FOTOT: Narko-nëndetëset kolumbiane, mjeti i preferuar për transportimin e kokainës drejt SHBA-së dhe Europës

26 Mars 2020, 10:45Lifestyle TEMA
FOTOT: Narko-nëndetëset kolumbiane, mjeti i preferuar për

Ndërsa prodhimi i kokainës në Kolumbi ka arritur nivele rekord, autoritetet përgjatë bregut të Paqësorit thonë se mjeti më i pëlqyer nga trafikantët është bërë nëndetësja, me të cilat droga shkon në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Evropë.

Vetëm në vitin 2019 janë kapur 33 nëndetëse, një mesatare prej gati 3 nëndetësesh në muaj, thuajse të gjithë përgjatë brigjeve të Paqësorit. Shifrat janë shqetësuese për admiralin Hernando Enrique Mattos Dager, i cili kryeson task-frocën kundër trafikut të drogës.

“Përmes detit transportohen sasi të mëdha kokaine”, tha ai për “The Guardian”. “Është shumë më e lehtë të transportosh tonelata kokainë përmes detit se sa me avion, sepse ka më shumë kontrolle nëpër aeroporte”. Sipas tij, 80% e trafikut të drogës realizohet përmes Paqësorit, ndërsa 14% nga Karaibet.

Nëndetëset që shërbejnë për këtë qëllim, shpesh të ndërtuara në mënyrë artizanale në punishte të fshehta në këneta, janë shumë të vështira për t’u pikasur nga patrullat detare ose nga radarët. “Nëndetësja qëndron gjithmonë nën ujë, ndërsa pjesa në sipërfaqe është jashtëzakonisht e vogël”, tha Dager.

Edhe pse kanë pasur sukses deri tani, Dager e di mirë se me shumë mundësi kanë kapur vetëm majën e ajsbergut. Në vitin 2019, autoritetet kapën 433 tonë kokainë, por sasia e prodhuar në vend është vlerësuar të ketë qenë mbi 1000 tonë.

4 komente në “FOTOT: Narko-nëndetëset kolumbiane, mjeti i preferuar për transportimin e kokainës drejt SHBA-së dhe Europës”

  1. gazetari shpellash .......m narkogjuha ......... says:

    e varfëruat shqipen me “drejt” këtu e “drejt” atje ‘
    nuk ka parafjalë tjetër shqipja

    sidomos kur e përdorni edhe me kohën e shkuar
    i latë njerëzit pa shkuar/arritur
    ai arriti drejt tiranës
    edhe gjuha kërkon patriotizmin e vet
    dhe mos i përdorni shumë se njeriu mëssohet edhe me mut
    censurë po gjuhë e dhjerë po – ku qëndron vlera dhe patriotizmi juaj

  2. undefined says:

    undefined

  3. undefined0 says:

    undefined

  4. Veshi says:

    Chdo prodhim dhe transport prodhimi i kokaines stimulohet, jo prej kontrabandisteve me transport te sofistikuar, por prej vesit te konsumatoreve. Dhe fakti qe gaditja e trafikanteve te kesaj kontrabande, nuk e pakson prodhimin dhe shperndarjen drejt destinacionit i pergjigjet rasteve te ngjashme te pergjithesuars ne. pproverbin “Kur te dhemb t’i bijesh gomarit, i bije samarit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje