Një 'viktimë' e përsosur si Albin Kurti!

26 Mars 2020, 11:38Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

1.Jam e sigurt se Albini më mirë ndjehet sot se dje, sepse më në fund u pavarësua nga LDK-ja.

Pavarësia vjen nga ndarja.

Ndjehet ‘më i vogël’ por i plotë;

më i vetmuar, por i pavarur;

më i pafuqishëm, por i plotfuqishëm.

2., Ama, vetes çka m’i bë?

Kah me ja mbajt tash ne që kujtuam se shpëtuam?

Jam e mllefosur, sepse veç në Albinin dhe në Vjosën kam pas shpresë.

Vjosa rezistoi deri në fund, anipse e sulmuar edhe nga partia e saj, e Albini Jo.

Albini mezi s’priti të shkarkohet. Nuk e kisha të qartë a e bënte nga krenaria, nga frika e një marrëveshje sekrete apo nga nevoja për pavarësi nga partneri qeverisës!

Sepse, me kokëfortësi e provokoi shkarkimin….

shkarkimi për të është Liria e humbur për 50-të ditë.

E njoh atë ndjenjë. Më mirë e vetmuar dhe e lirë.

3.Është i kuptueshëm motivi i të tjerëve me rrëzu Albinin, por (ende) nuk e kuptoj plotësisht motivin e Albinit me rrëzu vetveten!

4.Lojtarët e mëdhenj nuk rrëzohen vullnetarisht.

Pse me marrë vendime impulsive, m’u sjell si ‘diler adrenaline’, me provoku drama dhe ndjenja të fuqishme në dëm të vetvetes, dhe në fund mos m’u ngi pa e rrëzu vetveten!

5.Qysh bën që gjithë këto ndjenja të fuqishme m’i provoku, e asnjë prej tyre vet mos m’i ndje e mos m’i shpreh.

6.Heronjtë nuk i rrëzon Agim Veliu.

Heronjtë nuk i hanë forat e plakura të Isa Mustafës.

Por, ia ‘thyejnë’ hundën Isës pa e prek me dorë.

Pra, nuk mjafton me qenë njeri i mirë, m’i mundë njerëzit e kqij.

7.S’është me rëndësi që ti e ke mirë, nuk

mjafton që je i mirë, qysh Ty me t’rrëzu turli krimineli e turli hajni.

Ne nuk jemi këtu m’i rieduku kriminelët e PAN-it, por jemi këtu m’i mujtë ata.

E Agimin u dasht me mundë e jo m’u përla me të.

Me mundë pa lënë gjurmë.

Por si duket Albini nuk i mundë njerëzit ndryshe, veç duke u nda prej tyre.

8.Albini foli pa emocion, foli qetë, në veten e parë dhe në kohën e shkuar, nuk foli për të sotmen (si me qenë i shkëputur prej saj), nuk u pendua, nuk ndjeu faj, sikur nuk ndjeu as keqardhje (për të gjithë ne që e lutëm si Zotin ta kthej mbrapsht vendimin për Agim Veliun), dhe sikur kryesore për të ishte me qenë vet ‘viktimë e përkryer’, e të tjerët ‘vrasësit’ e tij.

p.Albini kur u shkarkua u duk i qetë thuajse s’ka pasur asnjë zor, por llava e aktivistëve të tij kujtojnë se shamjet e kërcënimet ndaj ‘armiqve’ kryejnë punë.

Po as s’ua lexojnë shamjet, as kujt shenjë nuk ua lënë, ju s’e dini se veç ua shfrytëzojnë shamjet për t’u viktimizu.

Janë gati 5000 komente në shkrimin tim (të vetëm) kritik për Albinin, dhe asnjë nuk e kam lexuar. Pse?

Për inat. Për qef, sepse, nuk ma ndin, jam rritur me mangupa, me t’burgosur politik, kam vujt, e kam përjetu luftën, frikën prej vdekjes, dy vjet e papunë kam qëndru mbyllur në shpi, si dhe kam provu humbje shpirtërore, për me leju sot turli budalle me m’kompleksu. S’vjen n’shprehje.

Pra, ju kujtoni se hallkun i qitni n’dy gjujtë kur u bëni presion me statusa primtivë?

Ju injorojnë. Dhe ju shfrytëzojnë.

10.Albini u mësu me punu veç me adhurues, e jo me partnerë, nuk u mësu me punu me individualitete, dhe me ata që e kritikojnë dhe që ju shkon mendja m’i vë në dyshim vendimet e tij.

Kjo është thembra e tij e Akilit.

Aftësia me bashkëpunu veç me adhurues të obsesionuar dhe të mahnitur pas tij.

11.Aktivistët e VV nuk e lejojnë Albinin me qenë ‘njeri normal’, e duan dhe e pranojnë veç si Idol.

E keni lodh njerin.

Albini duhet m’u çliru nga nevoja për me qenë idol i juaji.

Mjafton me qenë i ditur, inndershëm dhe i

pakorruptuar, kështu siç është.

Tregoju aktivistëve se s’je idol.

Ti je ky që të rrëzoi Isa i keq me duar në xhepa…aq mirë ia ke lujt lojën.

Thonë bubrrecat njëfarë vakti e kanë rrëzu një civilizim.

12.Ku mbeti Sun Tzun sonte që të mësoi ‘m’u shtir’ i fortë kur je i dobët dhe anasjelltas’.

P.S. Albin Kurti ka qenë shpresa ime e vetme. Unë s’di pse duhet me ekzistu Kosova si shtet i zaptuar dhe i pushtuar nga kriminelët dhe hajnat e PAN-it, të lidhur edhe me mafinë ndërkombëtare.

Ne jemi të mërzitur dhe të izoluar, por Albini ndjehet sonte i lirë dhe i pavarur.

Besoj se sonte Albin Kurti e ka humbur qeverinë, por e ka fituar pushtetin për një kohë të gjatë.

9 komente në “Një ‘viktimë’ e përsosur si Albin Kurti!”

  1. bujari says:

    E pelqej shkrimin. Politika eshte e veshtire per njerzit me Ideale te pasterta,te pa korruptuar…ne mes ujqerve te vjeter hajdute te rafinuar e imunizuar…….! Megjithate me kete votim..Z. Kurti duhet te nxjerre mesime per politiken…se si veprohet e punohet per vendin ne mes horrave! Mendoj do vije me i forte..POR ne marveshje me miqte shekullor te shqiptareve U S A dhe EU

  2. Hydajeti says:

    Oj Kimete mbajeper vete se nuk e mora ve sh qfar deshe me thane ca te mira e ca te kqija Albini karadus by…gjys te mbuluar se akoma se njeh bota dhe OKB ja tho jam cub kur suksesin e pamvarsise e njohu me ndihmen e bombardimeve te bablokut tash i thot nuk te pyes ty qfare do boj le te rrij rehat se aq ka e aq do marr-

  3. Labi says:

    Politika eshte arti i te qeverisri, por Kurti seshte per qeverisje se i mungon elasticiteti dhe idjotlleku eshte se kerkon te kundeshtoi ata qe e bene kosoven te pavarur, SHBA

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Shume mire e the. Dhe une po e plotesoj, Eshte edhe inatcor, kokeforte, hakmarres, autokrat, mendjemadh…
      Politika nuk behet me kokefortesi, inate, hakmarrje…
      Shkoi aq larg sa qe edhe me Ameriken u be kokeforte dhe hakmarres.
      Shkarkimi i qeverise eshte i demshem, por shume me dem do te kishte Kosova me Albinin ne krye.

  4. artani nga tirana says:

    E dashur Kimete. Je yll i gazetarise se Kosoves, por sinqerisht me vjen keq se si e ke besu Albinin si te vetmen shprese.

    1. Cudia says:

      Kimetja shikonte Albinin si shprese se nuk ka te tjere me te mire se ai. Qe do te thote se Kosova eshte ne pike te hallit. Sa per Albinin pika e 1pte eshte ajo me kryesorja se pse Albini nuk kupton dot politike.

  5. qytetari says:

    Nje titull e stilit alla Gabriel Markez.Besoj se dhe permbajtja duhet ti afrohet titullit.

  6. Cudia says:

    Kimetja shikonte Albinin si shprese se nuk ka te tjere me te mire se ai. Qe do te thote se Kosova eshte ne pike te hallit. Sa per Albinin pika e 10te eshte ajo me kryesorja se pse Albini nuk kupton dot politike.

  7. Baliu says:

    Eh moj Kime ti ke mbetur t’ia besh “psikoanalizen” zotit Kurti, edhe ate duke shkruar ne bikini. Ani Albini te ka “zhgenjyer” ashtu si edhe shumicen e LyDyKy-s qe e pranuan vet ne kuvend se i ka mbeshtetur Grenelli per muri, por kjo eshte vetem gjysma e te keqes kur ende e ke burrneshen Vjosa, qe ishte haptas kunder mocionit. A po i sheh shumicen e komenteve ndaj shkrimeve tua “te bukura”? Shumica thojne se nuk e kuptojne gjuhen qe flet ti, por megjithate deshirojne te njihen me ty nga afer, nga “kurreshtja”. Po mendon se ti me nje armate “gazetaresh te lire” do tja krijoni dikujt opinionin negativ per zotin Kurti, politikani me i votuar ne dy zgjedhjet e fundit? Mire Kime, nese ti dhe ca legen-da te tjere kan “hjeke dore” nga Albini, nuk do te behet deti kos, Albin Kurti do ti vazhdoj sukseset edhe pa “bekimin” tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje