Kuvendi i rrëzoi Qeverinë, Albin Kurti: Ishte rënie e domosdoshme, ne prap do të fitojmë

26 Mars 2020, 13:10Rajoni TEMA

Pas mocionit të mosbesimit në parlament i cili solli dhe rrëzimin e qeverisë në Kosovë, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se “Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje”.

A tha se “Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona”.

Albin Kurti theksoi se qëllimi i këtij mocioni mosbesimi ishte dobësimi i qeverisjes së tij dhe se çdo gjë e për gatitur ishte konjukturale. “Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë. Qëllimi i mosbesimit nuk ishte më shumë rrëzimi i qeverisë se sa dobësimi i qeverisjes”. Sipas tij, mocioni i mosbesimit ishte  porosia ambasadorit Grenell.

Albin Kurti u shpreh se ai do të vazhdojë të jetë të jetë në krye të qeverisë në detyrë dhe para së gjithash tani ka detyrë të luftojë kundër pandemisë nga Covi-19

“Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë”, – tha Kurti.

Reagimi i Kurtit:

Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.

Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.

Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.

Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.

Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.

Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.

Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë.

7 komente në “Kuvendi i rrëzoi Qeverinë, Albin Kurti: Ishte rënie e domosdoshme, ne prap do të fitojmë”

  1. Totololi says:

    Po te degjosh kete djale kur flet e kupton lehte peralletarin demagog i cili permes nje fjalori te pasur dhe lojrave me fjalet kerkon te mos thote asgje duke folur per ore te tera. Gjynah qe djem te tille me nje inteligjence natyrale shume me te larte se mesatarja nuk kane fare ndjenjet e realitetit e cila besoj do ti bente shume te dobishem per popullin e tyre.

  2. Visar says:

    BRAVO ALBIN, vetem ti je shpetimtari i Shqiptarise. Mos harro se Luani ecen vetem e delet shkoje bashke,pre ti je Luani e delet jane ata qe per 20 vite e shkaterruan dhe e varferuan popullin e dje pa fije turpi deshen te quajn tradhetar i shtetit tone edhe Usa. Do te dalesh shume me i forte ne jemi me ty Albin, poshte te gjithe ata hajdut te Ldk, Pdk, Aak, Nisma e hajnit ma te madh ne ballkan Limajt, Pacollit, islamistit Gezim Kelmendi e shume tjere qe edhe emri do ju harrohet per tradheti, hajni, kurveri e pislliqe tjera qe skan qene tradite e popullit shqiptar. Rroft Albini, Rroft KOSOVA!

  3. Lanabregesi says:

    Vjet donte te rrezonte Ramen sivjet u rrezua vet. Sivjet donte te behej lider i shqiptareve, u be lider i Ysamedin Ferrajt. Ky eshte deliranti,anarshisti dhe mashtruesi Albin Kurti. Ne ne Shqiperi e kemi kaluar kete virus me Sali Berishen,shpresoj qe ne Kosove te mos vazhdoj kaq gjate sa te ne.

  4. ishte renie e domosdoshme, Kjo eshte deklarata me idiote e shekullit says:

    Ishte renie e domosdoshme. –Ja analizoni inteligjencen e ketij njeriu, idiota te tille jane unikal. Njeri pa oratori dhe pa gjuhe komunikimi.

  5. Kozmos says:

    PANDEMIA SHEROHET VETEM ,KUR I GJITHE POPULLI TE NDERGJEGJESOHET , PER TU IZOLUAR TOTALISHT ,
    VJOSA OSMANI ,ESHTE SHUME E PREGATITUR POLITIKISH , ESHTE VERTETE NJE RIVALE E FORTE PER ALBIN KURTIN , POR ZONJA OSMSNI ESHTE NE PARTINE E GABUAR ,TASHME TE DALE BOJE , SI PARTI A ME E KEQE NE ATE VEND .
    UROJ QE POPULLI I KOSOVES , TE VOTOJ KETE HERE PARTINE E DUHUR ,PASI KY RAST QE NDODHI , ZBULOJE LOJEN E POSHTER MASHTRUESE TE TE GJITHA PARTIVE . NJE POPULL QE MASHTROHET ME SHUME SE DY HERE, ESHTE IDIOT .
    POPULL I KOSOVES , SYTE HAPUR ,VESHETE HAPUR , POR DHE GOJA NE DEMOKRACI DUHET TE JETE E HAPUR .
    POSHTE TRADHETARET E KOSOVES .

  6. Edlira says:

    Bravo Albin Kurti! ??????

    Jo qeverisjes se imponuar!?
    Kosova eshte shtet sovran dhe jo koloni ????

  7. Sandri says:

    Ky eshte llapaqen Albin Kurti,
    Hipokrit,mashtrues ,maskara, shtojce i “DOKTOR VDEKJES” alias
    SALI RAM BERISHA.
    Llapaqeni Album Kurti eshte anti Kosovar e anti Shqipetar.Mos mirenjohes ndaj Amerikes .Ky Kurt bukeshkala e harroj qe kontributi dhe ndihma Amerikane i siguroj Kosoves lirine dhe sovranitetin.
    Poshte ky tradhetar i qelbur.
    Rrofte Kosova e populli Kosovar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje