Sa zgjat koronavirusi i ri në sipërfaqe të ndryshme

Sipas një studimi të fundit të botuar në revistën “New England Journal of Medicine”, koronavirusi i ri mund të jetojë në ajër dhe në sipërfaqe për disa orë dhe disa ditë. Studimi zbuloi se virusi mund të qëndrojnë deri në 72 orë në plastikë, 48 orë në çelik, 24 orë në karton dhe 4 orë në bakër. Gjithashtu mund të qëndrojnë edhe në ajër për 3 orë.

Carolyn Machamer, një profesor i biologjisë së qelizave, në Shkollën e Mjekësisë Johns Hopkins ka studiuar biologjinë themelore të koronaviruseve për vite me radhë dhe ka treguar se gjetjet e reja mund të jenë një përpjekje e madhe për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Machmer tregon se ajo që tingëllon shumë e frikshme është se virusi mundtë qëndrojë në plastike për rreth 72 orë. Ai shprehet se njerëzit duhet ta dinë këtë fakt. Ndër të tjera eksperti tregon se gjetjet laboratorike treguan se virusi mund të qarkullojë në ajër për 3 ore, por ai shpjegon se aerosolet (grimsa që qëndrojnë në atmosferë) eksperimentale të përdorura në laboratorë janë më të vogla se ato që vijnë nga një kollë apo teshtitje, kështu që në kushte reale rezulton se virusi mbetet në ajër për më gjatë se sa përshkruhet në laborator.

“Ka më shumë gjasa që të merrni virusin nëpërmjet ajrit, se sa nga personat apo sipërfaqet. Pastrimi i sipërfaqeve me dezinfektues ose sapun është shumë efektiv sepse pasi çaktivizohet shtresa vajore e sipërfaqes së virusit dhe nuk ka asnjë mënyrë që virusi të infektojë një qelizë. Sidoqoftë, duhet të kemi shumë kujdes sepse ky virus ka shumë të panjohura,” shprehet Machamer.

Udhëzimet e Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA dhe OBSH janë:

-Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet me të cilat shumë njerëz kanë kontakt, ku përfshihen tavolina, telefona, tastierë, tualete, rubinetet dhe lavamanët dhe shumë sende të tjera me të cilat keni kontakt të shpeshtë, ndërkohë është e këshillueshme që të prekni sipërfaqet që mund t’i prekin shumë njerëz.

-Lani duart shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda menjëherë, kur ktheheni në shtëpi nga një vend publik siç është banka ose supermarkete.

-Kur jeni në një hapësirë publike, vendosni një distancë prej një metër midis vetes dhe të tjerëve.

-Më e rëndësishmja, qëndroni në shtëpi nëse jeni i sëmurë dhe kontaktoni mjekun tuaj.

Eksperti thotë se ende nuk ka një prove të saktë nëse virusi mund të zhduket në temperatura të larta, por sipas tij studimi u krye në temperaturën e dhomës, rreth 21-23 gradë celsius.

“COVID-19 është një koronavirus tipik respirator në mekanizmat themelorë të infeksionit, por disa mutacione lejojnë që ajo të lidhet më fort me receptorin e saj pritës dhe të rrisë transmetueshmërinë e saj, e cila mendohet se e bën atë më të përhapur,” u shpreh Machamer.

Studimi i “New England Journal of Medicine” tregon se që qëndrueshmëria e koronavirusi të ri është shumë e ngjashme me atë të SARS-it, virusi që shpërtheu në vitin 2003. Por, studiuesit besojnë se njerëzit mund të mbajnë ngarkesa të larta virale të SARS-CoV-2 në traktin e sipërm respirator pa njohur asnjë simptomë, duke bërë që ata ta kalojnë gjendjen e tyre pa e kuptuar.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *