Kosova ka nevojë për Qeveri të re, Albin Kurti për popull të ri

26 Mars 2020, 19:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kosova duhet të tejkalojë procedurat kushtetuese për formimin e Qeverisë së re, duke thirrur një tryezë të partive politike, ku të dëshmohet vullneti politik për një Qeveri të re teknike gjithëpërfshirëse, një orë e më parë.

Ish-kryeministri Albin Kurti duhet të ndalohet të tërheqë zvarrë Kosovën pas ambicieve të tij politike për të prodhuar kufoma, me shpresë se ato do t’ia lartësojnë figurën si viktimë.

Edhe pse u rrëzua në Parlament, ai po sillet sikur nuk ka e ka mendjen që nuk është më kryeministër dhe shpreson që përmes procedurave, ta zvarrisë qëndrimin në pushtet në pafundësi, siç shtyu 120 ditë formimin e Qeverisë, që jetoi 45 ditë.

Një njeri, që siç e thotë vetë, e prishi me dëshirë Qeverinë, nuk ka pse rri më në atë zyrë. Sot duhej të shkonte të dorëzonte mandatin dhe t’ia linte presidentit formimin e Qeverisë së re. Ky është vullneti që do të tregonte, se ai nuk do ta lërë Kosovën pa Qeveri.

Ai po bën të kundërtën. Madje po sillet sikur nuk do ikë kurrë nga zyra, duke bërë akte banale, si ajo e shkarkimit të zëvendëskryeministrit Abdulla Hoti, vetëm se u lakua si kandidat për kryeministër.

Shqipëria ka pasur situata dhe më absurde se kaq. Në mars të vitit 1997, presidenti Berisha këmbënguli të rizgjidhej mes plumbave, kur vendi ishte pa Qeveri, por brenda një jave u gjetën forca që klasa politike të ulej në një tryezë dhe Qeveria të formohej brenda ditës.

Qeveria është vullnet politik. Procedurat janë për kohë paqeje. Për kohë luftë vlen vullneti politik.

Sot Kosova duhet të dëshmojë vullnet politik, për një Qeveri me bazë të gjerë, e përfaqësuar nga njerëz teknikë, që do ta tejkalojnë krizën e epidemisë dhe më pas të çojnë vendin në zgjedhje.

Kjo bëhet brenda ditës, në një tavolinë me krerët e partive parlamentare. Nëse Kurti e braktis atë tryezë, rruga e mbarë i qoftë.

Presidenti bie dakord me partitë e tjera për një emër, pa e zvarritur procedurën dhe Kosova bëhet me Qeveri të re.

Narcizmi i Albin Kurtit, që tashmë kërkon të bëjë paradën e viktimës nëpër Kosovë, në një kohë që Kosova është viktimë e tij, është portreti i tij real. Ai e djeg Kosovën për karrigen e tij, dhe është gati të hedhë valle mbi kufoma, siç po tenton të hedhë, ndërsa njerëzit po vdesin nga epidemia, dhe ai bën sikur është akoma kryeministër.

Dhe nuk i mjafton kjo, por ka turrur dhe tru-shpëlarët e vet mbi LDK-në dhe mbi ambasadorin e SHBA në Kosovë, dy simbolet me të cilat filloi shtetësia e Kosovës. Në vitet ’90, kur qytetarët e Kosovës nuk kishin as shkolla, as spitale, as punë, as shtet e as pushtet, kishin vetëm dy zyra që ua mbanin gjallë shpresën, zyra amerikane në Kosovë dhe selia e LDK. Tashmë Albin Kurti ka vendosur t’i shpallë ata armiq historik të Kosovës.

LDK është një parti, që ka pasur punë me tigra, dhe tani thjesht i ka bezdi kthetrat e maceve. Ndërsa me SHBA, Albin Kurti mund të nxjerrë dufet e veta, por jo në emër të Kosovës. Ka plot bashkëvuajtës që shfryjnë kundër SHBA, nga Moska në Beograd. Le të bashkohet me ta.

Përpjekja për ta manipuluar këtë situatë, sikur Albin Kurtin e rrëzuan nga qeveria SHBA dhe LDK, nuk shkon shumë larg, pasi vet Albini po mburret që “Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje, nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje”. Sot e ka thënë këtë. E keni ende në murin e tij, edhe pse duket pak si citat kinez.

Ndaj jepini fund këtij teatralitetit, sidomos nga Tirana, ku ata që rrëzimin e Qeverisë me revolucion në Tiranë  e quajnë legjitime, kurse rrëzimin e një Qeverie me procedurë kushtetuese 82 me 32 në Kosovë, e quajnë puç.

Albin Kurti nuk është më kryeministër i Kosovës. Madje ai nuk ishte kryeministër i Kosovës, por ishte kryeministri i LDK. Ajo e bëri kryeministër, ajo e hoqi, pasi ky tentoi ta poshtëronte, duke pasur një votë më shumë se ajo, dhe sillej sikur ishte i zgjedhur me votë plebishitare nga populli i Kosovës. Në fakt, ishte kryeministër i zgjedhur nga populli i LDK, pas 120 ditë hezitimesh, që u provuan për 45 ditë.

Dje në Kuvend u pa sa vota kishte nga populli i Kosovës. Vetëm 32 mandate( 29 plus 3 të reja nga LDK). Për të qenë kryeministër i Kosovës, i duhet popull i ri, jo ky që është sot. Me këtë popull u bë kryeministër i LDK, por nuk e mbajti dot.

Tani boll me lotët për ikjen e tij. Kosova ka nevojë urgjente për Qeveri të re gjithpërfshirëse, që t’i fshijë lotët Kosovës, jo Albinit. Atij i thahen vetë, se fallco i ka.

66 komente në “Kosova ka nevojë për Qeveri të re, Albin Kurti për popull të ri”

  1. USA says:

    Mero, i ke bere nje radiografi perfekte ketij berishisti te Kosoves,ky njelloj si mentori i tij Sali njeh vetem dhunen,cpifjen dhe etjen e cfrenuar per pushtet,i diner thene ndal sa nuk eshte vone.

    1. Prenga says:

      Dje lexova ne kete gazete nje shkrim qe na thoshte se Akademia e Shkencave po punoka per te gjetur nje zgjidhje per koronavirusin dhe do na e jape sa me shpejte. Shoqerohej dhe me nje plan pune te firmosur nga Skender Gjinushi dhe Anesti Kondili, si dhe permendeshin emrat e disa akademikeve mjeke, tejet te moshuar, qe frika besoj i ka mberthyer ne shtrat. Permendeshin edhe disa emra me te rinjsh, qe jane shprehur ne media me mendime, shume prej tyre te kopiuara nga shkrime gazetash brenda e jashte vendit. Te zinjte keta, i bien anes e anes, se kane frike qe ne keto momente te turbullta, qeveria mund t’u heqe ate shperblim te majme, mbi rroge a pension, qe e marrin ne menyren me ordinere, si parazite te vertete, dhe bejne gjoja sikur jane te preokupuar dhe po punojne. Hahaha. I kuptoj, i meshiroj, por nuk mjafton. Keta parazite te mos na hedhin hi syve, sikur po zbulojne shpetimin tone, se keshtu, behen dhe sharlatane te pacipe dhe sigurisht qe nuk meritojne asgje nga taksat tona.

    2. Koment says:

      Mero e ke bere lesh me tresh. Gjithmone marionet e kallamit.

      1. Gringo says:

        O plere !tradhetaret e kombi fytyre mutin tend dhe szerziun si thashi e njrkembvarresin mustafa! Albin kurti eshte epitomia e kosoves dhe e ardhmja e saj! Doni qeveri teknikes qe gringot e trampit ta coptojne! Lente behet qeveri pir asgje te mos vendoset per bisedimwt me kosoven dhe ndarjen e saj! Ate ta bejne ne zgjedhjwt w reja e do e shikosh ku perfundon thaci mustafa e koqeperdrwshurit e gringove

    3. Kapit Tupalla says:

      “Si e tillë, qeveria e Kurtit ishte gjemb në këmbë për të gjitha forcat politike të cilat janë në gjendje të mbijetojnë vetëm në moçalin e pasioneve etnike e religjioze- ajo u urrye nga obskurantistët të të gjitha llojeve, në Kosovë, Shqipëri e Serbi”

      “Në pamë se si mund të përdoret politikisht epidemia e tmerrshme që po na shkatërron jetët- ajo përbën shembullin se si ata në pushtet do ta shfrytëzojnë pamëshirshëm pandeminë për të imponuar vizionin e tyre për rendin e ri botëror. Është detyra jonë e shenjtë ta sqarojmë këtë për publikun e iluminuar në të gjithë botën, pasi historia e Kosovës kërcënon të shndërrohet ne historinë e të gjithë neve”
      Slavoj Zhizhek

    4. Isuf says:

      Jo Bririshist ,ky nuk ka asnji gjen te perbashket me Berishen! Ky asht nji Enverist i regjur dhe ne perputhshmeri te plote gjenetike me Regjep Qosiqin dhe te ndjerin Adem Demaqin! Zot ruaje kosoven nga njerez te tille si Albin Kurti!

  2. Eugen says:

    Mero kush po te paguan qe ke gjithe keto dite qe po shkruan kunder Kurtit, me analiza te njeanshme, ne te gjitha portalet e mundshme. Ti e di shume mire, por po ta rikujtoj qe eshte politikani me i votuar prej 15 vitesh ne Kosove, nje politikan i pakorruptuat dhe qe nuk mund ti besh asnje akuze ne raport me gjithe ate tufe hajdutesh qe kane vjedhur Kosoven.
    Apo ke hall se mos shkund edhe ketu ne Tirane keta hajdutet tane…

    1. bujari says:

      Kam respekt per M.Baze por sulmet ndaj Kurtit jane agresive te pa kuptim.. Kurti ka nevoje per pozicion te ri,qasje e re ne politike. Te punesh me horra,te regjun, …jo vetem me te pa korruptuar ! Gjate punes(jo 50 dite) gjerat seleksionohen… Por KURRE te mos cenohen mardheniet me Aleatin 100 vjecar U S A dhe drejtimin per ne EU . Vec ata qe nuk e done popullin shqiptare do ta DESHIRONIN E FESTONIN !! Humb vec populli yne,humbje perfundimtare… Mos meso nga dyshja ne Tirane!

      1. Lloji says:

        “Mos kafsho doren qe te ushqen”
        Kurti kafshoi doren qe i dha lirine, keshtu nuk funksjonon me shikimin nga Perendimi e zemren nga Lindja….. Tani i befte mire Doner Kebab

        1. Star says:

          Mero gjithnji i etur ne shkrimet kunder Kurtit,per interesat e atij qe po e paguan. Per ta shkarkuar qenka kohe normale per procedura parlamentare,kurse per qeverisje mbas shkarkimit qenka kohe lufte. Qeverija Kurti duhet te mbetet si qeveri ne detyre deri ne zgjedhjet e ardhme. Pse cfare pati me shume Ramushi qe qendroi ne detyre deri sa mori detyren ky qe ishte zgjedhur ne menyre demokratike. U bere bajat me keto editoriale kunder qeverise Kurti Ma mire mos fol fare se a e din se ke me kujton me keto shkrime. As me shume dhe as me pak por ish pronarin e fletushkes 55 . Emrin ja din vete se shume je afruar shpirterisht me te

      2. Bëni Ben says:

        Ti zotëri, ose je shumë i prapambetur dhe shumë dhkurtpames, ose nuk ke lidhje me ngjarjen.
        Nëse edhe sot ka nevojë t’i shpjegojmë dikujt se kush është Albin Kurti dhe cilat janë parimet e tija.
        Është politikani më i aftë në historinë e shqiptarisë si dhe atdhedashës i më i sinqertë që ka pasë ndryshme njëherë populli ynë.

    2. durrsak 24 karat says:

      Me sa per qind?

    3. Hana says:

      E paguajn dy pisa Hashimi e Isa…

    4. Lili says:

      Mos u merzit, dihet qe mero qe moti shitet e blihet: per nje burse per djalin, per nje apartament per veti..

    5. a.f. says:

      Meros nuk po i mjaftojne me sofizmat, por ka kaluar ne genjeshtra dhe dezinformime haptazi kunder Albin Kurtit, njesoj sikurse shefi i tij, kryeministri i Shqiperise. Ne te njejten linje me aleatin aktual te Edi Rames, Hashim Thacin, na jep zgjidhjen se “Kosova duhet te tejkaloje procedurat kushtetuese” per te formuar nje qeveri qe i leverdis hajduteve dhe matrapazeve te Kosoves dhe te Shqiperise. Na genjen haptazi kur thote se Albin Kurti e zvarriti 120 dite krijimin e qeverise, ne nje kohe qe nuk thote asnje fjale per shkaktarin e vertete te asaj krize, kryekufomen politike te LDK-se qe ne te gjithe jeten e vet ka deshmuar vecse perulje, servilizem dhe hipokrizi per ti sherbyer interesave te veta dhe te klanit duke shkelur mbi interesat e Kosoves dhe popullit te vet. Nder shqiptare, per koincidence aleancat e hajduteve dhe mashtruesve, te ndihmuara nga mercenare te shumte, ndodhen perhere ne krye te sofrave.

  3. Gjorku says:

    Po i vèrsulesh rèndshèm Kurtit zoti Mero ! Shkrimi yt ka shumè gjèra qè dhe tè krijojnè nè farè bindje, por don ti qè nuk mè ngroh. Vèrtetè AI pati pak vota 29+3 por, ato qè mbetèn janè ‘dele’, tè gjithè nè urdhèrat e Thaqit dhe tè Isès, ku asnjèri prej tyre dhe as sè bashku nuk kanè aftèsitè politilke dhe kulturore pèr ti dhènè Kosovès atè qè meriton. Natyrisht Kurti nga mbrèmè nuk èshtè mè K/m i Kosovès por Kosova do tè ketè gjithmonè nevojè pèr njè tip si Albini e VV. Nè kèto tre vite Kosovès po i rrèmbehet dalèngadalè dinjiteti, pasuria dhe vetè ekzistenca e sajè, kjo falè edhe pazareve tè miqve. Nuk po ka mè miqèsi tè pèrhershme tè paktèn deri nè Nèntor.

  4. Drin says:

    Ne ‘97 Berisha te kish ty per keshilltar, ndaj vajti ashtu si vajti. Per kete arsye, asnje nga brockullat qe shkruan nuk ka vlere. Meria qe ke per Vetevendosjen po te kthehet ne patologjike.

  5. Nje turp historik ,dita per bashkim jo ndarje says:

    Turp dhe turp …r

  6. Nik says:

    Z. Baze shtiret dhe si ekspert i Kushtetutes se Kosoves, po keshtu jane keta “gazetaret” tane, gjitholloge dhe te pangopur per para!

  7. kasapi says:

    A e vut re bre burra se ky Kurti akoma pa u mandatue se kryeminister pat thane:”Puna ime e pare asht te shkarkoj zotin Thaci si president” Si mundet nje nje politikan sado fillestar te jete te duhet me ba nje deklarate te tille. Mos harroni bre burra se ky Kurti ka pas ma edhe protesta kundra Rames ktu ne Tirane, bile mori pjese edhe ne protesten e studentave ktu ne Tirane. Per mendimin tem ky A. Kurti asht si ata puntoret tevolucionar qe filluan te kritikonin me flete rrufe. Nuk po e kuptoj zoti R. Qoshja qe po don me e mbrojte, ne te tan kemi respekt per zotin Rexhep Qosja por me Kurtin asht tue gabue.

  8. katarakti says:

    Albini nuk ka nevoje per popull të ri, se ai eshte kryetari i partise më tê madhe të Kosoves. LDK-ja ka qene shprese per titistet, UDB-istet dhe Millosheviçin per tê ruajtur statukuone, por asnjehere nuk ka perbere shprese per Kosoven. Ka qene Albin Kurti qe ka udhehequr demonstraten e studenteve të universitetit të Prishtines qê më 1988. Ndersa Rugova u fsheh dhe u shpreh hapur kunder demonstrates se studenteve qe po “provokonte” Serbine! Zyra e Amerikes në Prishtine që nga 1990 ka qene vertet shpresa dhe baza e lirise se Kosoves. Por Amerika e sotme e Trumpit dhe Grenellit nuk eshte mê ajo e Klintonit dhe Xhorxh Bushit. Eshte diçka krejt tjeter.

  9. Rexhep Qosja: Komplot parlamentar, ndaj Albin Kurtit

  10. Rexhep Qosja: Komplot parlamentar, ndaj Albin Kurtit

  11. Trotski says:

    Perfekt.Eshte momenti qe Presidenti Thaci te nderhyje energjikisht per largimin e Albin Kurtit.Kuptohet se ky Kaqol buze-qumesht nuk ka kellqe te drejtoje Kosoven.Per mendimin tim Ai eshte me mesimet e Enver Hoxhes-Kundra Amerikes qe na mbeshteti Fuqishem per Pavarsine. si dhe per ndihma konkrete per zhvillimin e KOSOVES.

  12. Trotski says:

    Perfekt.Eshte momenti qe Presidenti Thaci te nderhyje energjikisht per largimin e Albin Kurtit.Kuptohet se ky Kaqol buze-qumesht nuk ka kellqe te drejtoje Kosoven.Per mendimin tim Ai eshte me mesimet e Enver Hoxhes-Kundra Amerikes qe na mbeshteti Fuqishem per Pavarsine. si dhe per ndihma konkrete per zhvillimin e KOSOVES.
    Po duhet theksuar sa me shume qe te realizohet largimi i ketij Spurdhjaku

  13. Orli says:

    Mero! Je fantastik,ua ben skanerin ne menyre perfekte,qe ne fillim e ke thene se albini kerkon te ike vet sepse ai asnje nga premtimet qe ka thene nuk i mbane.E nisi me flamurin kombetar edhe nje qe qe mezi ishte e zhduku fare,futi serbet ne qeverisje,hoqi pjeserisht taksen,te vetmen merite ka se beri bashkimin kombetar hahaa! Mashtrues ordiner…

    1. maga says:

      Merua i janullatosit ka frike se po u zmadhua shqiperia,nuk e merr dot greku jugun e shqiperise. Ky eshte roli i tij. Te sulmoje gjithkend qe punon per shqiperine e madhe. Çfardo qe te bej lurti,ai do te sulmohet nga çiraket e grekve ne shqiperi dhe te serbve ne dardani. Ymer Bazja mbron partine jugosllaviste te mustafes,ish kryatar i prishti es nen pushtetin serb. Ymeri mbron parine e kombit “kosovar”,te ideuar ne beograd. I ben jehone mbeturinave serbo-turke si matoshi,e robelli.
      Kurti do fitoje se eshte shqiptar, o ymer sherbetori,,,

      1. Ishipnis says:

        Mero kur Milaim Zeka e quan enverist Albinin(perkules para varrit te enverit me lule shoku tito),,,,,,,,.?NUk duam Bashkim Fino alias baton haxhia.

      2. Magushi says:

        Maga maga ke do mari greku moj e semure mos je dhe ti si albini qe shikoni endra me pushtues
        Qenka i keq ky virusi te beka gjysmak nga mendja

    2. Art says:

      Kesaj here ja ke fut kot Mero. Hera pare nuk jam dakort me ty.

  14. Pacienti says:

    Mero nuk shkruam per ta klikuar por per te kuptuar,ndaj nese nuk iu pershtatet nuk eshte faji i tij por i juaji te nderuar komentues!Keni shkrime ose do te keni nga Andi Bushatet,nga Qim Peket lexoini se ndoshta gjeni vetvehten e lotet e njeriut prej plasteline qe nuk e di sepse me kujton “14 vjeç dhender”nje rol qe ndoshta do ta luante ne menyre te persosur!Al Bini ne vetvehte permban cinizem,smirellek,inatçi e deri hakmarres i tejskajeshem ne qenien e tij ndaj dhe mori ate ç’ka kerkonte!Gjuha ne politike nuk eshte vetem bisedim por edhe kompromis ,e ai nuk di te beje kompromise sepse siç thote edhe Mero(lum ku e kupton editorialin e tij )sepse ai eshte nje narcist ku ne portretin e tij mund te gjeshe shume citate te Tacibaos e perse jo edhe te shokut Mao!Ndaj nuk e kutoj se si komentuesit e mesiperm ne vende te komentojne xhestin e tij te shemtuar jo prej shqipetari qe qe do shpartallonte lojen e piset qe i paskesh ndertuar “Shtepia e Bardhe “ketij karkaleci politik jo vetem duke e demaskuar por edhe duke e luftuar perballe!E patolerueshme sjellja e ketij fodulli ndaj asaj qe u fali lirine qe sakrifikoi jo per Albinet por per kombin shqipetar,te asaj qe pa nderhyrrjen e saj sot kosovaret perse jo nga gjenpcidi do te qene shperndare rrugeve te europes e me gjere pa patur ndoshta as autonomine!Ndaj perballe kesaj politike largpamese te SHBA ndaj nje populli te tere ky komb jo vetem qe asnjehere nuk duhet te cenoje miqesine e pathyeshme me SHBA por duhet gjithehere te perulet asaj per çka ka bere per tere kombin shqqipetar duke kthyer padrejtesite e Europes plake !Ndaj dje ai mori çka meritonte e me mire qe qendroi kaq pak ky Neron liliput qe mendoi se do te kishte kohe te drejtonte jo vetem politiken e Kosoves por edhe te Shqiperise e perse jo edhe te Amerikes!Ka ikur koha e nacionalisteve ,sot kerkohet bashkejetese e vizion edhe me qendrimet ndaj shteteve armike sepse nuk e vuajne Albinet por popujt respektive!Kafshen po e mbajte lidhur gjithe eshte e eger po e lirove prej litari ajo mundet edhe me bashkejetu me kedo!Lahuta e Albin Kurtit nuk degjehet dot nga koha e globalizmit !Edhe nje propozim per te :Do ti rekomandoja ti hynte filozofise e te jepte leksione per kedo qe medon e shpreson si ai!Ka ardhur koha qe Kosova duhet te qeveriset me vizionare e jo me revolucionare se jam i bindur qe koha e Cekivareve ka perfunduar e sot ka te tjera kondicione jeta !

    1. Lili says:

      Jojo mero shkruan me porosi: kur eshte me berishen kunder rames deri edhe duke publikuar mohimin e atesise per Gregun, kur eshte me Ramen shkruan keq per zenin e berishen, e sot keq per albknin se Rama eshte me Thacin! Duhet me u mesuar per si me lexuar meron! Sipas interesit te tij momentale e vetem sipas interesit te tij! Asgje tjeter , prandaj s’e lexon me askkush temen!

  15. Pelioni says:

    Z. Kurti bën mirë që për të pastruar sado pak ndërgjegjen tënde tregoju kosovarëve në cilin burg të sërbisë je rekrutuar nga shërbimi sekret serb,pasi jo më kryeministri , por besoj që nuk ka kosvar me gjak shqiptari që të mund të dalë e të shaj mbarë e prap Sh.B.A. janë sh.b.a që sot ekziston kosova se pa kontributin dhe luftën e tyre të shënjtë ti z.kurti dhe shqiptarët e kosovës do bridhnit si çifutët në shkretëtirë deri në asimilim sipas planit sërb të Çubrilloviçit.

  16. Emigranti says:

    E ke gabim Mero, dhe ti e di edhe vete qe e ke gabim. Po ske cben se edhe ti shqipfoles je dhe do i sherbesh atyre qe te ushqejne; nuk ke ideale. Albini nuk ka nevoje per popull tjeter; do shikosh qe ky popull qe ka do ta votoje dyfishin heren tjeter. Populli i uren hajdutet o Mero dhe sado qe te mundohesh ti mashtrosh ti, populli eshte i zgjuar dhe do beje me te miren. Albini eshte i ndershem dhe do fitoje prap.

  17. Italia says:

    Z. Mero injoranca e jote nuk ka fund, plus ksaj ti i shton edhe servilizmi, zotni servilizmi eshte tradhti komtare, ti ndoshta se ke fort problem, te kthehna te Albini, ky eshte politikani ma i paster ne te gjitha trojet shqiptare, po sikur te kishte pasur nje kleçke sa do te vogel, vai halli ça kishe thane ti, por nese ti din naj gja per shitjen e kosoves thuje, mos na lini te vujme, se gjithmon mbas politikaneve ke qene, jo si i ditur por si servil, por jo vetem e di se keni shoke boll faliminderit

  18. A. Ajdini says:

    R. Qosja:
    “Qeveria e ndryshimit dhe e shpresës i çoi tmerrueshëm kundër vetes edhe ata të opozitës, edhe ata të koalicionit qeverisës kur filloi, shpejt pas konsituimit, t’i rrëgjojë, në të vërtetë t’i komprometojë privilegjet e pushtetarëve të lartà « dhe partizanëve të tyre, t’i shpërbëjë infrastrukturat e eksploatimit e të zhvatjeve të Kosovës prej atyre që ishin në pushtetin e saj prej ditëve të para të pasluftës çlirimtare të UÇK-së e sidomos prej atyre që ishin në pushtet prej se Kosova u shpall shtet me 17 shkurt 2008.”

    Ti flet per nje Albin, te pakorruptuar, me dinjitet, parimor dhe besnik popullit e Kosoves. Po keto per ty jane te pavlera, si duket?! Cka eshte vlere per ty o sharllatan ! Ti cmon njerez si presidenti, ish kryeministrat e zhavatesit e Kosoves? Hajnat? Kapesit e shtetit ?
    Reflekto o Mero, keta te rinje te VV-se, jane NDRYSHE, e ti je mesuar dhe akomoduar me hajna e kriminel, e te pamoralshem si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove, e qe si duket edhe perfiton ndonje gje, e mbijeton ne kete menyre mizerable!

  19. NjeQytetarOptimist says:

    Fusni Vjollcen per drejtim se boll kohe e cmuar eshte humbur.. Vllai vogel I Shqiperise I papergjegjshem ne kete situate delikate. Zgjodhet nje kalama ne krye te saj dhe nxirreni me shkelma jasht.. Boll me lojra politike.. This is not a game.. Edi Rama, hap kufijt per ndihme medikore po u lyp nevoja se jane te papergjegjshem..

  20. Examineri says:

    O lopcare dhe druvare mjerane nuk ju a ka fajin M.Baze qe e sulmoni se ai thote te verteten duke i nxjere te palarat atyre rambove sharlatane qe ju udheheqin ne drejtim te kundert me Perendimin ,pasi marin keshilla nga politikane te diskretituar kriminele dhe hajdute (S.Berisha dhe I. Meta) .Keta te dy per hesapin e tyre qe nuk ja falin kurre SHBAse rolin kyc ne Reformen e Drejtesise i perdoren i perdoren si Haradinaj dhe Kurtin per ti ndersyer kunder Petendimit dhe vecanerisht SHBAse dhe per te destabilizuar Shqiperine nga ana tjeter.

    1. Niku says:

      O mero po pse te del nje mllef kaq i madhe per Albinin sikur shkruan per salen… Si keshilltare qe ishe ne 97 e di mire qe sala kish bere valixhet per te ikur por e di mire kushe ja shpetoje lekuren e ben kompromis… E habicme qe votat e AAK e haradinajt votojne kundra per Albinin se e ja japin LDK qe eshte pro heqjes se takses… E ka me mire heqen e takses edhe pse eshte kundra apo reprocitet se taksa do hiqet…. Sa per ldk e pdk aak ne 20 vjete e kane ndritur kosoven bashke me aleatet amerikane si e le ndritur ti si keshilltare i berishes e i i rames… Po vv me 50 dite nuk ariti te tregonte kushe qe kurti e qeveria… Sa per ate qe e solli ldk ne pushtet e the mire me pelqeu me kujtone lsi si solli berishen e pastaje ramen… Shume uretje mero per Albinin ti ose ke busta paga te madhe… Gjithsesi zgjedhjet e ardhshme ne Kosove do e tregojne ralitetin mero do e tregoje popullit kosoves po nese fotone Albini bindshem ty sdo te nxihet faqia fare po do vazhdoshe me artikuj te tjere se busta paga bene punen e vete…

  21. John by John says:

    Fiks.
    Sado te drejte morale qe pretendon se ka Kurti,kjo nuk i eshte e mjaftueshme.
    Eshte “i pakorrupturshem”-dakord,eshte i drejte -dakord,eshte “nacionalist “-prape dakord,por keto s’mjaftojne…
    I duhet vota popullore absolute qe te justifikoje sjellen analoge te qe te justifikohet.Kete nuk e ka….

  22. Arben says:

    Ishalla biles je shite shtrejte z. BAZE.

  23. REZI says:

    Analizat që bëhen nga Maro Baze janë ushqim për shqiptarët, ju pëlqen miratojeni, s’u pëlqen (mos i raftë që të pëlqehet nga të gjithë) mos e lexoni, kritikoni por me argumenta e jo me fyerje. Ai nuk fyen, thotë të vërtetën. Albini deshi t’i bënte gropën të tjerëve por ra vetë brënda. Prandaj o Mero, vazhdo shkruaj sipas mënyrës tënde, për të gjithë nëse ti e sheh se ja kanë me hile popullit.

  24. Visi says:

    Mero të lutem mos e ngatërro LDK në e Isa Mustafës me LDK në e Ibrahim Rugovës.
    LDK ja e Isa Mustafës ka treguar se nuk ka këllqe për të udhëhequr por gjatë gjithë kohës i ka shërbyer Hashim Thaqit si një
    patericë.
    Sa herë që ka pasur ndonjë presion sado të vogël nga jashtë i ka ulur brekët.
    Kështu ndodhi kur Isa Mustafa nënshkroi
    Asociacionin e Komunave serbe edhe pse e kishte përgatitur Hashim Thaqi.
    Edhe atëherë na thonin se duhet patjetër
    të pranohej Asociacioni se kështu kërkonin ndërkombëtarët edhe pse ishte e qartë se shkaktonte defuksionalizimin e shtetit të Kosovës duke krijuar një shtet brenda shtetit.
    Por pas rezistencës që iu bë Atifete Jahjaga
    (të cilën e solli në Presidencë Ambasadori Amerikan Dell) Asociacioni e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, me çrast Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë Asociacionin e Komunave Serbe.
    Ndërsa të njejtën natë Ambasadori i Britanisë shkroi: Jam i lumtur që të gjitha vërejtjet që i kisha dërguar në Gjykatën Kushtetuese në cilësinë e Mikut të Gjykatës mu përfillën përveç njërës që sikur të përfillej do të hudhej poshtë komplet projekti për Asociacionin”.
    LDK ja e Isa Mustafës është e kapur nga Isa dhe Kasta e tij dhe prej se erdhi në krye të LDk së Isa nuk ka lejuar zgjedhje të.lira ndërsa Vjosën e kanë shfrytëzuar vetëm sa për t iu sjellur vota e pa votat e së cilës ndoshta do të ishin 3-ta apo e 4-ta.
    Ngjashëm si sot edhe Rugova ka pasur plot raste që i bëhej presion por nuk pranoi .
    Njëri prej tyre ishte rasti në 1997 ku Sali Berisha bashkë me Adem Demaçin, Shkëlzen Maliqin e Veton Surroin kërkonin që populli shqiptar i Kosovës të merrte pjesë në zgjedhjet e Serbisë ( Sepse këtë e kërkonin Amerikanët) me qëllim që të bëhej bashkë me opozitën serbe ,të prirë nga Vuk Drashkoviç kundër Milosheviçit ,por Rugava REFUZOI sepse ishte përcaktuar për Pavarësinë e Kosovës dhe nuk pranonte që shqiptarët të merrnin pjesë në zgjedhjet e një vendi tjetër.

  25. Arben Presheva says:

    Mero.Edhe ju gazetaret jeni e vjetra.Lutemi edhe ju leteni rehat te rene.Ne e dime fort mire qe je pjese e te vjetres ne LDKse nuk mundesh me wene ndryshe ti i lidhur me fije te dyshimte e gjirize.Je jadhte realitetit totalisht me shkrimin trnd qe e ke me tendence.Ju vrafte zoti ju qe perkrahni gjakpiresit e Kosoves. A e pe te veshur me flori gruan e Ramush Kerkushit.Beje km.prape Mero.Edhe nje here Zoti u ndeshkofte ju dhe ata

  26. Arti says:

    Asgje me Shume per te shtuar, 50 dite ishin shume me kte demagog…! Shpresoj qe kosova ti rikthehet mardhenieve politike me USA.

  27. Bedri Berisha says:

    Mero,mos u merr me Kosoven dhe qeverine esaj, as me Albinin.Nuk e di a po flet qe ta shiqosh Kosoven si Shqiperine, apo per urrejtje ndaj Albin Kurtit- Eshte mire qe te merresh me Shqiperine dhe qeverine e saj. Shum kam pase shprese ne Edi Ramen kur erdhi ne pushtet se do ta bej shqiperine si Europa, qe te eliminoj kriminelet qe e katandisen Shqiperine ne luten qytetare me me shume se 3000 te vrar. Ne mandatin e pare e vazhdoj qeverine me struktura te vjetra, me ata qe e shkatrruan Shqiperine, pa ndrruar as prokuror e as gjykates, as kryetarin e SHISH-it, U be masakra ne Vore me 26 te vdekur e qindra te plagosur, rruga e kombit, shitja e KEDS-it, korrupsion ne kulm, muar 2 keshilltar na Kosova, njeri spiun i Serbise tjetri bir spiuni, kur ne Shqiperi, me i dobeti analist eshte me mire se keta te dy bashk. Nje kryeminister qe ka shume fjale e veprime aspak. Mero, ti nuk e njef Isa Mustafen, apo nuk do ta njohesh,pyeti Kosovaret, por jo ata ne pushtetet e kaluara e as Presidentin tone,

  28. Gipa says:

    Mero te pelqej per analizat qe ben per shqiperi por per kosove nuk ke njohuri te mira ose je duke e bete me prapavi politike i shtyre nga dikush. Se pari me heret i sulmojshe keta te Ldk kurse tani i mbron dhe sulmon Albinin. Albini asht idealist dhe i pakorruptuar dhe i drejtperdrejte . Po kush te ben qeveri pos tij ne kosove kur te gjithe jan hajna dhe jan ba milioner. Shpresa asht te Albini dhe mekot ia mveshni epitete marksiste etj sepse asht nder politikanet me te paster ne kosove prandaj te rinjt shpresat i kan te si dhe jo te garda e vjeter e politikaneve te korruptuar.

  29. Vlora says:

    Ja pikerisht sulmi i te korruptuarve, te vet-tredhurve per shkak te korrupsionit jane vershuar ne fushate shpifjeje dhe denigrimi te Albin Kurtit. Alibini mund te jete pa eksperience, por eshte politikani me i ndershem, vizionar i Shqiptareve. Z. Baze mos u mundo t’i jepni kredite Edi krimit, korrupsionit duke shpifur per Z. Kurti. Z. Kurti me sqimen e kultures, oratorise dhe ndershmerise se tij i ka bere te ndihen ne pozite te veshtire gjithe te korruptuarit, Edi, Saliu, Lulja….

  30. Toronto 123 says:

    Ja ke fut kot Mero !
    Albini nuk ka nevoje per popull te ri !

  31. Toronto 123 says:

    Ja ke fut kot Mero !

  32. elton says:

    Shqiperia dhe Kosova prandaj jane te fundit ne Europe. Sepse Albin Kurteve i sulen gjithe hajdutet dhe nuk e lejne te marri fryme. Po do vije 1 dite kur gjithe pushtetin do e kete ai,dhe ky do jete fundi i gjithe Hashimave dhe Ramave te historise.

  33. Lili says:

    Te komplimentohesh nga Mero do ishte rezik per Albinin, te kritikohesh nga Mero eshte normal kur zbaton nje politikeatdhetare ! Adheshiteset kur nuk duron adhetaret e vertete ! Kritikat e tyre duhet me i marr per cka jane zemerplasje e tyre se po ecim ne rrugen e mire : tregon se kurti eshte ne rrugen e mire mbasi po prish planet e cupet e merot!

  34. Trotski says:

    O Z.Lili !!!! Albin Kurti bie ere ENVER ne çdo fjale qe thote .Nga Gjasat e fundit po e tregon veten SATAN ,sidomos ne Kundershtite ndaj SHBA-ve

    1. Zigur Qarri says:

      TE JETE SI ENVERI TE PERQAFOJE SE VEKJA THOSHTE DO HAME BAR DHE BER HANTE NUK I HIQTE BREKET SI KURTI PO KY ESHTE LEGEN PA BYTHE KY ESHTE MASHTRUES GENJEU RININE BASHKIM KOMBETARE FLAMURIN LARA LARA DO TA FLAKE
      VEKJA KUR THOSHTE NE FJALE NUK E LUANTE TOPI MATO GRUDES ISHTE QENE BIR QENI PO FJALEN NUK E HANTE

  35. Lili says:

    Te duket ty se je mesuar me ate propagande! Po nuk me duket mua, qe nuk jam enveriste, perkundrazi, po e perkrahi kurtin kunder panhajdutet!

  36. kushtrimi says:

    O Mero Baze,kur njeriu eshte i pa skrupullt si puna jote nuk ke pse diskuton,por sa per informim nuk ka Kosovar qe nuk e don Shqiperin dhe nuk vdes per Shqiperine,cdo e keqe qe i ndodh asaj ne e perjetojm rende.Une Kosoven e marr si pjese te Shqiperise ashtu edhe ju duhet ta ta mirrni.
    Kurti po shendrohet ne shprese ,ne simbol,ne levizje per popullin e Kosoves ne luften kunder cdo te keqe .E keqja per fat te keq ne Kosove dhe Shqiperi nuk luftohet lehte ,e keqja ka rrenjet e thella dhe fuqi te madhe, per ta luftuar ne i gjithe populli ne Kosove do te jemi me Kurtin e gjithe energjia e ketij populli do te vihet ne lufte per t’ia shkulur rrenjet te keqes qe po e ngulfat Kosoven.
    Une nuk jam militant i VV,per ta kuptuar Kurtin duhet ta analizoni me thelle se veshtire e keni per ta kuptuar e sidomos ata qe jane te zhytur ne krime,hajni,korupcion,shantazhime,tradheti,argati

    1. Shqiptar says:

      Ty tè kam vlla, ndèrsa Ymeri ka Janullèn. Tè fala nga Tirana. Nji komb, nji flamur.

  37. a.f. says:

    Meros nuk po i mjaftojne me sofizmat, por ka kaluar ne genjeshtra dhe dezinformime haptazi kunder Albin Kurtit, njesoj sikurse shefi i tij, kryeministri i Shqiperise. Ne te njejten linje me aleatin aktual te Edi Rames, Hashim Thacin, na jep zgjidhjen se “Kosova duhet te tejkaloje procedurat kushtetuese” per te formuar nje qeveri qe i leverdis hajduteve dhe matrapazeve te Kosoves dhe te Shqiperise. Na genjen haptazi kur thote se Albin Kurti e zvarriti 120 dite krijimin e qeverise, ne nje kohe qe nuk thote asnje fjale per shkaktarin e vertete te asaj krize, kryekufomen politike te LDK-se qe ne te gjithe jeten e vet ka deshmuar vecse perulje, servilizem dhe hipokrizi per ti sherbyer interesave te veta dhe te klanit duke shkelur mbi interesat e Kosoves dhe popullit te vet. Nder shqiptare, per koincidence aleancat e hajduteve dhe mashtruesve, te ndihmuara nga mercenare te shumte, ndodhen perhere ne krye te sofrave.

  38. Blero says:

    …kurse ti pet nje kokë te re!!

  39. DitaKosova says:

    te lumte per kete shkrim!

  40. nuci says:

    Shum sakte, Albin Kurtit i doli boja shume shpejt, iku idjoti Ramish dhe ky qe erdhi ne menyre pompoze se do te regullonte Kosoven iku per lesh…..

  41. Lil Toronto says:

    Sa e ke cmimin per artikujt kunder Kurtit, Mero? Sa te paguajne?

  42. naim says:

    Mero,mire e thu se ne kohen e Millosheviqit ishte zyra amerikane …….shpresa e Kosovareve,e sa per zyra e LDK ishte mashtrim dhe manipulim dhe asgje tjeter.Ajo ishte nje zyre me nje program partiak te shkrauar ne Beograd dhe te perkthyer ne Prishtine.Ajo zyre edhe demostratat paqesore te studenteve kundra regjimit serb,i denonte dhe nuk i perkrahte.Vete njeri nder themeluasit e saje Jusuf Buxhovi nje njeri i ldhur ne ate kohe me ambasadat e YU neper bote, para disa muajsh publikoi kopjen e atij programi partiak ku shkruante ….”LDK do angazhohet per barazinere republikave dhe krahinave ne federaten jugosllave per barazine e kombeve dhe kombesive …..Pra LDK donte nje Status te Kosoves qe kishte me kushtetuten e 74.Ne fillim LDK e perkrahen shumica e intelektuleve Kosovare ,por kur e kuptuan ilen ,u larguan.Kete nuk e perkrahen as vete themeltaret e `74 F.Hoxh ,M.Bakulli,A.Vllasi….sepse ajo ishte kalimtare deri ne Kosoven Republik si e quan nacionalisti serb S.Gjakovic,ne libtin e tije Nemiri na Kosovo.Politika e mos veprimit e I.Rugoves ishte rruga me e mire per Millosevicin ne shprazjen e heshtur te Kosoves nga shqiptaret dhe vendosjen e serbeve nga kroacia,bosnja ,shqiperia qe vazhdoj nje kohe te gjate deri ne shfaqien e UCK .Me nderhyrjen e NATOS ata u larguan bashke me ushtrinr serbe.

  43. emigranti says:

    O Mero, ngelet duke i bere freski klases se korruptuar politike, mbase sepse keshtu tepron ndonje kocke per ju. Po cfare veprimi ka bere keq Albin Kurti.
    Apo sepse po kerkon reciprocitet ( barazi ), per te cilen mafiozi Mustafa kishte firmosur dhe me te cilin premtim fituan votat e popullit.
    Heres tjeter shkruaj per Vjosa Osmanin dhe nxije edhe ate .
    Po si nuk ju vjen turp more servila te korruptuar.
    Amerikes i intereson stabiliteti ne rajon, pra te mbylle sa me pare mosmarreveshjet Serbi- Kosove.
    Por perballe nje qendrimi te unifikuar te politikes serbe, megjithese e dine se nuk kane te drejte, e kane me te lehte ti bejne presion politikaneve te korruptuar e servile shqiptare qe hiqen si proamerikane, per te cilet Amerika nuk ka respekt dhe i trajton pa respekt.
    Rrezimi i qeverise ne kohe pandemie,pa mbushur 50 dite, gjate te cilave mori veprime energjike ne luftimin e virusit C-19 dhe atij korrupsion, megjithe pengesat e shumta qe i nxirrnin , eshte veprimi me i keq dhe i paprecedent.
    Ju qe u gezuat per rrezimin e qeverise Kurti, pritni favoret qe do i behen Serbise ne kurriz te Kosoves martire.
    Keshtu e tregoni edhe veten se sa atdhetare jeni se aresye pervec servilizmit e rehatise se te qenurit vasal nuk keni.
    Serbia ndejti 73 vjet deri sa u njoh nga Turqia ( e detyruar pasi humbi luften e 1878 me Rusine ), kurse Kosova qe ka mik Ameriken sic kishte dhe ka Serbia, Rusine nuk priska disa vjet ku sipas projektit te Kurtit ishte e detyruar ta trajtonte si te barabarte Kosoven.
    Eshte me shume interesi i Serbise te ulet ne bisedime me Kosoven, pasi vetem ky hap e ndan nga futja ne Europe si falange e Rusise.

  44. Lisi says:

    Kurse tullaci baze ka nevoje per nje kollodok te ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje