“Lažni car Šćepan Mali”

Nga Migjen Kelmendi

Gjate krejt kesaj kohe, jam permbajt ne gjykime dhe vleresime te veprimeve te Albin Kurtit, per mos me ja prishe egzaltimin e tij me fitoren ne zgjedhjet e 6 Tetorit, dhe me ja njofte te drejten qe ai me shfrytezue kete rast te rralle qe ju ofrue, me i prie nji qeverie.

Te gjithe i kishin kthye syte kah ai….ja kishin besue voten, kishin projektue shpresen te ai…pritjet….

E ai?

E dhiu, si kishte me thane ambasadorja amerikane Ann Jacobson!

U vetedorezue, iku, e gjuejti shpresen dhe pritjet e ethshme qe i kishin projektue besimtaret e tij, xhemati i tij, njashtu siç e gjuejti flamurin kombetar diten qe i fitoi zgjedhjet.

Por, nuk iku pa drame. Provokoi qellimisht krizen qeveritare, per me u viktimizue edhe njihere. Ndertoi nji situate dramatike ku rolin kryesor prej viktime ja kishte nda vetes, dhe bash ne diten e vdekjes se nji aktoreje te madhe, na pame aktrimin dhe talentin e tij me u shtihue, ne dramen skenarin e te ciles e kishte shkrue vet, ku ne nji bote te shemtueme e te lige, ishte nji hero shpetimtar, te cilin e penguen ne misionin  tij fisnik! Na pame aktin e pare, ne skenarin e tij. Ne aktin e dyte, ai do duhej me u kthye, me u ringjall, edhe ma i fuqishem. Si ne filmat e Kinostudios “Shqiperia e Re”! 

Dhe nuk asht puna se deshtoi e iku, se Kurti na shfaqi nji talent prej aktori e drama queen’i, po se çka i bani Prishtines. 

Qysh arriti ky njeri me kompromitue dhe çnderue Prishtinen qe e njoh une, qysh e manipuloi dhe trulloi Prishtinen qytetare, Prishtinen e nomenklatures se Krahines Socialiste Autonome te Kosoves (KSAK), Prishtinen europiane ne orientim, nji populist i rendomte, qe e valonte Flamurin kombetar, e fliste per Bashkimin me Shqipnine?

Çka pane ata te nji djal gjyse i shkolluem, gjyse i lexuem, njaq i ri e njaq demagog, me talent aktrimi, me ideologji te korruptueme majtiste, qe folke me sofizma, me argumente te rreme, qe adaptonte, keqinterpretonte dhe praptonte realitetet politike, sa me projektue shpresen per te ardhmen e Kosoves te ky person, qe me prejardhje asht prej Malit te Zi, historia e te cilit vend e njeh nji figure shume interesante – “Lažni car Šćepan Mali”? (Per kete figure ma vone).

Qysh e manipuloi rinine e Prishtines, qe gjysen e fjalorit kur flasin shqip e kane anglisht, qe jane vegjetarian e vegan, qe shkepin link’a me web-faqe njerezish te ditun, dokumentaresh te famshem, librash qe duhet me i lexue, link’a muzike alternative, arti kontemporan e nutricionizmi, dashnie ndaj kafsheve dhe mirekuptimi per LGBT, sa me i ndrrye e me i perlye keta ‘shpirta te lire’ me narracionin e tij nacionalist e perjashtues?

Ku hupi dallimi mes faktit e fikcionit, mes reales e te rremes sa mos me pa natyren autokrate te Albin Kurtit, ambicien e smute, traumen e dhembjen e mbrendshme te tij, gjakimin per pushtet absolut, aktrimin e tij, menyren se si e turpnoi partine e tij sa me mbete e vetmja figure e dallueshme ne ate mase njerezish.

Qysh nuk e pane lakmine e tij te mshefun me qene Thaç ne vend te Thaçit?

Ky person ju kishte premtue qytetareve te Prishtines europiane se, ka me jau kthye flamurin kombetar ne Kuvend, ka me heq prej institucioneve “flamurin lara-lara”, ka me realizue andrren e moçme te bashkimit me Shqipnine, ka me rrxue Hashim Thaçin, ka me i burgos krejt hajnat institucional, s’ka me vazhdue dialogun me Serbine, ka me fole me serbet e Kosoves e jo me Vucicin, s’ka me heq taksen, po ka me ja shtue edhe reciprocitetin Serbise, ka me zhduk papunesine, ka me krijue barazine shoqnore, ka me i tatimue te pasunit e me ja shkep fondet te varfunve….

Qe t’mos e zgjas, a e dini ku asht tragjedia e krejt ketij rrefimi: qytetaret e Prishtines i besuen ketij personi (sic!) Ndertuen xhami prej nji partie, dhe e shpallen ajatollah nji ateist, e veten e auto-xhematizuen!

Njerez te shkolluem, te emancipuem, prinde te femijve me master e doktoratura, familje te nomenklatures se KSAK, inxhiniera e mjek, avokate e arkitekta, ekonomista e jurista, me tituj akademik e pa ta, sharllatana e horra, moter e vlla, djem e çika te reja, qytetare te thjeshte – projektuen shpresen per Kosoven te ky person!

Treguen dhe deshmuen nji fuqi te hatashme mos me pa me sy çele! Missing the obvious, kishin me thane anglezet. Prishtina qytetare deshmoi tragjikisht se ka talent per mos me i pa argumentet qe nuk pershtateshin me pritjet dhe projekcionet e tyne qe i kishin investue te ky person.

Nuk e pane demagogjine e tij, lojen me simbole e tema te medhaja, nacionalizmin e populizmin e tij te rendomte, ideologjine e korruptueme qe nuk i qendronte asnji veshtrimi ma te vogel kritik, sofizmat e tij. Aktrimin e tij.

Nuk e hetuen se sa pak i çmon bash ata qe po i shkojne tepermbas. Nuk e pane se si po i nençmon, manipulon. Po i xhematizon.

Nuk e pane se ende valon flamuri lara-lara ne institucionet qe tash i udheheqte ai.

Nuk e pane se ku e largoi dhe ku e gjuejti flamurin kombetar. Jo se nuk foli ma per bashkimin me Shqipnine, po shkoj e u perla me Edi Ramen, mentorin e tij shpirtnor.

Nuk e pane se nisi me fole me Serbine, se e hoqi taksen, se u ba gati me udheheq dialogun.

Nuk pane se nuk ka ekip, se nuk ka pervoje, nuk ka program qeverises, me nji fjale, se nuk ka kapacitet me i prie nji qeverie.

Nuk e pane se ky person po i rrezikon relacionet e Kosoves me SHBA, a thue se po e ndjek naj skenar konspirativ Serbie.

Nuk e pane se Kurti ishte vetem i obsesionuem me Thaçin, se donte me u ba Thaç ne vend te Thaçit. Asgja ma shume.

Dhe, ne fund, kur e pa qe s’mundet – iku!

I dezertoi me lehtesi te padurueshme shpresat e Prishtines, shpresat e atyne qe i shkojshin tepermbas!

I gjuejti si flamurin kombetar.

Prishtina prape, per kushedi te saten here, perjetoi – shok! Trandje! Si me shfaqjen e UÇK, me luften, me fitoren e PDK, me shtetin qytetar, me flamurin dhe ikonografine e re, me Thaçin kryetar. Prishtina prej mbaslufte e deri te vetedorezimi i Kurtit po jeton mbrenda nji situate ciklike traumash e trandjesh politike. Mbrenda shoku. Dhe kurqysh s’po mun e gjen daljen nga ky rreth vicioz.   

Qysh asht e mundun qe krejt keto argumente ashiqare, mos me i pa nji Prishtine e edukueme, e qytetnueme?

Prishtina nuk e pa ate qe dokej ashiqare: se Albin Kurti ishte vetem nji – “Lažni car Šćepan Mali”. Nji aktor.

Po çka asht historia e ketij Cari.

Mali i Zi, ne historine e tij e ka regjistrue egzistencen e nji Cari (Mbreti), me emnin Šćepan Mali (Shqepani i vocerr), i cili e ka udheheq Malin e Zi nga viti 1767 e deri ne vdekje te tij me 1773. Šćepan Mali iu pat imponue parise malazeze si nji njeri nobel, si Car, me emnin Cari rus Petar III. Kur malazezet e kuptuen se ai ishte vetem nji hokaxhi e aktor, u paten shokue. Cari ju duel mashtrues, nji horr dhe dilinxhi, nji aktor i rreme, per te cilin ka pase shkrue edhe poeti i madh malazez, Njegos. Historia e ketij Cari te rreme, dilinxhi, asht shume interesante, diçka si e Kurtit, por perkunder Kurtit, Šćepan Mali edhe pse mashtrues e dilinxhi, e pat unifikue Malin e Zi, u pat lidhe me Rusine, i pat fitue do lufta dhe pat arrite me mbajt pushtetin nja 6 vjet, ndersa Kurti e humbi pushtetin dhe e shpartalloi unitetin vetem per 50 dite, e polarizoi Kosoven deri ngat luftes vllavrasese, dhe e hupi ‘luften’ dhe partnerin ma te randesishem qe Kosova najhere e ka pase – SHBA.

Dhe krejt kete – Prishtina nuk e pa (sic!)

Nuk e pa se Albin Kurti deshti me u ba vetem – Thaç ne vend te Thaçit!

Dhe, deshtoi.

Shokante!

I gjuejti krejt, njashtu siç e gjuejti flamurin kombetar!

REMOTE_ADDR:[]

37 komente në ““Lažni car Šćepan Mali””

  1. Drejtesia says:

    E verteta e hidhur per Albin Kurtin. Analize e perkryer. Komplimente autorit.

    1. B. Gruda says:

      Pse per 50 dite doli Kurti me nje mije probleme? Jo JOOOO … Jane ujqit e vjeter dhe pinjollet e ri si Mut Kelmendit, qe si esat pasha duan nje katund te jene te paret ose maksimumi nje Krahine …… Horra te tille ka cdo komb..por tanet jane te pa trazuar …Jo vetem Muti i Kelmendit, por edhe Buzhale e kale..lubonje e shushunje…. Populli shqiptare do tia dalembi felliqesira te tilla!

    2. adhurues i poetit te madh - Migjeni says:

      Meqe autori i shkrimit e ka emrin Migjen, e rren mendja ket kaqol se mund te shkruaje ne stilin e Migjenit te Madh!!!!
      Ne fakt ky “mendimkar i famshem” ka nje gjuhe dhe stil te lodhshem dhe te merzitshem, qe me ta shpif, fiks si puna e atij majmunit qe do te kopjoje nje zotni.
      O M.Kelmendi, je thjesht nje MAJMUN!

    3. Alo says:

      Në dialektin tim i thonë “nuk lë Larua të hajë Baloja”. Nuk të lënë larot e shpifur mafiozë si Mustafa, Ramushi, Hashimi e kompani. Kanë lëshuar në aksion edhe këta anal-istë sikurse autori i shkrimit, të na mbushë mendjen. Do ta tregojë vota e kosovarëve vendin e hajnive. Turp

  2. ABC KORCA says:

    Shume e shume …e shume e shume per te riperteritur veten e tij
    Shkrim koti…pa berthame
    Dhe,ku eshte e keqia or ti autor i shkrimit te shkruash shqipen letrare?!… Boll me shqipo-turqishten se lat nam

    1. Vix says:

      Une e nserpreva menjehere kete shqipe te çale, te cunguar, te shpifut. Autori nje idiot qe kuhton se dhe te tjeret jane po aq idiote si vetja. Shan ndjekesit e Albinit per shqipen e tyre te çale ky shtaze qe dhe titullin e ve Serbisht

    2. qazim says:

      Gjithnje ky tip(Albini) me eshte dukur nje bufon megalloman. I fryre deri ku nuk mban me,me fiksionin e tije per te udhehequr megjithse fitoi veten 26%,ky njeri do te ishte gjithmone nje gur i madh e e rende ne kembet e Kosoves. Albini jeton ende ne nje kohe tjeter qe historia sot e ka fshire.

  3. Pedro i ri says:

    Artikull i jo godites.
    Kosova humbi shancin ti beje gjerat ndryshe .

  4. Bllokmeni says:

    Nuk me cudit ky shkrim, sepse Kosovaret ne te shumten e rasteve kane bere gabime te medha politike,mbas fitimit te pavaresise. Nuk u falet qe ne zgjedhje gjithnje kane votuar me te dobtin politikisht, me hajnin ekonomikisht,dhe kane mbajtur lidhje me vendin ame me me te koruptuarin dhe demagogun. Perfundimisht klasa intelektuale e kosoves eshte e pazonja te orientohet ne kete situate politike. Aq me keq per ta qe edhe personin i cili intelektualisht e politikisht eshte shume me lart se ta dhe jua ka bere te qarte rrugen, nuk e kuptojne por e kane futur ne radhet e tradhetareve. Na vjen mire apo keq ato qe ka thene ose qe ka lene te nenkuptohen , nga Rama, po vertetohen 100%.

  5. Lali says:

    MESO NJEHERE TE SHKRUASH SHQIP MANDEJ MER GUXIMIN ME DHEN MEND BRE KELMEND. JE INJORANT GJUHESOR SHE SHUME I LODHSHEM ME TE LEXU. JA FUT KOT BRE SHQIPE DHE NUK JEN REALIST NE KOMENTIM.

  6. Bismarku ka qen i madh says:

    Bismarku ka qene i madh ne thenien e tij……
    Dhe kjo u vertetua qe me ndarjen e kufijve qe turkoshaket ,nga pa aftesia pranuan ato kufij qe ju vendosen….
    Po edhe me vone nuk ishin ne gjendje te formonin nje qeveri dhe te benin nje shtet…
    Shumica e halldupeve te privilegjuar nga turqia e kishin zemren nga para ardhesit e tyre te origjines…
    Historia po perseritet edhe ne keto 30 vjet,qe nga Shqiperia qe nuk ka arritur te formoj nje shtet te punoj per vendin dhe popullin,por disa banda hajdutesh e kriminelesh qe jane gati te shqyejne njeri tjetrin dhe te hedhin popullin ne lufte per interesat e tyre….
    Po e njejta gje ndodh edhe ne kosov,qe del al bin laden si femi i ledhatum i mashtron me premtime qe nuk i mban dote dhe me bisht nder shale iken pa e filluar….
    Sa per gjuhen(qe keta e quajne dialekt) ka qe nga turqishtja,serbishtja,e deri sefundmi anglisht qe duhen 3 perkthyes qe ti kuptosh…

  7. Te fala samarxhinjeve says:

    Kosova Dhi E Zgjebosur dhe bishtin larte.

  8. Ladi says:

    Jemi mesuar me Meron qe i ve pikat mbi i sikur i saldon dhe me vjen mire qe paska gazetar te tjere, madje kosovar qe dika me i saldu pikat mbi i..
    Urime autorit dhe gazetes

  9. Ilirjan says:

    Po mendoja se cfare pergjigjje do te jepnin kosovaret ne vitet 2000 nese do tu thoje se “sebeb per rrezimin e nje qeverie do te ishte mos heqja e nje takse me Serbine”
    Llogjikisht Serbia duhet te kerkoje heqjen e te gjitha taksave te vena, pasi Kosoven e konsideron si territor te saj.
    Pervecse te lexuarit te nje shkrimi te paster ne gegnisht ky shkrim nuk ka asnje vlere tjeter.
    Eshte e pakuptimte paralelizmi qe sjell autori duke u munduar te shpjegoje nje politikan me pak pervoje ne drejtimin e qeverise si Albin Kurti dhe per me teper kohes se shkurter te qeverisjes se tij si edhe kualicjonit te nderlikuar me ane te te cilit erdhi ne pushtet.
    Personalisht mendoj se koha ne te cilen eshte kerkuar rrezimi i nje qeverie ne kete kohe pandemie tregon papjekurine e politik berjes ne kosove.
    Per politikane te rinj si Albin Kurti perfshrja ne politike eshte e parakohshme per aq kohe sa ne politike ne Shqiperi dhe Kosove ka gjithcfarelloj zullumqari e matrapazi.

  10. Petriti says:

    Ore njeri i zbritun nga malet,shiko reth vehtes se afer tij je edhe ti,kojshi i pare
    Ne mos egziston edhe ndonje qytet tjeter ne Kosoven t’one perveq Prishtines ore geg i lexuem.

  11. naimi says:

    Une jame gege dhe ne shtepi flasim gegerisht, por gjuhen standarte e shkruaj dhe e flase aty ku e done puna si thote populli.Ky autori i ketyre rreshtave ne nje emision ne RTK para disa vitesh u bente thirrje popullit te Kosoves te flasin dhe shkjruajne si thote ai idomen e mehalles, katunit te rrethit ku jetojne dhe jo gjuhen standarte dhe jepte disa spjegime bajate.Cdo populli i civilizuar ka nje gjuhe letrare e cila ne shumicen e rasteve nuk eshte gjuha qe flet shumica e nje kombi.Gjuha standarte shqipe nuk eshte e persosur sa duhet duhet ende te punohet per permiresimin e saje.Por ai qe nuk respekton nje standart te caktuar nga institucione kombetare, ai eshte kunder emancipimit kombetar eshte ne sherbim te shkaterrimit te identitetit kombetar dhe me gjere.Kete migjen kelmendin e njofi shume mire ,njeri me idiot dhe me injorant nuk e gjene ne rruzullin toksor ,por si duket ky qe ja boton keto zhgarravia ia kaloka…

    1. Pretor says:

      Hallall o zoteri! Le shkruar fjale me mend e per t u levduar! Duhet mposhtyr çdo ze injorant qe nuk e kupton se patriotizmi fillon nga gjuha dhe gjiha letrare eshte shprehja me e larte e nje kombi!
      Sikur Çurçilli apo Linkolni te kyfizoheshin vetem me gjuhen e mehalles se vet adkush nuk do t’i kishte ndjekur, por do ishin perqeshur.

    2. mik says:

      naimi – Gjuha standarte asht vendos me ligj ushtarak dhe jo shkencor. Shume njerez edhe mund ta kundershtojne kete argument. Por, ne nje diktature komuniste siç ishte ajo e jona, asht jashte çdo arsye moniste qe vendimet te merren ne baza shkencore dhe jo ideologjike. Nqs jo, sistemi komunist do dilte jashte evolimit te vet, dhe jeta e tij nuk do zgjaste as 5 vjet. Te gjithe e dime se komunizmi asht i bazuar ne shkenca jo funksionale.
      Deri dje ( para 1972 – shi ) Gegenishtja ishte baza e literatures Shqipe, dhe krejt papritur u ba nje dialekt arkaik ?! A ka argumnet qe e mbeshtet kete ?
      Gjuha standarte ka 48 vjet qe asht apliku ( me dhune ) dhe prap nuk funksionon. A nuk tregon kjo qe na po humbim kohen kot me te’ dhe duhen ba ndryshime urgjente ?

      1. uhahahaaaaaa says:

        Ne fakt askush nuk humb kohe me INJORANTE ANALFABETE si puna jote o mik katunari!
        Shpelarja trunore qe te eshte bere ty, eshte me e keqe se corona.
        Ti nuk ke shprese per shpetim, me asnje aspirator 😀 😀 😀

  12. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    E pergezoj autorin per shkrimin.

    1. Histori says:

      Ja dhe injoranti tjeter
      Skenderbeu s kishte garde pretorianie o idiot! Po duket qe nga pelqimi i shkrimit se çfare niveli arsimor e kultyror ke

  13. Xheti,KS says:

    Vetem si informim : shoku Migjen tani eshte anetar krenar i PDK-se te shokut Hashim.

  14. mik says:

    ” te gjithe i kishin kthye syte kah ai. . . . ja kishin besue voten, kishin projektue shpresen te ai .. pritjet . . . ”
    Kjo asht hyrja qe autori e prezanton Albin Kurtin ne fillim te artikullit.
    Mbas kesaj hyrje, autori e pershkrun Kurtin ma keq se mund te pershkrute Milosheviçin, me nje still krejt banal, tu zmadhu ne maksimum edhe ndonje te mete qe mun te kete Kurti ( askush nuk asht perfekt ). Ban nje lidhje krejt mashtruese me origjinen e Kurtit per me manipulu lexuesin ( ç’lidhje ka Albin Kurti me Scepan Mali i shek. 18 ?!! )
    Pse , mbas gjithe ketij karakteri te “keq” te Albin Kurtit, ai i fitoj zgjedhjet !!!
    Gabimi i vetem i Albinit ishte qe u shpejtu ne qellimin e tij per pastrimin e korrupsionit ne Kosove. Ky pastrim do kishte nje influence te jashtzakonshme edhe ne Shqiperi.
    Kjo qe ju ba Albin Kurtit, nuk ishte asgja ma pak se ‘ coup d’e’tat ‘ ne menyren moderne.
    PS : Shkrim shume i dobet. Edhe nje nxenes gjimnazi do te kishte ba shkrim ma t’mire se ky.

  15. NNP says:

    MJERIM PER KOSOVEN E KOSOVARET QE AKOMA LEJoJNE TE PELLASIN GOMERE SI KY MeNDER MIGQENI.

  16. iksi says:

    Po mire more rrot per 50 dite mendove ti se do te realizohen ato dhe duke patur aleatin Mustafa njeriun pro serb . Po te ishte shumic e cilsuar pra nja 84 vota atehere do te shikoshe Kurtin per 4 vjet do bente ate qe nuk e keni bere per 20 vjete . Megjitheate ke per ta pare Kurtin ne zgjedhjet tjera kurdo qe te behen sa ka me u rrit kjo parti . Une e kisha keshillu qe per kualicjon ne te ardhmen te beje me Limajn dhe Haradinajn .

  17. xyz says:

    Ne Kosove duhet nje qeviri e cila do jete e perkushtuar per mesimin e shqipes.Delegatet e tashem te kuvendit te Kosoves ne masen 98% jane analfabet me diploma te blera.Keto jo qe nuk dine te te flasin gjuhen shqipe standarte por edhe kur lexojne bejne qindra gabime.Gazeta Tema ne kohen e fundit me botimin e ketyre teksteve eshte bere si Bota Sot,gazete e LDK e financuar nga Beogradi.

  18. Petriti says:

    Plotesisht ke te drejte Naim,te pergezoi per guximin.Ky djal “geg” nuk i ka perngjare aspak babait te tij te nderuarit autor te letrave shqipe Ramiz Kelmendi.Por sidoqofte babai i tij ka kryer ne vitet 1950 shkollen e njohur Normale ne Gjakove.

  19. Juristi says:

    Edhe ne kete rast problemi per Albinin,dhe per ato lidere qe kane qene para,dhe do jene mbas,eshte ambasada americane,si per mire,si per keq.Prandaj o politikane,gazetare, e analista te Kosoves,mos beni gam gam si qente,se ju nuk keni asgje ne dore .

  20. Kosova says:

    NJe shkrim i nje pederasti. Shkrim gazetash te UDBES, me trillime nentoke qe po e fundos Kosoven, qe hyne ne dialog dhe me Serbine e nga viktima duke u marre me njeri tjetrin, u bene kriminel lufte, njerez qe i ndjek specialja, njerez si Hashimi qe mundohet te jete politikan, president dhe ne permballje me Vucicin inferior dhe me gjyse fjali dhe me perkthyes, njerez qe kane vrare bashkepunetoret e tyre politik

  21. Kellira e islamit politik says:

    Revolucionari i majte me idhull Alija Izetbegovic i cili po perdor platforme islamike.
    E cuditshme se si ra qytetaria kosovare në këtë kurth serbo-islamik.

  22. gazetar i Haradinajt.Analiz :- bjeri ti bim,tre her me nji vrime. says:

    Na rrufsh bolet mer autor kur thu se :-u perla me Edi Ramen ,mentorin e tij shpirtnor.
    Dukesh qe je klysh i Hardinajt,e sa per analizen ti kokrra legenit,duhej te kishe shkrujt qe mbasi pe,qe ky Albin sumlagti,filloj ti boj pordhe Amerikes.Po na ca trapin tashti me analiz e nuk ju rri goja pa permen Edi Ramen !!!.
    Shkoni buce dhe shifni punet e juja,se kur ky Edi mbronte Kosoven ne mes te Beogradit,rrinit urte pa ndier.Sapo klysh si puna jote apo Buzhales me shoke degjuan keshillen qe Edit dha ndaj Haradinajt per heqjen e takses,ju kurva e bete tradhetar !!!!.
    Albini grisi breket nga pordhet e mdhoja qe bote,e tashme do ta shifni sjelljen e tij serish me gaz lotsjelles,sepse ky ishte politikani Albyth.

  23. Trotski says:

    Everteta sado dallge ti bien nuk mbytet KURRE.
    Albin Kurti duket se e ka sajue VETE INCIDENTIN.
    KOSOVA DUHET TE TREGOHET VIGJILENTE

  24. Gipa says:

    Cudi si nji gazetar e analist tani i inkuadruem ne Propaganden per Pd te kosoves qe njiher i perkeshte keta hajdut dhe kriminela qe u bene prej lloqit milionera ky Migjen tani propagandon kunder Albinit sepse Thaqi ia futi ne pune familjen e Albini don rregull dhe me merita punesimin jo familjar dhe tani ky far Migjeni na del patriot po si dreqin askush sdo me mbet siq duhet ne kete kosove por po e tregojn veten se krejt cka kan shkrue e paskan pas me hile e shko edhe ti shkruej ne dreq se kush ste beson ma.

  25. Bedri Berisha says:

    Po,ty, c´tu desht qe hyne ne PDK,nje parti qe udhheqet nga hajnat, kriminelet, shitesit e ketij shteti, vrasesit e para e pas luftes, faljes ze 8.200 ha
    toke te Rugoves Malit te ZI. prej nga e ke edhe ti prejardhjen. Ti, qe ende nuk e pranon guhen e unisuar shqipe, siku je me menqmi, e me i dijshmi.Duhet te vij turp ta etiketosh nje lider si Albin Kurti. Ta kam njofte mire baben, me kat shkrim, le qe e ke njollos te ndjerin, se per ty e di qe nga koha kur je hy ne kete parti. Ti, Migjen, ose nuk e paske njoft Albin Kurtin ose po e etiketon ne menyren me te ulte, por, me kete ti po e etiketon veten me anetarsimin ne kete parti. per nje post ose perinteresa personale, TURP!

  26. labi says:

    Politiken e Kurtit ne Shqiperi e bejne femijet e klases se tete,Kurti nuk e ka degju shprehjen se me miellin e Gjermanit nuk behet shaka,te pakten kete ne Shqiperi e dine mire,mjaftojm te shikojme Meten mikun e rambos nga kosova,berishen dhe bashen si qullen kur baba semi i ben nje telefon dhe i tregon edhe se cfare duhet te hane,kurti ka kohe do mesohet,ndoshta do i vine mend kur te shikoj enderra shqip e jo serbisht,uroj mos ta harroj shakane me miellin,ne kete rast te Amerikanit qe i dha lirine.

  27. miri says:

    Cdo njeri qe ka nje formim mesatar e kupton qe qeveria e KURTIT nuk u rrezua per nje minister.Le te kujtojme rezultatin e zgjedhjeve .Te gjitha votat nga serbia i hoqen Albinit dy debutet dhe ja kaluan Mustafes.pse ska nevoje per koment kush ka mend e kupton .Analizat e tjera nuk kane me kuptim.Serbia e quan Kosoven province te saj dhe nuk pranon taksa .Se dyti nuk e kuptoni qe sh b a e ka leshuar kosoven ne duar te Putinit.Kosova eshte nje mall tregu per marrveshjet sh b a rusi Pse ambasadoret e sh b a po pervelohen per Serbine pse asaj nuk i vene as nje kusht Doni me Serbia do trepcen dhe liqenin uikal dhe pastaj ta njohe Kosoven .Doni me pse u rrezua qeveriaKurti Se ishte qeveri per SHqiptaret . Kur te hapen dekumentat do shikoni por kjeo per brezat qe vijne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *