Kemi punë me “Kurtët”, ta dini!

26 Mars 2020, 19:46Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Ju mendoni se iku? Parlamenti i Kosovës e rrëzoi qeverinë 50 ditore ‘Kurti’, duke dhënë një sinjal se e nxorri Kosovën prej asaj qeverie pa aq shumë dëme…

Por a iku? Tani nis ardhja e “e tyre”. Sapo ra qeveria, ata deklaruan se ‘tani të na shikoni sa fuqishëm do të vijmë!’. Edhe nëse do të pengohen në digat e shoqërisë pozitive, prapë me mendjen e tyre do të jenë duke ardhur dhe duke kërcënuar.

‘Kurtë’ kemi kudo, në shtetin shqiptar, në shtetin serb, në shtetin maqedonas… Revolucionet më perfide ndodhin në këto zona epike e folklorike të politikanëve banditë.

‘Kurtët’, mes tyre, janë specia njerëzore që rrotullohet në flluskën e vet ku ‘nuk hyjnë as njerëz, as mikrobe’.

A e keni vënë re se militantët e VV në Kosovë janë si të klonuar alias Albin: gurgacë si ai, dinamit si ai, dredharakë si ai, perfekt si ai, kërcënues e idhnakë si ai, pa brumë si ai, sterilë si ai…

Po njerëzit e admiruar prej Kurtit në Tiranë, a i keni parë cilët janë? Sapo shkel në Tiranë, Kurti u shkon në zyrë dhe sapo del nga zyra, i imiton. Këta janë ose nga kasta e kaluar që ka kryer dëme të rënda në Shqipëri tre dekada, ose revolucionarë që kanë shëtitur burgjeve, ose ‘gjuetarë’ korrupsioni në piramidën e shtetit që presin të godasin shoqërinë me çka të munden: bomba, dekrete, turma njerëzore shtatë ditë para shpërthimit të coronavirusit, letra nëpër Evropë ‘aman mos e pranoni Shqipërinë’, etj.. Edhe përfaqësuesi ideologjik i Kurtit në Tiranë është zgjedhur nga ata që sulmon hapur Gjergj Kastriot- Skënderbeun si ‘mercenar’ dhe Nënë Terezën si ‘militante’.

Këta, jo duket sikur, por janë disa të mbledhur në një.

Janë mbledhur si në anije,

në Anijen që filozofët e kanë quajtur “e Vetëdijes Kritike”. Filozofi Ibid, ndoshta mes më të lashtëve, ka shkruar: ‘Kush udhëton me anije mbi ujë/ sheh tokën që shket, jo anijen e tij”.

Për këta të anijes, ecën toka; toka sa vjen e bëhet e vogël dhe e pavlerë sa një guacë. Ka një ndryshim mes atyre që hipin në anije, njerëzve të zakonshëm dhe atyre të tjerëve. Njerëzve të zakonshëm u merren mendtë, ndërsa të tjerët janë ndryshe, nuk u ndodh asgjë…. “Kurtët’ edhe kur ndezin parlamentin, ndjehen pa dhimbje koke. Edhe kur luftojnë Republikën ( Kosobë a Shqipëri), e bëjnë me kënaqësi. Serbinë, duke ‘ e luftuar’ e kanë kthyer në regjim për qytetarët. Idoli i tyre është kundërshtari: O Tito, o Millosheviç, o Che Guevara i largët. Prapë sot Kurti bëri ironi me Amerikën. Aleatin jetik që ka zgjedhur vetë kombi, ky e lë pas dere. Asnjë moment nuk i merren mendtë, as do tia dije. Ka disa kohë në Tiranë, që nga presidenti, ish presidenti, zonja e parë dhe e dytë…, godasin prezencën e Amerikës në Shqipëri…

Në anije nuk ka frikë, frikë për asgjë.

Frika ka mbetur në tokë, atje njerëzit vdesin nga frika. Frika është njerëzore, ndërsa këta janë mbinjerëz. ‘Kurtët’, si atje në Kosovë, edhe në Tiranë, kanë deklaruar se janë qenie perfekte. ‘Jam i pakorruptueshëm’, tha Kurti, si të thoshte ‘nuk jam njeri’. Njerëzit perfekt dhe sterilë janë më të dyshuarit si të ndotur thoshte Giacomo Rossini. E pamundur njeriu perfekt, veç Zotit, thotë gjithë dituria njerëzore. Njeriu është qenie biologjike dhe ‘biologjia është një pisllëk i pashoq’. ‘Kurtët’ ose dalin në foto duke ngrënë fasule të ligshta, ose me fëmijët në Londër por që ‘vuajnë për bukën e fëmijëve’. Edhe në Tiranë kishim një eksperiencë demokratike: Menjëherë pas revolucionit, presidenti demokratik qëndroi ‘si popull’ në apartamentin e vjetër. Populli u gëzua. Por vetëm pas katër vjetësh populli shpërtheu në luftë civile për shkak të korrupsionit, ishte viti 1996-97.

Këta nuk kanë frikë të tallen me popullin, ndërsa populli në tokë vdes nga frika.

Në anije ka unitet,

ndërsa për tokësorët nuk ka. Tokësorët janë ashtu siç është njeriu, ndërsa ata të Anijes shtrëngojnë radhët. I kam dëgjuar dje në seancë militantët e Kurtit në Kosovë. Ndoshta janë aq ‘axhami’, por nuk e besoj. ‘Po rrëzoni Kurtin!? O zot, e mbytët Kosovën, tani nuk ka më jetë?”, thanë. I bën kështu vetë gjendja kapluese e anijes me unitet. Pse tokësorët nuk kanë unitet? Sepse janë njerëz normalë dhe janë pluralë. Sepse nuk kanë pushtet dhe nuk u duhet uniteti i anijes. Anija është e ngarkuar me pushtet, uniteti është e vetmja mënyrë për ta mbajtur; ata që devijojnë hidhen në det. Kështu i kanë hedhur liderët e anijes të gjithë individualët, që nga krijimi i pluralizmit politik edhe në Tiranë… I bie që ata me pushtet në anije kanë më shumë frikë. Albin Kurti e goditi edhe qeverinë e tij për shkak të frikës. Frika se nuk mund të qeveriste e bëri të rrëzojë veten, dhe frika se nuk rri dot pa pushtet e bën që të sulmojë përsëri.

Në anije ka marrëzi,

ndërsa në tokë askujt s’i intereson se sa të marrë janë. Jetojmë mes të marrësh. Tokën e shikojnë nga larg si lëvozhgë dhe bëjnë pyetjen “ vallë si mund të mbahen mbi atë lëvozhgë?’. Kurtët e Kosovës po bëjnë deklarata se ‘na ka votuar populli’, që në fakt nuk është e vërtetë. Po ç’ne edhe sikur të të ketë votuar populli që nga anija? Do të thuash se populli është i marrë dhe nuk qenke ti i marri… Në Kosovë janë bërë gati t’i sulen prapë popullit për t’i kërkuar votë dhe për ta ndotur prapë popullin. Edhe këtu ka ndodhur. Por nuk do të thotë se njerëzit e Anijes u bënë të mirë. Edhe më të ligjtë e botës janë ngjitur në pushtet me anë të votës, po ç’e ka gjetur popullin pastaj!? Stërkeqja e njeriut ka për qëllim të fundit që të fajësojë shoqërinë si burim të marrëzisë… Ja, për këtë janë nisur e ‘ po vijnë’ kurtët./

79 komente në “Kemi punë me “Kurtët”, ta dini!”

  1. Trotski says:

    Drejt e ka bere analizen Z.Frok.-Albin Kurti e rrezoi vete Qeverine se nuk e ndjen veten te afte te drejtoje Kosoven dhe te zgjidhe problemet e saj.

    1. Flamur says:

      Unë zakonisht nuk përdor fjalë fyese por kur shoh se shkruan dhe ky nuk mund të mos them se më pallë trapi se ky zor se gjen kund!

      1. Na mbyten idiotet says:

        Ti nuk e paske emrin Flamur. Ne fakt, ti je me “Flamur”.
        Çfare thua, o njeri? A je ne vete? Thirri mendjes.

        1. Adi says:

          Ke shume te drejte. A ka me idhnak se ky dhe i ndjeri Ali Spahia? Po vete Berisha. Ky i tufezave ne 90, tani kokethinjur mendon se eshte balancuar. Idiot ishte dhe ngelet, jep edhe mesim ky palo burre.

      2. Ilir says:

        Frrok, NUK JE I BESUESHEM. I tjerr e i tjerr gjerat, dhe gjithnje ne anen e pushtetit. Ke te drejte vetem ne faktin qe Albini duhet te shkepuse lidhjet me ishbashkemilitantet e tu komuniste. Jam dakord me ata qe jane gjithnje nga Ana e se vertetes, pamvaresisht se me pushtet apo jo, si Rexhep Qosja psh. Kujtoni frrokun kur ishte ne Atsh, pa shkuar me larg ne kohe. Fahri Balliu ka mé dinjitet,edhe pse NJESOJ I neveritshem.

      3. Prishtina says:

        Vet je trap

    2. Kapit Tupalla says:

      Pse frikësoheni nga “të paaftët” ?

    3. vang says:

      Z CUPI: Kam shume vjet qe ju kam lexuar.Shkrimet tuaja ndryshojne nga shabllonizmi i gjithe te tjereve. Karakteristika kryesore e shkrimeve( edhe kur skeni te drejte), nuk jane agjitative ashtu si slloganet e para votimeve,gje qe ndodh me shumicene artikullshkuesve,biles edhe me keq se kaq,nje shemti e fjales.Shkrimet tuaja kane sharm,perciellin ide me figuracion e talent letrar.Pra ju beni propagande dhe jo agjitacion sepse eshte e thelle ,eshte jetegjate dhe jo driteshkurter, eshte bindese dhe e mbeshtetur.Ne gazetarine shqiptare dy gazetare te tjere mund ti afroj me karakteristikat te cilat permban puna juaj:-Mero BAZE dhe Enver Robelli.Nuk mund ta fsheh se ashtu sic e trajtoni nga ana figurative ”kurtizmin” me trembni.

  2. ??? says:

    PËRSHKRIM SHUMË I GODITUR !

  3. Adam says:

    Je brilant Frrok respekte

  4. palla says:

    Nje bravo te madhe zoti Cupi. I keni bere nje operacion dialektik jo vetem Zotit Kuti si nje fillestar politik qe vuan nga mitomania, por edhe gjithe pasuseve te tij qe dhe ketu ne Tirane nuk jane pak.
    Koha e anodollakeve te tipit R. Hajredinaj dhe ketij fatkeqi Kurti ka perfunduar edhe per Kosoven.

  5. Gazi says:

    E humba gjithë respektin për ty z. Cupi. Qenke klysh I atyre që të paguajnë. Kurtë janë 90% e shqiptarëve more toç. Ata do shqyejnë me thonj hajni në politikë dhe korrupsionin galopant.
    Sa turp ! Po na shitet për vlerë çdo papastërti e shoqërisë së sotme të kalbur.

    1. Star says:

      Megjithe respektin si gazetar,por ne rastin ne fjale z.Cupi ja keni futur kot, kot fare. Dhe te len nje ndjesi jo te mire ky shkrim. Z.Cupi ky shkrim ju ve juve ne dyshim se per ke punoni. Me kete shkrim tuajin sot e vendosni vehten perseri ne ate pozicion qe keni patur per disa kohe kur militonit afer plakut te PD-se,megjithese mundohesh ta denoncosh. Jeni i dyshuari i madh se per ke punoni,duke mbrojtur gjithe krimet dhe korupsionin ne hapesiren kosovare.
      Kurti nuk ka bere asgje me shume se ato qe ka thene gjate fushates zgjedhore duke premtuar shtet ligjor dhe lufte kunder korupsionit e krimit ne Kosove. Lufte kunder krimineleve dhe hajduteve qe jane te veshur me pushtet ne Kosove. Se ku te djeg kjo pune ty nuk po merret vesh. Por eshte menyra e vetme qe Kosova te realizoje ambiciet e veta ne raport me Serbine. Dhe ja ku na del edhe ti z.Cupi qe mundohesh ta pengosh kete fillim te ri ne Kosove. Hije te medha dyshimi se tek ty jane te fshehura atavizma jo krenare te koheve me te hershme, ne raport me Serbine qe kerkojne sherbimin e radhes per shkjaun,sepse propoganda serbe ne keto momente punon me 100% te kapacitetit te saj. O sot o kurre eshte deviza e Serbise ne keto momente historike qe po kalon hapesira kosovare.

      1. Santa Quaranta says:

        Super Star!! Ne momente delikate kane 30 vjet qe shfaqen te njejtit personazhe te tipit Frrok Çupi ose Neritan Ceka!! Ne cilin mulli e çojne ujin?!!

      2. Grand says:

        Z. CUPI! Faleminderit!
        Ma zbardhe dhe ndricove karantinen per sot!
        Pac jete e shendet!

    2. bujari says:

      Pajtohem…por duhet politike dhe kurr ne jete te mos cenohen mardheniet me USA dhe rrugetimi ne EU ! Rruge tjeter eshte vetvrasje kombetare .

    3. Andi says:

      Ta kishin votuar 90,% e shqiptareve nuk e kishte ndare pushtetin o palle.90% ta shikoje ne enderr zari i sali kriminelit.Nuk pati bythe me drejtu dhe perdori llojlloj marifetesh per tu duk si viktime .

    4. xx says:

      O GAZ.KOT CFRYN ME CUPIN se ti tamam ate thua:…..”do shqyejn me thonj hajni ne politike etj…..”.pra ”kurtet” duan revolucion te cilin Cupi e zevendeson me Demokracine.Cupi eshte per EVOLUCIONIN dhe jo ”REVOLUCIONIN” e dhunshem.

      1. Fitim says:

        Po ne asgjë nuk kemi parë POS DHUNËS në Kosovë.
        Dhunë fizike deri në likuidime njerëzish, vjedhje enorme të parasë publike, degradim total të shëndetësisë e arsimit, mes tjerash dhe izolim i vendit si rezultat i gjitha këtyre.
        Atëherë pra si mund të sulmohet e akuzohet Kurti dhe përkrahësit e tij që duan të luftojnë për rikthimin e dinjitetit e mirëqenjes në popull ?

    5. Bardhi says:

      Ti paske Logjike serbi,veprim greku!

  6. Dajti says:

    Bravo Frrok,ka ardhur koha qe te ndihmojme vellezerit kosovar,qe te mos bejne gabimin qe beme ne me Saliun.Albini eshte 100% Saliu,mos kini asnje iluzion,do ju coj nga fatkeqesija ne fatkeqesi,etja tyre per pushtet nuk njeh rregulla dhe ligje,por dhune verbale e fizike.

  7. Kosta says:

    Po pse o Frrok.Kurti flet per bashkim kombetar demshperblim te Serbise per krimet ne Kosove.Flet per luften ndaj korrupsionit,ruajtjes integritetit territorial.Kush nga qeverite e Kosoves deri tani ka punuar per keto gjera??Qeverite ne Kosove kane abuzuar me pushtetin dhe kane pare xhepat e tyre.

    1. Kanina e ismailit says:

      O frok muti,kur te shkruash ndonje anal-iz per salo serbin atetere do jeshe me i lexuar ne anal-izat e tua ndaje Albin kapedanit…Albinit Kapedanin nuk e analizojne dote dobicet e beogradit…degjove more dobici i bordoros sere frrok muti..
      Te rroje sa malet Albin Sqiperia.

      1. Lorenc says:

        O Kanina, o trim, o burre. Shiko njeher pa fol. Shkrimi i ketij zoterise flet per nje teme te caktuar – nuk eshte koha per biografi se po te ishte per biografi shiko njehere Kaninen tende historike (te dy Gjergjave te shquar) me nje grusht shtepish qe ngelet vend historik por fatkeqesisht tani i perket historise se turkut qe jua ka ngritur xhamine 50 metroshe mbi kesule…..ku vate patriotizmi juaj?

        1. lor eni says:

          Ne Nuk numurojme kisha e xhamia o grekiss! Cfare me prishin mua emrat…. Mua me prishe pushtimi i trojeve tona ! Ne Veri punet jane duke ecur mire.. Ne Jug duhet pune me shume .kete e di dhe majmuni pervec teje ..i patransformueshem…

    2. zhaku i pamposhtur says:

      Kosta shumë bukur i ke thënë gjërat por nuk ke llogaritur që zoti frrok është në krahun tjetër. .a nuk e shikon se si po e duartrokasin militantët e mikut të Vuçiçit? …megjithatë unë dua ti thëm zotit frrok të mos i frikësohet shumë demokracisë në Kosovë sepse ata kanë dhënë prova që janë më të aftë se shqipëria mëmë në proçeset demokratike dhe në zgjedhjet e lira. .që tani z.frrok e kuptoi se Albini do dali më i fortë nga kjo disfatë. .

      1. ca ca says:

        tjeter gje thote FRROKU O ZHAK DHE I PAMPOSHTUR.Nuk pajtohesh me ”kurtizmin?,,.Une e besoj.Ne KOSOVE propozon masa te forta ketu ne Shqiperi futet neper zyrat e Berishes dhe Metes.E thote cope.

    3. Andi says:

      Te flasesh e te besh Jane dy gjera krejt te ndryshme.Kurti eshte populist qe per te hipur ne kurrige thote ato qe I pelqejne popullit te degjoje dhe kur I kerkohet te mbaje fjalen hiqet si viktime.

  8. Pyka says:

    Z.Frrok je i mënçur dhe edukator……

  9. Captain Bah says:

    Duhet ti besojmè kètijè filozofi ‘marinar’ tè anijes sè PD ’90 ! Vetè zoti çupi u arratis nga ajo anije pasi i dogjèn kabinèn dhe falè aftèsisè pèr tè notuar u hodh nè Tokèn qè Lèviz. Dhe ata Kurtèt tanè vazhdojnè tè dominojnè edhe pas 30 vitesh. Duhetti ti dègjoni kèshillat e ‘ marinarit ‘ tè vjetèr o ju shqipètarèt e Dardanisè !

  10. Timi says:

    Sakte! Bukur! Drejt! Falemnderit!

  11. bbbbb says:

    SHQIPËRIA SHQIPTARËVE – VDEKJE TRADHËTARËVE!

  12. Baton DR says:

    Ik më Frrok anej se të ka dal boja që në vitet 90….e din edhe fëmijët që ti llap andej nga fryn era…..habitem kush harxhon akoma lekë me ty

  13. Ani says:

    I pari dhe i vetmi Frrok deri me sote qe ja vlen te lexosh.

  14. Ali aslani says:

    Ofrrok cupi o dordolec i teknokratit ramuti
    Po si ske turp qe flet per kurtin ne kete gjuh.

  15. Eset says:

    Nuk di te flas bukur , e as te shkruaj bukur, por ashtu si e ke pershkruar Albinizmin e kam ndjere por jo menduar aq bukur . Falemninderit shume

  16. Bolettivar says:

    My rrote Krupi ska shkruar asgje aktuale por vetem fiozofi te ngritur mbi asgje.

    E ka bere fakt te kryer qe Kurti eshte i keq dhe i pafte dhe po i bie darjes

    Kurti eshte i keq per korrupsionin e te korruptuarit

    Kurti eshte i pa-afte per te vjedhur dhe per te bere pazare ne kurriz te popullit.

    Kurti eshte “kura” e politikes te qelbur shqiptare dhe rruga Drejt shpetimit te kombit.

  17. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Nuk te njohe o Frok, por me dukesh sikur ………………………. Uni i jot te thote : cpo bej keshtu ! Paraja dhe pushteti te thote: jepi Frrok bej AMORFIN.

  18. Ed says:

    Kosovare hapni syte keta jane nje me metan saliun keta PLEHRA vijne dhe takojne sa here qe vijne ne Shqiperi se i bashkon NENA SERBI QE IKA NE BUXHET DHE I PAGUAN PER TE SHKATRUSR KOMBIN SHQIPETAR

  19. Ed says:

    Kosovare hapni syte keta jane nje me metan saliun keta PLEHRA vijne dhe takojne sa here qe vijne ne Shqiperi se i bashkon NENA SERBI QE IKA NE BUXHET DHE I PAGUAN PER TE SHKATRUSR KOMBIN SHQIPETAR. PO JANE SHUME PAK

  20. Je Pena e Arte Shqiptare Frok Shqiptari .
    numeru uno .
    Kjo fjali eshte kurora e shkrimit qe sqarone gjithcka .

    [ Kurte ´ kemi kudo . Ne Shqiperi , ne Serbi ,ne te te Maqedonise , Rrevolucionet me Pefile
    ndodhin ne kto zona epike e folklorike
    te Politikaneve Bandite ]

    Pra , Kurti nuk eshte se u shkarkua se surrati i tij ,s’i pelqente Amerikaneve ,
    jo , ishte dicka tjeter Kimike ,
    Kurti dhe gjithee Kurtet , rrezikojne kombe kur vijne e pushtet .
    Ky i Kosoves ishte thjehte nji Shashke e Deshtuar Politike .

    Kosova ,ka bij e bija te shklolluar te qytetaruar inteligjente qe munden te
    arrijne shume shpejte ate qe presin prej vitesh shqiptaret e kosoves .
    Kurti ishte nji KM i ri i nji zakoni te vjeteruar pushtetaresh prandaj u be edhe shembull ,
    per ti treguar te gjitheve se Mesjeten e kemi len tashme pas .

  21. Dajti says:

    Berishizmi,Kurtinizmi,Enverizmi,kur do shpetojne shqipot nga keto izma,bravo Frrok,qe te mos behen rrezik i duhet cjerr maska.

  22. Arjan says:

    Nuk Po merret vesh flasim shqip dhe prape se kuptojme ku do Te dalim .Nuk humbi kurti por fitoj serbia me plakun matuf tradhetarin e kombit Isa Mustafa.Humbi Kosova por fitoj renegati gjarper hashim thaci I cili mban mbi supe vrasje politike .Lere frok se e dhjeve.

  23. Miti says:

    Kurti sic e tregon dhe llagapi nuk eshte shqiptar por kurd. Andej nga shkretetirat e Anadollit e ka prejardhjen dhe andej e ka akoma zemren. Eshte islamik dhe marksist ne te njejten kohe. Kurti fjalet i ka te bukura, por se si do ta arrije ai bashkimin kombetar kur u del kunder te gjithe aleateve te shqiptareve vetem ai e di.

  24. keshtu mendoj says:

    Analizat e Frrok Cupit jane shume te sakta e te zgjuara, por sot ne gazeten Bota Sot, nje fare shqiptari Hajro Limaj qe thuhet se eshte dhe drejtor i instituti te sigurimi ne Shqiperi (!) , nuk e di a ka qene i tille ne kohen qe Fazlliçi merrte pjese ne mbledhjet e qeverise shqiptare te sigurise, lexova se Hashim Taçi dhe Mustafa qenkan agjentet qe duan te shperbejne Kosoven duke i falur territorin Serbise. Keto lajme vijne nga Tirana dhe nuk e di ne çfare pergjegjesie Hajro Limaj ben kete pershkrim si kompetent dhe ne çfare pergjegjesie shteterore dhe personale e ben. Nuk e di kush e ka dekretuar ne ate detyre kete njeri dhe para kujt pergjigjet per ato qe thote. Duhet te jeshe i luajtur nga mend e kokes qe te keshe nje pergjegjesi te tille shtetrore ne Shqiperi dhe te dalesh me ato qe profesioni, ne qoftese e ka, nuk ta lejon ligjerisht dhe per te cilat pergjigjesh dhe penalisht, apo shfrytezon situaten e pandemise boterore per futur edhe kete qofte dhe e vertete. Kete fenonmen njerzish te fluturuar nga mendja e kokes, me duket se duhet te nderpritet me sopaten e dardharit, ndryshe keta njerez jane kontogjent spiunesh ne dem te vendit, pavaresisht nga pergjejgesit qe kane pasur me pare. Dikur thuhesh qe keta njerez hane buken e turkut dhe bejne davane e kaurit.

  25. Like Espinoza-La Piovra says:

    Sakte dhe drejt si gjithmone.pena e Frrok Cupit gode gjithmone ne shenje.Nuk e kuptoj se si arriti kly “revolucionar”i tipit Ilir Metajt dhe i Monikes,i cili ka bere shkollen e Sali-Virusit te marre shumicen e votave ne Kosove,kur perpara zgjedhjeve te fundit ka dhene prova se nuk ka respektuar ndonjehere ligjin,rregullin dhe institucionet kosovare dhe ka vepruar si Monika ne shqiperi me cizme ne dore,si Lyli me veze ne xhep ne parlament,si Palokari me shiringe me boje ne bythe etj etj.Kurti ishte dhe eshte nje tragac qe dhe vete nuk e ka besuaer ndonjehere se do i vinte ora te behej kryeminister i Kosoves dhe kur kjo ndodhi nuk dinte se cte bente per te zgjidhur ekuacionin me dy te panjohura qe kishte perpara.Kjo qe dhe aresyeja qe ai si idiot qe eshte arriti te kundervihet dhe ndaj aleateve strategjike te Kosoves ,Amerikaneve,pa te cilet ,sic shprehet me te drejte dhe Kreshnik Spahiu,do arrinte te behej me se shumti ndonje kryetar i ndonje komune autonome te kosoves.Kaq tragac eshte.E keqja eshte se tipa si ai,qe kemi dhe ne ketu e qe na kane ngelur ne dore si puna e Likes,Lylit, banditit Sali etj etj eshte e veshtire qe ti largosh e ti heqesh qafe me metoda demokratike ne sistemin tone demokratik.Ata jane e do mbeten neper kembet e politikaneve te afte e te dedikuar per te ecur perpara vendin e tyre.Populli kosovar duhet te zgjohet me se fundi dhe ta detyroje te hapi krahun e te mos lozi me fatin e tij.

  26. Jugori says:

    Po ti qenke Vrima Çupe more kokërr injoranti, kështu si ty ka më mijëra shushunja në atë vend të mbrapsht që për protagonizem dhe ku di unë në shërbim të kujt e kini shitur shpirtin, ju ini në gjendje të shani edhe Jezu Krishtin po të ngjallë sot, apo Muhamedin apo ku di unë se ke Zotin vetë. Po pika mu në koket o popull mjeran o mbeturina njerëzore që na I solli fati I keq dhe na lindi mes jush. Të falënderoj o Zot me mijëra herë që më hoqe nga këta truckulur që janë aq të ndyre sa edhe parajsën tju japësh janë në gjendje ta shkatërrojnë për minuta dhe ore e jo me për pak ditë që I harrohet edhe emri. Po ku ka patur dhe ka apo do të ketë Shqipëria Albin Kurti dhe Vjosa Osmani o injorant. Po ju edhe djamanti tju japësh ja gjeni një kleçke. Albini ka të metat e veta si çdo njeri ne kete botë por është djamant para jush që edhe të tharë bini erë sikur sapo kini dalë prej brimes.

  27. taso kume says:

    Dihet se politika ne Kosove eshte e perzgjedhur nga rymat tribale,por kesaj radhe eshte bere nje grushte shteti ne tavoline,dhe nje here qe SHqiptaret e Kosoves kerkuan per genocidin SERBET u rutulluan opsionet ne kancelerite te miqve e armiqve tane ,Por z,FROK qe pergojone miqsine tone me A meriken duke fajsuar Kurtin si antiamerikan qe nuk eshte aspak e vertet gre larte dogmat e TRAMPIZMIT ,Trampi po ben gabime qe i rendojne dhe vet shtetit te tije vetem per fushaten elektorale qe perfundon ne nendorin e ardhshem,d,mth SHqiptaret te gjithe kane respekte per Amerikanet dhe Ameriken por nuk eshte e thene per Trampin,dhe kuptohet qe dhe FROKU mer pjese ne fushaten elektorale te Trampit,strategjia e AMERIKES nuk ndryshon me nderimet e presidenteve te pakten per ne SHqiptaret.

  28. Luan says:

    Ik ore spiun i qelbur i sigurimet.Tere jeten qen qe kafshon doren e te zotit mbete

  29. TORI says:

    Përshendetje Z. Frrok ÇUPI!

    Jam nje lexues i hershëm juaji, dhe ju ndjek kurdo me vemendje, ndaj edhe e lexova me vëmendje artikull/analizën tuaj.
    Të them te drejtën me pëlqeu dhe pse nuk dua ta pelqëj, kjo për faktin se më mundove shumë të ndjek sarkazmën therëse në çdo paragraf…. që mbase nuk duhej të ish e nevojshme.

    Pse, them se duhej të ish panevojshme?

    Për së paku mbase duhej të prisnim sadopak reagimin e burrave të mençëm të Kosovës (kam parasysh dhe sinqerisht të sugjeroj të lexosh (me laps në dorë dhe me shënime) Rexhep Qosen (po sot në po këtë gazetë për të njëjtën çështje. Se nuk je ti më Shqiptar se Ay, e aq me pak i mençëm se Ay).

    O ju artikullshkrues/analistë/lapsaxhinj, Shqiptar.. O ju Kosovarë… O ju shqipfolës kudo që ndodheni…
    Merruni pak më tepër me veten dhe lereni karvanin, të ecë nga pak përpara, se ngelët duke e roitur e ngrënë nga leqet e këmbëve, buaj e kuaj.
    Boll, Boll, Boll, Boll, Boll!
    Mjaft, Mjaft, Mjaft, Mjaft!
    Come on, enough is enough!

  30. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Kam lexuar me mjaft interes shume nga artikujt e opinionet e Frrokut, nga numri i pare i RD, ne vitin e larget 91 ( Pse nuk po çahet Blloku, apo “Kush e braktisi i pari Shqiperine”) e deri tek ky i sotmi. Ndonese kane kaluar tri dekada, z. Çupi ka mbetur i njejti :i paanshem, i sakte, korrekt ne te gjykuar e shkruar, nje analist qe te jep kenaqesi kur e lexon, mesim per çdo gazetar e analist.

  31. Ilir says:

    Frrok.
    A eshte i keq se filloi ta luftoj korrupsionin e krimin e ketyre politikaneve qe e kan zhvatur e gerryer qe 20 vite bugjetin e vendit.
    Ky tani i zbuloi qe ka politikan e familjar qe marrin e kan marrur nga 5 e me shum rroga nga shteti. Supermen puntor paramendo. Ndonje ka dal edhe me 20 rroga.
    Ky beri zbulimin e ambasadoreve e konsujve neper ambasada ku punsimet jan me fis e familjar daj teze kusherinje e besa edhe familja komplet konsuj.
    I shkarkoi bordet e nderrmarrjeve publike ku dolen ne pah financimet partiake dhe punsimet familjare.
    Anuloi tender e objekte me qera qe jan paguar ekskluziv per familjar te politikanve hajna.
    Filloi te bej publike villat, hotelet, fabrikat, tokat, e shum pasuri te cilat i kan pervetsuar shum politikan qe jan ende ne politik.
    U zbuluan tenderet per grat, dashnoret neper parukeri e shetitje ne vende te shtrejta.
    E shumm pika e pika tjera qe duhet shum te shkruaj.

  32. USA says:

    Kurti ka mesuar disa sllogane permendesh,dhe kujton se shteti dhe populli drejtohen me to.Nje nga xhevahiret e Kurtit: “Legjitimiteti vjene nga poshte,legaliteti nga larte”.Kjo eshte si storet e Nard Ndokes:” Qe te hash buke,duhet te kesh buke “.

  33. Shkodrani says:

    Gjith jeten o pis ngele duke sherbyer pushtetit ca majtas ca djathtas nga fryn era po normal te them kot un ty a ka ngel pak cip ty si rob se cfare mund te thuash ty si mercenar qe je gjithsesi nuk je i vetmi shum jane aty edhe kjo platform ku shkruajm mero plehra i njejt me ty majtas djathtas nga padroni i rradhes qe ka pushtetin kot nuk than nazistet kudo spiunet i paguanim shum mire ndersa ne shqipe i gjetem pothuajse falas se ktu ka kllouna si ju vec nuk ka nje platform ku ti nxjerr shkrimet tuaja ne kohe te ndryshme per te njejte padrona qe shani a mbroni sot me shkrimet tuaja te rafinuara ju i konceptoni bukur gjanat sipas momentit edhe xhepit te padronit te rradhes hajde tung o mercenar tfala grupit tend meros boni sa me shum shkrime se merni pare ma shum qe tju qihet familja juaj sa me shum se vec zhigolot i qine me pare se ju ju ka mbaru baruti ose asht lag hajde tung o pisa

  34. Luli says:

    Respekt per shkrimin!
    Vertet keq i kemi punet, dhe kete nga elitat politike dhe intelektuale nevend. Por, Kurti eshte nje keqe shume rrezikshme per Kosoven, dhe jo vetem…

    Shpresoj te kthjellemi dhe ta demaskojme sa nuk eshte vone!

  35. Tarasi says:

    nje loje eshte ne kete mes…shume flasin nga lajmet e gazetave….por ato nuk jane nje e vertete…jo gjithmone USA ka te drejte…vertet e beri shtet kosoven por cfare ka bere me shume? 20 vjet nga lufta dhe populli i kosoves jeton me keq se para 20 vjetesh.perse gjithmone kosova duhet ti bej te gjitha e para edhe serbia asgje? ….gjithsesi Albin Kurtin nuk mund ta akuzoni si antishqiptar…..nuk e besoj se ka ndonje ne kosove me te zgjuar edhe me patriot se Kurti….

  36. Pellazgos says:

    Te kane ofenduar Jorgon qe mori flamurin Greke te Bizantit o Frrok servili nga Kostandinopoli?
    A nuk eshte hipokrizi emertimi Stamboll i Polisit te Ilyrit Megas Kostandinos?
    E quajtet Gjergj ju servilat e Papes dhe armiqte e Pirros se Epirit.
    1100 vjet Perandori Greke Bizantine nuk kishte as nje te miliarden shans te quhej Gjergj.
    Ishte thjesht i biri i Zeusit dhe Prijesi i Epirit Athinase,Poseidonit dhe Apollonas.
    Ishte Epirote dhe te paret e Tij luftuan per clirimin e Magna Grecias se Arkimedit kunder Romes,Papes dhe Spiunet katolike si Tereza.
    A nuk eshte krim njerezore zoti Cupi qe katoliket qe ndoqen colonizatoret pushtues ne Ameriken Latine dhe ne te gjithe Kontinentin Amerikane dhe u ndryshuan A.D.N ne emer te Katholicizmit?A nuk u ndryshuan Identitetin,Emrat,Kulturen,Traditen?
    Jane keto vepra “Shenjtoresh”?
    Ju nuk e kuptoni qe Italia fashiste dhe Katoliket ne pergjithesi e kane indokrinuar figuren e Terezes me prapavije politike?
    A nuk eshte shumica ketu myslimane?
    Nga na i nxorre Terezen ty o i degjeneruar “Patriote” kur Arvanitasit dhe Epirotet luftuan kunder Italise fashiste dhe Papes?
    A nuk u bazua Gjermania apo Italia tek myslimanet Came te Thesprotise kunder Epirit?
    Pse Amerika dhe Willsoni nuk mbeshteti luften Heroike te Arvanitasve dhe Epiroteve per clirimin e Azise se Vogel,por mbeshteti Deputetin dhe Governatorin turk Ismail Beun,Frashellinjte etj qe nuk donin ndarje nga Turqia?

  37. llaman says:

    Kur lexova kete artikull te Cupit mu kujtuan vitet e dhjetorit 1991, kur mezi prisnim te lexonim nje artikull te tij tek Rilindja Demokratike, por tashme me horizontin e viteve 20. Analize perfekte z. Cupi! E denje per fabulen e nje romani me titull “Kurtet!” ne stlin e “Shpirtera te vdekura” te Gogolit.

  38. Illyria-Shqiperia says:

    brilant!!!!

  39. Millosh Gjergji says:

    Shkruajte më shumë si çupë ( si emri ) dhe u solle edhe më tepër si misionar profetik, duke krahasuar veten me të madhin Gjergj Kastrioti dhe Nënën Terezë. Ule gurin një çik, ore mullinxhi. Po t’dinje aq shumë, s’do mbeteshe “rrogëtar” kazanesh.

  40. Ledion says:

    Frok respekte. Kurti i takon species kripto-fondamentaliste. Per pasoje ka dhe nje afrimitet edhe me komunizmin enverist qe e ben njeri reaksionar per shoqerine kosovare dhe ne teresi. Aq sa mund te ngulesh nje gozhde ne çelik, po aq mund te futen parimet oksidentale ne trurin pa rrudha te ketij njeriu reaksionar.

  41. Xhevahire nerguti says:

    Frok cupi, i besuari i Ramizit dje po na tregon per demokraci!
    Horr dje, horr sot! Frok cupi qe di te lundroje ne cdo anije cdo here! Antiamerikan i perbetuar dje, proamerican i perbetuar sot!
    Kurtet cdo here do rilindin ma te forte , mos u merzit hiç per ta se nuk e kane nje kemb ne vorr si ti e nuk kerkojne te mbijetojne me cdo kusht si ti , ata kerkojne te jetojne , e te jetojne me dignitet, fjale e panjohur per cupet!
    Cupet pa dignitet jeten e kalojne se aspirata e tyre eshte te lepin nje kos …

  42. Myrteza says:

    KURDOHERE PAMVARESISHT PUSHTETEVE QE VENE E VINE JU JENI BRILANT PER TEMAT QE I INTERESOJNE KOMBIT DHE VENDIT PERSH Z ÇUPI

  43. Lili says:

    Sigurisht se sigurimsatose udbashet , qe jane pjell e njejte, bashke me klyshet e tyre cdo here do kene pune me Kurtet!

  44. kushtrimi says:

    Analize ku nuk i gjindet filli ketij Cupi. Per Kosoven Kurti eshte shpresa e fundit ne lufte kunder klaneve kriminale ne pushtet. Cdo vend e ka mafijen e vet ketu ne Kosove Mafia ka shtetin e vete.Eshte e vertet se kurti u shendrua ne “Simbol” kunder krimit,hajnise,,korupcionit,nepotizmit i cdo lloje pislliku qe mund te kete ne shoqeri. Ne luften kunder tij u aktivizuan te gjitha format e mafies (gazetar,politikan,kontrambandist,analist ,te derguarit special coft amerikan ose evropian,kryetar partish)per ta mbajtur me cdo kusht monopolin mafioz.
    Por,ta keni te qart se Kurti ka mbeshtetjen absolute te popullit dhe se ai do te vie edhe me i fuqishem,Kosova do t’iu sherbeje si model se si luftohen kriminelet dhe ata te cilet e ngulfaten Kosoven dhe u munduan t’ia humbin ardhmerine

  45. "BOHOTINA" says:

    Frrok! Nje bravo te madhe…

  46. Sela says:

    Sela
    Me vjen vertete keq qe tek ne paska shume Serbofile ketej e jashte vendit.Ata rrezuan nje patriot te vertete dhe intelektual te nje klasi superior,por populli kosovar do te dije te mbroje Albinin dhe gjithe mbeshtetesit e tij per t’a ribere Kosoven realisht te pavarur.
    Albini nuk eshte antiamerikan.Ai i do e i mbron vlerat e demokracise amerikane, qe na ka mbeshtetur e na mbeshtet fuqishem ne shqiptaret si nje komb i vetem kudo ku jemi.
    Loja e serbofileve anti amerikano-shqiptare eshte e destinuar te deshtoje. Albini me vetvendosjen dhe kosovaret do te dine t’a mbrojne vendin nga trathtaret,qe kurre nuk i kane munguar shqiptareve.

  47. Bogonica says:

    T’i kundervihesh Kurtit sot ose duhet te jesh injorant ose duhet te jesh antishqiptar, në këtë rast shërbëtori Sebrbisë. Shikoni filozofine politike, shikoni c’farë pëerpiqej te bënte Kirti si kryeministër, analizpni çdo të thotë RECIPROCITET (dhe cili është kundër reciprocitetit ne botë dhe tek ne), atëre do kuptoni se në çfarë bataku keni rënë, ju që pëlqeni këtë gazetar me këtë shkrim. Kurti është politikani me realist qe kanë parë trojet shqiptare këtej dhe andej kufirit. Ai mori shumicën e votave pa nje dyshëe në xhep, pa bërë asnje kompromis me idetë e tij. Mbani mend, Kurtin nuk e pelqejnë në Shqipëri, politikanë xhelozë sepse nuk e përballin dot kapcitetin e tij. Kurti është politikan i lindur dhe në këtë rast them se shqiptrëve në momente kritike, j’u dalin burra me vlerë. Ai do kthehet më fiuqishëm, mjaft të menaxhojë Pandeminë Covid-19.

  48. Pellazgos says:

    Ku eshte cudia ketu te jesh antiamerikan zoti me comentin Sela?
    Te jesh antiamerikane do te thote anti turk,anti Serb,anti Cifut,anti agresore.
    E di qe do thuash per “Vlerat” e Dhimokratise.
    Pusht-imi eshte pusht-im,kushdo qe te jete ai.
    Ne fund te fundit,Serbet e pusht-uan Kosovon Islamike turke ashtu sic beren Anglezet ne Amerike,Cifutet ne Palestinen e Kretes,Tur-qia Kostandinopolisin e Perandorit Ilyre Megas Kostandinos etj.
    Une nuk di qe egzistone “perdhunim demokratik” d.m.th pusht-im “demokratik”.
    Historia dhe e Verteta eshte ajo qe vendos Drejtesi dhe Humanitet.

  49. jo per gje... says:

    O Mero, po Frrokun e rehabilitove perfundimisht he? Je qe je beji bashke per kafe ndonje dite Frrokun bashke me ate kokloqen tjeter Zaloshnjen. Hajde gallate hajde…cirk o cirk…

  50. Elbasan says:

    Me cudit fakti se si jane aktivizuar elementet e vjeter sherbetor te PPSh-se dhe sigurimit te shtetit ,pse jo dhe sherbetor te Beogradit qe me gojeposhtersin e tyre godasin e shpifin per c’do element te politikes ne Shqiperi e Kosove qe per c’udi jane kunder politikes se beogradit.Ne ideologjin e goje prishjes se tyre kane bere veten nje ndryshim qe iternacionalizmin proletar e kane zevendesuar me “Inperializmin Amerikan”.Valle kaq poshte ka rene demokracia amerikane sa te besoj keta ? qe kane vrare e burgosur c’do njeri qe ka guxuar te permen Ameriken.Per keta goje prishur per c’udi zgjidhet nje gazet llumhane si TEMA qe botusi i saj eshte aqe i paturshen sa te merret me femijet,grate e familjet e kujdo.Sote merret me grate e familjes Hjredinaj,Dje me femijen e familjen e Rames.Kujt i sherbeni Zoterij.Kombi yne eshte ne nje moment qe-do ndaj tradhetaret nga atdhetaret..

  51. Good article, I really like it, continue to post. Don’t forget to visit our website

  52. Nacionalisti says:

    Albinin që nga 1996-7 çdo gje që ka berë eshtë publike..Ne shpifesh eshtë idiotësi,,Pa pushtet,pa fonde,duke filluar me 10-15 veta,dhe të fitosh besimin e qytetarëve,eshtë krenari,dhe pasuri kombetare..
    Albini eshtë vetësakrifikua,pa interes përsonal,,Pa llogaritë a do vritet apo do jetoj..Që nga burgjet serbe,bugjet e UNMIk-ut e deri tek burgjet e atyre që na “rjepin”..
    Ndersa “përkërahësit” nuk janë militant,nuk janë mercenarë,nuk janë as rrugaqë..Përkerahësit (votuesit( janë qytetarë aktiv,të reja e të rinjë,që e duan atdheun,,Përkerahësit nuk e duan Albinin që kanë përfitime përsonalë,as që e kanë familjarë,por theshtë që tek Albini kanë shpresen,e që deri tani eshtë deshmua,si besnik,i sinpertë e atdhetar..

  53. Kelmendi says:

    Respekt Frrok Çupi, Kosova dhe Shqiperia kanë shumë dele! Andai ju duhet një bari…!

  54. Minush Hoxha says:

    menduria tek ne po merr permasa te pandcmendurie. Shembull me i mire ky Cypi dhe shkrimi i tij.Ky perfundimisht paska pesuar fiasko mendore (sigurisht me pare se kjo- morale) dhe tani hedhe alogjizma, provon te sulmoj me shpifje e te mbroj me genjeshtra, te bej krahasime logjikisht rakitike, te beje konklusione qe nje minute nuk mund te qendrojne. Ja nje ,,aksiome” e mendjes se tij te trallisur dhene me konstante te ,,qendrueshme” thot: te jesh njeri e te mos jesh i korruptuar s’eshte e mundur. Dhe me kete gjeneralizim, ka dashte qe VV-Kurtin ta fus ne masen ku takon vete apo ne permbarim te detyres ndaj urdherdhenesve dhe, te rrenoj karrizmen e Kurtit. Po gjithesesi, ta ngjyros Kurtin me ngjya sa te takoj ne ata qe i denigron. Dhe kete, e pranon pa lene as edhe nje njeri e rast te jete ndryshe. Qe njeh ky dialektiken! Kjo ,,aksiom” eshte absolute dhe me kot e ka Hegeli po mendoj ndryshe! Pastaj, ne kontekst permend Titon, Millosheviqin, dy figura qe konceptualisht jane te kunderta, por ky i gjore s’mund te mberthej as Titon si burreshtetas as Millosheviqin si tiran. Dhe ky, i trajton ani se te kunderte ne koncepte, idol te Kurtit. E si bene, dy idole te kunderta, te idolizohen? Zgjedhe njerin ose tjetrin! Po, c’di ti per Titon si burreshtetas e si e krahason Millosheviqin me te, or i gjor qe ke tretur ne terrin e mendjes e smund te flasesh por te belbezosh pakuptimshem. Te gjorit i ka rene logjika perdhe, ju ka cakerdisur mendja deri ne piken sa e ka shnderruar ne nje rast neuropsikiatrik te pashprese. Qe moti, nuk ka lexuar nje derdelisje skajmerisht jo logjike qe perflete per terrin e mendjes e te gjykuarit keq te demtuar. Megjithate, Jesusi te tillet i ka meshiruar me ate thenien historike: Zot, fale! Nuk po din se c’po bene!

  55. Mensur says:

    Kushdo që shanë Albin Kurtin, shanë zotin tek i cili tani kemi shpresë e lutemi për te! Sa keq kur edhe intelktualet tek ne, kanë të mbetura mentale me sëmurje trashëguese nga komunizmi barbar!

  56. Petraq says:

    Frrok kam pas respekt per ty.Por ke dite qe ben shkrim pa llogjike pa argument ne se te ka humbur arsyeja me vjen keq Ne se je killer eshte tjeter.gje.Problemi i.kosoves nuk eshte ,Kurti po ata qe 20 vjete e.cuan prestigjin e Kosoves ne kuotat me te uleta.Si nje dashamires do te sygjeroja mate se ne nje kohe tjeter.do te vij turp nga vhtja

  57. Zhzh says:

    Shkrim brilant, analize e thelle qe vetem pena e Çupit mund ta beje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje