7 këshilla mjekësore për të mos ngatërruar Koronavirusin!

Nga Lutfi Dervishi

1.Nëse e ndjeni trupin të lodhur/këputur, mos u trembni. Nuk është shenjë e koronavirusit. Duhet të ngriheni nga divani/kolltuku/krevati/karrikja dhe të shplodheni nga lodhja e gjatë.

2.Nëse keni fytin e thatë, mos u alarmoni- nuk është shenjë e koronavirusit. Thjesht kujtohuni se kjo mund të vij nga dëshira për të pirë një lëng portokalli dhe kjo dëshirë përplaset me faktin që çmimi i portokalleve po rritet me shpejtësi.

3.Nëse keni vetëm dhimbje në mushkri, mos u frikësoni, – dhimbja vjen nga befasia që po jetojnë mushkritë këto ditë- nuk janë mësuar me ajër të pastër. Bëni ushtrime të lehta frymë-marrje dhe do t’iu kalojë.

4.Nëse keni vetëm temperaturë- nuk do të thotë se keni marrë virusin- është përgjigje e trupit ndaj stresit të krijuar për shkak të kushteve të reja të krijuara. është i njëjta simptomë që kanë të dënuarit nga gjykata me arrest shtëpie!

5.Nëse zgjoheni me ethe dhe makth, nuk do të thotë se keni koronavirusit – makthet vijnë pas një gjumi të trazuar, ndoshta keni parë veten në ëndërr duke pirë kafe në ndonjë lokal, duke ngrënë drekë në restorant, duke shëtitur në park apo duke parë ndonjë ndeshje futbolli!

6.Nëse ndjeni vetëm dhimbje koke, nuk është shenja e koronavirusit. Eshtë normale për këtë periudhë. Është data 26! Kujtohuni se është fundi muajit dhe duhet paguar fatura e ujit/dritave/celularit/qerasë…

7.Nëse keni të gjithë shenjat e mësipërme, mos u alarmoni, – fikni televizorin, vendosni në karikim celularin, shkëputuni nga lajmet për 20 minuta dhe shpenzoni 20 sekonda për të larë duart dhe për të freskuar mendjen!

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “7 këshilla mjekësore për të mos ngatërruar Koronavirusin!”

  1. Belinda says:

    Bravo e madhe per keto keshilla te cilat kane vlere kur shkruhen nga nje kokepalare si Lutfi Dervishi apo i njohur ndryshe ne qarqet gazetareke si Luto Muti qe iki pe Kuksi. Ky ti beje duva Ylli Rakipit qe e shtronte be dry dikur dhe e beri pak gazetar pastaj dora e Berishes dhe Remzit te Sorosit bashke me ate qelbesiren tjeterEnkel Mesila Demi.

  2. p says:

    NUK EDI PER KTE INJORANT KUSH KA VENDOS QE ESHTE SPECIALIST GAZETAR IDJOT ME PLOTKUPTIMIN E FJALES

  3. eli says:

    Luto qenke nje nga pronaret e “SYRI”-it e?!Ne e dinim se ishte SY PESHKAQENI!Apo rren ai Qimi?

  4. qytetari says:

    Edhe pa dhene asnje keshille,une ty nuk te ngaterroj,si virus kolere i dale nga kulla e mesjetes orientale.

Lini një Përgjigje te p Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *