Përse Iliri e Lulzimi, nuk bëhen dot protagonistë të kësaj situate?

Nga Artur Ajazi

Nga Artur AjaziEdhe  pse u përpoqën të dalin në “krye” të detyrave dhe  të  duken  si “shpëtimtarë” të shqiptarëve, Ilir Meta dhe Lulzim Basha nuk arrijnë  të bëhen dot protagonistët  realë dhe seriozë të kësaj situate, nëpër të cilën po kalon edhe Shqipëria. Eshtë vërtetë që ndodhemi para një situate serioze për shëndetin e popullatës, një situatë e cila në rast se Edi Rama  nuk do të kishte reaguar me urgjencë  dhe me masa rradikale, duke angazhuar gjithë shtetin mund të ishte përkeqësuar maksimalisht. 

Shpejtësia me të cilat kryeministri  vendit, ndërmori masat ekstreme, vendosmëria me të cilën ai u imponoi shqiptarëve të kryenin detyrimet  dhe detyrat e paracaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, vëmëndja me të cilën ai dëgjonte dhe implementonte këshillat e specialistëve të fushës, e kthyen shumë shpejt zotin Rama, në shpresë dhe besim për çdo qytetar ende të painformuar dhe të pabindur deri dje. Dhe nuk  kishte si të ndodhte ndryshe, pasi të vetmit që dolën me “hunj” për të penguar Edi Ramën në masat e tij radikale, duke pretenduar madje se “po privonte qytetarët nga liria e lëvizjes” ishin ata që edhe  në ditët e një situate të jashtëzakonshme  ti “qante” zemra për pak pushtet.

Ç’nuk  bënë ata në fillim, dhe ç’nuk  po trazojnë ata  sot e kësaj dite, pavarsisht se hiqen  sikur janë “bashkë me qeverinë” apo se “mbështesin mobilizimin dhe masat e marra nga Rama”. Duke  mos patur rrugëdalje  tjetër, dyshja Ilir dhe Lulzim, nisën “gërshetimin” e rregullt  mes tyre të “kërkesave dhe ankesave” ndaj qeverisë, pasi u “qante” zemra për popullin. E ndërsa  njëri  kërkonte “të mos paguhet  uji, dritat, taksat, tatimet”, tjetri  kalonte  tek kërkesa tjetër “për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare”.

Dhe më në fund, ja dhe KSK-ja u mblodh. Iliri  donte të bëhej pak “protagonist”, të mbahej mënd, se edhe ai bëri diçka  kur ishte kriza e virusit, dhe nuk  qëndroi  në bunker. Por duket se fati, dhe më shumë  se kaq, Zoti, e ka paracaktuar se  ky  vend, do të ketë gjithmonë protagonistin e vet, njeriun e duhur  në situata e  gjendje të jashtëzakonshme.

Për shqiptarët, duket  se Edi Rama, mbetet njeriu  i duhur, apo  “gjetja” e paracaktuar që  në ditët e hallit të madh, tregoi se ka aftësi të çmuara  të  mposhtë  të keqen dhe  frikën  e shqiptarëve, se po tregon se ka aftësi tu heqë shqiptarëve  barrën dhe  stresin, duke rizgjuar tek ata sensibilizimin, solidaritetin, dashurinë  për njëri-tjetrin, duke rritur shpresën dhe besimin, se fitorja mbi  të keqen është e padiskutueshme. Askush në këtë vend, nuk e beson edhe sot e kësaj dite, se Lulzim  Basha dhe Ilir Meta do të kishin bërë atë që ka bërë, dhe po vazhdon  të  bëjë, çdo orë dhe  çdo ditë  Edi Rama për shqiptarët, njeriu  që nuk vuan  për “protagonizëm  dhe heroizëm”, por thjesht për të bërë mrekullinë për vendin

 

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Përse Iliri e Lulzimi, nuk bëhen dot protagonistë të kësaj situate?”

  1. Trotski says:

    Duam apo nuk duam duhet te themi qe Qeveria Aktuale e ka kapur drejt situaten dhe po e Menaxhon ne me te miren e mundshme.Persa i perket atyre zagareve qe permend artikullshkruesi :Like Hajduti dhe Lul-Sumkapuçi do te puthen me Milon (Jo Me Paskalin) .Populli nuk i beson keta Delenxhinj dhe SPAK dhe BHK duhet te Funksionojne sa me shpejt qe ti çojne ne Reç te Shkodres me gjithr >Lamashet e tyre.

  2. drejtesia says:

    vleresim shume i drejte.Hileqaret te tille mbeten dhe ne ditet me te veshtira te vendit.

  3. Jimi says:

    Megjithse nuk eshte koha per elozhe, mendoj se c’ka shkruan per situaten dhe Edin them se ky i fundit i meriton. Njeriu qe punon, per ta motivuar duhet edhe ta vleresosh, pavarsisht se edhe gabon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *