Meta ktheu në Kuvend ligjin për pronat, Balla: Keqardhje për Presidentin, s’ka lexuar komentet e “Venecias” dhe KE

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në lidhje me vendimin e Ilir Metës për të kthyer në Kuvend ligjin për pronat, tha se ndjen keqardhje për presidentin.

Sipas tij Meta nuk ka lexuar komentet pozitive të Komisionit të Venecias dhe KE-së, në lidhje me këtë ligj.

Balla tha se ky ligj ka marrë vlerësime maksimale nga partnerët dhe se është shumë i rëndësishëm sidomos për investitorët e huaj, duke shtuar se këto të fundit mezi presin që të miratohet.

“Pikë së pari do doja të sqaroja se ky ligj, për të cilin ndihem i habitur që u kthye në Kuvend, se ky ligj është adresuar dhe konsultuar me partnerët.

Është pritur për shumë kohë që të votohet, derisa Komicioni i Venecias dhe ai Europian ka dhënë dakortësinë.

Më vjen keq që presidenti nuk i ka lexuar këto opinione të Komisionit të Venecias dhe Komisionit Europian. Megjithatë ne do ta shqyrtojmë mirë kthimin e ligjit nga presidenti.

Ky është një ligj që rregullon, është faza e fundit e procesit të legalizimeve. Është një ligj, një garanci për investitorët e huaj.

Sot është një ditë e çuar dëm. Investiotorët e huaj mezi presin që ky ligj të miratohet.

Përveç keqardhjes që Meta s’ka marrë parasysh komentet e Komisionit të Vënecias dhe KE-së.

Komisioni Europian e ka vlerësuar maksimalisht këtë ligj”, tha Balla.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Meta ktheu në Kuvend ligjin për pronat, Balla: Keqardhje për Presidentin, s’ka lexuar komentet e “Venecias” dhe KE”

  1. Ganiu says:

    Ziterinje te qeverise ,akoma mereni me pisanjozin ? Kohe e humbur , nese keni vendosur qe te lini punen tuaj ne dore te pisanjozit , keni mare fund .
    Ky eshte ti hedhesh hekurat jo sot , as neser , por dje ……

  2. Tirona says:

    Te cfuqizohet neni 169 i kodit civil ku thujet kush zotron pronen e palujtshme per 20 vjet behet pronar i saj. Ky nen i vendosur nga mafia poltike dhe e mbeshtetur dhe nga gjykata kushtetuese ka pasur si qellim vjelljen e pronave te pronareve te vertete dhe tja kaloje ato hajduteve te pronave.
    Tani qe kjo gjykate kushtetuese doli e gjithe e korriptuar duhet qe edhe ky ligj te cfuqizohet , me kete rast mbythet nje here e mire shume ceshtje gjyqesore qe prej shume vites nuk po zgjidhen dhe qe kane torturuar tmerresisht pronaret e vertete.

  3. xhoxhi says:

    Zoti Balla meqë investitorët mezi presin të investojnë pa më thuaj përse do investojnë?Për prodhimin e makinave?Pë industrinë?Për bujqësinë?Pa na thuaj.Të huajt vijnë për ta rrjepur Shqipërinë dhe nuk i plasi për ne..

  4. dit per dit dalin kryeshkerdhatat
    njiher duke u shkerdhyer me rropsin mes udhrash e raki ,
    njiher bo gashterrin maleve ,
    njiher tjeter bi seriozin e mbledh kshillin e sigurise mullareve me kashte ,
    njiher tjeter anullon x ligje ,

    ju ju duhet vene flaka
    dhe me Vilat ne Lalz cfar bohet ?
    ku e ka SPAK-un kta ?

    YYYYYYYYYT PLEHRA

  5. Sali KakaPjerdhi says:

    Ku je o legjendar o bao bao?!
    Na mbyten…
    Ngado turq o Gjergj!
    Ngado te hedhesh syte…
    Ne nje ane baobao me elizen dhe ahmetajn, me krahun tjeter flamuri, ciljeta, cimi i pekajve,
    hipur mbi karroce saliu, edi, likja,
    Skenariste blendi, armandi, andi.
    Ne krahun tjeter Agim Doci, Ciljeta, Lek Plepi,
    Grida, Xhozi, Xhensila, Xhoana, Hajdarja…
    A ka psikiatri si na merr ne dorezim?!
    Me u habit si ka rezistu koronavurusi tek ne?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *