Fushata linçuese fashistoide e Vetvendosjes ndaj LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës po përballet me një fushatë linçuese nga akivistë të Vetvendosjes të cilët të organizuar si një sekt fashistoid në rrjet, po përpiqen të heqin përgjegjësinë e kryetarit të tyre Albin Kurti për prishjen e qeverisë .

Në një postim të Isa Mustafës ka rreth 700 komente denigruese që kërkojnë vdekjen e tij, ndërsa në një thirrje linçuese nga ana e LVV-se,  u kërkohet aktivistëve të kësaj partie, të shkruajnë se nuk do ta votojnë me LDK-në.

Mesazhi përmban thirrje për ta fyer LDK’në.

“Përkrahne Albinin, hini në faqe like&share. Fyni e shani LDK-në kishe jem votues tuaj po tash dolëm në VV. Ma shumë se kurr kem nevojë mu aktivizu me cdo profil që mundemi”, është përmbajtja e këtij mesazhi që e mban numrin +38349979113.

Ky terror psikologjik që aktivistë të një partie në pakicë në Kosovë kërkojnë ti imponohen shumicës, është I njëjtë me përpjekjet që ka bërë çdo lëvizje fashistoide në Evropë, për tiu imponuar shumicës duke qenë pakicë politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka një përvojë të gjatë me fushatat linçuese ndaj saj. Ajo ka përballuar linçimin e pushtetit Miloshevicit, më pas atë të partive të dala nga UCK dhe tashmë të një partie të dal nga skutat e enverizmit dhe që përpiqen me metodat populiste të neofashistëve të imponohen si shumicë.

Ata nuk do ta frikëosjnë dot LDK dhe as Kosovën. Nuk e frikësojnë dot as me faktin që e lanë pa qeveri me koshiencë të plotë. Dhe duke mos e firkësuar dot, nuk do ta sundojnë dot. 

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Fushata linçuese fashistoide e Vetvendosjes ndaj LDK”

  1. Trotski says:

    Me ne fund e nxorri Fytyren e Vertete Ky Albin Kurti.Kosovaret te mendojne mire para se te votojne keta Pushta qe duan vetem Pushtet per Xhepat e tyre.

    1. bujari says:

      Kush ta mesoi ! 5 rreshtat me siper ! Jo ore zotri.. Nuk shpallet armik partia qe mori 26% …Do behen zgjedhje tjera dhe shikoni rezultatin ..jo parashikeme armiqesh ! cmenduri ‘..paqesoresh..’

  2. Lanabregesi says:

    Lincimet e Albinit jane si ato te Saliut ne 1996,prandaj dhe takohen shpesh,i bashkon grupi i gjakut.Pesimi yne me Saliun duhet tju behet mesim,largojeni horrin Albin,nuk ja u ka fajin administrata Trump,Kreshnik Spahiu shkruan sot se ambasadori amerikan ne 2013 (ishte Obama president) i kishte kerkuar nderprerjen e takimeve me Albinin.Pra i njejti qendrim.

  3. busho says:

    Kush ishte Isa Mustafa gjatë viteve 1981-1990?

    Isa Mustafa për katër vjet rresht (1984-1988) si kryetar i Këshillit Ekzekutiv të kryeqytetit të Kosovës – Prishtinës (ku përfshiheshin edhe komunat: Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Novobërdë) dhe njëkohësisht të qenit “drejtor i Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës” ka qenë njeriu më i pushtetshëm i regjimi komunist
    Pas demonstratave të 11 e 26 marsit dhe të 1 e 2 prillit 1981, regjimi komunist gjatë verës së atij viti ndërmori një sërë masash ideo-politike, të cilat kulmuan me „Platformën politike të KQ të LKJ-së për Kosovën“, të miratuar më 17 nëntor 1981 në mbledhjen e XXII-të të KQ të LKJ-së në Beograd. Në zbatim të kësaj PLATFORME, strukturat pushtetore partiake dhe ato gjyqësore në Kosovë, në bashkëpunim edhe me UDB-në, nisën një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njëjtën kohë intensifikuan diferencimin ideo-politik brenda radhëve të pushtetit, nëpër organizata punuese dhe në të gjitha institucionet tjera publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore-akademike të Kosovës, siç ishin: Instituti Albanologjik, ai i Historisë dhe mbi të gjitha Universiteti i Prishtinës, i cili u cilësua si “Bastion i nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar”. Për t’i realizuar masat, që dolën nga “Platforma…” e KQ të LKJ-së, regjimi gjatë viteve 1981-1990 në vendet udhëheqëse i emëroi ato kuadro politike, që ishin dëshmuar në çdo situatë të zellshëm dhe besnik në luftimin dhe çrrënjosjen e “nacionalizimit dhe seperatizmit shqiptar”! Dhe, njëri nga ata besnikët e këtij regjimi ishte pa dyshim komunisti i devotshëm, Isa Mustafa (tani kryetar i komunës së Prishtinës dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës.)

    1. AL BIN berrisha says:

      Mos i ngatero gjerat se kush eshte ldk dhe rugova ne e dime s ke nevoje te lodhesh se shkruari po albin kurti eshte i rrezikshem per mos te thene shume i rrezikshem militantet e vv jane si nje sekt ferare .
      Kurti eshte fara me e keqe e shoqerise.

    2. Vatra says:

      Krejt e saktë por si VV ju qep Ldk dhe non stop e denigroi krahun e luftës që po të ishte në bashkë qeveri me ata kjo nuk do ti ndodhte dhe për këte mbetet njeri i keqpërdorimit të fjalës të lirë ndaj atyre qe e di se nuk i hakmirren

  4. Olimpia says:

    Po ke te votojne ,zagaret e Miloshevicit…LDK n.??? Duke ndjekur politiken e Rugoves,Kosova do te ishte akoma nen thundren e Serbise.Natyrisht Kurti nuk deshmoi zgjuarsi,qe kur filloi te merret me politike ne Tirane ,kur kishte vetem nje te katerten e votave ne Kosove.Rrjedhimisht ujqerit e politikes kosovare u bashkuan sepse u rrezikohej pasuria.Duke perdorur si pretekst rrezikun e largimit amerikan.Por amerikanet nuk largohen kurre atje ku la interes strategjik.Perderi sa Serbia mban akoma politike preferenziale edhe me Rusine,amerikanet nuk e lene Kosoven .Nuk vendos nje diplomat ne SHBA por interesat afatgjate.Ne se Serbia shkeputet nga Rusia,vetem atehere Kosova rrezikohej.Gjithesesi Serbia nuk mund te marre asnje cm toke nga Kosova,sepse perndryshe fillon shkaterrimi i Europes.Te gjithe kane pretendime tokesore kunder te gjitheve,gjermanet me polaket,polaket me ukrahinasit ,ruset me Estonine,hungarezet me rumunet,greket me shqiptaret dhe anasjelltas,serbet me bosnjaket,gjermanet me francezet,dhe keshtu me radhe ,lista nuk mbaron kurre.

  5. Baliu says:

    Kontributi i Isa paterices Prapashtices dje ishte i barabart me kontributin e tije para 30 vitesh si komunist per heqjen e autonomise se Kosoves. Nuk eshte e rastit qe njerzit po protestojne nga ballkonet me tenxhere pikerisht si ne kohen e Sllobes.

  6. Nardi says:

    LDK, eshte pasuese e denje e Lidhjes Komuniste te Jugosllavise.
    Te gjithe anetaret e saj kane qene te privilegjuar nga Tito e Milosheviqi.
    Ata kane pasur detyra te larta ne ate kohe dhe nuk po duan te largohen nga skena politike.
    LDK ka qene kunder luftes clirimtare te popullit kosovar. Ishin per autonomi nen Serbi qe do te arrihej nepermjet bisedimeve dhe kunder luftes me arme.
    LDK dhe Rugova ishin kunder Rambujese ku u vendos e ardhmja e Kosoves.
    Ishin kunder bombardimeve te NATO-s mbi Beograd sepse po vritej populli i pafajshem serb.
    Isa Mustafa ky njeri me pushtet te dhene nga serbet para vitit 1990, edhe me nje kembe ne varr, nuk po don me ja lane pushtetin brezit te ri.

  7. katarakti says:

    Lidhja Demokratike e Kosoves e regjistruar në Beograd nê kohen e Millosheviçit eshte ish Liga Komuniste e Kosoves. Të gjithe komunistet e ish Liges sot jane anetare të LDK-se. Duke filluar nga Isa Mustafa, kuader i vjeter komunist që nê kohen e Titos, ish presidenti Rugova etj. Nga ana tjeter VV eshte partia mê e madhe nê Kosove, me gjasa që tê rritet dhe forcohet edhe më shume gjate zgjedhjeve tê ardhshme. Duhet kuptuar mirê se Amerika e sotme nuk eshte Amerika e Klintonit dhe Xhorxh Bushit. Kush nuk e kupton ketê eshte i verber dhe mêndjeshkurter. Ky eshte problemi. Dhe kjo spjegon gjithçka.

  8. Star says:

    Nuk ka nevoje te beje kush porosi te denencoje Isa kurven,sepse te gjithe si ne Kosove dhe ne Shqiperi e njohin se kush eshte uloku. Isa Mustafa eshte politikani dhe burri me karakurve ne Kosove, sherbetor i zellshem i Serbise. Dhe sot rregjimi ne Beograd ka lancuar qe te angazhoje gjithe karakurvat ku i ka e ku si ka,ne politike dhe ne gazetari etj , per realizimin e qellimit qe ka ne Kosove. Dhe kete po e ben edhe haptaz sepse koha tani nuk pret. Regjimi serb eshte ne alarm. Kerkohet sherbimi i te gjithe te paguarve ne decada. O sot o kurre.

  9. era! says:

    ISA E HASHA = ESAT PASHA

  10. Nik says:

    I vune sterkembçe pleqte e ligj, hajna dhe dinake te Kosoves gjenerates se re, idealiste dhe te ndershme, por rinia eshte aty, neser me mbeshtetjen me te gjere do te jete ne dretimin e vendit!

  11. Vatra says:

    Krejt e saktë por si VV ju qep Ldk dhe non stop e denigroi krahun e luftës që po të ishte në bashkë qeveri me ata kjo nuk do ti ndodhte dhe për këte mbetet njeri i keqpërdorimit të fjalës të lirë ndaj atyre qe e di se nuk i hakmirren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *