Ku keni qenë deri dje, të dashur europianë?

26 Mars 2020, 10:15Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli

Befas, 10 sekonda para se të bie qeveria, u alarmuan europianët. Mos ishte pak si vonë?

1. Angela Merkel, ajo që heshti një dekadë dhe toleroi politikën antikosovare të sabotimit nga presidenti serb, e përkrahu idenë që dialogun me Serbinë ta drejtojë qeveria e Republikës së Kosovës. E përkrahu, pak a shumë, edhe heqjen e tarifave siç e kishte propozuar qeveria. Mos ishte pak si vonë, zonja kancelare?

2. Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Prishtinë u alarmuan dhe për herë të parë në historinë e shkurtër të Kosovës i dorëzuan demarsh LDK-së që të mos prishë koalicionin. Mos ishte pak si vonë, të nderuar ambasadorë?

3. Raportuesja për Kosovën Viola von Cramon nuk i ndali porositë alarmante në Twitter që qeveria të mos rrëzohet. Ajo mund të jetë e pafuqishme vetë, por ku janë deputetët e tjerë të Parlamentit Europian? Ku kanë qenë prej vitesh? Tani, në kohëra të koronakrizës, kuptohet, kanë halle të tjera, secili këqyr bazën e vet elektorale.

4. Socialdemokratët gjermanë apeluan që në Prishtinë të ndalen lojërat e papërgjegjshme politike. Por socialdemokratët gjermanë mbajnë ministritë më të rëndësishme në qeverinë e kancelares Angela Merkel dhe kanë pasur gjatë gjithë këtyre viteve mundësi të jenë më proaktivë, më të zëshëm ndaj politikave destruktive të Beogradit në rajon. Sekretari i shtetit për Europë, Michael Roth, nuk harron asnjëherë që përmes Twitterit t’ia urojë ditëlindjen Ana Bërnabiqit, por reagon vetëm me gjysmë zëri kur presidenti serb që ka marrë miliarda nga BE i fyen rend me rend shtetet e BE-së dhe thotë se prej tyre nuk pret solidaritet, rroftë Kina. Ministri i Jashtëm Heiko Maas më shumë lë përshtypjen e një politikani që ka qejf të reklamojë kostume të ngushta burrash se sa të bëjë politikë, Machtpolitik, siç i thonë gjermanët. Gjermania, superfuqia e Europës rri anash, sepse nuk dëshiron të marrë përgjegjësi, ndonëse ky shtet ka investuar aq shumë në rajon dhe gëzon imazh tepër të mirë. Nuk mjafton që ministri gjerman i Shëndetësisë të vijë në rajon për të rekrutuar mjekë e infermiere. Duhet pak më shumë vizion.

5. Reaguan edhe europianë të tjerë. Dhe mirë që reaguan, sidomos në këtë kohë të krizës me pandeminë, kur kanë halle të tjera, por ku ishin këta europiane para një viti, dy vitesh apo tri vitesh, kur nuk kishte pandemi dhe kur samitet me autokratët e Ballkanit i ngjanin sesioneve për fotografim të burrave me ambicie për t’u bërë model pasi kishin vjedhur vendet e tyre me dekada?

Këto reagime të europianëve erdhën vonë, tepër vonë. T’i lëmë anash krejt tmerret e politikës kosovare, sepse nuk ka dilemë që Kosovën e ka marrë në qafë “elita” krimogjene politike, por duhet thënë po ashtu: në dekadën e fundit BE i ka lënë gjërat në Ballkan të ecin vetë. Pothuaj në autopilot. Akterë të tjerë e kanë “pushtuar” terrenin. Në Berlin këshilltarë të Angela Merkelit me cinizëm thonë: heqjen e vizave për kosovarët nuk mund ta përfaqësojmë politikisht në opinion. Pra, opinioni qenkësh kundër, sepse kosovarët dhe sidomos politikanët e tyre kanë imazh të keq. E si nuk qenë kundër kur Gjermania dhe shtete të tjera të Schengenit ia hoqën vizat 40 milionë ukrainasve dhe gati 4 milionë gruzianëve? Vërtet këto shtete qëndrojnë më mirë se Kosova sa i përket sundimit të ligjit?

Ishte Federica Mogherini ajo që u dha leje presidentëve të Serbisë dhe Kosovës të flasin për çdo temë, edhe për prishjen e kufijve. Dhe këta folën. U përkrahën nga lobistë të paguar mirë. Nga gazetarë cinikë perëndimorë të etur për protagonizëm. Ishin gra e burra cinikë të zyrës së Mogherinit dhe të zyrës së Johannes Hahnit që në dy vitet e fundit pandërprerë i kanë rënë daulles për një marrëveshje në dëm të Kosovës. Ishte Emmanuel Macroni që dha shenja se Franca përkrahë çdo zgjidhje për të cilën palët merren vesh. Austria me kancelarin Sebastian Kurz dhe me ish-diplomatë si Wolfgang Petritschi befas u bënë pjesë e agjendës për ndryshimin e kufijve, sepse “duhet dhënë Serbisë diçka”. E kjo diçka është tokë. Land! Kësaj valleje tash po i prin edhe ambasadori i Donald Trumpit, me mentalitet kauboji dhe pa kurrfarë dije për historinë e rajonit.

Tash sa europiani, sa politikani e profesori, politologu e mençuraku alarmon botën e Twitterit se BE nuk po ka ndikim në rajon. Jo a? Kur bën aleancë me autokratë për një dekadë, kur i toleron veprimet e tyre, kur me Ballkanin merren injorante politike si Federica Mogherini, s’ke përse habitesh me rezultatin. Ndoshta kjo çfarë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, një skenar pothuaj latinoamerikan i dëbimit të qeverisë, do t’i zgjojë nga kllapia disa europianë. Por ekziston rreziku që Kosova shumë shpejt të ballafaqohet me “rezultatin” e gatuar prej vitesh dhe – po ashtu – shumë shpejt të harrohet edhe kjo çka ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një përdhosje e vullnetit elektoral nën presionin brutal të një kamarille me ambicie puçesh politike.

Tash emisarin e ri të BE-së, Mirosllav Lajçak, e pret një punë e vështirë për të hequr barrierat dhe bërllokun që kanë lënë pas paraardhësit e tij. Kundërshtarët e tij të prirë nga kryetari i Kosovës janë mobilizuar edhe në Prishtinë. Ata kanë frikë se një kyçje e BE-së në dialog e vonon dhe ndoshta e pamundëson “pazarin”. Prandaj, po vlon retorika antieuropiane e ithtarëve të presidentit. “Pazarin” këta e bëjnë me “Rickin”, por nuk i refuzojnë milionat e BE-së.

31 komente në “Ku keni qenë deri dje, të dashur europianë?”

  1. Gazi says:

    Të lumtë. Analizë e shkëlqyer e qëndrimeve të Europe’s dhe kowboy – save amerikane ndak Kosovës. Europa ka pas rastin ideal për të korrigjuar fajet e së kaluarës në dëm të këtij populli, por nuk bëri asgjë. Me kot llomotit in sot si të shqetësuar.

    1. Z says:

      Po c’faj ju ka Europa kur jeni shqiptare kosovare?! E ka fajin mentaliteti juaj!

      1. bujari says:

        Mos ndaj popullin shqiptare ne ‘parcela si katundi yt’ Ndasite ne fise …jane te shkuara..sot nje ‘click’ …dhe ne sekond gjejme fshatin tend te nderuar. Shqiperia Natyrale me popullin eshte MREKULLI … disa krimba e politikane po ngadalojne ,por nuk do ndalin perparimin ,bashkimin mes vehtes dhe civilizimit perendimore!

  2. armand says:

    Pirdh te shfryhesh Robell. Politika do tru qe te sjellesh rezultatet e duhura ne shtepi. Mos harro se Beogradi u bombardua . Serbet luajten me mjeshteri rolin e viktimes dhe me ndihmen e rramusheve albineve e kompani i bene politikanet kosovare te duken si koqe kandari ne syte e botes. Artikuj te tille : me thane i thashe ku ishin ku jane cfare ben etj etj jane gomarlleqe infantile qe tregojne vetem paaftesine per te bere e drejtuar nje shtet.

    1. Bujari says:

      Nuk mund te largohet nga ‘jugosllavia’ e tij as Robelli ! Fjalor te tille anti-perendimor nuk mund ta degjosh as ne Beograd qe u sulmua me gjithe arsenalin e armeve e perendimit per te shkeputur Kosoven nga jugosllavia e mbetur ! Tani ku do shkojne keta te degjeneruar ne gene pa USA —EU ? Keta maskarenj nje arme nuk kane zbrazur per clirimin e vendit. Nga frymezohen…….populli duhet te jene vigjilent me keta krimba!

      1. Liri says:

        Katastrofe mendore e jo me politike. Mjere ju ne paatesine tuaj shtetformuese. Tullumbaci politik I Kurtit u zmadhua shume duke e cuar ne nje cfryrje te shpejte. Termat antiamerikane dhe antiperendimore tregojne sa mos mirenjohes jeni ndaj sakricave te aleateve tane. Turp.

    2. Naseri says:

      Plotësisht sakt Armand.

      1. Shefkiu says:

        Edhe unë e gjejë me vënd të bashkohem me mendimin tuaj Armand. Politika tradicionale e Sërbisë në raport me shqiptarët, më parë ndaj Shqipërisë enveriane dhe tani me Kosovarët, ka qënë që të kontribuojë me çdo mjet të vihet në krye të shqiptarëve një diktator i qartë. Problem ajo e ka deri sa ta vërë, pa më vonë di ajo si e diskrediton në sytë e botës. Pra e mbështet deri sa të vihet në krye, pastaj fillon diskreditimin e tij anë e kënd botës. Por duhet thënë, se drejtuesit permanent Kosovar, me qëndrimet e tyre skandaloze në ushtrimin e pushtetit, ja kanë lehtësuar së tepërmi punën Sërbisë në raportet ndërkombëtare.

  3. mamadu strategjist says:

    Ore Robelli …or burre ,ju o jeni budalle ose beni si budalle ? !!! Po pse ore njeri pse ben sikur nuk e kupton “indiferencen” Europiane ? !!! Po ene Ver llapa ne Tirone po ta pyesesh e di qe problemi Kosovar eshte çeshtje e Amerikes shume e shume me teper se sa e Europianeve . Amerikanet e bene luften dhe çliruan Kosoven per llogari te tyren dhe jo per kenaqesine e Merkelit, Makronit e tjereve . Pse na lodh koken dhe harxhon kohen me analiza pa vlere ? Ore i çuditshem njeri po mesoje mor burr qe duhet ta heqesh vallen sipas muzikes countri amerikan dhe jo sipas tallavase tende . Harroje “autonomine” ore qyp je koloni amerikone ….. mbaroi ajo pune ……apo jo ?!!!! A nuk deshet kete ju te gjithe qe beni gam gam tani pas 30 vjetesh panvaresi ???!!!! Ju arritet deri aty sa kerkonit te beheshit shteti i 51 i SH.B.A.ve dhe tani po u habitkeni qe amerikoni ju a hoqi dy kryeministra te pa bindur antiamerikane brenda disa muajsh !!! Pa mor ate qe duan amerikont nuk levizin venit ore Robelli , nuk eshte pune koncepti te drejtash e as idealesh por pune …dollaresh ore Robelli dhe ti e din se tek dollari nuk te falin amerikonat

  4. Baliu says:

    Albin Kurti ka qene dhe mbetet Nderi i Kombit. Kur fitoi zoti Kurti shum here iu be pyetja nga gazetare te huaj: A eshte korrupcioni kulture e shqiptarve? Zoteri Kurti ju tha gjakftohet: JO! Po te ishte kulture, nuk do te mund te fitonte nje parti opozitare. Fitorja e Kurtit na e ndriti ftyren para botes. Kriminelave te “moderuar” dhe te skajshem ju pat ra “imazhi” dhe te bashkuar per kauzen e perbashket mberrijten ti zvarritin gjerat edhe per pak kohe, duke treguar “humanitetin” e tyre edhe ne kohe pandemie.

  5. Neutrino says:

    Këtej nga Shqipëria i thonë “gomarin e nxjerr i zoti nga balta” Ndoshta në Kosovë është ndryshe “të zotin (e gomarit) e nxjerr gomari nga balta” Kosovarët kanë vite që jetojnë me iluzione se EU-ja dhe SHBA-ja do ti përkëdhelin gjithmonë. Gjithshka është dinamike dhe po nuk krijove një opinion solid dhe politikë largpamëse, ngelesh në vend ose bën vrap si miu në kafaz. Shqiptarët janë djegur disa herë nga vendimet e fuqive të mëdha. Shansi që ju dha vite më parë po digjet vetë nga dita në ditë nga mendjendriturit në Prishtinë, që trurin e kanë si biblioteka socialiste e Prishtinës ku besoj nga kupolat e saj nuk hyn më dritë. Pangopësia e “patriotëve” sharlatanë, do ja hajë kokën Kosovës. Tani bota ka halle të tjera. Uro që të paktën dallkaukët e politikës kosovare të mos nga infektojnë Shqipërinë se ja pamë hajrin këto 30 vjet. Tani ka ardhur koha. Secili për vete, Zoti për të gjithë.

  6. Lisi says:

    NUK NA E KA FAJIN BOTA
    DUHET VETE NE SHQIPTARET TI PRESIN DRUTE E SHTREMBER

  7. Shqiptari says:

    Fatkeqsia Kosoves esht se u ndimua nga amerika per çlirimin e vet , kur fitoren ta jep Amerika , me mir te kesh nje vdekje te menjehershme , se sa nje tmerr pa fund si ky i Kosoves , ku personalitetin e kti populli dhe kti vendi Amerika dhe BEja e fusin nen kembet e Vuçiçit sa her kta kan interes dhe nevoj , LDKja ka te ter agjentet e ish UDBs branda me ne krye qenin mustafa , kryetarin e vet , RRESPEKTE ALBIN KURTIT me mir jasht qeveris , sesa te perlyhesh me lloj lloj qensh dhe te shesesh interesat komtare , ata qe rrin gjat ne qeveri dhe politik sot si ne SHQIPRI dhe KOSOV me pelqimin e Amerikes dhe BEs jan matrapazet e interesave komtare jan llumi nje kombi , flas per shtete te vegjel si i joni dhe i kosoves , kta lloj politikanesh jan njerzit qe shesin jo intresin komtar per ti ber qefin politikes Amerikane , por jan njerzit me te pa skrupullt dhe me pa moral . Nuk ishte budalla ENVER HOXHA qe i doli perball flotes angleze ne vitin 1945 fill mbas çlirimit ne sarand dhe nuk e la te shkelte ne territorin SHQIPTAR ushtrin angleze , po e hodhe dinjitetin dhe sovranitetin si zar ne bixhoz ne duart e nje vendi tjeter perfundimi dihet . Rrespekte per ALBIN KURTIN .

  8. Shqiptari says:

    Fatkeqsia Kosoves esht se u ndimua nga amerika per çlirimin e vet ne luften e kosoves , Amerika ne ate nderhyrje nuk hyri per kosoven se nuk i behej von bile as nuk dinte nga bite kosova , por erdhi te shpetoj europen nga nje luft ndershtetrore SHQIPRI Serbi , se ne kte luft do kish shum aktor , se mbas shpines ton qendronte greku me jarget varur per jugun e SHQIPERIS , por nuk do rrinte duar kryq TURQIA , pra per te shmangur kte lloj muti pra nje luft te tret , amerika me nje gur vrau dy zogj , futi ne borxh Europen me kte ndihm , por futi ne xhep dhe fatet e Kovoes Qe i nxier ne pazar sa her ka nevoj. , kur fitoren ta jep Amerika , me mir te kesh nje vdekje te menjehershme , se sa nje tmerr pa fund si ky i Kosoves , ku personalitetin e kti populli dhe kti vendi Amerika dhe BEja e fusin nen kembet e Vuçiçit sa her kta kan interes dhe nevoj , LDKja ka te ter agjentet e ish UDBs branda me ne krye qenin mustafa , kryetarin e vet , RRESPEKTE ALBIN KURTIT me mir jasht qeveris , sesa te perlyhesh me lloj lloj qensh dhe te shesesh interesat komtare , ata qe rrin gjat ne qeveri dhe politik sot si ne SHQIPRI dhe KOSOV me pelqimin e Amerikes dhe BEs jan matrapazet e interesave komtare jan llumi nje kombi , flas per shtete te vegjel si i joni dhe i kosoves , kta lloj politikanesh jan njerzit qe shesin jo intresin komtar per ti ber qefin politikes Amerikane , por jan njerzit me te pa skrupullt dhe me pa moral . Nuk ishte budalla ENVER HOXHA qe i doli perball flotes angleze ne vitin 1945 fill mbas çlirimit ne sarand dhe nuk e la te shkelte ne territorin SHQIPTAR ushtrin angleze , po e hodhe dinjitetin dhe sovranitetin si zar ne bixhoz ne duart e nje vendi tjeter perfundimi dihet . Rrespekte per ALBIN KURTIN .

    1. Beni says:

      Posht demagoget Sali Berisha Ti dhe Enveri jeni pabuksa qe dini vetem te shfrytezoni fatet e popullit per te bere politiken e madhe kir bota eshte e thjesht TREGTI EKONOMI.

  9. emigrante says:

    O shqiptare a merrni vesh se bota po vdes nga kolera e ju vazhdoni me lojerat politike. Po futnja vetes sic bejne shqiptaret ,chi se ne frega di voi

  10. Lymi Tutit says:

    Dakort me komentin e Armandit,si me siper.Duhen “tru” dhe platforme kombetare,per arritjen e qellimeve.Ne nje konflikt,nuk mundet te jesh 100% fitues. Politikanet kosovare,po deshmojne pa aftesi tej limiteve dhe “uri” per pushtet.Po vene ne pikepyetje mbeshtetjen Perendimore !! Po vene ne dyshim,aftesite “shtet formuese”.Lymi Tutit

  11. Klodi says:

    Albini u hoq ne menyre demokratike sic hiqet cdo kryeminister ne Europe, krahasimi qe bere me latinoamerikanet pa lidhje. Albini duhet te mesoj qe politima eshte arti i te mundshmesdhe jo si ta bej te mundshmen te pamundshme. Pervec guaskes se shkelqyer brendia e veprimit politim te z. Kurti ishte bosh. Per kete nuk ja ka fajin as Mustafa as Thaci.

  12. tirana says:

    Bravo shqipe si gjithmon i huaji ta marri dhe shqipja jo per atdheun nuk e rruan lesht njeri vetem e vetem te dalin burra qe shpjegohet koqe kanari i beri serbi lesh e li me pak lobime ne amerik serbi ja doli qendrimit te vet po nuk u nda kosova deri ne nendor do jet nje mrekulli ,gjithashtu te humbi dhe budallai trump

  13. gurbetcari says:

    …..tani u gezua edhe EDI RAMA, vazhdo tani

  14. Atdhetari says:

    Asnje prej politikaneve Kosovar nuk e ka kuptuar mesazhin qe ka dhene SHBA-ja kur bombardoi Serbine duke vene ne vend nje te drejte qe Europa ia kishte mohuar ketij kombi!Ne Kosove nuk doli nje bure politikan qe te rendiste punet per afrim e me pas per bashkim me trojet ame te Shqiperise por duke kercyer si gjelet menduan se do te beheshin diçka duke komanduar nje kotec pulash e qe medoemos dikush duhet te kendonte ç’do mengjez!Te gjithe keta politikane nuk e vune ujin ne zjarr per mese 20 vite ku sot bashkimi i tojeve do te ishte me prane se kurre e perse jo kufinjte me shtetin ame do ishin hequr ,defacto po ndoshta dejuro jo akoma!Asnjeri nuk i parapriu ketij proçesi ku humbte nje popull e fitonte nje komb!Ne kete kazan vlonte edhe nacionalisti Albin Kurti ku mendonte jo vetem si paraardhesit e larte te Kosoves por si Car qe kerkonte me sofizmat e tij jo vetem te drejtonte Kosoven por ta bente ate fuqine kryesore ne Ballkanin perendimor prej nga ç’ka edhe Shqiperia si toke ame do ti bashkangjitej asaj e jo e kunderta!Albini duke njohur historine e kombit shipetar si Saliu se kombi Shqipetar nuk i kishte renjet ne Shqiperi por me ne veri te saj mendoi se me se fundemi i erdhi ne shteg teoria e tij prej Cari qe nuk qe nevoja te behet levizja e lire e popujve te Ballkanit perendimor duke perfituar vertet vetem Kombi Shqipetar ,sepse defakto do te behej bashkimi me Shqiperine duke hequr kufinjte ne kete kuader ,ç’ka per te ishte e papertypeshme sepse dikush tjeter nga ana tjeter e kufinjeve do te merrte kete flamur e qe endrimtar ishte vete Cari i trojeve Shqipetare!Jo rastesisht ai qysh ne fillim te emerimit te tij nuk denjoi te takonte Kr/ministrin Shqipetar per te bere nje renditje te programit te perbashket por takimin e pare e konsumoi me nje grup jenash te gazetarise qe jane prane kryerimit shqipetare Berishe e me pas na dha edhe bomben e dyte qe kerkush nuk e kishte menduar se :takoi Berishen se ai ashte nje nder historianet me te mire qe njifka ne themel thelelet e trojeve shqipetare”!Qe te behesh fondamentalis dhe nacionalist mund e duhet te behesh brenda dites,por qe te tregohesh politikan me vlera e me bizion duhet ose te keshe lindur ose te kesh prejardhje ,çka Al Binit i mungon pavaresisht pergatitjes se tij individuale por pa diapazon per te qene lider politik!Albini u shkarkua sepse pikerisht mendoi se politika Gjermane me ate Franceze luanin nje karte pro tij e mefshtesia e tij e çoi deri aty sa ai jo vetem qe qe i diskretituar ne politiken Amerikane por edhe i demaskuar pikerisht nga perfaqesues te ketyre vendeve qe perpara se te kene “mik “Al Binin kane SHBA dhe Serbine!Ndaj ai mundet te jete i afte per me shkruar ndonje liber por per tu bere politikan kariere e aq me pak diplomat ,kurr sepse nuk i gezon keto cilesi!Ndaj edhe iku perpara virusit pa u infektuar akoma!Sa per aurotin e ketij artikulli do te doja ti permendja qe as Franca e as Gjermania nuk mund te dalin dot perpara aleates se tyre SHBA e akma me pak kur behet fjale per zona nen influence siç jane trojet Shqipetare!Al Binit meqenese nuk iu dha mundesia per me qene negociator ,si ka mbetur gje tjeter veç te rifilloje ate qe di te beje me mire, luften me “molotov” e gaz lotsjelles ne parlament duke penguar te ardhemen ose e larguar ate per bashkimin sa me te shpejt e te domosdoshem te nje kombi midis dy kufinjeve qe fale politikes se ngushte krahinore e bajraktare te disa “uneve” nuk realizohet pavaresisht se kane kaluar shume vite nga koha kur SHBA na dha lejen per tu bashkuar!Rezikshmeria qe paraqiste ky klloun me fytyre parafine ndaj çeshtjes Shqipetare ne teresi u tregua qartazi tek ligesia e tij kur hoqi nga te gjithe institucionet flamurin kombetar,qe ishte nje turp , jo se e detyroi kerkush por se ligesia e tij ishte me e thelle per te na thene neser qe kombi shqipetar nuk ka kete flamur por nje tjeter ate qe e di Kryekrimi Shipetar Sali dhe nacionalisti fondamentalist Al Bin Kurti!

  15. qytetari says:

    Mos eshte me shume se vone,torobelle efendem,qe i ´zoti´,qe duhet te ish i pari,qe te fillonte ta nxirte gomarin nga balta,e ka zhytyr gjithnje dhe me thelle Kosoven,ne vorbullen e nje anarkie me shume dimension,qe zor se mund te riparohet.
    Aq me teper eshte e neveriteshme dhe teper qesharake,ti shesesh moral Europes,nga Zvicra duke thithur vet nargjilene,nje Europe qe ka investuar aq shume ne te gjitha fushat ne Kosove.

  16. mik says:

    Enver Robeli pa dyshim asht gazetari ma i mire i Kosoves. E njeh historine dhe aktualitetin e vendit te vet ma mire se cili do prej ketyre komentuesve qe kerkojne me dhane mend. Asht teper rracjonal, dhe ne baze te ketij kriteri analizon gjendjen e vendit te vet ne nivelin ma t’mire.
    Sa qesharak duken disa komentues ne argumenta dhe gjykimet e tyre te shkolles fillore !!
    Gjithkush ka te drejte te shkruaj ate qe mendon por, duhet te mendoje ate qe duhet.

  17. Lani says:

    I ke permendur te gjithe fajtoret. Po ju? Hiç faj ju?

  18. Prishtinaliu says:

    Kosovaret jane njerez parazite frikacak te pa zhvilluar askujt nuk i rruhet per krahinen e kosoves ne europe
    o robelli mos u beje si bibini kosoves mithoman kosovaret jane per te pire caj dhe te tregojne histori trimash

  19. Shefkiu says:

    Albin Kurtin e groposi letra e Daniel Serverit. Me letrën e tij ai u hoqi çdo mundësi zyrtarëve aktual amerikan në Departamentn e Shtetit për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike pa ndryshimin e qeverisë në Kosovë. Daniel Server është i politikës tradicionale amerikane, ndryshe nga administrata aktuale amerikane, e cila nuk para i ka qejf lojrat zbavitëse politike. Ata preferojnë të jenë të drejtpërdrejtë dhe të mos i bjenë vërdallë zgjidhjes së një problemi që marin përsipër për ta zgjidhur. Këtu qëndron dhe baza e ndryshimit të sotëm midis politikës europiane dhe asaj amerikane. Europianët e kanë politikën diçka edhe për të kaluar kohën, si sport, hob, kur republikanët e sotëm në krye të administratës amerikane nuk para kanë shumë kohë për tralalatë europiane.

  20. Beni says:

    BRAVO SHEFKIU,KOMENTI YT ESHTE PERFEKT.

  21. Lanabregesi says:

    Mire Amerika nuk I konvenon Albinit dhe I ka shpall lufte,po a mundesh me shpjegu i ndrituri Robell,pse ky Albini deshti me rrxu qeverine e Tiranes vitin e kaluar,ku ju bashkua opozites shqiptare?! Thirrja e tij nga Tirana Shkurtin e 2019 per pranveren shqiptare besoj ju kujtohet?! Albini me papjekurin e tij eshte i rrezikshem per gjithe kombin shqiptare.

  22. keshtu mendoj says:

    Zoti Robelli! E keni keqkuptuar se ç’eshte demokracia kapitaliste para demokracise socialiste. Demokraci do te thote pushtet i popullit dhe ky merret me voten e shumices se tij. Nuk e di çfare famije ke ti, por familja perbehet nga burri, gruja dhe femijet ne shtepit, pastaj vijne te tjeret brenda dhe jashte shtepise. per familjen pergjigjen ata te dy ; burri dhe gruaja ose babai e nene, pastaj femijet. Kur rriten ndryshon puna, por familja ngelet ajo qe drejtohet e organizohet brend aper brenda. Jue dhe kudo, po shikoj se me demokraci kuptoni qe pushteti eshte i imi, por pergjigjen dhe kusherinjte e farefisi! Une nuk jam as analist as gazetar, tjeter profesion kam,por kjo fryme qe egziston ne shtetet tona eshte kunder popullit te yre, bile kane mashtruar dhe popujt qe duhet ta kemi mire me me te madhin shtet, duke humbur faktikisht çdo pergjegjesi dhe moralitet kombtar ndaj popullit tend. Armiku ben punen e tij, ti ben tenden, ne se s’je i zoti ta luftosh, leri vendin tjetrit por jo ta kerkosh fajin tek Amerika, tek Europa, apo dhe ne Hene. Edhe shtetet qe jane antar te BE-se edhe ato vendosin vete per punet e tyre dhe nuk u a dikton Europa, veçse kur kane marrveshje te perbashketa. E kapitalizuat demokracine duke i nderruar jo vetem fytyren, por edhe brendine, e kthyet ne mutacion coronaviruesi. Ne kosove populli votoi dhe perfaqesuesit e popullit e zgjodhen Albinin kryeminister dhe perpfaqesuesit e popullit e hoqen kur e pane se ai nuk ja vlente; te tjera, anet kospirative, le ti gjykoje prape populli me votim. Por mos beni te mençurin dhe pergjegjesine ta kerkoni larg shtepise tuaj. Po hape shalet, çfare do bejne te tjeret jashte shtepise?!

  23. albaniafirst says:

    Per here te pare jam plotesisht dakort me Enver Rrobellin. Artikull me se i vertete. Uroj te vazhdoje ne kete linje edhe ne te ardhmen.

  24. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Jo,jo,more Robell ! As Evropa, as SHBA nuk na kane faj. Fajin lype dhe gjeje shume me afer. Jane vetem shqiptaret e keqja me e madhe e ketij kombi. Kush e kishte fajin qe Shqiperia mbeti per gjysme shekulli vendi me i izoluar e me i varfer ne gjithe kontinentin ?! Nje pyetje, te lutem : Me keq u soll Tito ne ate kohe ,me ju kosovaret, apo Enveri me ne shqiptaret ?! Kush e çliroi Kosoven nga regjimi serb ? UÇk ??? Mosmirenjohja eshte vesi me i keq per ne shqiptaret dhe e keqja e Shqiptareve,( ka thene i madhi Konica), jane vetem shqiptaret. Vjen nje dite që Evropa e Amerika merziten nga marrezite tona. E, ja kjo dite duket se ka ardhur, te pakten per gjysmen e kombit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje