Rama njoftim të rëndësishëm për shqiptarët që kanë mbetur jashtë vendit

26 Mars 2020, 20:43Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama edhe ditën e sotme ka vijuar komunikimin me qytetarët ku u ka bërë thirrje që për çdo emergjencë që kanë të drejtohen në platformën e emergjencës të krijuar në Shqipëriaqëduam.al.

Rama ka njoftuar se për të gjithë ata persona që kanë mbetur jashtë Shqipërisë për shkak të mbylljes së kufijve po bëhen disa procedura dhe akordime së bashku me Presidencën dhe Ministrinë e Jashtme që ata të kthehen.

“Edhe dje me presidentin e kemi ndarë këtë shqetësim për sa u përket personave që janë jashtë vendit. Me ministrinë e Jashtme gjithashtu. 

Aktualisht janë të identifikuar dhe të listuar si rezultat i anekses 1379 shtetas dhe 2163 të raportuar. Kush ndjek këtë komunikim të identifikohet nëpërmjet platformës. Mos u ankoni për ambasadat se janë duke u marrë me këtë punë. Përdorni kanalin e urgjencës. 

Në të gjithë temat që ndoqa ka një numër të konsiderueshëm që janë shqetësime që vijnë nga ata që janë matanë kufijve dhe kërkojnë të kthehen. 

Numri më i madh është në Itali. Por Italia kishte kusht për të bërë testime dhe për të nxjerrë jashtë të huajt Jemi gati të përgatisim edhe tërheqjen e tyre ne Itali, 341 persona janë në Kroaci që mund të vijnë në rrugë automobilistike po ashtu. Kroacia nuk është shumë larg. 

Ka edhe një sur vendesh të tjera me numra amë të vegjël. Ne i shohim si njerëz të familjes që duhet të kthehen. Janë bërë edhe shumë zgjidhje. Kemi marrë 52 nga Spanja,  114 nga Greqia, 110 nga Rumania, 45 Bullgaria, 22 nga Franca, 33 Emiratet e Bashkuara dhe kështu me radhë”tha Rama.

9 komente në “Rama njoftim të rëndësishëm për shqiptarët që kanë mbetur jashtë vendit”

  1. Luljeta says:

    Po une qe jetoj ne itali dhe kam ardhe me njeren vajze per pashaporte dhe kam gati 3 jave Kendej dhe vajza tjeter e vogel ka ngele andej vetem. Dua te iki te vajza ime se atje jetoj me vite dhe skam ku te rri kendej

    1. Duce says:

      po ti para se te ikje ku e le vajzen vetem o karafile ? Apo tan u kujtove qe eshte vetem

  2. KUTE KEPUTE says:

    RAMA BURE SHTETI ka BERE DETYREN QE nuk e ka BERE nonje KRYEMINISTER tjeter njeriu me I MATH QE ka PARE SHQIPERIA kto vitet e DEMOCRACIS

  3. Epirioti II says:

    Po ju thote qe regjistrohuni tek platforma Shqiperiaqeduam.al.
    Futu ne liste dhe prit derisa shteti te te therrasi per tu spostuar.
    Do Zoti dhe kjo pune midis dy shteteve zgjidhet shpejte se qenke vertet ne hall.
    Pastaj harxhoje kohen neper portale gazetash sa te duash.

  4. Kim été says:

    Vetëm ata me virus do ju bëhet e mundur riatdhesimi, të tjerrët të shkojn të sëmës.

  5. Asllani says:

    Kemi ngelur ne itali ne daten 9mars do ktheheshim ne shqiperi me Albajerllajns dhe na njoftuan se ky udhetim nuk do behet do shikohet mundesia kur te hapen fluturimet.Zoti kryeminister bej njoftim per te gjith qytetaret per proceduren e terheqes nga italia.

  6. ABC KORCA says:

    Zoti Kryeminister
    Zonja dhe Zoterinj te task forcesh shendetesore
    Ju lutem mos e beni kete gje.
    Ju lutem mos e beni kete gomarllek
    Ju lutem merrni te dhenat nga greqia e spanja qe bene te njeten gje dhe do kuptoni se me cfare bombe shperthyese kini te beni
    Spanja ne nje aeroplan kishte 90% te pasagjerve me virus
    Greqia kishte ne te njetin aeroplan nja 30 veta
    Keto shifra jane publikuar nga vete shtetet qe permenda
    Ju lutem…!
    Nuk eshte koha te vemi te marrim njerez qe kane qene turista e me pushime!!!
    Me te shumtet jane grate,njerez te afert te gazetarve,deputetve,e struktures se gjyqesorit.
    Te them ne p.th te semes te vene qe ne keto kohera preferuan te vinin pushime…mbase nuk eshte humane,por eshte njecik njerzore
    Per studetet: ne karantine jane ne karantine do futenn,perse kerkojne te vine?!
    E gjitha kjo…me demek riatedhesim i shqiptarve,nuk ka te beje me ata qe jane ne hall se ngelen jashte kufijve,por jane keto kuckat qe nuk q.hen dot ne tirane e duan te shkerdhehen ne vendet e europes me dashnoret e tyre deputet e me pushtet.
    Lerini te shkerdhehen me ke gjejne rrugve
    Kjo eshte e verteta

  7. keshtu mendoj says:

    Ai po te thote drejtohu portalit te gjeshe zgjidhje, ti i drejtohesh Meros; atje e ke zgjidhjen ne moment. Une e pashe dhe degjova parmbreme dhe mu be qejfi shume qe qytetaret pyesnin direkt dhe gjenin zgjidhje direkt. Eshte diçka jashtezakonisht e mire ne kete kohe te veshtire, por jo vetem.

  8. entela kola says:

    Ka mbetur ne Itali ne Barletta vellai im eshte vetem ,ju lutem nese ka ndonje mundesi per tu bashkuar me familjen.Ju faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje