Shkolla po ju mungon

25 Mars 2020, 14:42Blog TEMA
Shkolla po ju mungon

Jetmir Aliçka

Nga Prof. As. Dr. Jetmir Alicka, drejtor i shkolles private “ELITE”

Covid 2019. Do te mbetet gjate ne kujtesen tone.   Na ndryshoi sjelljet. Na ndryshoi bindjet. Na ndryshoi botkuptimin. Po na  ndryshon filozofine e jetes.  Njeriu perballe asaj cka meritonte. I pa ditur? Kurresesi jo! Egoist , po! Ndoshta pa fre.

Njerezimi dhe covid.  Lufte . Po ndodh. Po korrim ate qe kemi mbjelle. Gjithsesi, te gjithe po presim, po shpresojme.

Femijet, ata me te urtet, me te pafajshmit , po ndjejne pasojat. Po ju privohet jo pak femijeria. Po Ju privohet adoleshenca. Megjithate nuk ankohen. Nuk shajne, nuk fyejne. Ata nuk I kane borxh askujt. Te tjeret, ne  ,po,  ne jemi borxhlinj ndaj tyre. Pafundesisht.

Ne kete lufte,  fatmiresisht, zoti apo natyra po I favorizon . Nje ogur I mire . Pafajesia e tyre ndoshta po shperblehet.

Femijet,te vetmit ne keto dite qe na japin gezim, shprese. Punojne cdo dite. Mesojne, lexojne, shkruajne, vizatojne, zgjidhin problema, shkruajne esse, pergatisin projekte, realizojne  teste.U mesuan me mesimet on line. Me whats up, viber, e-mail, Google classroom. Gjithsesi  shkolla ju mungon. Ju mungojne shoket, shoqet e klases. Ju mungon zhurma, gjalleria, shakate, loja. Ju mungon natyra, oborri, lulet e shkolles.Ju mungojne mesuesit. Prezenca e tyre vetem virtuale. Vazhdimisht na pyesin  : Kur do te vijme ne shkolle? Pergjigja milion dollare.

Te dashur femije na mungoni shume. Na ka marre malli. Ju kerkojme ndjese , pasi jo rralle ju ngarkojme me shume se c’ duhet. Ju kerkojme ndjese per pafuqine dhe pamundesine per t’ju argetuar .  Ju falenderojme pafundesisht per zellin tuaj, per vullnetin  tuaj, per durimin tuaj, per angazhimin tuaj. Ju falenderojme pafundesisht per kenaqesine qe na dhuroni cdo dite me  punet tuaja, detyrat tuaja, seriozitetin tuaj, buzeqeshjet dhe gezimin  tuaj.

Nje mision I veshtire ne keto kohe te veshtira per edukimin. Prinderit, aleate te fuqishem ne kete mision.  Duket    se po ja dalim. Me siguri do t’ja  dalim. Shpejt do te tringelloje zilja e shkolles. Shpejt, ne oborret e shkollave do te degjohen zerat gazmore te femijve .

 

19 komente në “Shkolla po ju mungon”

  1. Prind says:

    Nje shkrim sa emocionues po aq dhe optimist. Jemi me fat qe te kemi ne drejtimin e shkolles Elite!!

  2. Prind says:

    Te falenderojme Prof. Jetmiri per kete shkrim! Femijet tane kane nevoje me shume se kurre per mbeshtetje dhe optimizem. Nje shkrim i ndjere me njerzillek na ben optimist per te ardhmen e femijes tone ne shkollen Elite

  3. Friend says:

    Sa emocionuese!!! U perlota. Te faleminderit shkolles Elite qe ju perfaqesoni!

  4. Valbona says:

    Profesor, një shkrim emocionues ne keto dite te veshtira.Vërtet tani po ndjejme mungesen e shkolles.

  5. Prind says:

    Sa bukur!!! Sikur te gjithe te mendojne keshtu, bota do ishte ndryshe! Flm Prof. Alicka per punen e vazhdueshme, dashurine dhe perkujdesjen qe ju keni ndaj femijeve tane! Mirnjohje per ju dhe shkollen Elite.

  6. Prind says:

    Pershendetje,
    Si prind e vleresoj pa fund punen tuaj si shkolle. Nuk eshte aspak e lehte cfre po ndodh. Megjithese mesindhenia eshte bere ne nje format te ri virtual, femijet tane kane qene te angazhur plotesisht, gje qe e ka lehtesuar punen tone si prinder. Flm per gjithcka.

  7. Jonida says:

    Shkrim shume emocionues,optimist dhe i bukur…Ju falenderojme per durimin, perkushtimin dhe punen e palodhur qe beni cdo dite me femijet tane.Respekt pa fund per ju profesor

  8. Blerina says:

    Shkrim emocionues, optimist dhe i bukur…Faleminderit per durimin, perkushtimin,punen e palodhur qe beni c’do dite me femijet tane.Respekt per ju profesor.

  9. Shpetimi says:

    Shkrim emocionues, optimist dhe i bukur…Faleminderit per durimin, perkushtimin,dashurine, punen e palodhur qe beni c’do dite me femijet tane.Respekt per ju profesor

  10. shkolla says:

    Fantastik ky shkrim! Si gjithmone i perkushtuar pafund per shkollen dhe nxenesit!Lum prindet e nxenesit qe kane zgjedhur te mesojne ne shkollen “Elite”!

  11. Vjola says:

    Fjale te thena bukur nga nje njeri me vlera.Respekt per punen dhe kontributin qe keni dhene dhe jepni ne arsim.

  12. Zysha says:

    Komplimenta Profesor! Shkrim i ndjere, na perlote! Si gjithnje me dashurine dhe perkushtimin e pafund per Arsimin dhe Shkollen! Suksese Ju, mesuesve dhe nxenesve te shkolles “Elite”!

  13. Mondi says:

    Nje shkrim i nje profesori dhe drejtues arsimi qe i ka perkushtuar nje jete te tere ceshtjes se arsimit dhe edukimit te brezave te tere dhe qe e vazhdon te jape kontributin e tij te pasur profesional e pedagogjik. Eshte e natyrshme qe ai te ndjeje shpirterisht e fizikisht mungesen e nxenesve ne mjediset e shkolles, por ai eshte plot shpresedhenes kur ndjek me te njejten vemendje angazhimin e nxenesve te tij ne procesin mesimor online, ku ata duken sikur thone mos u shqetesoni profesor dhe mesues te dashur se ne ska virus qe na ndan nga shkolla, se ne jemi prane jush dhe shume shpejt do te takohemi me ju edhe me te zellshem edhe me aktive se kurre! Respekt dhe nderim per ju profesor, per optimizmin dhe kurajon qe percillni per nxenesit, prinderit, mesuesit dhe mbare shoqerine ne kete moment kritik per te gjithe!

  14. Prind says:

    Flm profesor. Femijet tane mezi po presin te kthehen ne shkolle.

  15. Astriti says:

    Ah kur do vije ajo dite te hapen dyert e shkollave. Te lumte goja per optimizmin.

  16. Goni says:

    Gjithmon i mrekullueshem

  17. Stela says:

    Profesor,
    Kenaqesi te lexoj kete shkrim kaq kuptimplote dhe i duhuri per keto dite. Lum femijet qe kane nje drejtues si ju.

  18. Jimi says:

    Jam kurreshtar!? Meqense ndeshem per here te pare me nje shkrimin tuaj dhe ne mungese te portretit tuaj te plote, sipas asaj gjysem fotoje, nuk arrij te percaktoj se c’grup moshe i perkisni. Prandaj edhe dua te pyes! Formimi juaj social e profesional i perket viteve para 90-es?
    Nese jeni diplomuar dhe keni marre titujt shkencore pas 90-es, i kini marre ne shkollat shqiptare, si mos o zot UFO, apo per me keq ne plepat? Shpresoj qe t;mos jete e vertete kjo e fundit. Te pershendes profesor dhe te falenderoj per mesazhin e bukur qe percjelle. Thuhet se fatkeqsite i bashkojne njerzit dhe ne sot me shum se kurre, per kete kemi nevoje.

  19. Jimi says:

    Jam kurreshtar!? Meqense ndeshem per here te pare me nje shkrimin tuaj dhe ne mungese te nje informacioni per portretit tuaj te plote, nuk arrij te krijoj dote nje ide te qarte per “fizionomine” tuaj. Prandaj edhe dua te pyes! Formimi juaj social e profesional i perket viteve para 90-es?
    Nese jeni diplomuar dhe keni marre titujt shkencore pas 90-es, i kini marre ne shkollat shqiptare, si mos o zot UFO, apo per me keq ne plepat? Shpresoj qe t;mos jete e vertete kjo e fundit. Te pershendes profesor dhe te falenderoj per mesazhin e bukur qe percjelle. Thuhet se fatkeqsite i bashkojne njerzit dhe ne sot me shum se kurre, per kete kemi nevoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje