Analistja gjermane: Albin Kurti bëri gabim strategjik, provokoi SHBA-në

Ekspertja për Ballkanin, Johanna Deimel shikon në krizën e re politike në Kosovë gabime strategjike të Albin Kurtit, por, sipas saj edhe qëndrimi refuzues i presidentit Thaçi nuk ndihmoi në tejkalimin e hendeqeve.

Kosova ndodhet në krizë politike, sikur nuk mjafton kriza e Coronës, qeveria u rrëzua pas mocionit të mosbesimit. Pse dështoi kaq shpejt Albin Kurti?

Po të kujtohemi, edhe krijimi i qeverisë zgjati shumë. Për herë të parë në Kosovë u bë marrëveshje koalicioni. Por ky koalicion që nga fillimi ishte një “martesë nga arsyeja”, por kjo do të thotë, se të gjithë duhet të respektojnë ujditë dhe se për vendimet zhvillohen konsultime mes partive qeverisëse. Kjo duket qartë që nuk ka funksionuar dhe shkaktoi si pasojë zemërim. Siç dëgjoj nga Prishtina, ky ka qenë gabimi më i madh politik i Albin Kurtit. Përveç kësaj vjen edhe një gabim strategjik, sepse Albin Kurti me “Jo”-në e tij për heqjen e menjëhershme të doganave provokoi SHBA. E nuk ndihmoi më, që ai ishte i gatshëm për heqjen e pjesshme të tyre. Presioni i Uashingtonit ishte shumë i madh.

Si e vlerësoni këtë situatë tani? Sërish zgjedhje të parakohshme?

Fillimisht Albin Kurti do të vazhdojë të kryejë detyrat qeveritare. Sipas Kushtetuës do mandatuar Vetëvendosja, VV sërish me krijimin e një qeverie. Për këtë Kurti duhet të shkojë tek presidenti Thaçi, dhe këtë unë nuk e parashikoj në një kohë të afërt. Pyetja që shtrohet është, nëse do mund të krijohet një koalicion qeveritar me LDK, NISMA dhe AAK. Ndoshta Albin Kurti synon zgjedhjet e parakohshme. Por për shkak të krizës COVID-19, kjo mund të zgjasë disa muaj derisa të fillohet të mendohet për këtë. Për fat të keq, Kosova ka përpara kohë të pasigurta dhe të vështira. Aty ku në vende të tjera kapërcehen hendeqet ideologjike dhe forcat politike bashkëpunojnë, për të mbajtur përgjegjësi për popullin në situata të jashtëzakonshme për shkak të virusit, Kosova e vështirëson situatën më tej me institucione politike jo stabël.

Kurti tha në parlament të mërkurën, se arsyeja e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së tij, nuk ishte shkarkimi i ministrit të Brendshëm, por një marrëveshje me Serbinë që përmban edhe ndarjen e Kosovës, e ai është kundër. Ai sulmoi hapur edhe presidentin. Çfarë fshihet pas kësaj lufte politike?

Krahas grindjeve për kompetenca mes VV dhe LDK-së me gjasë bëhet fjalë edhe për atë që të vazhdojë dialogu, thënë ndryshe, që Vuçiç dhe Thaçi t’ia dalin deri në fund me marrëveshjen, që mund ta kenë arritur. Presidenti Thaçi në javët e kaluara nuk ka lënë t’i ikë asnjë rast pa dalë kundër kryeministrit Kurti. Nga ana tjetër, Kurti i mohoi presidentit të drejtat e negociimit në dialogun Kosovë-Serbi. Në një kohë që Kurti, qartësisht dhe disa herë sqaroi, se për të nuk ka prioritet dialogu, ai do të kujdeset për situatën e brendshme në vend dhe do të luftojë fort korrupsionin, presidenti Thaçi në akord me Richard Grenell e vazhduan më tej dialogun në Uashington. Edhe kjo patjetër ka çuar në rrëzimin e qeverisë

Para votës së mosbesimit, Gjermania dhe Franca bënë thirrje që të tërhiqet mocioni i mosbesimit. Pse u injoruan këto thirrje?

Për këtë duhet të pyesni politikanët në Kosovë. Demarshi (kërkesa verbale e Francës dhe Gjermanisë, shën.red) ishte i qartë, por ndoshta erdhi shumë vonë.

Ka pasur zëra për një marrëveshje Kosovë-Serbi që do nënshkruhej në Shtëpinë e Bardhë…por nuk ka qartësi për atë, se çfarë lloj marrëveshjeje do të jetë kjo. Nuk po ecin më aspak në një linjë BE dhe SHBA për sa i përket Kosovës?

Sidoqoftë ajo që shohim është se mes SHBA dhe BE, ose mes disa vendeve anëtare ka përfytyrime të ndryshme për mënyrën e marrëveshjes. Në një kohë që i ngarkuari i posaçëm, Grenell është në një linjë me Thaçin dhe Vuçiçin, dhe do të jepte miratimin edhe për një shkëmbim territoresh, shtete të tjera, mes tyre edhe Gjermania me kancelaren Angela Merkel janë qartësisht kundër kësaj. SHBA e ka përdorur mirë edhe kohën, kur BE duhej të rikonfigurohej dhe për këtë nuk ishte e aftë për veprim për një kohë të gjatë. America First. Bëhet fjalë për një sukses në politikën e jashtme të Trumpit, e kjo nëse duhet, pa marrë parasysh edhe humbjet. Kosova është një shesh loje i mirë për presidentin Trump që të punojë kundër BE. Tani do duhej të emërohej Miroslav Lajcak si i ngarkuar i BE për dialogun Kosovë-Serbi, dhe së shpejti do duhej të zhvillohej në Paris një takim për dialogun. Tani që qeveria u rrëzua, nuk shoh shanse për këtë në një kohë të caktuar.

BE duket e paralizuar në Kosovë, asgjë nuk po lëviz, dialogu është i ngrirë. Presidenti Thaçi nuk e ka fshehur, se e ka humbur besimin tek BE. Edhe dy marrëveshjet e transportit për hekurudhat e lëvizjet ajrore u arritën me ndihmën e SHBA. Çfarë duhet të ndërmarrë BE që të jetë sërish aktive?

Po dy “marrëveshjet” e transportit janë në letër, me sa di unë. Ka shumë shou pas kësaj. Presidenti Thaçi e ka fajësuar shumë rëndë BE. E vërtetë, është e padurueshme dhe patolerueshme që ende nuk ka një liberalizim të vizave për Kosovën. Megjithatë Thaçi me fajësimet e tij ndaj BE për mendimin tim e ka diskredituar veten si partner i ardhshëm negociues në një dialog Kosovë-Serbi të moderuar nga BE. Se kur do të rifillojë dialogu, këtë nuk e dimë edhe për shkak të pandemisë. Kësaj i shtohen edhe zgjedhjet në Serbi, që po ashtu janë shtyrë. Tani situata e re në Kosovë. BE duhet dhe do ta ndihmojë Kosovën të kalojë pandeminë. Kjo është tani më e rëndësishme, se sa të mendosh për kufijtë.

*Johanna Deimel është analiste e pavarur gjermane. Për një kohë të gjatë ajo ka qenë zëvendësdrejtoreshë e Shoqatës së Europës Juglindore në Mynih. Nga shkurti i këtij viti ajo është anëtare e bordit të shoqatës.

 

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Analistja gjermane: Albin Kurti bëri gabim strategjik, provokoi SHBA-në”

  1. Shefkiu says:

    Thaçi e paska “diskredituar rëndë vehten ndaj europës me qëndrimet e tij”? E bukur kjo? Po komisionerja europiane për punet e jashtme nuk bënte asgjë tjetër në takimet me Thaçin dhe Vuçiç, vetëm se i griu me të puthur, ua bëri faqet të shkretëve më të holla se letra e duhanit. Ajo dukej sikur mezi priste ti takonte vetëm për ti puthur, aq sa nga fundi nuk do egzagjeroja po të thoshja se ajo vetëm këtë kishte për qëllim. Dhe vetëm këtë quante punë. Tani, o ka duruar Thaçi në raport me Europianët, o nuk ka burrë tjetër të durojë. Sinqerisht, një durim i tillë në raport me europianët do të çmëndëte edhe të ndjerin Ibrahim Rugova!

  2. dani says:

    Qe Ramush Haradinaj eshte gomar dihet dhe per kete ka dhene prova,….
    Qe Isa Mustafa eshte nje kryehajdut e din gjith Kosova e Shqiptaria….
    Por doli shume shpejt qe Albin Kurti eshte gomar i madh…….
    UDBja eshte shum e forte dhe punon mire ne Kosove dhe ne Shqiperi….

  3. Richtig . says:

    Idioti mendoj se jetojme ne Demokrati !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. Baliu says:

    Kurti nuk provokoj gje, ai thjesht i mbajti dhe i realizoj premtimet zgjedhore. Pse aty hyn ne “bashkqeverisje” Grenelli dhe e mbeshtete per muri LyDyKy-n e shantazhueshme, ai nuk eshte provokim i Kurtit. Kurti tha shum mire, nese duhet ti plotesohet kerkesa fikse Serbise qe te hiqet tarifa menjeher dhe pa kushte, atehere duhet te pyetet populli me referendum, ashtu siq veprohet ne Zvicer etj.. Kurti eshte faqebardhe para popullit, dhe prap do ti fitoj zgjedhjet me shumice votash.

  5. @@@@ says:

    Nuk ka rendesi se kush eshte ne Qeveri ne Kosove….Trump i ka ndare mendjen per shkembim kufijsh….sepse keshte eshte edhe marreveshje e tij me Putinin….dhe kesaj rradhe nuk behet fjale vetem per Veriun por edhe Anamoraven qe te futet ne shkembimin e territoreve….keshti eshte kur nuk ke “koka” politike shqiptare per te zgjidhur dicka delikate si kjo ceshtje por pret nga Bota…kufijt duhet te ishin shkembyer qe me kohe…sepse Veriu nuk i humb sot pir para 200 vjetesh kur shqiptaret i benin “iso” koqeve te Sulltanit….tani do te shkembyhen por sipas …oreksit serb…ky eshte ndryshimi…ne shqiptaret kurre nk e kapem “kohen” kur duhet….

  6. Gëzimi says:

    Me mire qe e provokoi SHBA
    Me mire me thene mire bene eproret e tije qe i dhane detyre atije te dilte kundra SHBA ve, sepse keshtu ata ngriten alarmin ne shkallen 5 Dhe po ja ngrite Amerikes prit pasojat pastaj.
    Shume njerez e etiketojne z. Kurti si komunist. Jo o njerez ju po gaboni. Ai ska as nje lidhje me komunistin. Ai eshte çorbaxhi me pagese, porse i pelqen te etiketohet si komunist se keshtu ai ka nje menyre kamuflimi me shume. Atije i pelqen te luaj me masken e marksistit.
    Ketu do jemi faktet qe do zbulohen do te tregojne fytyren e vertete te A Kurtit

  7. zhaku i pamposhtur says:

    Kjo analistja gjermane ka mendimin e saj sikurse edhe ajo eurodeputetja gjermane që denoncoi pardje presionin amerikan mbi qeverrinë Kurti. .gjithsecili ka mendimin e tij por duhet të dini një diçka se është populli i Kosovës ai që thotë se kush ka apo nuk ka të drejtë. .shikoj që shumica juaj që shani Kurtin jeni militantë të edit dhe nuk replikoni nga ana e aktivitetit politik që ndoqi Albini por thjesht hidhni baltë sikurse bën edhe lideri juaj çitjano-çorapekuq. .kështu bëtë edhe për Ramushin dhe sigurisht që kështu do të vazhdoni..kjo lloj strategjie quhet ‘gënje gënje se diçka do të mbesi “..pastaj kjo strategji nuk e bën aspak superior edin tuaj. .nuk e kuptoj gjithë atë kompleks që keni për politikanët nga Kosova..vërtet Shqipëria është trungu mëmë por kjo nuk do të thotë se Ramushi apo Albini duhet ti binin në gjunjë mikut të Vuçiçit ..megjithatë le të presim zgjedhjet e ardhshme pastaj shaheni si të doni dhe sa të doni Albinin, por ma merr mëndja se shumica juaj nuk e ka mëndjen as tek Kosova dhe as tek Albini por thjesht i lëpiheni ‘rilindasit’ tuaj

  8. Idriz says:

    Rrezimi i qeveris eshte nje puqfatal per popullin e kosoves dhe shtetin e saj.Kjo ishte qeveria me e mire per popullin dhe shtetin ishte qeveti e punes e drejtesis dhe e prodperitetit.Ndersa ata qe sunduan qe 20 vite e vorferuan shtetin e plaqkiten dhe e prun ne buze te kstastrofes..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *