Rrëzimi i Albin Kurtit, Veton Surroi: Rikapitulim pas furtunës së djeshme

Veton Surroi ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës votoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit, ndërsa thotë se do të ketë rikapitulim pas furtunës së djeshme.

Ai ka bërë një analizë sipas tij me 5 pika, dhe ndër to thekson se “qeveria e Kosovës vazhdon punën me të gjithë anëtarët e vet, pervec ata të shkarkuar nga kryeministri. Me këtë është pajtuar edhe kryetari i LDK-së”.

Ndërkaq ai shkruan se meqë nuk di kush për marrëveshje sekrete Thaçi-Vuçiq, ajo është nul për Kosovën dhe e paqenë për Qeverinë e Kosovës. Më tej ai bën thirrje që qeveria e Kosovës ka detyrim të merret urgjentisht me COVID-19.

Postimi i Veton Surroit:

Pra, rikapitulim pas furtunës së djeshme: 

1. Qeveria e Kosovës vazhdon punën me të gjithë anëtarët e vet, pos ata të shkarkuar nga kryeministri. Me këtë është pajtuar edhe kryetari i LDK-së.

2. Është evituar shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, një tentim uzurpimi pushteti me pretekst COVID-19.

3. Çështja e taksës 100 për qind tashmë ka hyrë në proces gradual heqje me vendosje të reciprocitetit. Një proces i këtillë është konfirmuar në bisedat që i ka pasur kancelarja Merkel me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë. Një proces i këtillë është pranuar nga ana e Serbisë. Kjo tashmë është temë dytësore.

4. Meqë nuk di kush për marrëveshje sekrete Thaçi-Vuçiq, ajo është nule për Kosovën dhe e paqenë për Qeverinë e Kosovës , institucion i vetëm i autorizuar për të zhvilluar negociatat me Serbinë , kur të krijohen kushtet për këtë .Qeveria e Kosovës ka obligim të merret urgjentisht me COVID-19 .

5. Do të ketë Qeveri të re, sipas procedurave kushtetuese për ta zëvendësuar një Qeveri në dorëheqje (neni 100, pika 6) dhe brenda kushteve të sigurisë së shëndetit publik.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Rrëzimi i Albin Kurtit, Veton Surroi: Rikapitulim pas furtunës së djeshme”

  1. Ilmi Veliu says:

    O000 ju kosovarë të ndjerë ….që ju ka marrë koka erë…….deri kurë do punoni kundër vehtes more te mjerë……

    1. bujari says:

      OO Ilmi e Veli ! po per cilen ‘ere’ e ke fjalen’ Po ke perfaqson ti qe nxjerre perfundimin se ‘ju …2milion……’ ju ka marre ….ere ! mos ! Bitha! Cfare studimi; Nga cili katund je? a ti njohin vlerat? Mos u merr me parcelimin e popullit shqiptare se nuk jane kopshti yt nekatundin tend.(Katundi yt eshte i nderuar..duhet te votojne per ty !

  2. Ndroqi says:

    O Veton,rrekesh kot me zbukuru Albinin,ne Shqiperi tipa si ky Kurti yt nuk I pjerdh kush,ne mezi shpetuam nga Saliu,ju po kerkoni nje Sali per Kosoven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *