Bujari says:

      Nqs nuk kupton shqipen ..eshte problemiyt ! shqipja nuk eshte ajo e katundit tend! qe gjithsesi eshte e respektuar. Mos guzoni te prisni dialekte te katundit apo qytetit tuaj ..eshte debat i nxehte ne parlament ..rrezimi i qeverise apo jo ? ..njerezit me gjykim te ngushte…kane ..paragjykime !

    2. t says:

      Meso shqip “Mhamut prej afriket” se eshte shqipe shume e paster (dialekt gege) asgje me shume. per mua s’ka asgje qe skuptohet

  2. Jaku says:

    Haradinajt jane patriote para tavolines mbushur me mish e birra.Kush luftoi me te vertete nje pjese u vra dhe nje nje pjese ju kthyen jetes normale kush duke punuar token e tij e kush duke punuar bari per te siguruar jetesen.Haradinaj e dinte qe ishte amerika mbrapa dhe u shkrujt mercenar.E rropen Kosoven mercenaret e amerikes.Kur i dha urdher amerika falen tokat e Kosoves me “demarkacinin”Malit te Zi.Patrioti dhe luftetari i lirisr pas lufte shkon ne shtepi,nuk rrjep popullin dhe atdheun e tij.

  3. Shabani says:

    Patriotatcskan vend ne Parlament.Parlamenti ka nevoj per Pedagoga e jo njerz te korruptum e patriota. Patritat qe kan qen per fat te keq kan vdek. Kan mbet vetem Exploatort e vetiakat. Ju lus rinin mos boni ma gabime. Mos i votoni kta LDK PDK AAK E Nismen kta duhet me i dergu …..

  4. arriff says:

    Vereni dhe perkethimin ne Shqip poshte , te marim vesh perse flasin keta parlamentaret e Kosoves .

  5. Bujari says:

    Nqs nuk kupton shqipen ..eshte problemi yt ! shqipja nuk eshte ajo e katundit tend! qe gjithsesi eshte e respektuar. Mos guzoni te prisni dialekte te katundit apo qytetit tuaj ..eshte debat i nxehte ne parlament ..rrezimi i qeverise apo jo ? ..njerezit me gjykim te ngushte…kane ..paragjykime !

  6. gomari says:

    RAMUSHI ESHTE VELLAI IM PRANDAJ MOS E NGACMONI…. JU E DINI SE CFAR DO TE THOTE KOK GOMARI,….

    1. albëni says:

      Shkruhet e kurrkujt jo e karkujt si e ke shkruar ti zemër

  7. albëni! says:

    Shkruhet e kurrkujt jo e karkujt si e ke shkruar ti zemër
    a jeni tu luajt kur?

  8. albëni!! says:

    Shkruhet e kurrkujt jo e karkujt si e ke shkruar ti zemër
    a jeni tu luajt kur?

Lini një Përgjigje te gomari Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *