Pa “Shtëpinë e Bardhë”, Abini do ishte kryetar komune jugosllave dhe jo kryeministër i Republikës së Kosovës

26 Mars 2020, 09:39Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu   

Ambasada amerikane më kërkoi 8 vite më parë të mos mbaja asnjë marrdhënie me Albin Kurtin, por unë bëra të kundërtën dhe me mbështetjen që i dhashë, morra një kosto politike që më kushtoi shumë rëndë në 2013.

Unë e njoh personalisht Albin Kurtin dhe kam afro 10 vjet që e mbështes pa rezerva. Isha i vetmi politikan nga Tirana që nga dita e parë dhe deri në zgjedhjet e fundit kam bërë thirrje: “Votoni Vetëvendosjen”.

Sot kur hapa facebookun pashë që ishte pushtuar nga publikimet e fjalimit “heroik” por anti-amerikan të Albin Kurtit dhe që mijra njerëz e shisnin si shpëtimtarin e “pavarisisë” së Kosovës.

Ndryshe nga miqësia me Albin Kurtin, unē Hashim Thaçin e kam kundërshtar sepse bashkë me vetvendosjen, të gjithë kuqezinjtë kanë protestuar kundër tij dhe Hashimi më ka sulmuar personalisht por në këtë analizë dua të jem sa më i ftohtë dhe objektiv.

A e meritonte Albin Kurti këtë mbështetje?

Disa vite me Albin Kurtin kemi biseduar për “ndryshim kufijsh” dhe jo të mbajmë këto kufij që janë sot.

Ne ishim të vetmet dy parti që në program kishim “referendumin për ndryshim kufijsh”.

E adhuroja “VV”  sepse me emrin e saj kishte adoptuar një koncept juridik klasik të së drejtës ndërkombëtare.

“Vetëvendosja” është parimi bazë i njohur nga e drejta ndërkombëtare që popujt kanë për të vetvendosur mbi fatin, të ardhmen e kufijve në territorin ku jetojnë, e aplikuar kjo nëpërmjet një plebeshiti popullor.

Popujt kanë të drejtë “etnikisht” të vendosin me votim se me kë duan tè jetojnë.

Autonomia teritoriale dhe parimi vetvendosjes solli në kohën e Titos në jugosllavi kufijtë asministrativ të Kosovës si krahine autonome por që Jugosllavia nuk lejoi kurrë një referendum të 6 republikave ose të 2 krahinave autonome.

Ibrahim Rugova ishte guri i themelit që organizoi në mënyrë të njëanëshme referendumin dhe vendimin historik të shpalljes së Kosovës Republik kundër vullnetit të Serbisë.

Sot shqiptarët kanë dy shtete, por dhe jetojnë në 6 shtet njëkohēsisht.

Në Meqedoninë e Veriut kemi fituar statusin e kombit shtet-formues dhe nuk jemi minoritet.

Në Serbi kemi disa ente teritoriale dhe administrative të percaktuara si pasoj e kopaktësis etnike shqiptare në jugun e shtetit aktual Serb.

Në Malin e Zi kemi dy komuna gjithashtu të dominuara në mazhorancë nga shqiptarët.

Në Greqi situata mbetet më e komplikuar sepse shqiptarët janë dëbuar me dhunë prej shumë dekadash dhe në rast një referendumi ata s’kanë të drejtë vote dhe as një status juridik.

Pa u zgjatur shumë në analizë:

“Një Shqipëri naturale dhe e madhe” mund të krijohet vetëm nga parimi vetvendosjes që nënkupton referendum për ndryshim kufijsh.

Nēse nuk ndryshojmë kufijtë atë here do kemi vetëm 2 Shqipëri të vogla që jetojmë sot.

Shqipërinë e Edi Ramës dhe Shqipërinë veriore të ish-Albin Kurtit.

Nuk di pse Albini e ka harruar emrin e partisë së tij?

Nuk di pse Albini nuk e përmend më parimin e vetëvendosjes?

Por lind pyetja a do kenë të drejtë serbët, grekët apo maqedonasit të vetëvendsin?

Sigurisht që po!

Ka vetëm dy rrugë ndryshimi i kufijve:

1- Me luftë ballkanike,

2- Me votë nëpërmjet paqes dhe marrveshjeve.

– Të parën sipas gjithë gjasave as nuk kemi këllqe dhe as nuk kemi mbështetje sepse edhe një aleat që kishim, “Shtëpinë e bardhë” dje Albini e qujati: “Shtëpia e zezë” dhe e ka shpallur vend armik.

– Rruga e dytë paqja dhe marrveshja kërkon një strategji dhe përgatitje platforme kombëtare për bisedime. Albini nuk është Messia që të përjashtoj çdo kënd ka mbisedimet.

Albini pati fatin të zgjidhej kryeministër i Kosovës me 26% të votave.

Në ngritjen e qeverisë ai u vonua 100 ditë për ta ndërtuar duke bërë sherr se kush do ishin ministrat dhe nuk harxhoi as 100 minuta për diskutuar për dialogun me Serbinë dhe mardhëniet me SHBA.

U vonua 100 ditë dhe qeverisi 50 ditë.

Në 50 ditë nuk kreu asnjë heroizëm jo.

Madje:

– edhe taksēn e hoqi

– edhe me Amerikën u prish

Të gjithë votuan kundër tij, me përjashtim të disa ministrave dhe Vjosa Osmanit të cilët nëse nuk do kishin këto karrige që ju dhuroi Albini, edhe ato do të votonin kundër tij.

Kosova do shkoi sërish në zgjedhje, por Albin Kurti përpara se të kërkoj vota duhet të tregoj pse hoqi dorë nga parimi i Vetëvendosjes dhe emri i partisë së tij që nënkupton ndryshim kufijsh?

Presheva duhet votojë,

Mirtrovica veriut duhet votojë,

Himara duhet votojë,

Kuksi duhet votojë,

Shkupi duhet votojë,

Kumanova duhet votojë,

Përrallat për shitjen e Kosovës nga Hashimi unë nuk i besoj, sepse ndryshimi kufijve nuk vendoset me firmë nga presidenti.

Ndryshimi kufijve bëhet me referendum dhe këtu s’ka fare ndikim firma Hashimit apo e Albinit, por vota e popujve në Ballkan.

Teorikisht mund të ndodh që as Kosova nuk do me u bashku me Shqipëri. Flas teorikisht dhe jo praktikisht.

Pra për bashkim apo ndarje vendos populli në votime dhe jo Albini dhe Hashimi me fjalime.

Ne shqiptarët s’duhet jemi aq banal që të karandisemi në gjykimin se kush e do Kosovën më shumë Albini apo Hashimi.

Albin Kurti duhet të zgjohet nga gjumi dhe të shoh të vërtetën: Kosoava pa Amerikën sot s’do ishte shtet i pavarur dhe Albin Kurti nuk do ishte kryeministër i Kosovës por kryetar i komunës autonome të Jugosllavisë.

Për këto arsye Albini duhet kuptoj që Kosova është “tokë e xanun” nga Amerika sepse ajo e ka pagu shumë shtrenjtë “hipotekën” e saj.

Albini ka vetëm një rrugë të negocioj me shefin e hipotekës për parimin e Vetvendosjes.

Edhe përrallat me skenarët e George Soros mos i besoni sepse Lëvizja Vetvendosja ka më shumë sorosian brenda saj, sesa “Shtëpia e bardh” e cila është një burg për Soros pasi Trump është kundërshtar i ashpër i tij.

Koha të kemi një Shqipëri të Madhe qoftë edhe pa Albinin, dhe jo një fshat të vogël me kryetar Hashimin.

22 komente në “Pa “Shtëpinë e Bardhë”, Abini do ishte kryetar komune jugosllave dhe jo kryeministër i Republikës së Kosovës”

  1. Juli says:

    U zgjove ti !!!!!!!
    Ao përfundoi si ty . Po qanë muti për shurrën haha…..

  2. Gëzimi says:

    Shqiptare te pertej dhe knej drinit kuptojeni mire se Albin Kurti as ka qene as ashte dhe as ka me qene njeriu qe paracitet si udheheqes i bashkimit kombetare
    E kunderta eshte e vertete ai duke dale kundra USA AUTOMATIKISHT del kundra qeshtjes kombetare dhe kete te jemi te sinqerte ndoshta nuk e ben me deshire por e ben i detyruar si rrezultat i çorbes se prishur qe ka hanger para disa kohesh.
    Kete USA dhe shumica e shqiptareve e dine.

  3. Lisi says:

    KRYESORJA ESHTE TE ZHDUKET NGA SKENA POLITIKE RACA E ZVARANIKEVE E INJOTRANTEVE SI PUNA JOTE NGA SKENA POLITIKE SHQIPTARE.
    SA per Albinin nuk ke byth ti e shoke tu te flisni Lereni te flas historine

    1. jakup says:

      te lumt Lisi se ky zvaranik ka humb si shurra e pules e flet per Albin Kurtin

  4. Niku says:

    Ik o gar me zile .

  5. 47 says:

    ik o rrot kari!!!! se kuptoj ca të duket vetja?! flet shumë, e s’thua asgjë. nuk pastrohet figura kështu sic po përpiqesh ta bësh ti.

    në 2013 more “kosto të lartë politike” (korre atë që kishe mbjellë me pak fjalë) sepse iu kërkove antarëve të kryesisë tënde, e plot naivëve të tjerë që besuan te kauza nacionaliste, nga 1 mln euro për t’i caktuar të parët në lista.

    të doli boja se populli e pa që edhe “kauza” jote ishte boshe, njësoj sic janë këto fjalë tani që akuzon albinin për nacionalizëm të shtirur. e kuptuan të gjithë se po përpiqeshe t’i futeshe politikës, ashtu si shumë të tjerë para teje, me qëllimin e vetëm për të vjedhur ndonjë lek.

    albin kurti ka bërë burg për idealet e veta. sa politikanë shqipfolës kanë bërë të njëjtën gjë? po ti, konkretisht, ca meritash ke?

  6. XheJ eN Bi says:

    Dy koqet më të mëdha shqiptare janë Kreshnik Spahiu dhe Albin Kurti.Dy parti që populli I mbështeti më shumë ,por të dy nuk ditën ta vlerësonin.Kreshniku nga sontazhet dilte partia e dytë dhe filloi nga pazaret me Berishën dhe në votime u s kualifikuar.
    Po të njëjtën gjë bën dhe Albin. Populli I besojë populizmit të tij e pruri në pushtet.Nuk qe në gjë ndje të realizonte premtimet dhe u dorëzua .

  7. Xhori says:

    Super analize…

  8. Prishtinasi says:

    Ju ne Shqiperi duhet te kuptoni se SHBA nuk jane vetem nje administrate e tashme,askund ama askush nuk ka te drejte ti kerkoje nje populli a lideri te nje vendi qe e ka ndihmuar per tu bere shtet qe pas nje ndryshimi te nje administrate tashme po u dashka te ndryshoje kufiri.Per cilin shtet e keni fjalen i nderuar ,nese mendoni per Serbine harrojeni qe ne start se me Serbine mundeni te mirreni vesh ,ajo kurre nuk i ka ndale apetitet e saja.Nese mendoni te na ike Trepça,Ujmani atehere le ta kthejne Kosoven nen Serbi pra.Mos mendoni se se dikush ka hequr dore nga diqka jo.Une me sa mbaj mend ,I.Rugova ka pasur shume oferta nga te huaj e serbe per lloj hartash ,idesh kurre nuk e ka pranuar asnje perveq pavaresise se Kosoves,ka pasur vizita te shumta ne Prishtine te disa ish Kryeministra te Serbise qe e ka lutur e joshur me gjithqka e nuk ka pranuar.Me interesante se perkrahes te idese tone per pavaresine kane qene mu keta diplomate e ish diplomate,eksperte amerikan,britanik,gjerman ,austriak,zvicran ,vlen te ceket TIm JUDAH,Daniel Server,Janosh Bugajski,e nuk po flasin per lobin tone me te nderuarit Diogardi dhe shume te nderuarin Eliot ENGEL.Pra shumica nga keta na thone hapur nuk keni detyrim te pranoni gjithqka kerkon Serbia.I nderuar Spahiu,dikush tek ne ka leshuar pe shume,e tashme nuk po di kah me ja mbajte.Koha eshte per gjenerata e njerez qe kane kurriz,nuk kane kurrfare ndjenje per kolltuk sepse e thane vet me dy fjale Kurti ka mundur ta vazhdoje ,por karrikja me krahasim me shtetin e territorin dallon shume.Kurre nuk kemi degjuar se dikush nga te huajte ka pranuar se Kosova LIndore(Presheva,Medevegja,Bujanoci)mund dhe duhet ti bashkohen Kosoves andaj pyes pse po u dashka ne per te dhene diqka.Ka pasur gjenocid i nderuar,populli nuk i ka borgj Thaqin,Haradinajt,Kurtit e askujte tjeter me fal territor e me fal te beren e aq me keq kur beresi nuk ka kerkuar as falje e pendese…TURP TE MENDOSH SE MUNDESH ME SERBET TE MERRESH VESH ME HARTA E KISHA,ATA I MUNDIM VETEM ME DIJE ME PUNE E ME NJEREZ TE MENQUR NE PUSHTET ,QE PARESORE KANE INTERESIN E SHTETIT,POPULLIT,JO KARRIKEN APO POZITEN.

    1. XheJ eN Bi says:

      Prishtinasi…
      Kam idenë se nuk e kuptove K.Spahinë kur përmend ndryshim kufijsh.Ai i referohet bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë.Edhe A.Kurti edhe K.Spahiu e mbrojnë këtë tezë.

  9. Llaman says:

    Kreshniku ja del me diskutimet ne emisionet e Enit kunder aventurave te Bashes dhe Metes. Por nuk ja thote per ide te tjera te cilat jane destinuar te deshtojne . Nqs Himara ben referendum si thote, a do ti pelqeje kur ajo te desheroje ti bashkangjitet Greqise?

  10. aktualiteti says:

    Pa ‘Shtepine e Bardhe’ Albin Kurti do ishte kryeminister i kosovareve i zgjedhur rej tyre per te Vetqeverisur Kosoven.
    Me ‘Shtepine e Bardhe’ guvernante, Kosova do kete gjithmone Kryeminister nje kukull pa vota kosovaresh (si modeli Thaci)

  11. iksi says:

    Po more rrot po atehere ishte shtepija e bardhe e Klintonit , tashti eshte shtepija e zeze e Trampit . Shiko edhe nje aspekt tjeter çfar zogu i kendon tere naren ne vesh (gruaja serbe )

    1. miqesisht says:

      Ke gabu or ti X se dhenderr Serbie me gru serbe eshte M. Palmer ai sy gelldoqja Guvernatori amerikan i Ballkanit. Ivanka e Donaldit nuk eshte serbe.

  12. zhaku i pamposhtur says:

    O Niku o kaqol i saliut mos u mundo ta përdorësh situatën në interesin tënd. .ti thua që në 2013 paguajte ‘koston’ e Amerikës që të kishte porositur të mos takoheshe me Albinin. .kjo është shumë qesharake sepse ty të dënuan shqiptarët sepse e kuptuan që ishe vetëm një sharlatan i saliut. ..

  13. Era says:

    O spartak ngjela. Ku je? Fol o mbrojtesi i shba.a e mer vesh qellimin e shtepise se bardhe per shqiptaret? Fol pra, fol.a po tall menderen me reformen ne drejtesi, a po tallet me ngritjen e kombit tone? Mjaft se nuk po degjojme me.po ti kujtoj edhe nje here demokracine fallco te kapitalizmit amerikan dhe rekomandoj te kujtosh ca ka thene enver hoxha.a po del ne adriatik tani rusia? Si thua? Jemi ne pritje te shohim optimizmin tuaj.

  14. Millosh Gjergji says:

    Nuk tha gjë o Spahi. Vetëm sa na bezdise edhe më shumë me demagogjitë që u ndëgjuan disa herë.

  15. Kuq e zi says:

    Kush sot eshte kunder albinit eshte pro coptimit te kosoves
    Problemi qendron kur shumica qenka pro coptimit pse se pranojne ke kane frike?
    mos harroni tani ka dy rruge
    1) vv do kete te drejten per nje qeveri te re nqs nuk e arrin
    2) shkohet ne zgjedhje qe do shtyhen fort per shkak te koronavirusit dhe ketu do shohim sa merita do korri ldk zgjedhjet qe vijne por gjer atehere misioni i albinit u kry dmth serbia ka kryer zgjedhjet amerika gjithashtu
    Shkaku kryesor per rrezimin e albinit ishte qe te vendosej gjendja e jashtezakonshme pastaj te rrezohej qeveria ne menyre qe pushteti ti kalonte thacit meqe kosova ngelte pa qeveri

  16. mik says:

    Njesoj si shkrimi i sotem i Migjen Kelmendit. Shkrim pa dinjitet.

  17. durrsak 24 karat says:

    Kosovare, dëgjoni ate qe ju çliroi nga serbi: Shtepine e Bardhe.
    Mos e beni hasha, mos u tregoni mosmirenjohes.
    Pa Ameriken Serbia ju pushton per 24 ore.
    SHBA-ja eshte Njishi ne bote.
    Vetem Amerika ka shpetuar Shqiperine e sotme,kur Evropa i hoqi Kosoven, Çamerine, Tuzin, Plaven, Ulqinin, Dibren, Gostivarin, Ohrin etj.
    Do te sugjeroja te behej nje referendum ne te gjitha trojet shqipfolese per t’u bere republika e 56 e SHBA: Republika Amerikane e Shqiperise nga Preveza deri ne Danub.

  18. Nga mali says:

    Kosova vuan nga trushpëlarët, të cilëve edhe shtëpia e bardhë ju duket e parëndësishme. kjo arrogancë paguan çmim, me ato metafora që ia kanë lakmi edhe serbët, degdisja sapo ka filluar!

  19. Gipa says:

    Shko bre Kreshnik qe dy koqe mend nuk i ke se nuk e njeh situaten ne Kosove se populli asht me Albinin se ky nuk asht i korruptuem dhe i shantazhuem si hajnat tjere dhe ska kush qe mund ta ndal Slbinin sepse ky asht i fundit per ta treguar veten dhe nese edhe ky nuk do ta qoj perpara Kosoven ateher ne dreq te mallkuem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje