Rexhep Qosja: Komplot parlamentar, ndaj Albin Kurtit

Nga Rexhep Qosja

E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit!

E rrëzuan Qeverinë e shpresës!

E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës pa i lejuar t’i kalojë as 90 ditët e para që çdo qeverie i lejohen në të gjitha demokracitë liberale e joliberale, përpos në “demokracitë” neofashiste.

Nuk e rrëzuan votuesit. Jo.

Nuk e rrëzuan ata që zgjedhin. Jo.

Nuk e rrëzoi populli. Jo.

E rrëzuan ata që fjalën popull s’e përmendin më, ata që popullit nuk i bëjnë të mundshme as të shihet e as të dëgjohet më!

E rrëzuan ata që përgjegjshmërinë për shoqërinë, si u pa, e kanë shumë më të vogël se levërdinë vetjake.

Se do të bëjnë çmos për ta rrëzuar Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës e treguan ditën e formimit të saj në Kuvendin e Kosovës. Atë ditë, në atë mbledhje, u dëgjuan fjalë sulmesh, fjalë fyerjesh dhe fjalë kërcënimesh kundër saj dhe sidomos kundër kryeministrit të saj.

Kush janë ata që e rrëzuan Qeverinë?

Janë ata që i tmerroi fitorja e Lëvizjes që e krijoi qeverinë – fitorja e Vetëvendosjes.

Janë edhe ata, në të vërtetë prijësit e atyre, që e krijuan koalicionin me ta për krijimin e asaj Qeverie.

Ata e rrëzuan, në të vërtetë ata e prenë në besë.

Pse e rrëzuan?

Pse e prenë në besë?

Cilat janë arsyet e rrëzimit, e prerjes në besë të Qeverisë së ndryshimit dhe të shpresës?

Ata që e përgatitën rrëzimin, opozitarët, thonë gënjyeshëm, propagandueshëm se qeveria gjatë atyre 50 ditëve, që ia lejuan, u tregua antiamerikane dhe e rrezikoi Kosovën me sanksione që SHBA-ja gjoja do t’ia vinte Kosovës!

Pjesëmarrësit e dytë të koalicionit, në të vërtetë të parët e LDK-së, e thonë duke mashtruar opinionin se Qeveria u rrëzua, e para, pse e shkarkoi pa u konsultuar me ta ministrin e Punëve të Brendshme që vinte prej partisë së tyre dhe, e dyta, për shkak se nuk deshi të hiqte tarifën në mallrat e Serbisë e të Bosnjës.

Kryeministri i qeverisë, Albin Kurti, ndërkaq, thotë se qeveria e kryeministruar prej tij u rrëzua për shkak se ai e kundërshtoi shkëmbimin e territoreve midis Kosovës e Serbisë që është paraparë në bisedimet midis kryetarit të Kosovës dhe kryetarit të Serbisë.

Është një arsye tjetër, megjithatë, që realizuesit e rrëzimit të Qeverisë i ka shqetësuar më shumë se arsyeja e të parëve, opozitarëve, dhe arsyet e të dytëve, udhëheqësve të LDK-së.

Cila është ajo arsye?

Ajo është arsyeja që e dijnë, që e ndjejnë, që e theksojnë, që e përjetojnë shembshëm shumica e qytetarëve të Kosovës.

Qeveria e ndryshimit dhe e shpresës i çoi tmerrueshëm kundër vetes edhe ata të opozitës, edhe ata të koalicionit qeverisës kur filloi, shpejt pas konsituimit, t’i rrëgjojë, në të vërtetë t’i komprometojë privilegjet e pushtetarëve të lartë dhe partizanëve të tyre, t’i shpërbëjë infrastrukturat e eksploatimit e të zhvatjeve të Kosovës prej atyre që ishin në pushtetin e saj prej ditëve të para të pasluftës çlirimtare të UÇK-së e sidomos prej atyre që ishin në pushtet prej se Kosova u shpall shtet me 17 shkurt 2008.

Qeveria e ndryshimit dhe e shpresës i çoi tmerrueshëm kundër vetes edhe ata të opozitës, edhe ata të koalicionit kur e paralajmëroi ligjin për hetimin e prejardhjes së pasurive të të gjithë të pasuruarve politikë duke shfrytëzuar postet politike e shtetërore për të krijuar pasuritë e tyre të luajtshme e të paluajtshme në Kosovë e jashtë Kosovës.

Mund të mendohet kështu a ashtu, por nuk ka dyshim se nxitësi i rrëzimit të Qeverisë u bë kryetari i Kosovës, me dy nismat e tij – me nismën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme kur në Kosovë ende ishin vetëm 17 të prekur prej koronavirusit dhe me denoncimin në Gjykatën Kushtetuese të vendimit të qeverisë me të cilin u ndalohet qytetarëve, si u tha në atë denoncim, “lëvizja e lirë”, e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Mund të besohet se as gjendja e jashtëzakonshme e as denoncimi i Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për atë “kufizim të lirive të lëvizjes”, që sot po e zbatojnë gati të gjitha vendet evropiane në luftën e tyre kundër pasojave të koronavirusit, nuk do të ishin paramenduar sikur kryetari i Kosovës mos të ishte marrë vesh me mocionistin, domethënë me kryetarin e LDK-së. Dhe, ashtu në atë marrëveshje u bashkuan dy shqetësime të forta politike, financiare e materiale, kundër Qeverisë, kundër Vetëvendosjes dhe kundër kryeministrit Albin Kurti. Dhe, kundër qëndrueshmërisë dhe mirëkuptimit për Kosovën në botë.

Këto dy shqetësime i kishte bërë edhe më të forta, më vepruese, më ndikuese, më alarmuese, më të pandalshme, parimësia, vendosmëria dhe ndershmëria politike e Albin Kurtit që janë virtytet e tij të larta e sidomos virtyti i tij më i lartë– dhuntia mendore politike e kulturore.

Se si krejt u shpreh ky shqetësim alarmues, i pandalshëm i të shqetësuarve e pamë dje, në mbledhjen dymbëdhjetëorëshe të Kuvendit të Kosovës.

E se si krejt do të mund të shprehet ai shqetësim alarmues, i pandalshëm, në javët, në muajt a në vitet e ardhshëm mbetet të shihet.

Lëvizjes Vetëvendosje iu hakmorën dje rinia e saj, risia e saj, pastërtia e saj politike, aftëstë e saj të përgjithshme dukshëm dalluese dhe sidomos përkushtimi i saj ndaj gjendjes sociale të qytetarëve të Kosovës.

E Albin Kurtit ju hakmorën dje mençuria, ndershmëria, parimësia dhe përgjegjshmëria e tij politike, shoqërore, shtetërore dhe kombëtare.

Dhe kështu me hakmarrjen ndaj rinisë, risisë, vendosmërisë, pastërtisë, aftësive të Vetëvendosjes dhe mençurisë, ndershmërisë, parimësisë e përgjegjshmërisë së Albin Kurtit u mbytën njëherë për njëherë ndryshimet dhe besimi për të cilat votoi populli i bindur se me rininë e risitë e Vetëvendosjes Kosova do të bëhet shtet stabil, funksional, demokratik, shtet juridik, shtet që do të lirohet prej eksploatuesve, zhvatësve, shfrytëzuesve të tij të rehatuar në postet politike, partiake e shtetërore.

A do të mund të jetohet edhe më tej këtu? Më pyetën disa të rinj në mesazhet që më dërguan e në thirrjet telefonike pas miratimit të mocionit fatal kundërhistorik të votuar dje në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës.

Varet prej jush, arrita t’u përgjigjem disave prej tyre.

Ju jeni ata që jetojnë sot e që duhet të jetoni edhe nesër në Kosovë, prandaj ju duhet ta bëni Kosovën ashtu si është më së miri për jetën tuaj.

Ju jeni sovranët e Kosovës.

Mos lejoni të bëjnë me të çka po bëjnë shfrytëzuesit dhe zhvatësit e djeshëm e të sotëm politikë të pasurive të saj e që të tillë, shfrytëzues e zhvatës politikë të pasurive të saj, po duan të jenë edhe nesër! Mos lejoni të bëjnë me të çka po bëjnë zhvatësit e mëdhenj politikë të pasurive të saj.

Etërit e vëllezërit më të moshuar të Opozitës, në vend se, në sajë të meritave që kanë për Luftën dhe në Luftën Çlirimtare, në njërën anë, dhe për shkak të mëkateve të ndryshme politike pas Luftës, në anën tjetër, t’i afronin të rinjtë e Vetëvendosjes, të tregonin gëzimin për fitoren e tyre, për gatishmërinë, për aftësitë e virtytet me të cilat do t’i shërbenin Popullit e Shtetit edhe politikisht; në vend se të bashkoheshin me ta në luftën kundër rrezikut botëror që po i kërcënohet edhe Kosovës – në luftën kundër koronavirusit, ata u treguan të kompleksuar e të frikësuar prej asaj gatishmërie, prej atyre aftësive, prej atyre virtyteve të të rinjve dhe bënë komplotin e dytë politik zëkeq ndaj tyre.

Ani ku se?

Në Kuvendin e Kosovës.

E papritur!

E paharruar!

Historikisht ndëshkueshëm e kujtuar dhe e shënuar.

Prishtinë,

REMOTE_ADDR:[]

45 komente në “Rexhep Qosja: Komplot parlamentar, ndaj Albin Kurtit”

    1. Hoxh Armandi says:

      Dashuri dhe mbeshtetje turkishqiptarit kurti nga akademiku I turkishqiptareve Hoxh rexhep qosja.

  1. 🇦🇱🙏 says:

    Të lumtë pena !!

    1. Bujari says:

      Nuk ka fuqine as mundesine te ‘korigjoj’ Prof e Nderuar ! Por mendoj seZ. Kurti .ka rastin te ringrihet ne politike ,te piqet e te mesohet te punoje e qeverise me mendimin ndyshe ..edhe me horra qe ka shume ne politiken shqiptare.. dhe e fundit KURRE TE MOS CENOHEN MARDHENIET ME U S A..dhe orientimi me EU -ne !

      1. Realisti says:

        I nderuar Dr. Qosja! E ndjej veten shume te vogel perpara jush t’ju pyesj nese a jeni konsultuar ndonjehere me Albinin gjate gjithe ketyre 45 diteve qe ai ka qene ne pushtet. Desha thjesht t’ju kujtoja qe te qendroni mbi partite dhe individed per te mbajtur arsyen tuaj te forme dhe shpresen e shqiptareve te Kosoves te tyte gjalle per te degjuar gjithmone mendimin me te mire. Cfare komploti parlamentar jeni duke thene kur Albini u soll si nje 16 vjecar duke fyer hapur jo Hashim Thacin por institucionin e Presidentit te Kosoves me dhjetra raste? Ai u soll si nje rrugac dhe sikur a thua vendin e kryeministrit ia kishte lene me tapi i ati. Cfare shkarkimesh ben Albini kur ai nuk konsultohet per asgje me partite qe ai eshte ne kualicion? Ate mandat i dha populli i Kosoves dhe ai ate duhet te luante. Keshillat e tua per Albinin duhet te ishin atje para se ai te bente gjithe keto gafa dhe jo tani si perfundime opinionisti. Keqardhje per aftesite tuaja ne politike por respekte per gjithcka beni ne adrese te gjuhes shqipe. Me shume mirekuptim lexuesi juaj.

    2. vang says:

      Ashtu sic i shtroni faktet, kendveshtrimi juaj pa dyshim qe eshte i drejte por ka nje kufi.Kur mori masa kunder privilegjeve dhe korrupsionit ne Kosove, kjo e afroi me Berishen dhe Meten plus anti amerikanizmin e tyre?.Ne momentin qe flasim, strategjia e Kosoves ndaj Amerikes eshte pika kyce dhe mori mendt e Metes dhe Berishes,bile edhe Lubonjes i cili antiamerikanizmin e tij e fsheh mbas slloganit te ”shume Amerikave”.Lubonja nuk mendon esencialen dmth :::::::PER CESHTJEN SHQIPTARE AMERIKA U KA VENE KUFIRIN TEK THANA GRABITESVE.Ne skemi pune se si i zgjidhin ata punet e tyre.As fuqi,as kapacitet,dhe as arsye te diskutojme per kete dhe te fokusohemi tek ajo qe eshte themelore per ne;KOMBI SHQIPTAR,gje qe as do tja dije Lubonja .Prandaj Albini jo vetem ne kete drejtim nuk pati nje strategji te qarte por gaboi rende edhe taktikisht.Per ta thene me troc ;Nga njera ane eshte puritan nga ana tjeter ngatrrohet me llumin.

  2. USA says:

    I dashur zoti Rexhep Qose,gjithmon ju kam respectuar,ju respectoj,dhe do ju respectoj,por me Albinin po gaboni.Ja pse?! Ju ne shkrimet tuaja (qe natyrisht une i lexoj) ju e mbeshtesni kryeministrin Rama,po tani a mund te me shpjegoni pse Albini vitin e kaluar mbeshteti opoziten shqiptare per rrezimin e qeverise,besoj ju kujtohet takimi i tij me Sali Berishen,dhe thirrja per pranveren shqiptare?! A nuk tregon kjo se ai eshte percares i kombit,po krijimi i ww-es ne Tirane me disa berishist si Ysamedin Ferraj cfare tregon?! Prandaj midis nje percaresi dhe nje te supozuari te korruptuar une do zgjidhja kete te dytin.

  3. Qani Malindi says:

    Mos ke filluar tja fusesh KOT plakoooo ?

  4. Lil Toronto says:

    Do ishte shume mire sikur te benit nje debat ashtu virtual me Meron, duke e pare ne te gjitha kendveshtrimet lojen politike ne Kosove.
    Me shume gjasa Mero do dilte i “fituar”.

  5. Trotski says:

    Respekte Z.Qosja!!! Po Albin Kurti rrezoi vetveten ,duke vepruar me kaplloqen e Tij pa repektuar normat minimale te nje Koalicioni
    Problemi i dyte eshte se Ai po del me tezat e Enver Hoxhes-Kundra “Imperializmit Amerikan”.Pa me thoni Z.Qosja kush na ndihmoi per Pavarsine e Kosoves ,duke i dhene Dermen Miloshevocit dhe Serbise????

    1. ben says:

      Troski-tezat e Enverit per “imperializmin amerikan” jane te vdekura sic vdiq edhe ai qe i kishte aq shume per zemer. Albin Kurti eshte i vetmi udheheqes ne Kosove qe mendon per vendin e tij, pamvaresisht gabimeve qe ka bere. Nga ana tjeter, ai ishte pengese per Trump-in, qe si sherbetor i Putin-it qe eshte, desheron qe ti beje koncesione Serbise ne kurriz te Kosoves. Ai e ka devijuar dukshem politiken tradicionale te SHBA-se qe ka qene gjithmone ne krah te popullit shqiptar. Urojme qe ky sharlatan i korruptuar deri ne palce, qe ka uzurpuar Shtepine e Bardhe te shporret sa me pare prej andej dhe ti hapi rrugen rikthimit te asaj shtrese politike profesionale amerikane qe perkrah si me pare popullin tone. Deri atehere ne duhet te bejme durim dhe te perpiqemi te vonjme sa te jetee mundur cdo marreveshje denigruese per Kosoven qe mund te behet me insistimin e gomereve dilettante qe Trump ka caktuar per te zgjidhur ngercin Kosove-Serbi.

  6. Baliu says:

    Jo, qeverine Kurti e rrezuan kriminelat pa shkolle, kriminelat me shkolle dhe jo vetem. Sot me telefonoj nje ngelaq nga Gjermania dhe te paren fjale me tha “Zoti te lashte shendosh”. I thash perse, mendova se e ka fjalen per aktoren e njohur Leze Qena. Tha jo, per “renjen e Kurtit”. Ia ktheva “a qatje i paske mendet a, politika eshte hyp e zhdryp”. I thash “more kujtohu ti se mos po te vie kufiri i Serbise tek dera e shtepise”. Ai vazhdonte te buzeqeshte nga gezimi pa e qare koken per ate qe i thash. Urrejtja e ngelaqave dhe kriminelave ndaj gjeniut popullor Albin Kurti, e tejkalon qdo urrejtje tjeter. Albin Kurti megjithate e ka perkrahjen e shumices se popullit, dhe do te triumfoj prap.

  7. sali says:

    Albin kurti ishte nje komsomolas mendoj u be mire qe e hoqen.Nje njri megalloman e pa llogjike per realitetin qe jeton

  8. Diktat says:

    Kosovês i duhet një aleat i madh si shba nē pêrballjen me serbinê rusinê dhe kinên….bythkêrrcaksa si albini, ramushi, hashimi e kompani ka plot ferrave në kosovë!.

  9. Selim Shpuza says:

    Albinin e shkarkoi Amerika. Po qe i vogel je kot. Hajd e flit per demokraci po deshe,hajde fol per zgjedhje te lira e sovranitet po nuk deshi Amerika!!!!!!!!!!!!

  10. Edk says:

    ShBA e ktheu kosoven ne geto te serbise

  11. Simpatizanti says:

    I nderuar PROFESOR QOSJA !
    Kam respectuar patriotizmin tuaj,mendimet tuaja te ARTA ne te mire te kombit dhe KOsoves.Me ndjeni ne keto momente te koklavitura,kam arsye tju kundershtoj.Veprimet politike te Albinit mbanin ere amatorizem .Nuk diti ku te perqendroje vemendjen ,me ke te bashkepunoje dhe ke te kete kundershtar!Mori ate qe meritonte.Me karakterin teper te ashper qe ka ,duket sikur e ka te veshtire te zgjidhe edhe problemet e shtepise se tij .
    Ju uroj shendet.

  12. ILIRI says:

    Edhe une kisha besim te ndershmeria e Albin Kurtit, por e humba kur ai e gjeti aleat ne shqiperi sali berishen (nuk duhet t’i filloje emri e mbiemri me shkronje te madhe) dhe disa gazetare sherbetore bythlepires te saliut.

    Mund te jepni ndonje aresye pse iu desh albinit te frymezohej nga saliu?

  13. Lennard says:

    Albini e ben si Prifti Qemoti:
    Mos Beni si Bej Une
    Po Beni si Them Une

  14. Drita🇦🇱🇦🇱 says:

    Zoti Qosja.
    Besoj verbërisht tek ju ,
    Por, ????? aleat i Berishës dhe Metës si mund të jetë Albini?

  15. Konica Usa says:

    Nuk mundem te kuptoj i nderuari profesor Qosja si mund ti dilni krahe nje berishisti si Albin Kurti,sinqerisht jam befasuar.Rrugetimi politic i Albinit eshte mot a mo si e
    Saliut,dhune verbale dhe fizike.Zoti e shpetofte Kosoven nga nje rrugac politik si Albini.

  16. Lako Dejani says:

    Rerspekte Prof.Qosja. Nje pjese e mire e shqiptareve te Atdheut ame, te kemi çmuar gjithnje per mençurine, fisnikereine dhe kontributin tend atdhetar nder dekada. Jo pak here ke qene pike referimi per mendimet e urta e te matura rreth udhekryqeve te shqiptareve andej dhe ketej. Personalisht i çmoj edhe shqetesimet qe ngre rreth rrezimit te qeverise Kurti prej Parlamentit te Kosoves, akt qe mbase nuk shkon dhe aq per kohen e shkurter 50 ditore qe ajo ka mare mandatin qeverises si dhe per rrethanat qe ka krijuar koronavirusi kercenues ne gjithe boten. Sigurisht dhe per sebebin jo aq te besueshem qe gjeti LDK-ja (aleate qeverie), per meocionin e shkarkimit te Qeverise, çka mund te mos kapej sidomos tek ministri i saj qe u shkarkua, per te qene me tolerante. Veçse, nese flasim per kushtetueshmeri, ajo qe ndodhi dje, nuk mund te quhet shkelje, sepse Mocioni eshte kushtetues. Albin Kurti, nese nuk e ka stisur vete kete lloj shkarkimi per t’i treguar opinionit : ja kush jane aleatet e mi dhe per kete shkak te rrisij neser perkrahjen ne popull “si burre tabani” e “patriot qe e do Kosoven” (mund te jene esape qe i di vetem ai), atij nuk i falet te mos e pyesij (sipas mareveshje paraprake) , partine e ministrit qe shkarkoi. Nese ka partneritet korrekt e te ndershem mes koalicionisteve, ai qe e ka shkelur eshte vete Albini. Nje politikan i zgjuar, me kulture dhe i matur etj sikurse thoni Ju per te. duhet t’i masij edhe hapat qe hedh, sidomos kur qeveris me shoke, d.m.th me nje parti tjeter, qofte edhe formalisht. Nderkohe, nuk flet per sjellje te nje politikani te mençur e te matur ti besh karshillek Amerikes, pa te cilen te gjithe e dime se zor te ishte kjo Kosove qe i ra fati te qeveriste ky Albini. Vlera e nje shtetari matet edhe kur ai mer pergjegjesi para popullit te vet per te ndermare ato veprime qe i kushtojne sa me pak popullit te vet, pra te kishte burrerine per tua thene troç kosovareve perse duhet degjuar Amerika dhe jo duke kundershtuar. Nu besoj se keto dy gjera si ne planin e brendshem edhe ne ate te jashtem , te mos vleresohen tamam. Nuk kam ndonje simpati per L.D.K-n dhe ca me teper per Isa Mustafen, i cili nuk eshte zor te kuptohet qofte edhe tek syte e tij qe eshte skile, hileqar. Eshte fiks siç tregojne per nje plak çalaman nga anet e mija ne Jug, qe kur desh te mos e perfillte nje i ri i cili desh te mundej me te, plaku gjeti per kollajllek sterkembthin dhe djali i ri u rrezua fare kollaj, nderkohe qe plaku çalaman (çuditerish perkon kjo pak me Isa Mustafen), me pas i tha: “mos u kruaj me plakun or djale, se plaku nese nuk ka 100 trimeri, ai di 100 hile…” Vertete qe Albini eshte ca idealist dhe me i paster si figure politike, por sa duket ka nje te mete te madhe, madje shume te madhe dhe kjo nuk i jep shanse optimiste atij per ta udhehequr kosoven. Ai vuan nga te qenit teper delirant e fodull, Karakteristike e mjaft burrave apo poliotikaneve te atyre aneve, perfshi edhe Thaçin e Haradinajn. Nese keta te dy i “trimeroi” lufta si ish komandante te saj, Albinin e ka “trimeruar” rruga. qenia ne krye te protestave si opozitar. Mirepo te jesh ne opozite nuk eshte njelloj si te jesh ne qeveri. e aq me teper Kryeminister. Edhe rruga qe ndoqi ai para dhe pas ardhjes ne qeveri duke iu afruar figurave antireforme drejtesie ne Shqiperi si Berisha e Meta, dhe duke u distancuar apo qendruar ftohte ndaj Kryeministrit te Shqierise (Rames), nuk deshmuan per maturi te tij. Praktikisht, mund te them se nuk e ka humbur Kosova Albinin, por Albini ka menduar jo aq me maturi per te , e sigurisht edhe per te ardhmen e tij si lider. Nuk eshte ndonje hata qe Kosova nuk ka Albinin Kryeminister se sa Albini te nxjere mesimet e duhura se me fodullek, delirantizem dhe karaduzllek, nuk mbahet gjate pushteti, nuk te pranon gjate edhe populli.

  17. Devolli says:

    Respekte Profesor.
    Mund dhe te rrinit menjane por na mbush me shprese kur jep mendimin tend te vyer per kombin shqiptar.
    Nuk e di se si do shkonte qeveria Kurti (me kane pelqyer shume nismat e saj) por ata qe e cilesojne si antiamerikane i shofim perdite ne Shqiperi si: balla, spiropali,ahmetaj,margariti,veliaj,cuci,etjetj PS
    paloka, balliu, vokshi,bumci,duma,strazimiri,alibeaj, etj,etj PD
    vasili,xhixho,mehmetaj,tavo, etj,etj LSI etj,etj.

  18. Ed says:

    Zoti Qosja kete radhe e dhjeve FARE. ateher na shkruaj nj elozhe edhe per ALEatin e tij Brisha Meta Basha ata mbeshtetin njeri tjetri. NUK E KUPTOJ QELLIMIN TEND KETE RADHE PERSE FUTESH NE KETE MES per te krijuar KONFUSION

  19. Akademik Qosja jemi lodhur me yshtje revolucionare,akademik Qosja ka vite e dekada qe po matemi të bëjmë kapërcime revolucionare por jemi shndërruar në viktima kundërrevolucionare,akademik Qosja mos u ngut me stolis hyjni se pastaj hyjnit po të ndjekin,akademik Qosja kujdes me inflacion idolatrish ngase me sa di unë hyn në profilin e atyre që mërzitesh kur padashje të rrëshqet ndonjë kapsul shterpe gjykimi.Akademik Qosja kursehu nëse mundesh.

  20. Ndroqi says:

    Profesor Qosja kete here ke gabuar,Albini eshte shume I rrezikshem,nuk do shume mente per tu kuptuar,populli thot,me thuaj me ke tri te them kush je,Albini mer keshilla nga Saliu,e keqja e shqiptareve,ju keni bere disa shkrime per kete.

  21. Lanabregesi says:

    Profesor,Edi Rama ka mare mbi 50% te votave nga shqiptaret,Albini yt jo vetem nderhyn ne punet e nje shteti tjeter,por nuk respekton as vullnetin e nje milion shqiptareve,kur tenton te te rrezoj qeverine e ligjshme ne Shqiperi.

  22. taso kume says:

    Faleminderit baca Rexhep je dhe do te jeshe lapidare i mendimit dhe shrehjes intelektit SHqiptare nuk kam çfare te komentoje por e kutoje dritehijet e politikes se qelbur te THaçit dhe zagareve te tije qe ncjerin si mburoje dokrinen afatshkurte te Ttrampit (kuptohet sa per fushate elektorale te tijen) por te demshme per SHqiptaret po sakrifikohet nje pjese e KOSOVES vetem per kolltukun e SHtepise se bardhe kur dihet strategjia e politikes AMERIKANE ndaj SHqiptareve me ginjeshtren se Albin Kurti antiamerikan.

  23. Zigur Qarri says:

    Ne fillim Ramushi, tani Albini. U perpoqen t’i benin gropen Rames dhe hopa rane vete brenda.
    Albinin nuk e rrezoi kuvendi, e rrezoi USA. Hajde tjetri tani, poooor kujdes me USA dhe Ramen.

  24. TUUUURRPP says:

    Zoti Grenell dhe te gjithe ata politikane e gazetare pa shpine kurrizore qe nuk pyeten per koronavirus vetem e vetem per tja puth pak b*then Grenellit, duhet te kuptojne se Kosova nuk eshte Irak ose Afganistan. Ajo qe ndodhi sot eshte TURP! Kosova eshte shtet, demokracise ne Kosove iu dha nje shqelm nga Z Grenell sepse Kosova pretendonte RECIPROCITET. Dhe jo vetem aq por zoteria eshte edhe aq i paftyre saqe thote se eshte ne interes te Kosoves te hiqet tarifa pa reciprocitet dhe palacot si Thaci e lepijn* b*then. Ore zoterinj Albini Kurti u zgjodh demokratikisht dhe fliste e vepronte ne interes te popullit te Kosoves. Interesing e popullit te Kosoves NUK E VENDOS Grenelli qe ska jetu 1 dit ne Kosove. Une jam Shqiptar, por nese Trumpianet na cajne k*rin dhe tentojne ta kthejne Kosoven ne nje kurve te serbise per interes te ndonje kompanie amerikane, atehere nuk kane se cna duhen me amerikanet le te ikin nga Kosova se e mbrojme ne vete Kosoven.

  25. D. says:

    Serbia fitoi.
    A nuk ju mjafton kaq o ndyresira te Thacit, Mustafes,Rames,Berishes e Metes?

  26. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Sapo lexova shkrimin e Frrok Çupit “Kemi pune me “Kurtet”,ta dini”, nje koment sa i sakte, aq realist, per renien e qeverise “Kurti”. Nje shije krejt tjeter me la komenti i prof. Qoses, prej te cilit kam lexuar mjaft ne te shkuaren letersi, gjuhesi, publicistike, debate( kujtoj ate me Kadarene), politike, por ky i sotmi se ç’me la nje tjeter shije. Mendoj,prof. se politika nuk eshte ne genin tend, jo vetem si politikan, por edhe si analist. Me kujton disa anal-ite te llojit Lubonja, Peka, Buzhala apo Balliu e co., qe per inat te Rames, flasin vetem marrezira e budalladheqe. Vertet mund te mos duash Thaçin apo Isen, por te mendosh se Kurti eshte e ardhmja e Kosoves,kjo me duket te pakten naivitet, per te mos thene me shume. Ke takon Kurti ,kur vjen ne Tirane ?!. Çfare donte ai ne çadren e Bashes, ketu e tre vjet me pare ?! A ka te drejte te perkrahe militante ketu ne Tirane, per rrezimin e nje qeverie te zgjedhur nga vota e popullit te nje tjeter shteti ?! Per te gjitha keto, mendoj se prof. Qosja jeni gabuar…

  27. Gëzimi says:

    Pershendetje i nderuar dhe i respektuar profesori yne i madh z. Çose
    Ju dua shume, ju ndjek vazhdimisht, me shume endje.
    E quaj shkolle super elite leximin degjimin e ideve mendimeve analizave tuaja shume te vyera.
    Vetem nje pyetje, me shume perulje, kam per ju profesor i nderuar.
    A vertete mendoni se shqiptaret e knej dhe andej drinit, kane durimin me ndixhue derdellitjet anti amerikane dhe anti kombetare te z. Kurti?
    E pra nese mendoni keshtu, me falni shume i madhi profesor por me duket se diçka nuk shkon ne arsyetimin tuaj. Ju kerkoj me shume perulj nje ndjese te madhe, per ate qe thashe me lart
    Te pershendes te pershendes pa fund pa fund

  28. ta theme pa te keq says:

    Kam respekt te jashtezakonshem, profesor Qosja, por Albin Kurti ka shume kusure ne kurriz. Koha do ta tregoje pavaresisht se kush eshte Mustafa qe dihet.

  29. Dajti says:

    Vallahi Akademik Qosja kete here nuk te kam kuptuar,te behesh me Albinin je bere me Saliun,e pabesuashme,me thene te drejten me ke habit.

  30. Z Profesor Qosja me I ra shkurt fjalve Kosova spaska Burra as TRIMA se Isa Mustafen e Hashim Thaqin e Kadri veselin vi me u Qi nanen e tyre I hetr e pergjithmon ata tredhtar te cilet kem derdh gjakun ne ket tok kem humbur familet per ket tok e sote keta horra me shit gjakun ton e te deshmorve ketu ska shtet ketu ska burra Albin Kurti ishte njeri ma I zgjuet se tane ata cilet jan ken qysh mbas Rugovet e kendej duke ja qite ne drite hordhekun dhe vaxhdojn gjith nji te punojn kundra popudhit te vet. Popull ngrituni ne kame dhe perjashtoni edhe nga kosova keta hora qe permenda .

  31. Kim été says:

    I propozojm Kosovës një grua Kryeministre në të arrdhmen, mbase bie në sefda me atë të Beogradit.

  32. NNP says:

    RESPEKTE Z Qosja

    MBETENI NJE SHQIPTAR I MADH KURSE Albini nje Shprese e Madhe e kombit tone

  33. Trotski says:

    Z.Komentues Ben,
    E degjove deklaraten e Z.Grenell? Nuk ka asnje marreveshje te fshehte!! Deklarata e Albin Kurtit doli BLLOF.Ai po e tregon veten qe eshte krejtesisht i Paafte dhe po i ben Dem te madh Kosoves ,Prandaj e mira eshte te qerohet dhe ta marrin drejtimin e qeverise Intelektuale te Perkushtuar per Kosoven.Persa i perket “Imperializmit Amerikan” dhe zotrote po e sulmon dhe po e nxjerr Presidentin Trump Agjent te Putinit.Lerini keto Mbrockulla .Pavarsia e Kosoves na erdhi nga mbeshtetja Amerikane .SHBA eshte partneri kryesor qe po ndihmon dhe do te ndihmoje Shqiperine dhe Kosoven.

  34. tropoja says:

    hera e pare qe je shpreh mire ti profesori historise

  35. ABC KORCA says:

    Kur flet Zoti i nderuar Rexhep Qosja,te vetmen gje qe mund te bejme,eshte ta degjojme dhe respektojme.
    Une do shkruaj mendimin tim,por ne asnje menyre per te kundershtuar te Madhin Zotin Rexhep,e aq me pak qe te mendoj se kam te drejte perpara mendimeve te Tija.
    Mendimi im eshte se Albini ka faj.Ka faj Z.Rexhep sepse erdhi ne tirane e u takua me sali berishen,me cim peken e me lubonjen,etj te ketij lloij.
    Qe te gjithe keta qe permenda Z.Rexhep,ti vete i ke cilesuar si tradhetare te kombit…e kur i cilson Ti,ne te tjeret duhet te te respektojme e ti lutemi Zotit qe te kesh shendet e durim te na ndricosh me shkrimet e tua.

  36. Bardhyl says:

    Profesor i nderuar,me gjithe respektin,shkrimi i juaj ka kontradikta.Ne rast se Albini eshte kaq i zgjuar ,e para nuk duhej ta bente veten ta shkarkonin brenda nates.E dyta ne rast se ishte nisur ne lufte kunder korupsionit,duhet te armatosej rende se nuk po shkonte kunder mullinjve te eres.E treta miqesia me ShBA eshte e vetmja alternative e politikes se jashtme te Kosoves,me thene te drejten nuk pritej qe nje qeveritar i Kosoves t’i çonte keto maredhenie ne nivel kaq te paarsyeshem.
    Pastaj,ju vete keni mbrojtur idene e shkembimit te territoreve me Serbine,pse keni ndryshuar mendje tani?

  37. DRENICA E KUQE says:

    Eshte absurde te degjosh dhe t’u japesh hapsire ‘akademikeve’ si Qosja, e cili eshte koka e te gjitha komploteve ‘parlamentare’ e ‘demokratike’ ne Kosove, sikurse te gjithe ‘shqiptaret’ tjere te Jugosllavise… Perrallat e tij ‘akademike’ dhe te ‘akademikeve’ te tjere politike te Kosoves na kane ardhur maje hunde dhe nuk jane per t’u perfillur dhe per t’u dhene hapsire, si u japin mediat ‘shqiptare’… Turp! Turp! Turp ‘akademik’!…

    DRENICA E KUQE

  38. kosovari says:

    Përshëndetje Profesor i nderuari, Rexhep Qosja,
    Jam një ish-student i Juaji, dhe njëherësh admirues i punës së madhe artistike dhe shkencore, në shërbim të kulturës, letërsisë dhe kritikës letrare. Prof. Qosja, shkrimin tuaj e lexova me vëmendje; por më falë, dëshira ime është të përqendrohem vetëm në dy-tri pyetje, që njëherësh janë edhe më shumë se ide të Juaja, prof. I nderuar!?.
    Një; shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ishte ide-mendim dhe legalizim i parë , i bindshëm, nga Ju, që, më pastaj presidenti i Kosovës, dhe tani vazhdon t’i ngul këmbët, !?, kurse Kurtit, iu bë paranojë, shkëmbimi i territoreve.
    Dy; aleanca jo e natyrshme në mes LVV-së dhe LDK-së, ishte edhe ide, edhe bekimi edhe urata edhe përkrahja publike e Juaj, prof. Qosja!? , me çka LDK-ja ju bë, obsesion Kurtit.
    Tre; nëse është komplot ndaj Albin Kurtit, kush tjetër do mundte t’ia bënte; pos Vetvetja dhe partneri,
    Më falë, respekt, prof. I nderuar Rexhep Qosja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *