Rritet bilanci i të prekurve nga CoVid-19: Konfirmohen nënë e bijë në Pukë

26 Mars 2020, 19:08Shëndeti TEMA

Vijon të përkeqësohet bilanci i të prekurve me CoVid-19 në Shqipëri.

Burime bëjnë të ditur se në qytetin e Pukës janë shënuar dy persona të prekur me Covid-19. Konkretisht bashkëshortja dhe vajza e një pacienti i cili u zbulua se ishte i prekur në spitalin e Shkodrës gjatë ditës së djeshme.

Ky i fundit edhe pse fillimisht tampon e kishte nxjerrë të pa infektuar një analizë e dytë me skaner ka zbuluar virusin. Në këto kushte mjekët që i kanë shërbyer u janë nënshtruar analizave pasi dyshohet se mund të jenë prekur.

Ndërkohë në të gjithë vendin ka shkuar në 174 numri i të infektuarve me Covid-19.  Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me Covid-19 dhe janë kryer 103 testime. Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tirane 102 raste

– Durres 10 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Rrogozhine 2 raste

– Fier 18 raste

– Kavaje 4 raste

– Korce 11 raste

– Vlore 5 raste

– Shkoder 3 raste

– Lezhe 4 rast

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Kruje 1 rast

-Tropoje 2 raste

Ndërkohë numri i dy të infektuarve të rinj në Pukë pritet të përllogaritet në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë ditës së nesërme.(TCH)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje