Presidenti Ilir Meta "rrëzon" sërish Edi Ramën, kthen në Kuvend ligjin për pronat: Bie ndesh me dispozitat juridike, rrezikon të krijojë tension kushtetutës

26 Mars 2020, 16:53Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë.

Meta ka dhënë argumentet ligjore për dekretimin e kthimit të ligjit në Kuvend.

D E K R E T

PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 20/2020 “PËR PËRFUNDIMIN E PROCESEVE KALIMTARE TË PRONËSISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Nr. Dekretit 11457
Tiranë, më 26.03.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

ARSYET E KTHIMIT

TË LIGJIT NR. 20/2020 “PËR PËRFUNDIMIN E PROCESEVE KALIMTARE TË PRONËSISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,

Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 5 mars 2020, ka miratuar ligjin nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj në datën 10.03.2020 i është përcjellë Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje.

Kjo nismë ligjore nuk kaloi për miratim si paketë bashkë me ligjin nr. 111/2018 “Për Kadastrën”, siç u propozua, ndërkohë që u kërkua opinioni i Komisionit të Venecias për dispozita të projektligjit, të cilat kishin të bënin me kriteret për konfirmimin e të drejtës së pronësisë për tokën bujqësore për personat që dispononin Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi.

Ky ligj ka të deklaruar si qëllim të tij krijimin e bazës ligjore të thjeshtuar e të harmonizuar për përfundimin e proceseve kalimtare administrativo- ligjore të trajtimit të pronës së paluajtshme të shtetit dhe pronës private, qëllim ky i mirëpritur nga Presidenti i Republikës.

Presidenti i Republikës vlerësoi përputhshmërinë e ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor në fuqi dhe në përfundim të shqyrtimit, çmon se disa nene të këtij ligji duhen rishikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pasi përmbajtja e tyre në formulimin aktual:

– cenon parimin e sigurisë juridike;
– bie ndesh me dispozita kushtetuese;
– rrezikon të krijojë tension kushtetues;
– si dhe nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

4 komente në “Presidenti Ilir Meta “rrëzon” sërish Edi Ramën, kthen në Kuvend ligjin për pronat: Bie ndesh me dispozitat juridike, rrezikon të krijojë tension kushtetutës”

  1. Aldo says:

    ben sikur punon dhe ky cjapi i skraparit ….Idiot!

  2. Aleksander says:

    Eshte kot qe e kthen, do kaloje ne kuvend,
    Dhe ju nuk do pyeteni.
    Pra figura juaj eshte e kote.
    Per ju eshte nje minus i madh, Populli ben pyetjen ÇFAR PO BEN TI PER NE?
    PERGJIGJA.
    TI NUK PO BEN AS GJA.
    E kupton ?

  3. xheku says:

    Vaxhdon hajduti i floririt me pislliqe, cfardo qe te bej do vi dita qe ngahundet do ti dalin ketij dhe asaj kryekurves.

  4. Dursaku says:

    Liriiiiiiiiiiii po te afrohet burgu prandaj po behesh garip fillo numro ditet se dhe pak te kane ngele.1 kg portokalla do ti bie
    Kur te jesh ke hoteli gratis e do shkosh,po afrohet dita te japesh llogari pet floririn qe zhduke per armet e shite etj,etj , mos kujto se popullit do ti vij keq per ty pervec ato legenat qe mblodhe ne miting.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje