Fali o Zot, se s’dinë çfarë bëjnë: Siç do thoshte Rugova, mos të merremi me ta. Të rinj janë. Kanë kohë të piqen.

Nga Isa Mustafa

Të dashur miq,

Besoj e keni vërejtur që nëpër media, e sidomos në rrjetet sociale, po zhvillohet një fushatë e orkestruar kundër LDK-së dhe strukturave të saj drejtuese.

Jezu Krishti do të thoshte: Fali o Zot. Nuk janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre. E Ibrahim Rugova sigurisht do të shtonte: Mos të merremi me ta. Të rinj janë. Kanë kohë të piqen.

I vëmendshëm për situatën në të cilën ndodhemi shkaku i pandemisë, ju drejtohem me lutjen për ta injoruar këtë propagandë, që përveç se përhapë të pavërteta, tenton të krijoj përçarje në këtë kohë të vështirë për qytetarët e vendit tonë.

Vendimet e LDK-së, si gjithmonë, janë në të mirë të LDK-së, dinjitetit të saj, në të mirë të Kosovës dhe në funksion të ruajtjes së raporteve të Kosovës me partnerët tanë amerikanë dhe me vendet e BE-së.

Duke mos dashur të ngarkojmë qytetarët e Kosovës në këtë kohë kur të gjithë po ballafaqohemi me armikun e shëndetit dhe jetës sonë, ne nuk po ua kthejmë me të njejtën formë sulmet që po na bëhen si LDK.

LDK-ja, si gjithmonë, do ta ruaj nivelin e saj të komunikimit korekt me qytetarët dhe me oponentët politik.

Jo sepse nuk jemi më të zotët se ata që na sulmojnë. Por, sepse jemi të bindur se kështu i kontribuojmë unitetit të kombit dhe qytetarisë që përpiqemi ta kultivojmë.

Kërkoj nga bashkëpunëtorët e mi në LDK që në paraqitjet e tyre publike, në media apo përmes rrjeteve sociale, ta ruajnë gjakftohtësinë dhe t’i kontribuojnë menaxhimit sa më të mirë të gjendjes në të cilën ndodhemi.

Nga të gjithë përfaqësuesit e LDK-së në institucionet qendrore dhe lokale, pavarësisht vështirësive me të cilat ballafaqohen, kërkoj të jenë në krye të detyrës dhe t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve, pavarësisht çdo lloj përkatësie që mund t’i takojnë.

Me shpresën për mirëkuptim, besoj që pajtohemi se në këtë situatë, ne duhet të ruajmë unitetin e LDK-së dhe të mos lejojmë që agjendat kundër LDK-së dhe kundër interesave të Kosovës të mundin të vërtetën për ne, për Kosovën dhe për domosdoshmërinë e ruajtjes dhe kultivimit të raporteve speciale të Kosovës me SHBA-të dhe aleatët tjerë të Kosovës.

LDK-ja ka ditur gjithmonë ta ruaj veten dhe Kosovën nga agjendat e dëmshme.

Ndaj ju ftoj që edhe këtë herë ta bëjmë detyrën tonë.

Kosova është atdheu ynë i shtrenjtë.

Kosova është e sigurt vetëm kur LDK-ja është e fortë dhe e udhëheqë atë. Me njerëzit e saj të mirë dhe me miqtë e saj të dëshmuar.

Ju uroj të gjithëve shëndet. Shpresoj ta kalojmë këtë pandemi, me kujdes, durim dhe besim në Zot.

Me angazhimin tuaj të përkushtuar, LDK-ja do ta kaloj edhe këtë stuhi e do t’i ndihmoj Kosovës të imunizohet prej virusit të përçarjes dhe ta shpërthej izolimin e saj prej botës.

Besoni.

Ka shpresë.

LDK-ja është shpresa e Kosovës.

Me respekt,

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së.

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Fali o Zot, se s’dinë çfarë bëjnë: Siç do thoshte Rugova, mos të merremi me ta. Të rinj janë. Kanë kohë të piqen.”

  1. Aleks says:

    Bandit injorant i korruptuar! Turp per ty i semuri Is, qe i ke zene deren partise se Rugoves. LDK eshte parti e Vjoses e Donikes e jo e jotja or horr!!!

    1. bujari says:

      E sakte… Horr i vjeter,semundje e vjeter mashtrues i regjun ! Ka marre arme per clirimin e…. ‘partise’ ! Edhe udheheqsi shpirteror i tij Tito do ta shkruante me mire ; Populli duhet ti gjykoje ME VOTE !

  2. drenica says:

    Ik mer Bole e titos pse nuk ikni si Seidiu dhe Atifete Jahjaga po i zeni diellin kosoves
    jeni per tu bere sallat te gjitheve cfare jeni. ju suita e vjeter
    bashke me ju koke lopa harajdina dhe gjrperi Thaci
    Isa kolo nga varri i titos e betohu perseri se sa te jesh ti kosova nuk ben hajr

    1. Kerma says:

      Po pse Albini eshte dielli Kosoves? Per mua dielli eshte SHBA, ndersa albini nje re e zeze por qe era e largoi shpejt.

  3. Pune partish says:

    E lexova kot se kenka per anetaret e Partise. Dmth: partia e para.

  4. Baton DR says:

    SHQIPËRIA SHQIPËTARËVE – VDEKJE TRADHËTARËVE!

    P.S.: Se mos hutohet prapë nonji katnar nga Ndroqi…..sjam shqiptar Kosove po jam Durrsak…dhe kam lidhje me Vetëvendosjen po aq sa kam me tradhëtarët e vendit tim
    Thjesht di shkrim e këndim pak më shumë se katnarët nga Ndroqi si qytetar që jam dhe di ta dalloj tradhëtinë më kollaj

  5. Shkodrani says:

    Nuk asht faji i juaj qe jeni vec plehre po jeni me shum se plehre jeni si ky virus i keq qe po bon kerdine ashtu si ju edhe plehrat e tjere nga ata pesudo luftetar qe luftuat e luftoni vec per placke e jo per kombin qe eshte i raskapitur ne disa dekada nga serbet tash ju ma keq do i largoni kosovaret neper europe se nuk ka shprese as jete me ate vend si andej nga shqipja ku grupi i pisave sali meta rama po bojn kerdine ne hajnit e tyre shpresoj qe tju denoj zoti sa me pare juve edhe grupin tuaj nga shqipja qe kombi shqiptar te bohet europian se juve e doni afrike me plackit deri ne fund me pangopsine tuaj hajde tung o plehra shpresoj te jeni te pariciklueshem qe te shpetoj ai komb njehere e mire

  6. Sh !!!! says:

    Parrulla e kètyre ditève tè vèshtira èshtè : – ” Rirni nè SHtèpi ” dèshiroj tè Shtoj dhe njè – ” Rrini Urtè “!!!

  7. Edlira says:

    A jua fal Kosova kete z.Mustafa?
    Historia do ju mbaje mend pa dyshim…

    “Plots have I laid, inductions dangerous,
    By drunken prophecies, libels and dreams,
    To set my brother Clarence and the king
    In deadly hate, the one against the other;
    And if King Edward be as true and just
    As I am subtle, false, and treacherous,
    This day should Clarence closely be mewed up.”

    Richard lll
    (Act I, Scene i, lines 32–38)
    Shakespear

  8. Star says:

    Doli per tu cfajesuar ky uloku. E kupton se e ka nxjerrre me shume se duhet bythen zbuluar. Ik moj karakurve politike, ti sherbetor i devotshem i Beogradit. Kur ta kuptosh se cfare ke bere urojme te jete vone per ty. Ne hale do perfundosh. Ne zgjedhjet e kaluara more shume vota se perdore Vjosen si propogande. A e kupton se vetem neveri sjell kur ben edhe moral ky maskara, kjo karakuve. Pale perzien edhe JEZUSIN maskarallecet e tua. Kerkoju ndjese gjithe anetareve te ndershem te LDK-se se ku po e katandise kete parti per interesa koruptive. Dhe perendija ta ka dhene shembullin qe duhet urgjent te largohesh duke te bere ulok,dhe keshtu do perfundoje krejt partia qe drejton.

    1. fadil says:

      Para lufte e kam perkrhe LDK ne te gjitha menyrat edhe financiarisht.Gjat kohes se luftes rane maskat dhe u binda se nuk e gjene nje rugovist qe eshte i sinqert per pamvaresine e Kosoves.Mashtrues,djallezore ,luftetaret i cuanjin udbash,pas shpine te spiunoshin te serbi,me nje fjale tradhetare te perbetuar.

  9. Arjan says:

    Nuk ja lejoj vetes si Shqiptare Te lexoj kete fytyre qe Vetem shprese Nuk Te ngjall.Te zente haku I Shqiptareve plehre plak matuf LDK I KA SHERBY SERBISE SOT .VDEKJE TRADHTAREVE.

  10. Niku says:

    Ike o plere ti o bunder burre po si po bene per te mire te kosoves ti o legen o plere ti ti doje te miren kosoves prisje te kalone kjo situate e keqe e coje Albinin per mocion… Dhe ne afrike sdo ndodhte kjo qe bere ti ne kosoves ti je titis njeri udb je nje plere asgje me teper… Sice thote dhe miku e bashkpuntori jote mero baze dhe fatos nano PS e shqiperise i beri pajtim kombtare Sales e toleroje Pasi dogji shqiperine… Ti per te mire te kosoves nuk prisje dote 1-2 muaj ta hiqje Kurtin kishe hadh se te iknin amerikanet bunder bur plak

  11. Gipa says:

    Ah me juve hajduteve te mshefte qe tani e dini se cfar i keni ba kosoves ne kohen e pandemis te beni njiaksion puci juve te gardes se vjeter duhet te mos ju lejojm te dilni ne mjetet e informimit per idiotsirat e juve qe doni ti mbuloni tani. Ju keni interesat se bashku me partite e tjera ti mbuloni hajnin qe iu keni ba popullit fukara. Dhe tani shtireni te viktimizuar dhe te beni weveri me kend me ata qe dje i keni sulmuar . Albini i pakorruptuem ju shkoni ne dreq te mallkuem.

  12. Lili says:

    Mos keqperdor Rugoven , se Rugova u mbeshtet tek rinia ma shume se sa mendon ti qe erdhe ne LDK nga kuzhinat e UDBse!
    Ai takoj studentete shqiptare ne France edhe kerkoj perkrahjen e tyre para se te behet LDKja bile zyrtare!
    Edhe me nje kerkese a do na perkraheni kur udbashet do versulen mbi ne ! Takim ne cite universitaire, pavillon kuba, po ti vone ke ardhur ne LDk e ke ardhur vetem me perfituar 3% …

  13. Kapit Tupalla says:

    “Si e tillë, qeveria e Kurtit ishte gjemb në këmbë për të gjitha forcat politike të cilat janë në gjendje të mbijetojnë vetëm në moçalin e pasioneve etnike e religjioze- ajo u urrye nga obskurantistët të të gjitha llojeve, në Kosovë, Shqipëri e Serbi”

    “Në pamë se si mund të përdoret politikisht epidemia e tmerrshme që po na shkatërron jetët- ajo përbën shembullin se si ata në pushtet do ta shfrytëzojnë pamëshirshëm pandeminë për të imponuar vizionin e tyre për rendin e ri botëror. Është detyra jonë e shenjtë ta sqarojmë këtë për publikun e iluminuar në të gjithë botën, pasi historia e Kosovës kërcënon të shndërrohet ne historinë e të gjithë neve”
    Slavoj Zhizhek

  14. Rugova milloshi beograd rome says:

    Rugova spiuni udb qe fjeti te milloshi nje jave pastaj mori avionin presidencial serbe direkt per itali rome
    Keta jane njerez te degjeneruar shyqyr qe nuk i kemi brenda territorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *