STUDIMI: COVID-19 mund të rikthehet sipas cikleve sezonale

COVID-19 mendohet të rikthehet sipas cikleve sezonale, theksoi sot një ekspert amerikan duke nënvizuar nevojën urgjente për të gjetur një vaksinë dhe trajtime efikase.

Drejtori i Institutit kombëtar të Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci zbuloi në një konference shtypi të përditshm të “task forcës” së Shtëpisë së Bardhë se koronavirusi ka filluar të përhapet në vendet e hemisferës jugore, ku po vjen dimri.

“Nëse ata përballen me një epidemi të madhe, ne do të duhet të jemi të gatshëm për t’u përballur me një cikël të dytë”, paralajmëroi eksperti.

“Kjo e bën akoma më të nevojshme zhvillimin e një vaksine, testimin e saj sa më shpejt në mënyrë që ajo të jetë e disponueshme për këtë cikël të ardhshëm”, shtoi ai.

Dy prova klinike po zvillohen aktualisht në Kinë dhe në SHBA për vaksinat që mund të jenë në treg vetëm pas një viti ose një viti e gjysmë.

Trajtime janë gjithashtu në studim, medikamente të reja dhe të tjera tashmë ekzistuese, si medikamenti kundër malaries hloroquine dhe hydroxychloroquine.

Doktor Fauci la të kuptohet se COVID-19 komportohet më mire në mot të ftohtë sesa në një klimë të ngrohtë dhe të lagësht, duke i bërë jehonë një studimi paraprak kinez për këtë qëllim.

Një tjetër shpjegim potencial, viruset degradohen më shpejt në sipërfaqe të nxehta.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *