Rikthehet në Tiranë ish-kryeprokurorja Arta Marku, do drejtojë hetuesinë. Ja vendimet e KLP

26 Mars 2020, 15:45Kronika TEMA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë 7 vendime gjatë mbledhjes së sotme, ku ka emëruar edhe hetues të rinj.

Mësohet se ka njoftuar përfundimin e mandatit për anëtarin e KLP-së, Arben Dollapaj.

Ndërsa është përcaktuar përkohësisht Arben Dyla në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lushnjë deri më 30 qershor.

Kreshnik Ajazi është emëruar prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan deri më 25 qershor.

Ish-Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku rikthehet për të drejtuar hetuesinë pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë deri më 30 qershor.

Violeta Shkurta do të drejtojë për të njëjtën periudhë kohore Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier.

Hetuesja Alma Bramo do të drejtojë Prokurorinë e Durrësit dëri më 28 qershor, ndërsa Rita Gjati do ndjekë zhvillimet në hetuesinë e Kukësit deri më datë 26 po ashtu të muajit qershor.

2 komente në “Rikthehet në Tiranë ish-kryeprokurorja Arta Marku, do drejtojë hetuesinë. Ja vendimet e KLP”

  1. Sali says:

    MURRIZI PORDHA qihet ne b….Me e.imerajn

  2. RRahman Rrajca, deputet. says:

    Karantinen do ta kryeje te shtepia e Ulluk Majes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje