Eksperimentet në laborator kthejnë pas kohën me 7 vjet

Qelizat e vjetra të njeriut përtërihen me disa vite në laborator falë një kokteji proteinash tipike për zhvillimin embrional. Teknika, e cila hap skenarë të rinj në luftën kundër sëmundjeve të lidhura me moshën, është botuar në “Nature Communications” dhe është rezultat i punës së laboratorit të universitetit Stanford, i udhëhequr nga biologu italian, Vittorio Sebastiano.

Grupi i tij ka punuar për vite me radhë për të riprogramuar qelizat e vjetra (për shembull ato të lëkurës) dhe për t’i ripërtërirë, duke i shndërruar në qeliza burimore të induktuara dhe të shumta, domethënë të afta të diferencohen në lloje të ndryshme indesh. Për ta kthyer kohën mbrapa, qelizat trajtohen për dy javë me një koktej proteinash rinovuese, të cilat zakonisht veprojnë gjatë zhvillimit të embrionit.

Tani kemi zbuluar se duke kontrolluar me rreptësi kohëzgjatjen e ekspozimit të proteinave, ne mund të shkaktojmë përtëritje në shumë lloje të qelizave njerëzore“, thotë udhëheqësi i studimit Pas katër ditësh trajtimi, qelizat rinovohen gjenetikisht mesatarisht nga 1.5 në 3.5 vjet, me pikun prej 3.5 vjetësh për qelizat e lëkurës dhe atë prej 7.5 vjetësh për qelizat që veshin muret e enëve gjakut. Metabolizmi i tyre është përmirësuar gjithashtu.

Të nxitur nga ky rezultat, studiuesit u përpoqën të rinovojnë madje edhe qelizat burimore të muskujve, të cilave me kalimin e kohës u bie kapaciteti rigjenerues. Qelizat staminale, të marra nga minj të vjetër dhe të trajtuar në epruvetë, pasi u trajtuan në laborator, u vu re se u dhanë kafshëve të njëjtën forcë si minjtë e rinj.

Teknikat më në fund u aplikuan në qelizat njerëzore të marra nga kërci i dëmtuar nga osteoartiti: përzierja e proteinave rinovuese ka bërë të mundur zvogëlimin e prodhimit të molekulave inflamatore duke përmirësuar funksionimin e tyre dhe duke rritur aftësinë e qelizave për t’u ndarë.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Eksperimentet në laborator kthejnë pas kohën me 7 vjet”

  1. Qifto Qivariku says:

    Bobo!
    Hajde duro Sal Katunarin dhe Like Hajnin me Mona Buçen ,t kthehen edhe njiher 7 vite pas..
    Ça fati t keq qe kena mer jahu?!
    Sa na buzqesh pak fati per Jurop,tak bje termeti.
    Sa gzohemi se na dhan ca pare pas lypjes me t modhe t bo pas Lufts 2 Botnore,tak bje virus karusi, ..
    ..dhe kur na lindin shpresat se ja Sala u plak e do iki n ferr,…tak shpiket ilaçi me e rinu!!!
    Amon!
    A si fusni ate “ilaçin” me e cu n bot tjeter menjiher?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *