Legjenda Tardeli: Ëndërroj një “ulërimë” kolektive për të përzënë koronavirusin

“Imagjinoj një ulërimë kolektive çlirimi, që ta përzërë përgjithmonë këtë makth”. Për të larguar mallkimin e Koronavirusit, Marko Tardeli, ish-futbollisti i Italisë, kampion bote në vitin 1982, u është drejtuar të gjithë italianëve me një postim në profilin e tij në Tuiter.

Ish-mesfushori i Italisë ka mbetur në memorien e të gjithë sportdashësve për ulërimën e famshme të 82-shit, pas golit të dytë në finalen ndaj Gjermanisë, që përfundoi 3-1 për axurrët. Tardeli hyri në histori me atë gol, por edhe në zemrën e të gjithë italianëve.

Edhe ai po e vuan shumë situatën kritike të krijuar veçanërisht në Itali nga pandemia e Koronavirusit. Ish-mesfushori e shoqëron postimin e tij me foton e festës së golit ndaj Gjermanisë. “Ëndërroj një ulërimë si ajo e Botërorit të 1982-shit, që të largojë makthin”, – shkruan ish-futbollisti, duke iu referuar emergjencës së krijuar nga Koronavirusi.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *