Rama, në komunikim të drejtëpërdrejtë me qytetaren: Mbaje aty burrin, mos e lër të dalë. Ata janë rreziku në Shqipëri

26 Mars 2020, 20:52Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama komunikoi me një qytetare, e cila kishte shkruar në portalin emergjencës për problemin që e shqetësonte.

Ajo u ankua se në familjen e saj e përbërë nga pesë persona, nuk punonte njeri, e ishin vetëm me një pension e kërkonte ndihmë.

Kreu i qeverisë i tha se autoritetet do të kujdeseshin për ata.

Në fund, i dha edhe një porosi: “Mos e lër burrin që të dalë nga shtëpia, mbaje aty brenda.”

Qytetarja iu përgjigj se “nuk kishte ku të shkonte”.

“Po mbaje aty! Burrat janë rreziku këtu se gratë i kemi në rregull në Shqipëri”. ia ktheu Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje