Këshilltari Henz zbulon pse nuk janë hapur negociatat me BE

26 Mars 2020, 20:48Antena TEMA

Pas vendimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, këshilltari Henz i ka dërguar një letër Jarit, se si të sqarojnë popullin, që kjo gjë nuk ka ndodhur:

“I dashur Jari!

Lajmi se BE ka hapur negociatat me Shqipërinë, është lajm i rremë.

Unë u lidha me kancelaren Merkel dhe ja shpjegova situatën. Ajo nuk dinte gjë fare.

-Mua po më ikën truri se më duket jam me COVID19 , më tha, ti më lodh kokën me Shqipërinë.

Aty e kuptova që ishte gënjeshtër. Lajmërova dhe zotin Pollo dhe Doktorin.

Ideja është që këta ministrat e Jashtëm tani në Europë janë të gjithë pa punë, se ka plas epidemia dhe  kryeministrat nuk takohen fare me këta.

Këta rrijnë me njëri- tjetrin dhe meqë kanë qenë në takim, i kanë futur një deklaratë, sikur i hapën negociatat, me shpresë se nuk e ka njeri mendjen.

Por kur të mbaroj epidemia dhe ta marrin vesh kryeministrat, kjo gjë do anullohet.

Më shqetësuese është se janë dhënë dhe 50 milionë euro për pandeminë, pas hapjes negociatave, dhe janë premtuar miliona të tjera.

Ato duhen anuluar të gjitha se janë dhënë pa mendje. I bën ky ambasadori Soreca, se kërkon t’i ndaj vetë ato paratë.

Më shumë ka dhënë para Karmina për fondacionin e Syrit, se sa Europa për ne.

Ndaj është mirë që të informohet elektorati, që kjo gjë është gënjeshtër.

Për këtë duhet aktivizua Tritan Shehu, se ai ka dhe qetësinë për ta thënë pa u shqetësuar shumë.

Pastaj nëse e shikojmë që njerëzit nuk e besojnë, i themi Qim Pekës të bëjë lajm, dhe e besojnë të gjithë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje