VIDEO: Trajneri i kombëtares ka një thirrje për të gjithë kosovarët

Zhvillonte ndeshjen e jetës me Maqedoninë e Veriut për një vend në Europian, por gjithçka u anulua dhe Bernard Shalandes do të duhet të qëndrojë i izoluar në Zvicër për të mos rrezikuar veten dhe të tjerët nga iinfektimi me virusin e rrezikshëm.

Nga vendlindja e tij, trajneri i Kosovës ka një mesazh për të gjithë kosovarët. Ai i këshillon ato të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e vendosura nga qeveria.

“Përshëndetje popull i Kosovës! Shpresoj që të jeni mirë dhe me shëndet të plotë në këto kohë të vështira, jo vetëm për Kosovë, por për tërë Europën, përfshirë edhe Zvicrën që po përballet me koronavirusin.

Prandaj në këto kohë të vështira, dëshiroj t’ju bëj thirrje të qëndroni në shtëpi dhe të qetë për sigurinë shëndetësore për ju dhe familjet tuaja.

Ne do ta kalojmë këtë së bashku, por derisa të vijë ajo ditë është më e rëndësishme të zbatoni masat e ndërmarra nga institucionet tuaja shtetërore, t’i respektoni ato masa dhe kësisoj ta luftojmë së bashku këtë virus, që do ta mposhtim të gjithë së bashku si një ekip, por me kontributin e secilit prej jush.

Ne do t’ia dalim dhe pastaj do të kthehemi për të arritur qëllimet dhe ëndrrat tona, së bashku, të udhëhequr nga vlerat e ekipit tonë përfaqësues, që janë disiplina dhe solidarizimi. Kështu ne do të fitojmë. Gjithë të mirat!”, shprehet trajneri.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *