Albinizmi, apo “Fshesa” e Lëvizjes Vetëvendosje?

Militantë partiak të dy partive në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhjës Demokratike e Kosovës, si dhe injorantë të internetit të te gjitha profesioneve (deri edhe me tituj akademikë!?) fillimisht po i përdorin dendur fjalët “pastrim” e “spastrim” si dhe “fshisë”. Kjo përthekonte ndjenjën e triumfit mbi pjesën tjetër të shoqërisë, vetrealizimin (sepse erdhi dita jonë!???) si dhe kanonizimin e liderit si shpëtimtar, përderisa “fshësa” nuk ra mbi partnerin e koalicionit qeverisës, LDK-në, me shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit.

Nga Halil Matoshi

E tërë saga nisi me “reklamën e çkapjës” pra shprishjës, që çonte pashmangshëm tek shprishja e balancave politike.
Objektivisht, 82 vota janë goxha përfaqësim – goxha popull – që shprehu një unitet të lartë në Kuvendin e Republikës, kundër Qeverisë Kurti.

Në gjendje të një amnezie historike, pavetëdijshëm, militantë e partizanë të dyja partive, por edhe mbështetës të konvertuar ndërkohë, në këtë kontekst, po përdornin dendur termin më kontravers në historinë e re, “spastrime”, që u atribuohet regjimeve diktatoriale. 

Për ta njohur natyrën e pushtetit të ri, nuk janë shumë më rëndësi njerëzit që po shkarkohen, por ata që do të vijnë në vend të tyre.

Nga duatrokitës në ekzekutorë dhe viktima

Veprimet e nxituara, për efekte propagande duke “heshtur” ligjet në fuqi, lehtas mund të krijojnë atmosferë frike dhe terrori psikologjik, që rëndom shpie në dhunë.

Pushtetit të ri po i duartrokitej për të ashtuquajturat spastrime, mirëpo kjo në historinë e re është një ‘de já vù’ (kaherë e parë!).

Spastrimet, kanë konotacion të një trendi regresiv në shoqëri dhe rëndom janë ideologjike. Ato na i kujtojnë “čistka-t” e Stalinit dhe ‘Mek-kartizmit’, por edhe ‘yrneqeve’ në Ballkanin Perëndimor, në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, që në thelb dëshmojnë për rolin e turmave në veçimin dhe forcimin e kultit të personalitetit, si hap i parë drejt autokracisë. 

Historia e politikës na mëson se entuziastët që ngjizin dhe ngrisin në piedestal kultin e personalitetit, nga duatrokitës rritën në në ekzekutorë, për t’u shndërruar vet në viktima të atij/asaj që i kanë besuar verbërisht.

Por po historia dëshmon se të gjithë duartrokitësit dhe zbatuesit e spastrimeve, në emër të vendosjës së drejtësisë, kanë rënë në kurthet ideologjike e mujshore që e përplasin shoqërinë duke shkaktu shumë vuajtje dhe – ose janë shpushtetizuar e pushkatuar – e ndonjëri nga ta është çmendur.

Jažovizmi

‘Spastrimi i madh’ – është emri kidifikues për fushatat e represionit politik dhe ndjekjës në Ish Bashkimin Sovjetik 1936-1938, si masë frikësimi deri në terror shtetëror, ishte ideuar nga Josif Stalin, kurse në terren është drejtuar nga Nikolaj Jažov, shef i milicisë sekrete NKVD dhe shpesh i është referuar si “Jažovizmi”.

Ka nisur me spastrimin e Partisë Komuniste dhe zyrtarëve të shtetit, represionit ndaj fshatarë për të vazhduar me eprorët e Armatës së Kuqe dhe ndjekjen e të papërshtatshmëve. Spastrimet janë përcjellë me mbikqyrjen e rreptë policore që përhapte paranojën nga ‘diversantët’ për të justufikuar në publik arrestimet arbitrare dhe pushkatimet.

Mek-kartizmi

Mirëpo, inzhinieringu i paranojës dhe frikës mori hov edhe në ShBA me atë që njihet si “McCarthysm” gjatë viteve ‘50 të shekullut 20, që vënte në dyshim në mënyrë agresive patriotizmin e një personi, duke bërë akuza të mbështetura dobët, duke përdorur akuza për tradhti, për t’i bërë presion një personi si konformist ose për të diskredituar një kundërshtar. Kjo doktrinë demagogjike i ka zhdavaritur të drejtat civile në emër të sigurisë kombëtare.

Ilustrimin më të mirë për atmosferën në shoqërinë amerikane të asaj kohe, të kapluar nga histeria masive dhe paniku moral e gjejmë tek filmi “A beatiful mind” që përshkruan jetën dhe skizofreninë e gjeniut të matematikës John Nash, fitues i “Nobel-it” për ekonomi, i cili bie viktimë e paranojes kolektive në SHBA kur McCarthysm-i u shndërrua në sinonim për shprehjen “gjueti shtrigash”.

Skoúpa (Fshesa)

Një operacion famëkeq i shtetit grek kundër emigrantëve shqiptarë në vitet ‘90 të shekullit 20 ishte koduar pukërisht me enrin “fshësa”!?

Këtë veprim të autoriteteve greke asokohe profesori i Panteon University të Athinës, Martin Baldwin – Edwards e kishte cilësuar su racizëm dhe ksenofobi të re kundër imigrantēve shqiptarë. 

Në këtë vazhdë, “fshesa” është emërtim për ideologjitë ekstremiste dhe fashiste, që krijojnë frymë të stigmes për individë të paragjykuar si të rrezikshëm për rrethin, por edhe ndaj të huajve, si dhe grupeve etnike, politike e fetare, që në thelb përkob me fashizmin.

Albinizmi?

Dihet kësodore, se në fillim të gjitha masat e pushtetit të ri, duartrokiten dhe përcillen me simpati nga masat. Sepse, korrupsioni dhe nepotizmi i regjimeve/pushteteve paraprake kanë shkaktuar çarje në kohezionin shoqëror, por ato masa dikur kthehen kundër vetë atyre që i kanë duartrokitur dhe ky është lekcioni historik, që kosovarët duhet ta mësojnë!?

Qeveria e re kosovare e drejtuar nga Albin Kurti, i shfaqi disa nga premisat për të avansuar në autokraci.
E para, Kurti është një lider i dalë nga një trashëgimi e dhunshme, kundërshtar i tërë procesit shtetkrijues të Kosovës dhe mohues i madh i këtij procesi dhe vet thelbit të këtij shteti, rendit kushtetues dhe simbolik të tij, në emër të tregimeve të mëdha, narrativës rilindase për ‘Bashkim Kombëtar’ si kryepostulat i fundshekullit 19.
Së dyti, në intencën për ta dominuar shoqërinë kosovare, Lëvizja Vetëvendosje mësynë ta ‘pronësojë’ nacionalizmin shqiptar dhe së treti, synimi i hapur për barazi shoqërore (leninizëm?);

Ashiqare që fushata apo fshesa, siç po proklamohet nga anëtarësia e kësaj lëvizjeje majtiste, ka marrë hov me shkarkimet e zyrtarëve shtetëror, me motive kryesisht politike gjithandej, (që i vë në dyshim edhe shkarkimet e domosdoshme e të drejta) dhe për efekte populiste – krijim hapësirash për militantët partiakë – të përcjella me frymë linçuese.

Shkarkimi i zyrtarëve të emëruar e të zgjedhur nga Qeveria paraprake krijon dyshime për padrejtësi të reja e të dhimbshme, në emër të vendosjës së drejtësisë shoqërore, kurse shkarkimi i njerëzve të partnerit të koalicionit ishte vetëm Maja e Icebergut, e kësaj mësymjeje.

Kryeministri Kurti duhet ta dijë pērmendësh lekcionin se ligjin në Kosovë gjatë kohë e kanë bërë frika dhe frikësimi.
Kosova është vendi ku të gjithë janë yshtur kundër të gjithëve. 

Prandaj ai duhet ta bënte diferencën!

Zgjedhjet e gjashtë tetorit 2019 kanë dhënë mesazhin se po rivendoset “liria nga frika”, një nga katër liritë frymëzuese të Franklin D. Roosevelt, në fjalimin e tij inaugurues, të së hënës së 6 janarit, 1941.

Kurti duhej ta përkthente rezultatin zgjedhor në mesazh të rritjës së sigurisë, e jo frikës dhe frikësimit.
Ai e pati shansin që ta ndalë këtë rrokullisje shoqërore, duke ruajtur baraspeshat në shtet dhe duke investuar në siguri, para barazisë!

Kurti në rrethana globalizuese nuk mund të shndërrohej në autokrat klasik (edhe pse gjatë opozitarizmit të gjatë ka manifestu intenca të tilla) por mund të lëndojë kohezionin shoqëror duke e shpjerë vendin në një luftë të re klasash, nën flamurin e ideologjisë, në emër të baraziasë, që është gjuha më e thjeshtëzuar e komunikimit me masat, që nga antika e deri në ditët e sotme.

Një brez i humbur

Kur në Kuvendin e Kosovës, sheh patetikë të rinjë, për të cilët duhet ndjerë keqardhje, nuk ke se si të mos konklydosh se ideja e purifikimit shoqēror e Albin Kurtit ka krijuar një brez të humbur, që e morën seriozisht demagogjinë populiste të tij, duke i lexu e dëgju fjalimet e tij në mënyrë jokritike. Tash ky brez nën ndjenjën e goditjës nga kundërrevolucioni, ata mund ta lëndojnë këdo.

Arrogancë & hakmarrje

Qeverisjës ia nisi me shfuqizime vendimesh e shkarkime njerëzish, si dhe me veprime që shpesh merrnin konturën e hakmarrjës politike.

50-ditēt e qeverisjës së Kurtit do të hyjnë në analet e filozofisë politike, se si delegjitimohet një e drejtë ose një Qeveri legjitime.

Padyshim ishte një shembull që dëshmoi panundësinë e revolucioneve në shekullin e globalizmit. Albin Kurti me arrogancë të theksuar pushtetore dhe hakmarrje fiktive, por edhe primitive (pas rënies, ai edhe u korit, me shkarkimin e Abdullah Hotit duke dëshmuar vogëlsinë e tij prej burrështeti) dha një shembull se projekti i tij për shoqërinë, e cila lejon brenda vetës edhe hapësira të gjëra “anarkie”, nuk ka gjasa – si ëndrra më pak e vjetruar e Marksit – që sipas Gianni Vattimo është projekt për shtetin me prirje zvogëlimi, në vend të zgjërimit të strukturave dhe funksioneve të tij.

Po populli?

Në secilin fjalim të Kryeminisyrit dhe deputetëve të partisë së tij, zihej n’gojë populli. 

Qeveria e popullit, populli ka votu Qeverinë e tij, janë vetëm parulla pa përmbajtje.

Sepse populli nuk është ‘kombi i internet-it’ (edhe pse për shkak të izolimit është dyndur me të madhe në rrjetet siciale) por vitues realë, pra “populli i VV-së”, përbëhet nga 11.40% e popullit të Kosovës.

Mendësia se populli i përfaqësuar nga këta 82 deputetë, është tradhtar dhe “botë e vjetër” është thirrje e deshpëruar për Revolucion.

Pra, Albin Kurti mbeti i vetmuar me thirrjet e tij në popull. 

Sepse ai mësynte: Krejt ose hiç.

E, para do kohësh ai vet thoshte se në politikë nuk ka krejt ose hiç!?

Populli as nuk voton as nuk zgjedh Qeveri, por populli zgjedh përfaqësuesit e tij në Kuvend, i cili e mandaton Qeverinë.

Pra nuk ka Qeveri të popullit.

Kurti e shpërfilli madje edhe fuqinë e përfaqësuesëve të të gjitha partive tjera, duke i etiketuar si “të ish regjimit”.

E fuqia e Kuvendit ia përmbysi Kurtit retorikën e tij populiste.

Ai vërtet shpërfilli secilen/secilin që nuk pajtohet më të, sëpari partnerin e koalicionit, opozitën dhe në fund edhe Kuvendin!?

Por edhe influencën amerikane.

Kurti për 50 ditë, pos disa akteve e procedurave kundër dikujt ose diçkahit – që cinikët e kthyen në parodi, “Albin Kurti work et ngarkim-shkarkim”, nuk arriti të marrë asnjë vendim të madh për shtetin, reformën, ekonominë…

Ra pa arritë të sqarohet se cili ishte synimi i tij?

Ra sepse nuk diti të komunikonte si shtetar edhe me rivalët, të ruante balancat, fytyrën e pararëndësve e shpresën e atyre që vijnë. Kohezionin.

E rroku euforis e pushtetit dhe u kurthu në sindromin e vitit zero. Nuk diti të krijonte besim tek partneri i tij qeverisës dhe të krijonte simpati tek opozita!?

Arrogant para se racional (i ditur e i pakorruptuem) dhe hakmarrës fiktiv.

Jo, në fund, me shkarkimin e Abdullah Hotit, u shndërru në ‘bishë me futyrë të mërdhezur’ (Nietzsche) duke e shpjerë hakmarrjën në tjetër nivel: Poshtë!

Thuajse i doli ai hakmarrësi primitiv shqiptar nga ndërdija!?

Ra shpejt e do të ishte mirë publiku t’ia shihte ndonjë vendim madhor sidomos në luftën kundër korrupsionit, që ishte edhe kryeparulla e tij!?

Keq?

Ndoshta por demokracia nuk i pērshtatet një njeriu. As partitokracisë që ai mësynte ta instalonte, duke e dominuar LDK-në.

Pakica profetike ndihet fituese morale, por kjo nuk i jep asnjë legjitimitet demokratuk.

Pas shkarkimit të të shkarkuarit Hoti, LDK duhet t’i tërheq Ministrat e saj që të procedohet shpejt me krijimin e Qeverisë së re, e me marrëveshje politike mund edhe të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Demokracia, ajo vlen për të gjithë.

Dhe Kurti megjithë mbështetësit e tij, ka kohë të mësojë lekcionin e parë: Lidhu!, ose “populli i kyçur”, që përfaqëson brendin Nokia!?

Si epilog

Sëkëndejmi, rrethanat e doktrinës kombkrijuese të George Bush-it të Vjetrit (‘National-building’) në ish Jugosllavi, dhe veçmas në Kosovë, nuk i japin as Kurtit dhe asnjë tjetri, impulse për të shpresuar se koncentrimi i pushtetit në një palë duar, do të kalojë pa u ndëshkuar nga sponsorët e pavarësisë së Kosovës. ShBA nuk do të lejonin rizgjimin e historisë, duke qenë se e kanë mësuar mirë lekcionin e viteve ‘90.

Atë që Berat Buzhala e karakterizon si “tutë nga Albin Kurti”, për shkak të “pagabueshmënisë së tij historike”, e shoh më parë si drojë për mundësinë e rrëshqitjës së Kurtit në historicizëm, në “Idetë e mëdha” të Rilindjës (që në Shqipëri ka ndodhur në një formë karikaturiale me Edi Ramën në ballë!?) se sa në idetë leniniste barazitare!?

Koha do të jetë dëshmitari më i mirë, se nga do t’ia mbajë ai?

Nga liberaldemokracia apo autokracia.

Besohet se Kurti nuk do të ekzaltohet nga thirrjet e të zemëruarve dhe hakmarrësve joracionalë por do të marrë anën e kushtetutshmënisë dhe ligjit, të cilat, siç thotë Profesor Christian Starck i Universitetit të Göttingen-it, ja që duhet mbrojtur prej turmave!

REMOTE_ADDR:[]

16 komente në “Albinizmi, apo “Fshesa” e Lëvizjes Vetëvendosje?”

    1. bujari says:

      Nuk eshte veten loqe-koqe ..eshte antishqiptare i thekur frigacak! Ka vertet gjakun e prishur. Te bejne analizen e ADN-se Ve bast del sllavo(serb,boshnjak….)-rromo-ashkali-kosovare(jo shqiptare) Vini re se per shqiptaret e kosoves i quan shqiptare vetem per rastet fyese–me siper; ‘hakmarje primitive shqiptarce’! Ky majmun i degjeneruar ne tru e gene..do qe krizen e tij morale biologjike psiqike tja kaloje shoqerise shqiptare. Ka pak shoke ;buzhale e shkale,mut kelmendit, lubonje (pakice bullgaresh ..) e shushunje….vertete krimba..te shoq se shendoshe

  1. Gipa says:

    O Halil mashtruesi dhe lepirs e qe dy koqe mend nuk i ke dhe her me popullin e here perkrahes i hajnave dhe ndihmes i tyre duke bashkpunue me hajdutet tani fillon te analizojsh kur ke mbete pa pune por nuk te shkon me por ka milioneri profiter qe te ka pasur kshilltar te jep dicka te vjedhur por nuk ka me te dal mjafte.

  2. Llaman says:

    Te perfshish ne nje grup ngjarje me motive te ndryshme nuk arrin te nxjeresh perfundim. Ne shqiperi 5 turq qe shkelen kufirin shqitar u futen burg e mandej u debuan. E cduhet te bente Greqia kur invaduan nje milion shqiptare duke crregulluar krejt tregun e punes dhe rritur kriminalitetin, ndonse ambasada greke jepte 300 viza “turistike” ne dite qe njerezit te vinin ligjerisht.

  3. pjeter says:

    Personalisht besoj qe Halil Matoshi,ideatori i kombit Kosovar,bashke me ate vesh gomarin tjeter Buzhala eshte nje pusht dhe produkt i politikave antishqiptare antikombetare te adhuruesve te koheve jo shume te largeta titiste.Me mjafton vetem Emri i ketij kodoshi,per ta injoruar komplet ate ç’do te thote me kete shkrim.Ky ka kurajon te evidentoje injorancen e internetit,por pa dashur tregon te veten, madje edhe idiotesine qe karakterizon shtresen e llumit qe jane rreth politikes ne Kosove,qe sillen verdalle si keshilltare te mençur,me rezultate idiote.

  4. ferizaj says:

    Halit nuk te lexova deri ne fund po me siguri je nje adhurues i shokut Tito
    tamam si Isa
    Sa per shqiperin dhe Edi Ramen nuk duhet te prokupohesh se eshte zgjedhur me vot popullore
    pa ndihmet tuaj dhe beogradit
    rregulloni shtepin ku hani pastan jepni mendime
    Mutosh here tjeter nese do te ndjek lexuesi bjeri me shkurt dhe ndihmo kosoven
    ne i kemi 103 vjet shtet dhe bejme pjese te te gjith organizmat nderkombetare
    pretendent ne BE

  5. Tironsi says:

    Ti Halil je komplet anadollak,mire me Albinin,po me Ramen pse e kruan,apo se i ka thene shefit tend Rambushesit genjeshtar,jo genjeshtar,po ai eshte gomar e shkuar gomarit or Tunxh.

  6. Babale says:

    Na cave bythen duke ju referuar nje mori personaklitetsh, e filozofesh te huaj, si per tye treguar se je shum i kenduar e i holle ne analizen e situates politike ne Kosove. Dhe nga kjo duket se ky ishte qellimi i ketij shkrimi, se sa per Kosoven. as ta ndjen fare.Per me shum se kaq, duket se qellimi i saj ishte, se ty si njeri shum i “kenduar”, duhet ta vene veshin e te degjojne dhe recetat e tua, te cilat ne kete rast ti nuk i kursen, do te jene ato qe do ta nxjerrin Kosoven nga kriza. Ri rehat e ha buke ne trasten tende Matto(sh), se Kosova mjafte ka kembanat e saj, te degjoje dhe zilet e tua.

    0

  7. Ndroqi says:

    O Matosh koke bosh,ti je gamor si dhe shefi yt Rambushi,pra,gamor ti gamor kush te vuni,sot a neser vlon druni.

  8. Baliu says:

    Kqyre ket Lubonjen e tu Kosovs*, gjoja “keshilltari” i malokut te Glloxhanit shokut Ramush Gjokoviq. Ti shitju mend (pordh) disa zoteri ngelaqave qe e kan rrembyer pushtetin me vjedhje e vrasje, e mos enderro te shitesh “mesues i popullit”. Vazhdo ti laja vnelat “kombit koqevar” se ende ka nevoje per ty.

  9. Baton DR says:

    Ouuuu…..ky që i bon konkurrencë Naim Frashërit me kombin kosovar….se ka zon karona akoma kët

  10. agim says:

    O Titist i kohve te fundit,artikull me idjot ska PASE BUDALLE QE MUNDE TE SHKRUAJ.tI SKE MARRE VESH AKOMA KUSH ESHTE VOTA E KUSH ESHTE POPULLI.
    tE TREGOJ NE ZGJEDHJET E REJA NE SHTATORE O IDJOT I KOHEVE MODERNE

  11. Bedri Berisha says:

    Halil. ja ke futur kot.Eshte nje fjale popullore “Qeni leh aty ku han”. Te njo mire nga shkrimet ne Koha ditore, kur don je real, por, ne kete rast aspak real. Prej se ke kaluar ne AAK nuk tu ka ndier zeri, as per kufirin me malin e zi, as per vjedhjen galopante te shefit tend, as per rrijtje e stafit te qeverise me keshilltar, e zevendesa keshilltaresh, koordinatore e zevendesa koordinatoresh, as perlojen e Presidentit me fatin e popullit dhe shtetit, ke shuajt si ushujza, e tani del kunder Albin Kurtit, Krejt cka ke thene shte tym ne mjegull. E akuzon per prishjen e koalicionit. Halil, ti duhet ta njohesh Isa Mustafen, duhet ta njohesh si mashtrues , rrenc, shpifes, hajn. Ti, Halil e di mire se kush e ka prishur koalisionin, por nuk e thua, sepse beson seAAk do te beje koalicion ma Mustafen. Gjakovaret e kane nje fjal; Me mashtrove nje har nuk ta bej hallall, por me mashtove heren e dyte, hallall te qoft, e ky ka mashtrue shume here, duke u nisur na Fatmir Sejdiu, per kufirin, VLAN-in etj.Halil, si teper po i permend thenjet e filozofeve, shkrimtareve, politikaneve, sikur do ta na tregosh sa i menqur je. Ne e dijme.

  12. Nik says:

    Duke vajtur si “keshilltar” pas Ramush Rambos, me hajnine me nja 30 ministra dhe 85 zevendesmisinsta dhe ky pati hisene e vet. Shikojeni si i eshte bere koka si qen stani dhe me me teper se aq, nga zullumi! Dhe te degjojme leksionet e Halil Mutosh Pordhes!

  13. Lisi says:

    KY MATUSHI ESHTE Nard Ndoka i Kosoves

  14. Kapit Tupalla says:

    Mos harroni se Albini me Vjosën së bashku kanë mbi 50% të votave !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *