Nano: Albin Kurti s’ka bërë asgjë për të përmirësuar marrëdhënien me SHBA. Rënia e qeverisë ishte fundi i një martese të pamundur

Deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për ekzistencën e një plani Thaçi-Daçiç për shkëmbim territoresh, e bërë pak para se Kuvendit i Kosovës të rrëzonte qeverinë e tij, analisti Mustafa Nano e sheh si një shpjegim që nuk shkon përtej teorive të konspiracionit. Në një lidhje me Skype me studion e lajmeve në TvT, Nano tha se rënia e qeverisë së Albin Kurtit është fundi i një martese të pamundur.

Nuk jam dakord me Kurtin. Nuk më lë shije të mirë ky lloj shpjegimi që ai dha. Është në vazhdën e shpjegimeve konspirative”, tha ai.

Sipas Nanos, rënia e qeverisë së Kosovës në këtë situatë të vështirë të krijuar nga epidemia, është një zhvillim trishtues.

Ishte jetëshkurtër sepse kjo qeveri ishte produkt i një martese të pamundur. U deshën javë të tëra dhe muaj të tërë që të bëhej krijimi i maxhorancës. Ky koalicion ishte një martesë e dy partive politike që me njëra-tjetrën nuk kishin asgjë të përbahskët. Rënia e qeverisë është shumë e trishtuar”, tha ai.

Nano tha se Kurti nuk ka ndërtuar marrëdhënie të forta me përfaqësuesit e SHBA-ve dhe mocioni i mosbesimit në Kuvend mund të reflektojë edhe këtë.

Marrëdhëniet e Albin Kurtit me përfaqësuesit e shtetit amerikan nuk kanë qenë optimale. Ai i ka të vështira këto marrëdhënie. Ai vetë nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’i përmirësuar. Për mua është faji edhe i Albin Kurtit”, tha ai.

Në kushtet në të cilat ndodhet Kosova, mbajtja e zgjedhjeve është e pamundur. Sipas Nanos, kjo lë hapësirë për një qeveri emergjence.

Ka mundësi të kërkohet një maxhorancë e re dhe këtë mund ta bëjë LDK-ja. Mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Mund të ndërtohet edhe një qeveri emergjence, pasi zgjedhjet nuk do të bëhen kaq shpejt. Në harkun e tre muajve nuk besoj se do të ketë zgjedhje”, tha ai.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Nano: Albin Kurti s’ka bërë asgjë për të përmirësuar marrëdhënien me SHBA. Rënia e qeverisë ishte fundi i një martese të pamundur”

  1. Alban Dega says:

    SHBA TE QOFSHIM FALE !

     – Ng Alban Dega, Nju Jork

    Kush e kruan me Shtetet e Bashkuara te Amerikes … e han leshin e Marikes !
    Eshte nje shprehje e babait tim te nderuar Ram Dega , veteran i Luftes Nacional Clirimtare, ne kohen kur Xhorxh Bushi i ri urdheroi sulmin kunder Al Keidas e Ben Ladenit ne Afganistán!
    Kush ka dyshim te kujtoje fundin e merituar te Bin Ladenit dhe Al Bagdatit e shume kanibaleve te tjere
    Sepse “Shtetet e Bekueme te Amerikes”, sic i quante gjyshi im, Imami i nderuar Elez Hoxhe Berisha, jane ora mitike e Shqiperise si shtet dhe shqiptareve kudo ne Bote si komb.
    Sepse dashuria e shqiptareve per Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte nje vlere, eshte nje mit, eshte kult i shqiptareve tash e te pakten 106 vjet nga Ismail Qemali dhe 80 vjet me pare nga Wodrow Vilsoni, qe per hir te tyre u perplas edhe me aleatin e tij kryesor te saj ne Evrope Kryeministrin e Britanise se Madhe. Deshmi te pakundershtueshme me shkrim…
    Ja cfare ka deklaruar Babai i Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemal Vlora per gazeten italiane “ Il Giornale” me 24 Nentor 1912, pra 4 dite para shpalljes se saj ne Bari te Italise :
    “ Po te behej nje Referendum popullor ne Shqiperi sot Rusvelti ( Presidenti i atehershem i SHBA ) do te fitonte shumicen dermuese te votave per kryetar te saj”
    A nuk flet me mire se cdo koment e tonelata opiniones e anuslistash te Oturakut mediatik SaLike Putinist, ky “Dialog gjatë Konferencës së Paqes, Paris 1919 botuar nga gazetari me skrupuloz shqiptar Roland Qafoku me 23 qershor 2019 ne gazeten me te lexuar shqiptare “ Tema” te Mero Bazes:
    “Kryeministri i Britanisë, George Lloyd: -Vërtetë sdi çdo bëhet me shqiptarët, përveçse të presin fytet e njëri-tjetrit. Shqipëria do të bëhet si malësitë e Skocisë në shekullin e 15-të.
    Presidenti i SHBA, Thomas Woodrow Wilson:
    – Mister Lloyd, së pari mos fol keq për malet e Skocisë sepse është vendi i orgjinës së familjes sime. Së dyti, SHBA nuk do ti bëjë kurrë padrejtësi shqiptarëve dhe Shqipërisë….
    Mjafton ky dialog për të kuptuar qartë se mentori ynë i pazëvendësueshëm që në ngjizje të shtetit e deri më sot kanë qenë dhe janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës… “
    Ky dokument monumental u be frymezim per poezine time shkruar ate dite :

    SHBA TE QOFSHIM FALE !

    Te kemi Nene
    e na ke djale
    Ke shume vepra
    e pak fjale!
    Ca te degjuar
    ca bukeshkale
    Ca skiftere
    e ca si Sale
    Nga fiqiri
    krejt kane dale!
    Nga SPAK BKH
    e Vetingu
    Si qene lehin
    nga veringu
    Si Gebelsi
    si Geringu !
    Cjerrur zeri
    care laringu!
    Molotove e
    bomba tymi
    Me Fake news
    Nga Djall Putini !
    Se vetingu me
    drejtesine
    U kane kallur l
    lemerine!
    Tym e flake
    duan Shqiperine!
    Si Likja me Saline
    Posi Rambo
    me lukunine
    Te shpetojne
    SaLikekracine!
    Serial vrasjet
    kusarine
    Krime Hage
    mbajne mbi shpine!
    Mina tritol
    nen lirine
    E rrenuan
    demokracine!
    Mbi 15 here
    e zhbene Shqiperine!
    Nene e babe
    e kane Rusine!
    Amerike o nenemadhe
    Fjala jote peshe sa male!
    Veprat tua monumentale!
    E duam Shqiperine si
    Amerika Demokratike !
    Se eshte
    Ora jone mitike !
    Eshte nena e lirise
    Eshte Shpetimi
    I Kosove-
    Shqiperise
    Fatbardhesia
    e Shqiptarise !
    Zoti i bekofte Shtetet e Bekueme
    te Amerikes dhe Shqiperine !
    God bless Albania and USA !

    From: Alban Dega
    Date: June 23, 2019 at 11:04:42 PM EDT

    1. Erdogan Qelebija says:

      O ti Dega, ma bere karin derrase me ate leshin e Markies.

  2. Koso Vari says:

    Mire u be qe ra qeveria. Hiqeni zvarre kete pune sa te ikin Trumpat e Grenellat nga administrata amerikane. Ata jane nje tufe palacosh arrogante qe s’kuptojne asgje nga ajo qe bejne vete apo c’fare kerkojne nga te tjeret, lere me te kuptojne se c’mund te jene pasojat ne afat te gjate.
    E vetmja qe qe dine eshte si te kenaqin egon prej idioti pa pyetur per pasojat.

  3. luani u.s.a. says:

    Nanos Mustafa o sperme e xhaxhit Enver a jeni ne dijeni se 20 vite populli ne Kosove eshte shkaterruar dhe varferuar vendi dhe populli nga komandantet e luftes analfabet,tradhtar,hajna dhe parti politike me kete nese z.Albin Kurti nuk qeverise Kosoven me kete do te mbaron populli dhe falimenton shteti?!

    1. bujari says:

      Luftetaret e UCK-se tradhetare ??!!??? Shko mor frigacak ne gene (nqs je shqip..) opo sllavo rromo ashkali…. !!!! Po clirimtaret mund te mos qeverisin mire..por tjerat futi ne tru,..jo ne amerike por edhe ne Hene po shkove ! Majmuni eshte i tille si ne pylle edhe ne Kopshtin me te bukur Zoologjik ! Z.Kurti duhet te ndertojne politika pune bashkpunimi me palet e tjera..qofshin edhe horra! qe politika shqiptare(dhe jo vetem) ka me shumice! Me kalimin e kohes behen seleksionimi i te korruptuarve, .. Zdhedhjet nuk jane larg ( Une kam konsiderate te mire per Z Kurti)

  4. Ilir says:

    Lexuesit pret te mesoje nga ju, por ju shikoni vetem mbrapa, vetem pasojat. Albini do te fitojne zgjedhjet e ardhshme, i vetem. Ne USA do te vije nje tjeter president ne nentor dhe gjithçka do te jete ndryshe per Kosoven.

  5. Lush berbali says:

    Per ju qe u duket Albini si xhaxhi Enver ..
    Ç’do te ndodhe me ne kur te vdese Enveri ?-pyesnin plakat dikur.
    Asgje -ishte pergjigja.-Do te jetojme me mire.
    Keshtu edhe per Albinin.
    Asgje nuk do te ndodhe ,edhe pasi Kosova te mos qeveriset prej tij.
    Jeta do te vazhdoje te rrjedhe ne udhen e vet.
    Shoh shpesh fyerje ne komente per Ameriken e rolin e saj ne Kosove.
    Keta sigurisht jane mbeshtetes te Albinit.
    Nese keta mbeshtetes vertet mendojne se Kosova u çlirua vetem nga shqiptaret e kane gabim.
    Pa Ameriken kufiri shkon prape ne Morine.
    Kete duhet te kuptojne VV,qe ne kohen e luftes ose ishin ne Shqiperi,ose kane lindur pas luftes.
    Ata qe e çliruan nga Millosheviçi nuk e bene qe t’ia dhuronin Vuçiçit.
    Ketu qendron mashtrimi i Albinit.
    Ndaj jeta do te vazhdoje njesoj per 74 % te kosovareve.
    Sepse mos te harrojme…26% moret,apo jo ?
    E 26% nuk eshte shumice…
    As Albini nuk eshte Enver,qe ta mbaje 50 vjet.

  6. katarakti says:

    Perpiquni të kuptoni, ta fusni mire nê koke dhe mos ta harroni: Amerika e sotme nuk eshte më Amerika e Klintonit dhe Xhorxh Bushit. Po tê arrini të kuptoni kaq, keni kuptuar gjithçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *